Ivan Illich dhe dilema e arsimit

7 Mars 2026, 10:30Blog Nga Namir Lapardhaja

Si çdo 7 Mars në vendin tonë përkujtohet Dita e Mësuesit, e cila mbart një simbol historik, që ka të bëjë me hapjen e shkollës së parë kombëtare në Korçë.

Jo vetëm në shoqërinë tonë, ku dija vijon të jetë një ndër rrugët e sigurta të të ecurit përpara, figura e mësuesit mbetet e respektuar.

Në këtë kontekst, vlen të kujtojmë një libër provokativ, i ardhur edhe në shqip nga shtëpia botuese ‘Pika pa sipërfaqe’, e që është “Shoqëria pa shkollë”, me autor Ivan Illich, një vepër që prej më shumë se pesë dekadash vazhdon të ngjallë debate në të gjithë botën.

Me këtë vepër, shkrimtari nuk sulmon rolin e mësuesit, por ai vë në pikëpyetje vetë idenë se arsimi duhet të identifikohet domosdoshmërisht me institucionin e shkollës. Sipas tij, shoqëritë moderne kanë krijuar një lloj miti, që ka të bëjë me atë se dija prodhohet vetëm brenda klasës, se të mësuarit vjen vetëm nga mësimdhënia dhe se vlera e një njeriu matet nga diploma që mban në dorë.

Illich argumenton se shkolla nuk është vetëm vend ku mësohen lëndët, por ajo është një institucion që prodhon edhe një “kurrikulë të fshehtë”, që ka të bëjë me bindjen se vetëm ekspertët kanë autoritet mbi dijen, se renditja institucionale është e natyrshme dhe se suksesi duhet të kalojë përmes certifikatave dhe titujve. Në këtë kuptim, shkolla, sipas tij, nuk është thjesht një vend edukimi, por një mekanizëm që riprodhon mënyrën si funksionon shoqëria.

Për hir të së vërtetës, tezat që Illich shtron janë disi radikale, sepse ai nuk dikuton thjesht idenë e mosfunksionimit mirë të shkollës, por për të problem është vetë ideja e shkollës si monopol i dijes, kështu që ai propozon një model krejtësisht tjetër, që ka të bëjë me një shoqëri ku të mësuarit zhvillohet përmes rrjeteve të hapura, bashkëpunimit, përvojës dhe shkëmbimit të lirë të njohurive mes njerëzve.

Shumë e kanë parë këtë si utopi, sepse për shoqërinnë moderne shkolla ngelet një institucion i rëndësishëm, mirëpo rëndësia e librit ngelet te pyetjet që ai ngre, e që janë mjaft konkrete dhe aktuale edhe për shoqërinë tonë: a e ngatërrojmë dijen me diplomën dhe arsimin me burokracinë e shkollimit.

Pavarësisht të gjithave, një pjesë e ideve të Illich-it, që kanë të bëjnë me mundësinë që njerëzit të mësojnë edhe jashtë mureve të shkollës, ngelen mjaft aktuale dhe të rëndësishme, një sfidë për të cilën sot  flitet dhe diskutohet shumë dhe një mundësi për t’i dhënë një qasje tjetër bashkëvepruese dijes teorike me atë praktike.

Ndaj ky 7 Mars është një mundësi e mirë për të reflektuar jo vetëm për rolin që duhet të ketë mësuesi, por edhe për vetë kuptimin që duhet të ketë arsimi, sepse, siç edhe thuhet shpesh, mësuesi i mirë nuk është thjesht ai që përçon dijet në formë dogme arsimore, por ai që ndez te nxënësi dëshirën për të mësuar.

14 Komente

  1. L
    Lani

    Kemi qenë më të arsimuar kur nuk kishim shkolla?????!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Ky është rasti kur me nje pyetje dhe me një rresht, rrezon tjetri.njecartikull të tërë. Po mirë mo Lani, nuk te erdhi pak keq per këtë njeriun që u lodh e u lodh per te na treguar që shkolla nuk bëka? Tani, ky as nuk na tha se nga vjen ky Iliçi, kur ka jetuar, dhe kur e ka bërë librin. Se ky mund ta këtë shkruar kete liber edhe ne 1452, ne kohën e Skenderbeut, dhe ka nja 500 vjet që ka vdekur. Nuk na e tha. Pastaj, sipas ketij, ne qoftë se unë dua të behem elektriçist, nuk ka nevojë te shkoj ne shkollë. Sepse shkolla më prish, me fut ne kokë ide te gabuara. Unë mund te marr ne telefon nje elektriçist nga Korça ose nga Berati, dhe ma tregojne ata zanatin. Do thoni ju, po liçencën? Eeeh, edhe ju sa pyetje bëni. Por, per tek shakave, Lani - respekte. Permiresimi i sistemit te edukimit është tjetër gjë. Shkolla si institution nuk është per t'u vene ne pikepyetje. Pikepyetjet vihen mbi ata që pergatisin kurrikulat, dhe a janë te kualifikuar per te marrë te tilla vendime. Ajo qe është e rendesishme është të kuptohet që ka shumë njerez që nuk janë shumë te aresimuar, por janë shumë te edukuar. Dhe edukatën ta jep familja. Kur shikon disa derra neper qytetet e Shqipërisë, te Europe's, apo te botës, që mendjen e jane vetëm per krime, ti e kupton që shkolla këtu nuk hyn fare. Saliu është Profesor Doktor per shembull, por lindi lopçar, u bë kriminel, dhe do vdesë nje kriminel lopçar. Edi Rama u bë edhe piktor edhe pedagog, por anët negative që kishte kur ishte i ri i ka edhe sot. Shkolla e bëri piktor, siç bëri Saliun mjek, por karakterin nuk ua ndryshoi. Teorirat e ketij Iliçit.jane per tjetër gjë. A në banka, a ulur perdhe ne dysheme, a me fletore, a me iPad ne dorë, a me kompjuter apo me libra dhe laps, a në nje auditor, apo ne ambjentet e nje ndermarrjeje biznesi, shkolla mbetet shkollë, aresimi mbetet aresim.

      Përgjigjjuni
    2. U
      UNE SALIU D'ORA VETE

      NE VEND QE TI REFEROHENI AUTOREVE TE HUAJ TE PA NJOHUR NGA LEXUESIT SHQIPTAR ESHTE ME MIRE TI REFEROHENI DHE TE BENI KRAHASIMIN ME PERIUDHA PARA VITE E 90 TE MUND IT DHE SAKRIFICAVE TE PLEJADES TE ARSIMTAREVE TE DALE NGA SHKOLLA PEDAGOGJIKE ELBASAN QE BENE TE MUNDUR ARRITJET E ARSIMIT KU JEMI SOT DHE SE MBYLLJA E KESAJ SHKOLLE KA SJELLUR PASOJE ULJEN E RROLIT TE ARSIMIT NE SHQIPERI

      Përgjigjjuni
      1. N
        NACIONALISTI

        Nje reform arsimore e miremenduar do te JAPE me PATJETER drejtues te afte SI Jane shkollat sot do TE JETE SHTETI neser

        Përgjigjjuni
        1. M
          Ms

          Nuk e Kam lexuar Ivan Ilichin , Po interesante dhe thelbesore eshte Ajo fjalia ne pergrafin e fundit : " Mesues I mire eshte ai qe ndrs deshiren per done dhe Jo ai qe perciell si dogme Tek nxenesit ( pak e perifrazuar ) " . Pra , KY eshte THELBI I misionit te shkolles dhe mesuesit . Nga KY start tentoi te nisej shkolla shqiptare pas Marsit te vitit 1992 . Ajo u clirua nga te qenurit nje vater e eger propogandistike , nga te qenurit nje mini gestapo , nga si raporti gjykates I pandehur , mesues - nxenes .... Po mbeti ashtu pa ngjyre , pa forme , bosh , kot ... Sepse ata qe zevendesuan diktaturen , nuk paten mend per kesi gjerash , sepse ata erdhen ne pushtet Jo per te rregulluar dhe estetizuar , Po per te shkaterruar , per te vjedhur e grabitur . Dhe plaga eshte bere shume e madhe ( Jo vetem ne arsim ) , gati e padherueshme , Z. Namir ! Sigurisht autoret e kesaj baterdie Kane emer . Ata Jane Berisha dhe modeli BERISHIST , I i tespektuar dhe I pasuruar prej te gjitheve,"Nga e djathta ne te mengjer " ( respektuar )

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektese

            Respekte per komentin me vlera.

            Përgjigjjuni
          2. J
            Ju faleminderit per shkrimin!

            Me ne fund, pame nje shkrim, qe ngrihet mbi gjirizin oriental te lehjeve dhe kafshimeve te ashtuquajtura ´´politike´´.Mendoj se zgjidhja optimale, per trurin e nje femije dhe te riu, per tu pasuruar me dije kulturore dhe profesionale do te ish nje sistem hibrid, qe te ngerdhente formen shkollore, me ate te hapur.Une vet, kam perjetime ambivalente nga shkolla:Ndjej akoma alergji nga shumica e personelit pedagogjik, qe kerkonin ti imponoheshin, personalitetit puritan te femijes dhe nxenesit, me nje maredhenie orientale te trasheguar, ku nuk mungonte dhe dhuna e pellembes, ne vend, te percimit te dijes, nepermjet nje sjellje pedagogjike afrimi njerzor.Dhe vazhdoj ta kemi si ikon, pedagoget, qe te kuptonin moshen dhe te benin vec kesaj ta dashuroje lenden e tyre.Kjo lloj ´´pedagogjie kapteresh´´, ja u lehtesonte me vone sundimin, institucionit diktatorial, apo autoritar. Tani ketu, mendoj se eshte nje fatkeqesi tjeter, qe flitet aspak apo shume pak, per shkollen, apo lere me per alternativa te tjera, te dijes.Dhe kjo vec qe ka lidhje me ate nga vijme, eshte se kemi ne krye te shtetit, nje piktor, qe vec arsimit te cunguar( mbas 8 vjecares ai eshte marre vec me bojra), ai ka lindur dhe me nje gen te cunguar malinj( nje dashuri te semure dhe pa kompromis mbas vetes). Kurre nuk kam per ta harruar, menyren se si ju kundervu, nje studenti, i cili e akuzoi se je fjale pambajtur. Ne pergjigje narcisti piktor-kryevezir, me nje ze qe i dridhesh nga nervozitetit, filloi ta etiketonte kete student me personalitet dhe trim, si ´´mi´´;´´zvarranik´´;´´frikacak!!!.. Mbas kesaj eshte absurde te flasesh ne kete vend, per arsim te mirefillte contemporan, ku qershia e zeze, mbi corbe, eshte ZERO fonde, per kerkim shkencor, ne institucionet e larta arsimore shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kurizo

              Gjykim I nxituar për të mos i vene një mbiemer tjeter. Sistemi jone arsimor filloi të “ ndryshkej “ mbas viteve 90 kur figura e arsimtarit u neperkemb , kur shoqata e mediokerve - partiaket entuziast zune poster drejtuese . Sa për piktorin ai pervec bojrave ka lexuar aq shumë sa ti ke ngrene fruta … Tre gjuhe të huaja - me shkrime në letrat Shqipe.. dhe me një status intelektual po them të pakten i barabart me atë të të gjithë udheheqesve botror. Prandaj në rastin tuaj dy opsione jane : ose inati i besimtarit entuzist opozitar të frenon arsyen( Shpresoj të kesh) ose pastaj statusi jusj intelektual është i pa mjaftueshem për të kuptuar statusin e një lideri që renditet i 7 në ata botror

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptar i nevrikosur

                Rama leader boteror?. Po tallesh apo e ke seriozisht? Kujdes se mos na e nxjerresh Ramen me quote inteligjence njesoj si Leonardo da Vinci

                Përgjigjjuni
                1. s
                  studenti

                  rahmet paste kurrizua i gjore!

                  Përgjigjjuni
              2. t
                tetovari2

                Ai Illich-i atë teorinë e vet për arsimin e shkollën le ta aplikojë në vëndin e vet!

                Përgjigjjuni
                1. k
                  katarakti

                  Shkollat janë të domosdoshme se nuk ka alternativë tjetër. Veçse për shumë të pasurit që pajtojnë mësues privatë në shtëpi për fëmijët e tyre. Ky iliçi nuk thotë ndonjë gjë të veçantë. Veçse përsërit atë që na thonin prindërit që para 50 vjetësh:"jeta është shkolla më e madhe". Por po t'i lihet arsimi, shkenca dhe edukata vetëm jetës, njerëzimi sot do ishte ende në vitin 1800. Sidoqoftë njeriu dhe shoqëria nuk duhet të mjaftohet veçse me shkollën, por duhet të studiojë dhe të mësojë gjithë jetën. Shumë më mirë ta shpenzosh kohën në bibliotekë se në kafene! Me përjashtim të llumit! Vetëkuptohet.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptar i nevrikosur

                    Namir me duket se nuk i ke idete te qarta dhe me teper e con publikun ne konfuzion. Arsimi, edukimi ,shkolla jane instrumente baze per shoqerine njerezore. Edhe gjenite dhe talentet e rralle te mendjes kane nevoje te arsimohen dhe shkollohen. Shqiperia Namir eshte nga vendet e rralla ne bote qe arsimin dhe shkollat i ka degjeneruar dhe i ka konvertuar ne dyqane domatesh. Te gjitha universitet ne Shqiperi duhen mbyllyr dhe rindertuar nga e para, fillimisht me profesore te huaj, derisa shqiptaret te edukohen qe diplomat nuk jepen per ca euro te qelbura. Ne Shqiperi marrin diploma inxhinieri dhe njerez te lindur me te meta mendore( d.m.th budallenj)ndersa zotrote flet per teori boshe se duhet apo s'duhet arsimi. Namik ty po te digjet shtepia nga zjarri , ti thua vjen si era tym.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sateri

                      E lexova, dhe mesova se ky Ivan Ilici i noveles se Tolstoit, paska shkruar dhe libra.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje