Nga Adrian Thano
Ne jemi popull gjaknxehtë kur bëhet fjalë për hapësirën tonë të ngushtë. Mjafton një thërrime padrejtësie mbi atë që e quajmë ‘tonën’, që zemërimi të na ndizet si eshkë. Një vështrim vëngër, një makinë e parkuar keq, një pëllëmbë tokë e shtyrë shndërrohen në fushëbeteja ku mbrojmë me dhëmbë atë që “na takon”. Edhe një çikërrimë e kotë e përditshmërisë mjafton për të na nxjerrë nga vetja.
Përfytyro pastaj një xhepist që të rrëmben kuletën në autobus apo çantën në rrugë. Revolta jonë këtu, me të drejtë nuk njeh peshore. Ndizemi si fitili, kërkojmë llogari, denoncojmë, duam ta shohim menjëherë hajdutin të kapur e të ndëshkuar.
Por, çfarë ndodh kur dikush na vjedh të gjithëve njëherësh?
Miliardat e vjedhura në tendera, koncesione, fatura fiktive, favorizime, kjo makineri e tërë që na vjedh me letra e me vula, nuk prodhon të njëjtin zemërim. Më saktë prodhon një zemërim të ndarë, një përçarje të re.
Ndoshta sepse për shumë nga ne, korrupsioni duket abstrakt, shifra të mëdha, dosje, procedura. Ndoshta sepse nuk e shohim “me sy” momentin kur na merren paratë. Ndoshta sepse nuk e kemi përballë atë që na e ka futur krahun thellë në xhep. Ndoshta.
Por kjo vjedhje është po aq konkrete. Janë paratë tona që i japim plus përditë për çdo litër karburant që blejmë, çdo faturë uji dhe energjie, në TVSH-në që na mbahet për bukën, qumështin, rrobat. Janë parà që dalin nga sakrifica, shpenzim i një jete të tërë. Vetëm se ia kemi besuar dikujt me shpresën se do t’i kthejë në shërbime.
Ai ose ajo i kthen në jahte, vila, në një jetë luksoze që ne ia paguajmë me detyrim.
I korruptuari është thjesht një xhepist i përmasave gjigante. Na vjedh të gjithëve në heshtje, duke na e shpërndarë dëmin në mijëra pagesa të vogla që ne nuk i ndjejmë derisa kuptojmë se jemi gdhirë të varfër në një vend të pasur. Ai vret jo vetëm mundësitë për më shumë. Shkatërron edhe moralin, shpresën, dëshirën për të jetuar në vendin tënd.
Pikërisht ai e ka vrarë buzëqeshjen në rrugët tona. Ai na ka bërë të gjithëve të zymtë, të vrazhdë, agresiv, mosbesues.
Heshtjen përballë tij, kur ajo buron nga pafuqia, mundet edhe ta mirëkuptosh. Kur sistemi ngrihet si një përbindësh i pakontrollueshëm, dorëzimi është shpesh instinkt mbijetese. Shumë nga ne thjesht nuk besojnë më te ndryshimi dhe mbyllen në guaskën e tyre të apatisë.
Por paradoksi ynë tragjik fillon aty ku heshtja merr fund dhe nis avokatia e turpshme e korrupsionit. Fenomeni bëhet i frikshëm kur individi fillon ta mbrojë me pasion të korruptuarin. Viktima mbron pikërisht atë që e ka zhvatur. Vjedhja publike fillon e relativizohet me arsyetime foshnjore si “të gjithë vjedhin” apo “edhe të tjerët kështu do bënin”.
Në këtë pikë, logjika e qytetarit vdes dhe vendin e saj e zë instikti i tifozit që bërtet në stadium për ngjyrën e fanellës.
Një shoqëri nuk rrënohet vetëm nga ata që e vjedhin. Edhe ai që e pranon vjedhjen, ose e mbron atë, e rrënon po aq. Rrjedha e kohës ia fashit atij ndjenjën e së drejtës. Madje ai e godet drejtësinë edhe kur ajo ngrihet për të vepruar. Më naivi syresh as nuk e kupton se dora që po puth është dora që e mban të varfër.
E ka dënuar veten të jetojë “ndënë thundrën e përdhunës”.
Shkrim i bukur, i sinqerte dhe i vertete, faleminderit
Eshte sistemi i drejtesis që ka vrar ç’do gje ne ate vend o artikull shkrues. Sistemi i drejtesis që u be njesh me kriminelin ne pushtet, me hajdutin, vrasesin, trafikantin etj etj. Ligji eshte ai që mban ekuilibrat, rendin dhe mirqenien e nje Shteti. E kur ligji zbatohet me dy standarte ose ne te shumten e rasteve fare athere njerzit marin aratine. Nuk mund te sakrifikojm femijet tan duke pritur se nje dit Shqiperia do behet. Boll e çuam dem jeten ton nen rregjimin e Hoxhes dhe pastaj nen rregjimin e qoftlargut te Viçidolit. Tani që muti esht ber mullar rini siper tju vij era.
Sipas teje, derisa SPAK të mbyllë një çështje me Berishën, askush nuk duhet të flasë për korrupsionin që ndodh sot? Pra korrupsioni i Rames duhet të presë per tu hetuar derisa të përfundojë një dosje tjetër? Po c logjikë eshte kjo more aman Po gjith ato banda qe SPAK Ppo godet i quani ju, apo vetem mos preket bytha e Ballukes pa varja edhe integrimit edhe korrupsionit. Mbase po te vidhin me pak keta te Rames do detyroheshon dhe Spak te merrej me teper me Berishen. Po keta jane hajdut me cizme Drejtësia nuk funksionon me radhë politike dhe as me leje morale nga tifozët e njërit apo tjetrit.
Bashkohem plotësisht me komentin e @., ku veçanërisht do të veçoja fjalinë: "Ligji është ai që mban ekuilibrat.", duke i shtuar kësaj faktin që edhe pse kemi ligje, fatkeqësisht jemi larg të pasuri "Shtet të së Drejtës".
Korrupsioni, vjedhja, etj, - madje edhe në disa fe është e ndaluar, - të çfardo përmase qofshin, sikurse mashtrimi me bilance e fatura të dyfishta, janë fenomene të dënueshme të shoqërisë dhe, besoj, askush nuk i mbron. Kundër tyre ka ligje me dënime proporcionale. Problemi tënd, o Thano, është se ti, në analizën tënde, ngatërron konceptet dhe kategoritë e fenomeneve. Këto, o Thano, janë bashkëudhëtare të sistemeve ekonomiko shoqërore të korruptuara, hajdute, shtypëse dhe shfrytëzuese që kanë edhe argumentin e tyre në arsyetim përfundimtar, pabarazinë shoqërore. "Hajdutllëku" shfaqet në rendin që jetojmë, jo si një fenomen kalimtar ose i trashëguar por në zhdukje, por si një fenomen të thelbit të shoqërisë në këtë rend; dhe jo vetëm shqiptar; askush nuk shqetësohet po nuk iu prek interesi i dukshëm personal. Por akoma më keq, të gjithë shqetësohen për taksat, që është një e ardhur për shoqërinë, por askush nuk shqetësohet për rritjen galopante që u bëjnë "bosët" çmimeve. Askush nuk i kundërshton ata, por me artikuj të tillë i drejtojnë kundër shtetit, shtetit që nuk e ka në dorë atë, që s'i tregohet rrugë tjetër veç të ulë taksat, ndërkohë që çmimet vetëm rriten pa asnjë argument dhe nën parrullën çmimin e cakton tregu, jo kostoja, në dobi të "bosit". "Hajdutëlëku" presupozohet se rrjedh nga tenderat, koncesionet, favoret, faturat e dyfishta etj (në fakt vjen nga egoja dhe pamjaftueshmëria e plotësimit të nevojave dhe plotësimi i tyre me të gjitha mjetet; nuk themi të ligjshme, se që të jenë të ligjëshme nuk do të thotë se janë dhe të drejta), por është gabim të orjentohet lexuesi se ai rrjedh edhe nga TVSh-të. Parimisht: shteti nuk vjedh; vjedh individi. Thelbi këtu është se ti nuk sheh dhe nuk ndan dot, ose bën sikur as nuk sheh e as ndan dot, se kush i përvetëson ato, "vjedhjet" me vulë e pa vulë: të parat shkojnë drejt individit, kurse TVSh-ja është kontribut shoqëror për shtetin në dobi të menaxhimit, që nga siguria dhe deri tek financimi i veprave e veprimtarive publike. E keqja është se ne nuk reagojmë, madje as na lejohet të reagojmë (jo të llapim), se na e presin gjuhën e duart deri në rrëzë (siç u prenë në fakt), as ndaj padrejtësive shoqërore e sociale dhe vjedhjes më të madhe të njerëzimit, që shkakton prona private mbi mjetet e prodhimit dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut. E pra, kur ne të fillojmë të flasim për këtë stërvjedhje, nënës së korrupsionit, atëhere do të shohim se llogjika të çon tek një shoqëri pa tendera, pa koncesione, pa shfrytëzim të njeriut nga njeriu dhe këto fenomene do të jenë rudimente të një shoqërie tjetër. Mos kërkoni qiqra në hell, ky stan, këtë bulmet ka. Në këtë shoqëri që jemi, kush ka, do të ketë edhe jahte, edhe treqind shtëpi, do të paguajë edhe për një udhëtim aventurë në hënë. Pa një përvetësim të mbivlerës të shoqërores, në të "ligjshme" apo të paligjshme, nuk mund të pasurohesh. Një shtëpi për gjithë jetën nuk blen dot, o Thano! Pra, problemi është goxha më i thellë. S'kemi veç të themi, se kujt i vërtetohet abuzimi, të dënohet për aq dëm sa ka bërë.
500 vjet nen nje perandori qe vjedhjen dhe korupsioni e quanin te zakonshme. 7-8 breza te Shqiptaret te ritur ne kete ambjent. 50 vjet qe vjedhja dhe korupsni ishte vetem per disa ne maje te vilave e per te tjeret ishte denim vetem nese prekje interesin e atyre ne maje te vilave. 2 breza tjeter njerzish te ritur me kete mentalitet. Dhe sot..... jemi ketu. Perpiqemi te imitojme vendet qe per 200 vjet kane perkrahur e edukuar nje tradite morale kundra vjedhjes e korupsionit, kur ne vete per 2000 vjet nuk krijuam asnje tradite kundra vjedhjes e korupsioni. Boshllek qe e mbushi 550 vjecari me lart. Cfare presim ndryshe? Perse disa vende kane diktature ( te pres doren me e cilen ke vjedhur) e disa kane meshiren si denim ( refuhu ne kishe dhe vjedhja e denimi te eshte falur)? Sepse ata kane kultura krejt te ndyrshme Perse vendet e meshirimit ndaj vjedhesit e te koruptuarit po degjenerojne ( po behen si Shqiperia)? Sepse pranuan ne shoqerine e tyre ne mase popull nga vendet me tradite tjeter. ( si pershembull nga Shqiperia) Populli ka dy shprehje per kete. 1. Sipas vendit dhe kuvendit. Sipas tradites dhe sistemi 2. Guri i rende ne vendin e vet. Nuk mund te lesh te hyjne Shqiptaret pa kulture vjedhje e korupsioni ne nje vend ku denimi per vjedhje e korupsion eshte morali i shoqerise e jo ligji.