Nga Spartak Ngjela
Në politikën e Shqipërisë vërtet ka lëvizje, por asgjë nuk ecën përpara.
Moskuptimi i ideve në politikë është ose shprehje e injorancës, ose shprehje e frikës.
Dhe kjo po ndodh sot në Shqipëri, sepse në politikën aktuale në Tiranë opozita nuk ka ide.
Politika pa ide në fakt është njëlloj si një roman që nuk ka një personazh kryesor, dhe prandaj i mungon forca e ideve
Kurse mungesa e ideve në politikë është një staniacion në zhvillim - domethënë një mbetje në vend.
Dhe kjo gjendje opozitare sigurisht që, kudo në një demokraci, është në favorin absolut të kryeministrit aktual.
Kjo është gjendja e sotme politike në Shqipëri, sepse opozita nuk ka ide.
Por ka vetëm sharje ndaj kundërshtarit, çka tregon se opozita e sotme nuk e di fare se ku është dhe çfarë po ndodh në Shqipëri. Kjo tregon se me fjalë fyese ajo don të shfryjë dufin e saj të humbjes dhe të mungesës së forcës.
Dhe kjo sigurisht që do të regjistrohet si ngjarje historike, sepse Partia Demokratike e ka kryetarin e saj një person të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.
Dhe ky është Sali Berisha.
Por, Sali Berisha është edhe i akuzuar për korrupsion në një proces penal nga SPAK.
Atëherë?
Sigurisht që kjo gjendje tregon saktë vetëm një gjë thelbësore.
Që?
Që në politikën e sotme në Shqipëri kryeministri socialist Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk kanë kundërshtar me vota në Shqipëri.
Dhe këtu mbyllet çdo diskutim.
Po politika e Partisë Socialiste ku e gjen gjithë këtë forcë dhe siguri?
Partia Socialiste do të jetë në shkëlqim politik në Shqipëri, për aq kohë sa Partia Demokratike të ketë një kryetar i cili nuk pranohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.
Dhe kjo sigurisht që e mbyll këtë diskutim.
Nuk na the ndonje gje te re ore Ngjela ??
@ Kome... po we se se kupton, shlo tek PD merr 1 molotov dhe shenjestro "armikun" qytetar quhet Kazan I plehrave. Do keshe shume veshtire! Se Kazanet jane plehrave jane zene. Fut ndonjeeke ne dore tek Muli se mos te gjen ndonje kazan. Me we s'ka gjera te reja....
Jo se nuk ka ide, por nuk duan o zoteri, jane bashke te tere, akoma se kuptuat !!!! Bllokojne cdo levizje te re qe ne qelize.
Doli prape ky Baxhella. Politika leviz por nuk ecen dhe per kete FAJIN E KA SALIU.
Jo jo fajin e ka muli,zhelali gazpedo.....lista eshte e gjate
Eeeeh. Po sali TRITOLI e ka fain pa diskutim .Deri sa ta kuptoni juve do kete qeverisur edhe Zaho nja 2-3 mandate.
Me pelqe we e ke vetquajtur vehte Zuzar! Eshte gje e re...
Kështu do shkojë puna mesa duket. Se ja do zoti e vdes saliu deri për zgjedhje, por a votohet muli apo gazi për km?? Apo vokshi??
Edhe D. Trump te vije kryetari PD per 100vjet nuk fiton . Shqiperia eshte e manjte tre ballista Jane gjithsej dy kane qene spiuna dhe Jane akoma , nje ka ngelur cfare do bej ai vetem
Jamë kondra PD ka ide brilante ka pordhët e plakut që do të mbrojë vjedhjet r familjes Berisha dhe të klanit të tij.
U argetove se aq e ke trurin sa nje koker lajthie.Do zoti e te sjell perballe meje, dhe pa dyshim do te argetohesh mjaftushem.