Titulli i kësaj analize, në formën e një pyetjeje retorike dhe të një figure gjuhësore, është zgjedhur qëllimisht për të tërhequr vëmendjen e socialistëve shqiptarë dhe të publikut të gjerë mbi gjendjen dhe fatin e Partisë Socialiste. Ai ngre dyshime dhe provokon debat ose kritika mbi gjendjen aktuale të partisë më të madhe në vend dhe mbi shëndetin e demokracisë në Shqipëri. Me këtë titull unë nuk pyes nëse PS ka pushuar realisht së ekzistuari, edhe pse fjala “vdekje” nënkupton fundin e një organizmi të gjallë, siç është, ose duhet të jetë edhe një organizatë politike, por nënkuptoj se PS mund të ketë humbur energjinë, identitetin, besimin dhe shpresën e qytetarëve që e kanë mbështetur dhe e mbështetin dhe e votojnë për të.
Pas këtij sqarimi të nevojshëm, qysh në krye parashtroj një tezë polemike, ose bëj këtë pohim kritik, që nga pikëpamja stilistike dhe retorike mund të konsiderohet si një antitezë paradoksale: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, qysh nga viti 2013, i ka fituar Partia Socialiste, jo kryetari i saj, por vendin nuk e ka drejtuar dhe nuk drejton kjo parti, por kryetari i saj.
Edhe pse PS ka qenë, është e do të mbetet edhe për një të ardhme të parashikueshme partia politike më e madhe në vend, kjo parti nuk ka zë. Në emër të saj flet një njeri i vetëm—kryetari i partisë, në këtë rol dhe, sidomos, në rolin e kryeministrit të vendit. Partia dhe shteti janë bërë një, siç kanë qenë e janë në sistemet autoritaristë.
Në një demokraci funksionale, kur flet partia, lideri dëgjon dhe vepron në përputhje me vijën, sugjerimet dhe direktivat e partisë. Në Shqipërinë e sotme flet vetëm lideri, ndërsa Partia Socialiste hesht. Një e vërtetë që nuk mund të mohohet dhe as të fshihet është kjo: një lider që i trembet mendimit kritik të anëtarëve të partisë, ose të deputetëve të partisë në parlament, i trembet vetë demokracisë dhe nuk e do e nuk punon për të.
Kryetari i PS-së e ka vënë partinë në rresht, i ka disiplinuar dhe regjimentuar anëtarët e saj duke ua mbyllur gojët. Askush në PS dhe në grupin parlamentar të saj nuk guxon të mendojë ndryshe nga kryetari-kryeministër dhe aq më pak të shprehë një pikëpamje të ndryshme nga e tij. Shumica e deputetëve socialistë janë thjesht ushtarë të kryetarit, të komanduar në çdo hap e në çdo gjë prej tij, jo socialistë me bindje, jo mendje të hapura e të lira.
Kryetari e ka shndërruar PS-në nga një organizatë politike, në një strukturë të disiplinuar vertikalisht, ku dominon bindja ndaj kryetarit dhe konformizmi, jo mendimi, fjala dhe debati i lirë. Një parti pa debat është një organizatë pa jetë politike. Dhe në një parti ku guximi për të folur mungon, ose ndëshkohet, fillon të sundojë mediokriteti. Ajo parti nuk është më dhe nuk funksionon si një komunitet politik me demokraci të brendshme. Kulti i së vërtetës dhe kolegjialiteti janë zëvendësuar nga kulti i kryetarit. Dhe më mirë se kudo kjo pasqyrohet në jetën dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar të asaj partie. Disiplina është vërtet një normë e çdo partie politike, por kur ajo mbyt mendimin e lirë, bëhet një inkubator dhe instrument i mediokritetit politik.
Momenti kur një kryetar partie fillon të kërkojë më shumë besnikëri prej anëtarëve dhe organeve drejtuese të saj sesa ide, më shumë heshtje sesa debat, është edhe momenti kur ajo parti fillon të varfërohet shpirtërisht. Të mos harrojmë se demokracia e brendshme në parti nuk shuhet me një akt të vetëm; ajo dobësohet e venitet ngadalë—shpesh në mënyrë thuajse të padukshme—sa herë që guximi për të folur zëvendësohet nga konformizmi dhe sa herë që autoriteti i kryetarit ngrihet mbi autonominë e mendimit. Partia mund të duket e fortë por, në thelb, ajo pushon së qeni një bashkësi idesh e parimesh dhe bëhet vetëm një mekanizëm pushteti.
Nën drejtimin e kryetarit aktual të saj, PS dhe, sidomos deputetët e saj, nuk janë më një hapësirë publike e politike e mendimit të lirë, por një kazermë politike, një ushtri konformistësh nën komandën e kryetarit, ku guximi për të mbrojtur idetë dhe parimet socialiste, fjala dhe mendimi kritik sakrifikohen në emër të bindjes ndaj kryetarit.
Deputetëve socialistë kryetari i partisë u kërkon bindje, jo ide. Idetë i ka vetëm ai dhe bën si të dojë. Të tjerët kanë veshë, por jo gojë, duar e kartonë por jo mendim. Në këtë mënyrë, kryetari nuk drejton më një parti politike, por një kazermë. Në një kazermë nuk kërkohet mendim, por urdhër; nuk vlerësohet guximi për të folur, por bindja dhe heshtja.
Një parti politike jeton nga fjala e lirë, nga guximi për të kundërshtuar dhe nga mendimi kritik i anëtarëve të saj. Partitë politike krijohen si bashkësi njerëzish që ndajnë ide, bindje dhe aspirata të përbashkëta, por edhe si hapësira ku këto ide testohen përmes debatit dhe mendimit racional kritik.
Forca e një partie politike nuk qëndron thjesht te programi i saj apo te kryetari, por te liria e brendshme që ajo parti u jep anëtarëve të saj për të menduar, për të kundërshtuar dhe për të kontribuar në formësimin e drejtimit politik të saj. Qysh më 1861, John Stuart Mill, në veprën e tij klasike Konsiderata mbi qeverinë përfaqësuese, argumentonte se cilësia e çdo qeverisjeje dhe e çdo organizate politike vlerësohet nga hapësira që ajo krijon për debat të lirë dhe kritikë të brendshme dhe se pa këtë liri, çdo organizatë rrezikon të bjerë në stanjacion dhe autoritarizëm. Të njëjtën pikëpamje mbronte edhe Walter Bagehot në veprën e tij Kushtetuta angleze (1867), kur shkruante se “liria për të folur, për të kritikuar dhe për të ndikuar në vendimmarrje brenda partisë është një mikrokozmos i lirisë në vetë shtetin”.
Partitë lindin, rriten e zhvillohen nga liria dhe pluralizmi i mendimit; ato varfërohen e vdesin nga uniformiteti i tij. Një parti e fortë nuk është ajo në të cilën të gjithë mendojnë njësoj, por ajo ku askush në parti (dhe as në grupin e deputetëve që e përfaqësojnë atë në parlament) nuk ka frikë të mendojë ndryshe. Uniteti i vërtetë lind dhe ushqehet nga bindja; uniteti i imponuar lind dhe ushqehet nga frika.
Kur liria për të menduar, guximi për t’u shprehur lirisht, dhe e drejta për të kundërshtuar zëvendësohen nga frika, konformizmi dhe disiplinimi vertikal, partia e humbet shpirtin e saj demokratik dhe pushon së qeni një organizatë demokratike. Ajo shndërrohet në një strukturë të centralizuar rreth vullnetit të një njeriu të vetëm. Ky quhet centralizëm autoritarist, ose partitokraci e mbyllur dhe vetë qeveria shndërrohet, siç edhe ka ndodhur realisht te ne, në një aparat personal pushteti.
Kjo dukuri përfaqëson pikërisht atë që, në sociologjinë e organizatave politike, Robert Michels e përshkruan si prirjen e partive politike për t’u transformuar nga institucione përfaqësuese, në aparate të kontrolluara nga një elitë e ngushtë drejtuese, ose nga një lider i vetëm.
Në një parti të tillë nuk kultivohet debati, por heshtja dhe bindja; nuk vlerësohet autonomia e mendimit dhe racionaliteti, por besnikëria ndaj kryetarit. Dhe një kryetar partie, i cili kërkon bindje absolute nga anëtarët e saj, nga organet drejtuese dhe përfaqësuesit e saj në parlament, nuk ndërton dhe nuk drejton një parti politike dhe një qeveri demokratike, por një oborr të vetin, ku mund të sundojë siç do ai vetë, jo siç do të donte masa e gjerë e partisë dhe siç do të ishte në të mirë të interesit publik.
Pikëpamja që unë mbroj dhe shpreh këtu se pa demokraci në parti nuk ka demokraci në qeverisje, mund të jetë normativisht shumë e fortë, por rasti i Shqipërisë ka provuar e provon se ajo është e vërtetë në praktikë. Janë partitë ato që formojnë elitën politike të vendit dhe është demokracia në parti ajo që kultivon kulturën demokratike të qeverisjes. Ata që vihen në krye të qeverisë, si rregull, qeverisin siç kanë mësuar të drejtojnë partinë. Giovanni Sartori, një ndër teoricienët më të shquar të demokracisë, i konsideronte partitë si “instrumentet kryesore të demokracisë”, pasi, theksonte ai, “nëse partitë nuk janë demokratike brenda vetes, i gjithë procesi demokratik komprometohet ngaqë udhëheqja që ato prodhojnë është ajo që qeveris vendin”.
Sa vura në dukje më sipër më sjellin në idenë e “liderit absolut”. Dukuria nuk është e panjohur dhe as vetëm shqiptare. Shumë kryetarë partisë, pasi bëhet kryeministre, kontrollojnë gjithçka: listat e kandidatëve, karrierën politike, vendimet strategjike.
Në Shqipëri, sot është bëtë normë që kryetari i partisë më të madhe, në postin e kryeministrit, kontrollon dhe vendos për gjithçka: çfarë do privatizohet, çfarë do prishet, çfarë do ndërtohen (rrugë, ura, tunele, konvikte studentësh, porte e aeroporte), ku, si, kur dhe nga kush; çfarë ligjesh do ndryshohen, si do të ndryshohen dhe në dobi të kujt; si duhet të jenë shkollat dhe universitetet, si duhet të kualifikohem mësuesit e pedagogët, ç’ditë të vitit duhen shpallur festa zyrtare etj., etj. Te ne, të gjitha këto i di dhe i vendos një njeri i vetëm, kryeministri, edhe pse nuk mbahet mend se kur ka qenë hera e fundit që Partia Socialiste e ka zgjedhuar atë kryetar të saj. Në këta 13 vite, kryeministri që kemi ka bërë çfarë ka dashur dhe si ka dashur ai vetë.
Alibia e kryeministrit dhe e bashkëpunëtorëve të tij të afërt servilë se PS ka fituar në katër zgjedhjet e fundit parlamentare dhe, për këtë arsye, kryeministri duhet të mbetet në krye të partisë pa qenë nevoja të rizgjidhet në atë post, nuk është një alibi demokratike.
Në sistemet parlamentarë, mandati nuk i jepet një individi të vetëm, por partisë. Kryeministri është thjesht figura që përfaqëson partinë fituese në zgjedhje të përgjithshme dhe në qeverisjen e vendit pas tyre. Fitorja e një partie politike në zgjedhje nuk mund të përdoret si një alibi për legjitimitet personal, si një fitore individuale e kryetarit të partisë për të justifikuar qëndrimin e vet në pushtet pa asnjë kufizim në kohë. Kjo lloj alibie quhet “retorikë e personalizimit të mandatit”, pasi qëndrimi në pushtet vishet me aureolën e legjitimitetit institucional kur, në fakt, legjitimiteti i fitores në zgjedhje i përket partisë.
Një logjikë e tillë i shërben personalizimit të partisë e të pushtetit, jo institucionalizimit të jetës politike në parti dhe të pushtetit. Dhe në një parlament në të cilin pushteti i kryetarit të partisë personalizohet në figurën e tij si kryeministër, një pjesë e madhe e deputetëve të asaj partie bëhen besnikë ndaj kryetarit, jo ndaj qytetarëve që i kanë votuar. Rrjedhimisht, siç shohim të ndodhë për ditë në Shqipëri, parlamenti dobësohet, ndërsa qeveria bëhet thuajse e pakontrollueshme. Kjo dukuri ndeshet edhe në disa prej demokracive të reja në Europës Lindore por, njëlloj si në periudhën e socializmit shtetëror, edhe në këtë periudhë post-socialiste, Shqipëria “ha bukë veç”, si një rast ekstrem.
Nga një parti, në të cilën mendimi i lirë nuk çmohet e nuk inkurajohet dhe në të cilën kryetari është gjithçka, anëtarët më të mirë largohen, ndërsa mbeten ata që besnikërinë ndaj partisë shndërrojnë në servilizëm ndaj kryetarit të saj. Kryetari mund të mburret se ka një parti “të bashkuar” kur, në të vërtetë, partia është tashmë një organizatë e varfëruar nga mendimi dhe e nënshtruar nga frika.
Si mundet deputetët e saj të përfaqësojnë qytetarët që i kanë votuar kur ata nuk përfaqësojnë dot veten e tyre? Si mundet që ata të flasin në emër të qytetarëve e të mbrojnë vullnetin dhe interesat e tyre, kur nuk janë të lirë të shprehin e të mbrojnë mendimet e veta? Uniteti i imponuar nga frika nuk është unitet, por heshtje kolektive. Historia politike dëshmon se, shpesh herë, uniteti i imponuar nga lart nuk është shenjë force e vitaliteti, por shenjë e një demokracie të brendshme në agoni, ose ta jetë.
Kur heshtja në parti dhe në radhët e deputetëve të saj në parlament zëvendëson debatin e lirë, guximi për të kundërshtuar kryetarin e partisë perceptohet si devijim nga linja e saj. Edhe pse, siç vura në dukje më sipër, partia mund të duket e bashkuar e në unitet, shpesh kjo është vetëm pamja e jashtme saj. Në të vërtetë, ajo rrezikon të humbasë vitalitetin intelektual dhe moral që e bën dhe e mban një organizatë politike të gjallë.
Partitë që përfundojnë në këtë gjendje nuk janë të afta të ndërtojnë një elitë politike të kualifikuar, të lirë e kritike, por një trupë të heshtur ndjekësish besnikë e të trembur, pa mendim, pa guxim, pa vizion, si kjo elite “socialiste” në parlament dhe në qeveri që sot drejton vendin.
Ata nuk janë më bashkëkrijues të politikës së partisë, por thjesht zbatues të vullnetit të një njeriu të vetëm, kryetarit. Një realitet i tillë ka varfëruar jo vetëm jetën e brendshme organizative, intelektuale e morale të partisë, por edhe vetë kulturën demokratike të shoqërisë.
Nuk duhet harruar se demokracia nuk mësohet vetëm në shkolla, si një teori politike mbi shoqërinë dhe shtetin, por edhe brenda partisë. Studiuesit e politikës i konsiderojnë partitë si “shkolla të demokracisë”. Robert Dahl, një tjetër teoricien i demokracisë ndër më të shquarit, në veprën e tij Poliarkia (1971), argumenton se “demokracia nënkupton një kulturë politike, në të cilën qytetarët trajnohen të marrin pjesë, të diskutojnë e të tolerojnë opozitën. Shkolla të kësaj kulture janë partitë politike”.
Nëse një parti lejon debat të hapur, zgjedhje realisht të lira brenda saj dhe respekton mendimin ndryshe, atëherë anëtarët dhe drejtuesit e saj marrin një kulturë demokratike dhe sillen në mënyrë demokratike. Kjo kulturë demokratike më pas sendërtohet dhe pasqyrohet në mënyrën e qeverisjes. Në të kundërt, një parti e organizuar dhe e drejtuar në mënyrë autoritariste prodhon drejtues që qeverisin në të njëjtën mënyrë.
Nëse vendimet në parti dhe, në emër të saj, nga mazhoranca parlamentare, merren nga një njeri i vetëm, nga kryetari-kryeministër, në mungesë të debatit të lirë, dhe nëse në zgjedhjet për strukturat drejtuese të partisë dhe në ato për organet përfaqësuese qendrore e lokale nuk ka konkurrencë të brendshme, atëherë elita që prodhon “partia” nuk krijohet në mënyrë demokratike dhe, ipso facto, qeverisja në emër të kësaj partie është jo tolerante ndaj kritikave dhe as e shtrënguar të mbajë përgjegjësi.
Siç me të drejtë vinte në dukje Samuel Huntington, “një parti që shtyp mendimin ndryshe brenda radhëve të saj, ka pak gjasa që ta tolerojë atë në qeverisje. Praktikat e mësuara në jetën e brendshme të partive kushtëzojnë dhe orientojnë sjelljen politike në qeverisje”.
Para tij, Maurice Duverger, në veprën e tij tashmë klasike, Partitë politike, argumentonte se, “demokracia e brendshme në parti nuk është një luks, por një parakusht për legjitimitetin e partisë në sytë e elektoratit dhe për funksionimin e demokracisë në shoqëri”.
Të njëjtën ide ka argumentuar sociologu i shquar amerikan Semour Martin Lipset, në veprën e tij Njeriu politik, në të cilën pohon se, “pa demokraci brenda partisë, përvoja e vendimmarrjes demokratike mbetet e kufizuar dhe demokracia në qeverisje vihet në rrezik”.
Në çdo demokraci përfaqësuese, partitë janë porta kryesore për të hyrë në jetën e organizuar politike të vendit, për t’u zgjedhur apo emëruar në organe dhe institucione drejtuese dhe për të marrë funksione politike e përgjegjësi. Kandidatët për deputetë në parlament, ata për një portofol në qeveri apo për poste në institucionet vendore kalojnë pothuajse gjithmonë përmes partive.
Kjo nuk ndodh në Shqipëri. Te ne, jo vetëm anëtarët e kabinetit qeveritar janë zgjedhja personale e kryeministrit (jo e partisë)—shumë herë emërime surprizë dhe në minutën e fundit për kryesinë e partisë, për publikun e gjerë, por edhe për vetë ata burra e gra, të cilëve kryeministri u ofron një portofol në kabinetin e tij—por edhe anëtarët e parlamentit dhe kryetarët e bashkive që përfaqësojnë atë parti, pa asnjë lloj konkurrence idesh e aftësish dhe pa garë në parti. Shumë prej tyre, madje, nuk i lidh asgjë me Partinë Socialiste.
Në mbyllje, dëshiroj të sqaroj se, gjithçka që kam parashtruar në këtë analizë, motivohet nga kujtimi i prindërve të mi, të cilën e deshën Partinë Socialiste qysh nga krijimi i saj dhe votuan për të deri në frymën e tyre fundit. Por motivohet edhe nga simpatitë e mia politike për këtë parti dhe nga respekti që kam për një numër të vogël deputetësh socialistë në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët kanë pasur dhe kanë kurajën të mendojnë e të flasin ndryshe nga kryetari i saj.
Fatos, kjo ndodh sepse PS eshte ne pushtet per 4 mandate fal Edit. Pa te, PS do e shikonte me "dylbi" pushteti. Tani ne krye te vendit do kishe dopio non graden. Kjo eshte arsyeja, i dashur mik.
Fatos, nuk the gje ! Meqe sipas teje PS nuk eshte aktive,....!... atehere te behet aktive opozita ! ..Pse Fatos duhet te behet ceremoni dhe ne tavoline te dorezohet shumica!!! Sipas teje si deshiron ti shperndash mandatet ???? Qeveria te bejne therrase votusit :O popull mos na votoni!!!!!!!!!!!!!!! Fatos ,po flet per demokraci!!!!
Plotesisht dakort zoti Tarifa. Por nese shkrimi/analiza do te ishte me i shkurter, do te lexohej dhe aprovohej edhe nga shume te tjere me shume. Vetem po te marresh nje aspekt, ate te emerimeve ne qeveri psh, ku kryeministri vepron si nje mbret dhe minimalisht grupi parlamentar i PS-se si te ishin sklleverit e tij - me ben qe te uluras per keta mjerane frymore deputete qe populli i voton per te na qeverisur. Une kam do kohe qe nuk e votoj me kete parti, pikerisht prej asaj qe ju analizoni me te drejte. Nje parti socialiste qe nuk qeverise me per nje program social, por eshte kthyer ne nje bande grabitese duke bashkepunuar dhe fuqizuar oligarket, nuk mund te votohet kurre me ng njerzit e ndershem.
Shume e Vertete ??? Kur nje parti socialiste qe nuk QEVERIS me per nje program SOCIAL , por eshte kthyer ne nje BANDE grabitese duke bashkepunuar dhe fuqizuar OLIGRKET , nuk votohet me ???? Une do te shtoja e lame gjate ..!!
Komentin dergoja salehit! E ka fajin populli ! Cfare krimbash e kriminele DELNI NE ZGJEDHJE O HIENA! Populli ju a di vleren, te pakten nderroni lekuren e zgjebosur !
100% dakort me ty "xha braho" Ndaj të njëjtin mendim dhe qëndrim me ju.
I nderuar z.Tarifa! Argumentimi kaq i gjatë duket si një imponim për të bindur me zorë njerzit.Si i aftë që jeni për argumentim filozofik na përshkruaj dhe forcat e tjera politike me sjelljen ,qëndrimin e tyre kundrejt vëndit pa harruar vrasjet,djegien e vëndit dhe autoritarizmin e kryetarëve të tyre.Po kështu na thuaj pak për qëndrimin e gjykatave kundrejt ngjarjeve të mësipërme .Se helbete populli i thjeshtë dhe i vuajtur di ta ndaj më mirë shapin nga sheqeri.Kush do përparimin mundet ta falë ndonjë gabim,por gjakun nuk ta falë kush.
Shumë qenke lodhur me këtë shkrim kaq të gjatë që mund të përmblidhej në pak rreshta. I je qepur PS prej kaq kohësh dhe të këshilloj të zgjedhësh ndonjë temë tjetër se këtë e bëre përshesh fare. Kur e shikon që tjetri nuk të dëgjon, nuk reagon fare, pse mundohesh ore burrë. Mbase këta të PS thonë: eh ç'na lodhi kokën ky Tarifa, ka ndonjë punë tjetër ky apo ka dalë në.pension dhe çfarë të bëjë tjetër i ziu.
Autori dikur shkruan: "Kryetari i PS-së e ka vënë partinë në rresht, i ka disiplinuar dhe regjimentuar anëtarët e saj duke ua mbyllur gojët". Ky eshte i vetmi gabim ne kete artikulli, mbasi antaresia nuk eshte e vene ne rresht, ajo eshte kritike ne maksimum dhe se nese perballe Ps-se nuk do te kishte qene Sali Berisha me Mul Noken, Vokshin, Bardhen e Belindin, ajo nuk do te votonte me per Ps-ne, per t'i dhene nje mesim te mire Edi Rames si dhe forumeve socialiste te cilat jane kthyer ne eunuke te tij. Pjesa tjeter e artikulli eshte perfekt, pershjruan realitetin e sotshem te funksionimit ne partine socialiste. Si perfundim, mund te themi qe Edi Rama nuk ka fare lidhje me Ps-ne dhe per me teper hiqet si padroni i saj. Kjo edhe fale Spak qe i hoqi qafe (me menyra te cuditeshme) te vetmin kunkurent, Erjon Veliajn!
E more Edi Rama, që nuk e bëre këtë pinjoll të ideologut komunist Sevo ministër fuqiplotë në SHBA. Nuk do t,ia mbante bytha të llafoste kështu, se do të dukej se e gëricte ngapak Trampin. Me veprimet e tij Rama, në krahasim me Trampin, është si mali i Divjakës me Everesti.
Zoti Fatos, te kishte mendime ndryshe tek partia socialiste, aq me pak tek sekti tjeter, ne do u quanin shtet. Mendimet e tua jane per shtete serioze, qofte dhe ne kete ballkanin tone. Ne jemi thjesht nje stan, ku caktohet nje bari , nje here I majte ne dukje, dhe nje i djathte tinzar. Dhe si nje popull dele qe jemi,leshin na e kane rruajtur, qumeshtin e kane vjele me kohe,kakardhiat bio qe benim duke pretenduar se jemi komb krenar, na I jep rama me berishen ne goje sot, mjes, drek, darke. Fjala mendim ndryshe, eshte e ndaluar me kanun qofte dhe neper familjet tona nder shekuj, jo me neper haremet e partive. Keta nuk jane kryetar partish per ide, keta jane si nje pimp ne striptease bar, ku po nuk e drodhe belin bukur, perfundon o azilant te lash pjatat diku neper bote, ose te pret spaku tek dera. Mendim Ndryshe? Vetem ne Paris blehen lulet me para, ketu tek ne I kane honger gamoret ne vakti, dje sot, dhe neser po ti dete bytha iranit me na lone gjalle. Shqiperia ka qene, eshte, do jete ,nje hambar I vockel mickonjash, qe i pime gjakun njeri tjetrit. Kombe si ne vec diktati I vjen hakut.
Si gjithmonë e vërteta është e hidhur, ndaj në mos u pranoftë fare, minimalisht pranohet me vështirësi. E shkrova këtë sa për të risjellë pohimin e Gaetanos në fund të komentit të tij: "Kombe si ne, veç diktati i vjen hakut!". Shkrimi i Tarifës, ndonse ca i lodhshëm e përsëritës, nëse ka ndonjë vlerë këtë mund ta ketë vetëm si leksion në ndonjë auditor akademik. Vetë nuk jam socialist, kuptohet që për arsye historike të realitetit shqiptar PS-në (PPSh e Sevos, e refomuar) nuk e kam votuar kurrë, as simotrën e saj PD, por në këtë rast jam në 'opozitë' dhe me 'idetë' e Fatosit. Përkundër tyre, të tjerat i shpjegon "real politika", si brenda partive politike dhe më gjerë, në shoqëri, pjellë e të cilave janë dhe ato.
Meqe dhe me gjyqesorin Saliu nuk po ia del dot, po perdor rezervat brenda radheve te PS per te marre pushtetin, por nuk e merr dot. Keshtuqe, Fatos mos u lodh kot. Mos u.perpiq e mos u perdridh per te dhene udhezime, se pa Edin, qe ty e Thanos e Dades nuk u pelqen, ky vend do te ishte ne gremine. Ato qe kane ndodhur nuk duhen harruar, kjo eshte per ne qytetaret, jo per ju profesoret e ca frazave steriotipe, qe nuk merr mundimin t'i lexoje njeri, se u ka dale boje dhe kuptoheni lehte se cfare kerkoni. Nuk ka per t'u realuzuar kurre deshira e juaj, prandaj stop dhe helmin mbaheni per vehte.
Bravo, të lumtë!
Pkkërisht e kundërta është e vërteta. Nëse nuk do ishte Rama në krye, me vizionin dhe guximin e tij, PS nuk do ishte në pushtet më shumë se dy mandate.
Si mundet nje pinjoll i nje familje qe Partia e Punes e me pas Partia Socialiste u dha gjithecka, te dale me teza per Partine socialiste qe as berishistet me te thekur nuk i kane artikuluar kunder saje.Shpresojme qe te jete nje hatermbetje per ndonje post apo leje ndertimi dhe jo nje ndryshim kursi e te kaloje ne krahun e Berishes ,jo per demin qe i shkakton PS -se, sepse detit te votave qe ka PS nuk i prishin pune disa pika uje me pak, por per demin qe i shkakton vetes e rrethit te tij. Zoteria nuk ka pse behet merak per partine socoaliste sepse ajo kurre nuk ka qene me e forte, me solide, me e shendetshme. Kurre nje kryetar i nje partie nuk ka punuar aq shume sa Rama per partine socialiste. Sot e gjithe administrata, gjithe nderfmarrjet shteterore, gjithe bashkite, gjithe policia, ushtria,sherbimi i jashtem, sherbimet inteligjente, jane mbushur vetem me anetare dhe militante te PS. Ata qe nuk ka qene e mundur te punesohen ne shtet paguhen si patronazhiste, me nje fjale i gjithe shteti sot eshte ne dispozicion te partise socialiste. Sot rinia socialiste nuk ka nevoje te emigroje sepse e ka te sigurte vendin e punes pas mbarimin te studimeve madje shume prej tyre qe ne bankat e shkolles.Por jo vetem kaq , sot anetaret e simpatizantet e PS gezojne edhe favore e procedura lehtesuese per leje ndertimi, fshirje gjobash, lehtesi nga tatimet, dhenie e titujve investitor strategjik, falje pronash apo dhenie me nje euro etj. keto favore dhe diferencime poziteive nuk i kane pase as ne kohen e Partise Punes. Fale lidershipit te sukseshem te Kryetarit te PS dhe politikave te tij favorizuese ndaj Partise Socialiste po ndryshon edhe struktura e popullsise ne favor te Partise Socialiste, pasi shumica e emigranteve jane nga radhet e popullit opozitar qe nuk gjejne hapesira mbijetese ne Shqiperi. Kjo eshte nje politike inteligjente qe siguron edhe ne te ardhmen qe shumica e popullsise te jete pro PS. Cfare mund te beje tjeter me shume se kaq nje kryetar partie vecse ti siguroje te tashmen dhe te ardhmen. Rama nuk eshte thjesht nje kryetar partie i PS por nje gjigand qe e ktheu partine socialiste nga nje parti sherresh e debatesh te kota ne nje Parti -shtet ku cfare vendoset ne mbledhjet e PS behet ligj per gjithe pjesen tjeter te popullsise. Prandaj zoteria ti lere hatermbetjet e te bashkohet me detin e madh te votave te PS dhe ti lere ato teorizimet boshe per medemek demokraci e pallavra te kota qe sic po e shikojme dita dites edhe ne te ashtuquajturat demokracite perendimore duken ide te vjeteruara.
Nese keto fjale qe ke shkruar ketu, more Besnik, i ke megjithe mend dhe nuk i ke shprehur si nje sarkazem therese kundrejt PS; atehere ky koment ne vetvete, eshte shfaqja me e hapur dhe flagrante e deshires per te vrare demokracine, qe ekziston brenda ish-PPSH. Nuk ka shembull me te qarte, se si nje njeri te tregoje te gjithe batakun dhe vrerin qe ish-PPSH ka mbartur ndaj te gjithe atyre qe jane kunder saj; deri atje, sa arrihet ne inxhinierim te demografise se vendit.... Kjo eshte per te vene duart ne koke, eshte per te tmerruar boten dhe njerezine. Se nese ti, more Besnik, i ke me te vertete keto fjale; atehere ty duhet te te kallin ne birucen me te erret te burgut, si nje pusht neo-komunist, qe enderron me goje hapur rikthimin e diktarues. Por me gjithe zemer, shpresoj qe kjo te jete sarkazem dhe kritike therrese, dhe qe ato pak njerez qe do ta lexojne artikullin, te mendojne me veten: a ia vlen valle shkretimi i vendit dhe i rinise, qe ish-PPSH te vazhdoje te sundoje akoma?
besnik,fillova të lexoj komentin tënd thejshtë i shtyrë nga komentusi që të replikon me koment më poshtë!!nuk kam kohë të merrem me koqe si ti që më dukesh si ndonjë nga ata karët e kohës së enverit që të vërsuleshin në mbledhje me shprehjet "je i ndikuar nga mendime revizioniste,social-imperialiste,burokratike" e çfardo muti që të pëlqen ty!!nëse tos profesori që është zgjuar sot pas 13 vjetësh,mund të goditet për prejardhjen e tij!?çfarë do të thoshe ti o kar i fishkur për atë palloshin që po mbron dhe po vetsakrifikohesh!ai është dhe më nomeklaturë e komunizmit,duke përjashtuar gjyshen nga venecia me lidhje të forta me të dy regjimet!!shkoni mor debilat e mutit se qelbët dynjanë!!presor tosi,për mendimin tim për herë të parë,po e kupton se ka nën brekë një palë bole!!
Cenoshurra mos shaj komentuesit qe ste pelqen ty ca shkruajne se te shkerdheva robte
mero përse nuk botzon replikën me këtë bqirin landi??-lando o rrk,kur këshillon për të mos përdorur diçka mo e përdor ti!!është një nga principet më të thjeshta që egzistojnë!!megjithëse është normale për "landi" si puna tënde që jeni një përdorimsh!!ec të tutë ku ti kesh
Si individ , Rames I hiqet kapelja qe e ballcamosi per se gjalli zombin berishe.deshire e shumices. Qe shqiperise me vizionin se tij , pak a shume si corapeve shume ngjyreshe, e kthehu nga kjoskat e lanes ne nje vend turistik. Po kjo nuk eshte mjaftueshem te jesh I perjetshem ne fushe te lojes. Detyra e tij perfundoi qe kur ahmetaj pi vere per qef me cimin me lekun e shqiptareve fukarenj. Dhe mesi me Ronaldon tete vjet ndejten ne fron, cdo gje eshte me takat jo me inat. Ndryshe? Rama gjeti nje koperative te ndertuar parti socialiste, sot ne nje forme apo tjeter largimi te tij, do ta leje partine e rilindjes, si nje sere me xhama ne dukje, po qe ska xham mos I jete I thyer. Jane te mbajtur me likoplast, klosi apo taulant. Te krahu nulit sja vlen te flasesh.
Besnik te paska majmur mire PADRONI ?? Po ke ke pyetur qe shperthen ne kaq EUFORI per padronin tend , VEHTEN ??? Ne pensionistet kemi mendim ndryshe , do te thoja gabuam shume qe i dhame besim dhe e votuam per me te keqen e vogel duke e krahasuar me kriminelin sali , por nga ecuria e viteve ka goxha doza MASHTRIMI dhe bashkepunimi me kriminelin me te madh te koherave kermen sali ??? Na mashtroj per pensionet duke na hedhur LEMOSHE do ta quaja edhe ate bonus prej 1800 lekesh qe na dha ne janar te ketij viti ? Kur mua me takon pension I barabarte me koleget e mi pamvaresisht pse kemi dale ne kohe te ndryshme kur pensioni eshte i plote dhe jo te prese vitin 2029 apo 30-te te barazohem , sepse nuk e di nese do te jem gjalle deri atehere ??? Tjetra , Riburesimi i ilaceve : une sot kam nje pension me gjithe shtesat me shkon 239000 leke te vjetra , per diagnozen qe kam me duhen 140000 leke te vjetra nga keto shteti me ribureson 3000 leke te vjetra , beje ti vete hesapin z. Besniku i partise ??? Permend aty se rinia nuk ka nevoje te emigroj se i ka siguruar Rama vende pune : Po , vetem te meren me shitje droge per padronet e tyre dhe keta viktima perfundojne ne burg , padronet jane bere supermiljarder ne saje te ketyre viktimave ? Gjithmone per femijet e popullit te thjeshte puntor dhe te ndershem , deti kos per ta te behet , nuk ka luge per te ngrene ???? Cfar prodhohet ne kete vend ??? Vetem BETONIZIM GRADACELA per TURISTAT ? Zoteri nuk mbahet shtepia me mjell hua , do INDUSTRI qe nga e lehta tek e renda si dhe Bujqesia , ka filluar lufta nga keta multimiljarder sepse duan te shesin armet qe te cbllokohet EKONOMIA ? Mos i jep Gjuhes kaq shume nuk ke me popullin e 90-tes qe te genjehet me CEKUN e bardhe ?
Po ne amerike nuk komandon trump .? Titullari eshte titular, si njeri ti bjeri gozhdes e tjetri potkoit . Mire Rama ka gabim ,po America, BE cfare kane Bere 35 vjet qe e mbajne nje shtet zvarre ,sa krime ka Bere Saliu ku ishte BE dhe America keshtu do vazhdojme dhe 35 vjet te tjerA. Rama te shperbahet kuvendi dhe per nje muaj zgjedhje te parakoheshme 95 deputete I ke garant ta gamisim Salin dhe SPAKUN
e paska kap më në fund dhe prof tosi se "një lider që i trembet mendimit kritik të anëtarëve të partisë, ose të deputetëve të partisë në parlament, i trembet vetë demokracisë dhe nuk e do e nuk punon për të."!nuk ma kishte marrë mëndja kurrë që presori i shokëve të mi në polikum të ishte kaq i zgjuar!!ndoshta duhej të ishte një deduksion shumë i vështirë nga ana e tij!ju deshën ndoshta 19 ditë para se të mbushen 13 vjet nga momenti ku unë,ndoshta dhe shumë të tjerë,e kuptuam këtë gjë!në ditën e gënjeshtrave i madhërishmi,naltgjatësia e tij,bëri aleancën e njohur si të "ngjalave"me like floririn që,jo me dorën e tij,vrau në 21 janar të dy viteve para marrveshjes!!faleminderi presor,tek dita nuk na lënë të komentojmë artikujt e tu,prandaj u bënë vite që nuk të lexoj më!!më duket se dhe ti a thjeshtë thano,keni pak probleme me këtë temë që trajton sot!!shpesh kritikat mund të jenë dhe sharje,mund të jenë të pabaza,por sido që të jenë ato të fusin në punë trurrin!nxisin ide,stërvisin arsyetimin!!kjo kritikë është e nevojshme,por jo për momentin!!pa shkuar në të shumtit kërma e viçidollit dhe portokalliu(sistemi që ai po përpiqet të vendosë në SHBA),vështirë se naltgjatësia jonë mund të ndryshojë qëndrim!!sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë forcohet!!shpresoj që të mos këthehet në një ajatollah,mjekrën e ka zgjatur,brekushet gjithashtu!i ka mbetur vetëm çallma pa e vënë në kokë!!
Pergjigje per komentuesin e ores 11.31. Me vjen keq qe e paske pensionin aq te vogel por ngushellohu se jane mbi 550 mije pensioniste te tjere qe e kane nen 200 mije leke e jane me ne hall se ti. Une nuk thashe qe KM ose me sakte kryetari i partise Socialiste eshte i persosur dhe ka rregulluar te gjitha gjerat ne kete vend apo do zgjidh te gjitha hallet e njerzve por bera nje koment ku kundershtoja me fakte idete dhe tezat e nje ish pinjolli te nje familje fanatike te partise se punes qe i paska mbetur qejfi mesa duket qe nuk ka marre nje post te larte ne Ministrine e jashtme qe duhet thene se e meritonte plotesisht shume me teper se disa te tjere.shte normale qe kryetari i PS do punoje vetem per anetaret dhe simpatizantet e PS dhe fakti eshte sic e argumentova me lart se ka bere shume per PS-ne, me shume se kushdo tjeter duke vene shtetin dhje pasurite e Shqiperine ne dispozicion te PS. Normal qe kjo eshte ne disfavor te shtresave te tjera te popullsise te cilat kane emigruar e do emigrojne duke ndryshuar raportin e popullsise ne favor te popullit socialist dhe duke i siguruar nje superioritet votash per PS edhe sikur zgjedhjet te behen te lira e te ndershme ne te ardhmen. Sikur edhe per kete strategji PS duhet ti jete mirenjohes perjete z. Rama. Sa per pensionet dhe rimbursimet KM nuk ka pse shpenzon parate e buxhetit me njerez ne prag te varrit s edhe sikur tu jape miliona euro semundjet dhe exhelin nuk ua ndalon dot. Jane mbi 750 mije pensinist zoteri, te pakten 4 here me teper se sa eshte norma per nje popullsi 2 milionesh. Zvogelimi i pemnsionisteve eshte e vetmja rruge per garantimin e pensioneve edhe keshtu sic jane, nese permiresohet gjendja e pensionisteve keta rrojne edhe njeqint vjet dhe numri i pensionisteve rrezik te kaloje gjysmen e popullsise.
KM nuk ka pse shpenzon parate e buxhetit me njerez ne prag te varrit se edhe sikur tu jape miljona euro , semundjet dhe exhelin nuk ja u ndalon dot .....!!! Besniku i partise : Po ta provoje se mbase eshte nje profilaksi e mire ..!!! Sa mire ja qan hallin padronit tend kur eshte fjala per kete kategori , te vjen keq per buchetin e shtetit kur kjo kategori ka derdhur djerse me shume se ju te pas 90-tes duke bere bla bla ble aty ne kuvend shkretuat gjithecka qe kishte ndertuar kjo shtrese qe ju sot I thoni se eshte me mire te vdese qe KM jot te mos harxhoje buxhetin qe e gjeti kete vende te shtruar nga balta e keneta , MOCALE pas Luftes te shtruar ne ASFALT dhe me industri te lehte dhe te rende ku i shkateruan te gjitha per te ZBRAZUR Shqiperine dhe te behen multimiljarder per vete , kjo fraze eshte per te gjithe ata qe kane drejtuar kete vend , te majte e te djathte pas 90-tes deri tek deputeti me i thjeshte ??? Duhet te japin te gjithe llogari , qe nga sali krimineli e deri tek padroni jot . O besniku I partise me kete pergjigje qe i ke dhene atij PENSIONISTI , ke shkel ne VAKEF i themi ne nga Berati ? Te gjithe jemi kalimtare ne kete bote por ruaju se mos nuk e arin kete moshe qe kam une nga mendja apo edukata qe ke , ja ke ulur vlerat edhe Rames apo PS-se me ate pergjigje ????
America dhe BE po e rehabilitojne prap kriminelin Berishovic . Experiment po bejne ?
PS sot eshte me e forte, mos ia qani hallin se ka ne krye nje drejtues qe punon per temiren e ketij vendi, dhe jo per hedhjen e tij ne ere. Tung.
po mor trung po!!dhe enveri na çoi ng fitorja në fitore,dhe u forcua gjithnjë e më shumë,si duke zbuluar agjentë e duke pasuruar partinë me gjakun e ri!bile duke varur në mes të sheshit dhe kriminelë!!të kujtohet si përfundoi??bile dhe besniku(i kryetarit të partisë)po e shan prof tosin si "nje ish pinjolli te nje familje fanatike te partise se punes"!!pra asjaj partie që po kopjon palloshi i madh që ti po ja merr në gojë!nesër ti mund tia marrësh në gojë dhe plakuruqit të pd-së!pe¨r ty mjafton të mbështesësh atë që ka pushtetin!!
Ketij shkrimi nuk I heq asnje presje, por dua te shtoj se puna ndertohet sipas strategjise se kundershtarit e kur kundershtar ke nje shpellar, kriminel e hajdut qe prej dhjetra vjetesh tall menderen me drejtesine, doemos qe parimet e normat kalojne ne dore te dyte. Rama e ka mbyllur ciklin, por te pajten te kishte bere dicka per crrenjosjen e kesaj drejtesie familjaro-klanore
valë,"ndertohet sipas strategjise se kundershtarit e kur kundershtar ke nje shpellar, kriminel e hajdut"???a e ke me të vërtetë??pra nëse ke një shpellar duhet të bëhesh urith,nëse ke një hajdut duhet të bëhesh grabitës e nëse ke një kriminel duhet tia kalosh me krime??përse nuk thua se qënke kutia e mëndjes??pra nëse në '90ën "rrëzuam" diktaturën komuniste duhej të ishim shëndruar në diktaturë dhe më të keqe se ajo??nuk ke faj moj zëmër,dhe krishti e filloi me të butë dhe me paqe,por sapo mori pushtetin!?ja kaloi dhe atyre kundër të cilëve predikoi!!dhe rama,berisha para tij,predikuan demokracinë para se të merrnin pushtetin!pastaj jo vetëm që e "harruan"por dhe u treguan më diktatorë se ata që "luftonin"!në fakt nuk i luftonin,i admironin!dhe pasi ua zunë vëndin u treguan më të ndyrë se paraardhësi!politikanët tanë nuk kanë faj moj valë!!ata janë gjaku ynë,nuk janë të ardhur nga hapsira,nuk janë alienë!e gjaku nuk gënjen!!një komentues këtu thotë se "vetëm diktatura i vjen hakut këtij mileti"!e di përse??sepse vetëm dhuna e mban në vijë budallain,hajdutin!!si unë dhe ti nuk kemi asnjë pushtet në këtë shoqëri shqiptare,por në të njëjtën kohë kemi mendime të ndryshme!ty të pëlqen dhuna,edhe si mjet për të mos e pësuar atë,kurse mua nuk më pëlqen ta ushtroj dhe kundër të dhunshmëve!!ka mënyra të tjera për të vënë zap "nje shpellar, kriminel e hajdut qe prej dhjetra vjetesh tall menderen me drejtesine"!e ajo është DRJETËSIA!!dhe ajo nuk është as timja e as tëndja!nuk ka as nënë as babë,as motër e as vëlla!!është e njëjtë për të gjithë!ti thua e ka në dorë krimineli?!dhe ke të drejtë,por krimineli nuk duhet thënë në njëjës,por në shumës!e kanë në dorë KRIMINELËT!!13 vitet në forcimin e sundimit të tij e kanë bërë dhe naltgjatësinë po aq shpellar sa dhe ai që ka lindur në një strofull me ariun!!
valë,"ndertohet sipas strategjise se kundershtarit e kur kundershtar ke nje shpellar, kriminel e hajdut"???a e ke me të vërtetë??pra nëse ke një shpellar duhet të bëhesh urith,nëse ke një hajdut duhet të bëhesh grabitës e nëse ke një kriminel duhet tia kalosh me krime??përse nuk thua se qënke kutia e mëndjes??pra nëse në '90ën "rrëzuam" diktaturën komuniste duhej të ishim shëndruar në diktaturë dhe më të keqe se ajo??nuk ke faj moj zëmër,dhe krishti e filloi me të butë dhe me paqe,por sapo mori pushtetin!?ja kaloi dhe atyre kundër të cilëve predikoi!!dhe rama,berisha para tij,predikuan demokracinë para se të merrnin pushtetin!pastaj jo vetëm që e "harruan"por dhe u treguan më diktatorë se ata që "luftonin"!në fakt nuk i luftonin,i admironin!dhe pasi ua zunë vëndin u treguan më të ndyrë se paraardhësi!politikanët tanë nuk kanë faj moj valë!!ata janë gjaku ynë,nuk janë të ardhur nga hapsira,nuk janë alienë!e gjaku nuk gënjen!!një komentues këtu thotë se "vetëm diktatura i vjen hakut këtij mileti"!e di përse??sepse vetëm dhuna e mban në vijë budallain,hajdutin!!si unë dhe ti nuk kemi asnjë pushtet në këtë shoqëri shqiptare,por në të njëjtën kohë kemi mendime të ndryshme!ty të pëlqen dhuna,edhe si mjet për të mos e pësuar atë,kurse mua nuk më pëlqen ta ushtroj dhe kundër të dhunshmëve!!ka mënyra të tjera për të vënë zap "nje shpellar, kriminel e hajdut qe prej dhjetra vjetesh tall menderen me drejtesine"!e ajo është DRJETËSIA!!dhe ajo nuk është as timja e as tëndja!nuk ka as nënë as babë,as motër e as vëlla!!është e njëjtë për të gjithë!ti thua e ka në dorë krimineli?!dhe ke të drejtë,por krimineli nuk duhet thënë në njëjës,por në shumës!e kanë në dorë KRIMINELËT!!13 vitet në forcimin e sundimit të tij e kanë bërë dhe naltgjatësinë po aq shpellar sa dhe ai që ka lindur në një strofull me ariun!!
PS eshte nje Parti , qe po udheheq ne mandatin e katert, e duke pare nga opozita PS-ja do marshoje edhe drejt mandatit te peste. Duke pare Shqiperine e vitit 2012 , qe ndryshon rrenhesishte nga ajo cfare shikojme sot , themi se PS-ja nuk ka vdekur por punon e drejton kete vend me vizion e strategji te miremenduar per te cilen flasin edhe ata qe e monitorojne kete vend. Shqiperia nga vend pleherash e prapambetje qe tregohej me gisht, sot jepet ne krye te destinacioneve turistike,. Kjo jo vetem qe nuk eshte pak, por tregon se arriti ketu nga drejtimi i kesaj partie dhe kryesishte nga kembemgulja dhe drejtimi vizionar i drejtuesit te saj z. Edi Rama. A mund te behej me shume?, dhe a ka gabime e te meta , qe duhen riparuar sa me par? . Pa tjeter. Por qe te shtrosh pyetjen se kjo force politike ne drejtim , a eshte gjalle a po ka vdekur , me duket si shume e tepruar e qe i nuk i shkon ndermend as gjememadhit te ketije vendi Berishes. Nuk flas dot per demokracine brendeshme te kesaj Partie, ju sigurishte qe keni dijeni; por mbetem i mendimit se opinionet akademike jane gjithemone te nevojshme sepse celin horizonte e orjentojne ne shmangjen e te metave, natyrishte kur opinionet behen per mire e per kete qellim dhe jo per ndonje hatermbetje apo ambicje personale.
Lumi i Drinositx,akoma është larg 11 mandateve të enverit!!unë nuk do ta kem mundësinë të jetoj mandatin e 11,por shpresoj të jetosh ti!dhe ti shijosh si i shijova unë mandatet e enverit,sidomos të fundit!!
Lumi i Drinositx,akoma është larg 11 mandateve të enverit!!unë nuk do ta kem mundësinë të jetoj mandatin e 11,por shpresoj të jetosh ti!dhe ti shijosh si i shijova unë mandatet e enverit,sidomos të fundit!!
Zoti Tarifa, keni shumë të drejtë. Mirëpo një gjë keni harruar të analizoni. Sot partitë tradicionale po zhduken kudo në Europë. Kanë filluar të kthehen në parti elektorale. Nuk ka më ideologji. Ka vetëm taktika elektorale që I shërbejnë fitimit të zgjedhjeve dhe marrjes të pushtetit........... . Por dhe kjo do të vazhdojë derisa PS të jetë në pushtet. Pastaj Partia do të shembet, si ajo kështjella prej rëre që fëmijët ngrenë në bregdet....... . Sepse siç thoni ju, askush nuk guxon ti thotë kryetarit se kjo kështjellë nuk do të rezistojë shumë kështu siç është ndërtuar....... Si PS dhe PD e kanë mbaruar ciklin e tyre.
Me shkurt ,me mire. S ka me nerva njeriu te lexoje ,jane te lodhur njerezit nga opinionistet. .
Z.Tarifa,ne mendimin tim ne shkrimin e sotem ka disa gjera qe nuk shkojne.Nuk po kuptojme se c'eshte demokracia (ne shtet e ne parti),Sipas jush demokracia eshte anarshi ,ku kushdo mund te bej si te doje.Ne Parti ngrihen probleme,hidhen ide dhe kerkohen rruge per tu realizuar.Pas marrjes te vendimit cdo gje behet ligj dhe zbatohet si ne ushtri.E drejta e secilit mbaron kur nje Kongres nxierr nje Rezolute.Po keshtu ne shtet.Cdo Kuvendar (deputet) ka te drejte te thote mendimin e tij pa u penguar ne Kuvend.Kur pas diskutimit e votimit behet LIGJI,ai (ajo) eshte i detyruar ta zbatoj, ndryshe ndeshkohesh ne gjykate.Demokraci do te thote LIGJ,e jo toke e xanun sic thua. Ju Z.Tarifa i meshoni vijes se masave qe kemi mesuar dikur ne diktature.Kur dikush zgjidhet ai duhet te respektohet dhe fjala e tij mund te kundershtohet brenda institucionit ku gjykohet.Po u be vendim s'ka me "vije masash". Ne diktature kjo funksiononte deri kur nuk cenoheshin interesat e vendit,kuptohet edhe te partise shtet.Atehere nuk mund te largoheshe nga partia se pasojat ishin shume te renda.Sot kush nuk e duron dot detyrimin e partise mund te largohet pa i hyre gjemb ne kembe. Z.Tarifa,si ju dhe une e shume te tjere mund te kemi shume pakenaqesi per K/ministrin apo Kryetarin e PS-s por,nje parti te kete sukses duhet te funksionoj si nje trup ne zbatim te ligjit per interesat e elektoratit.Nga sa kam kuptuar nje mase e madhe votash per PS-n vjen puna e Z.Edi Rama.
drejtesi e munguar,ose tru i mangët,ke përshkruar partinë demokratike të sali berishës apo atë të edi ramës në këto rreshta që ke shkruar??apo më duket se e ke bërë lesh e li me mësimet e enverit të marra në format e edukimit komunist të premteve në mbrëmje??ah zoti na rruajt se nuk ndryshon mëndja e budallait,e sidomos e budallait të indoktrinuar!!
FATOS ,JE LODHUR KOT . TI VET JE I VARUR DHE FLET PËR DEPUTETËT E P.S.së. TË KA YSHTUR THANUA DHE JE VËN NË RESHT .TY NUK TË FALET PËR MOSHËN DHE NIVELIN . FATOS ,LËRE FILOZOFINË KUR SHKRUAN DHE THUAJ NDONJË GJË TË HAJRIT.P.S .PARTI SOCIALISTE DO TË THOTË RAMS ,SIKUR RAMA TË IKI DHE TA MARËSH PS TI ME THANON NË QEVERI VJEN NOKA ,PALOKA, GJONI , NDOKA E PAPLOKA ,O TARIFË E ULËT . SOT SHQIPËRIA ËSHTË NËN UDHËHEQIEN E EDI RAMË NJË VËND I NDERUAR DHE I RESPEKTUAR SE PO TË ISHTE PËR JU DO VAZHDONIN TË NA THONIN HAJDUT TË GJITHË .DEMOKRACIA O PROFESOR KA LIRIT E SAJA POR LIGJET I KA MË TË ASHPRA .DEMOKRACI NUK ËSHTË HANI I BËRDYSHIT ,TË FLASIN TË GJITHË DHE TË THONË Ç'TË DUAN SE NJË GRUPIM POLITIK KA REGULLAT E LIGJET E VETA. TË FALA THANOS SE DHE AI ËSHTË QEJFMBETUR QË SU BË DREJTORI RTSHsë.PO TI PROFESOŔ KU DOJE TË SHKOJE? S'NA THE GJË PËR VETE.
Shumë von je kujtuar se këto që thua i ka thënë shumë kohë më parë vet Edi Rama kur nuk kishte gjë në dorë,si puna jote
Shumë von je kujtuar se këto që thua i ka thënë shumë kohë më parë vet Edi Rama kur nuk kishte gjë në dorë,si puna jote tani