Abuzimi me konceptin e Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm

6 Mars 2026, 10:55Blog Nga Ylli Manjani

Abuzimi me konceptin e Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm

Një tjetër abuzim i drejtësisë penale është me konceptin e Ushtrimit të Ndikimit të paligjshëm. Vepër penale kjo e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Që të kuptohet abuzimi, duhet të biem dakord si fillim me kuptimin e këtij koncepti.
Që të ushtrosh ndikim të paligjshëm mbi dikë duhet si fillim të kesh fuqi/pushtet/autoritet mbi të ndikuarin. Autoriteti ndikues është aq i fortë sa i ndikuari nuk ka alternativë.
Ky është koncepti tipik për të përkufizuar ndikimin e shefave/eprorëve mbi vartësit e tyre. Tipikisht ata kanë fuqinë të ndikojnë sepse ata të marrin dhe të heqin nga puna.
Nga ana tjetër ndikimi duhet të jetë i paligjshëm, dmth të detyrohesh që në kundërshtim me një ligj të shkruar, të marrësh një vendim apo të kryesh në sjellje. Pra jo çdo ndikim është i paligjshëm.
Kujdes! Eprorët/shefat/drejtuesit padyshim që ndikojnë se prandaj janë në krye, por kur janë brenda rregullave të shkruara nuk quhet i paligjshëm.
Tani ku qëndron abuzimi?
Praktika jonë penale e konsideron Ushtrim të Ndikimit të Paligjshëm ndikimin e cilitdo, pavarësisht se nuk ka fuqi/pushtet/autoritet ndikues. Me pak fjalë, në të gjitha rastet kur prokurorët nuk provojnë dot palën pasive në korrupsion (punonjësin e shtetit dmth) akuzojnë palën tjetër private për ushtrim ndikimi..!!
Pra e thënë më thjeshtë, kur gjejnë dy palë marrësin e dhënësin e parave dhe favoreve e quajnë korrupsion. Kur nuk e gjejnë dot pritesin e parave apo dhënësin e favorit, e qujnë ushtrim ndikimi. Pra kjo vepër, sipas drejtësisë sonë penale është korrupsion me vetëm njërën palë!!
Absurde sa më ska!
Korrupsioni o është, o s'është!
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ose e bën dikush që ka pushtet mbi të ndikuarin, ose një njeri nga rruga ska shans ta bëjë.
Ky i fundit mund të bëjë shantazh, korrupsion, grabitje, goditje, dhe çdo vepër tjetër penale, por jo ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Këtu kemi të bëjmë me abuzim me konceptin e ushtrimit të ndikimit.
Dhe ky koncept është kompromentuar rëndë nga gjykatat tona. Pak për shkak të ligjit llastik që ka pësuar ndërhyrje kuturu, dhe pak për shak interpretimit semplist të praktikës.
Praktikë e cila, vetëm atë pushtetarin që ndikon nuk dënon, por mjaftohet me përndjekjen penale të avokatëve ose klientëve të tyre, që skanë pushtet ndikues.
Ka edhe disa legjenda brenda dyshimit të arsyeshëm se si janë intimiduar gjyqtarë duke u marrë telefonin sepse medemek u është bërë ndikim i paligjshëm!!!!
Kjo na çon tek llogjika tjetër që ushtrimin e ndikimit e denoncom ekskluzivisht "i ndikuari". Përndryshe ske si e merr vesh që ka ndodhur.
Pra edhe proceduralisht koncepti sot është kompromentuar, përsa kohë që ke nën hetim ndikues, pa të ndikuar. Madje ke nën akuzë ndikues, kur ndikuesit kanë zbatuar ligjet e shtetit me korrektësi!!! Pra edhe kur ndikon për të zbatuar ligjet quhet krim, efektivisht!!
Duhet kthyer drejtësia penale në konceptet e saj bazë. Stërhollimet kuturu kanë çuar në absurd.

15 Komente

  1. M
    Maro

    Ne qe kemi punuar ne shtet e dime mire se shefat jane zot. Ata te heqin nga puna , te ulin ne Kategorie e bejne cte duan kur i kundershton. Ndaj o Manjan mos na bej per budallenj.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Këtë po thotë o zotëri. Por po shton që padinë e bën i ndikuari që është viktima dhe jo prokurori se i do qejfi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Prokurori nese e konstaton dhe ka prova, patjeter qe ben padi. Cdo qytetar nese e konstaton ben padi..jo me prokurori. Ja futi kot po fare fare. Sklleverit nuk bejne padi mdaj Patriceve. Shyqyr qe spak Patricet po i kalb brenda.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eh, ç'na gjeti...

          Është nje lloj peshku që quhet ton. Por nuk e dija që peshqit perdorin telefon me internet.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Të flasim hapur

          Maroooo, mendohu para se te shkruash. Manjani nuk Po Ben njeri per budall, por shiko se mos behesh vetë. Ndikimi i paligjshëm nga eprorët ndodh kur nepunësi detyrohet nga shefi, nepermjet frikës se humbjes se punës, te shkelë ligjin. Pra duhet te shkelet ligji nje herë, gjendet kush e ka shkelur, dhe pastaj shikohet pse e ka shkelur. Kur te japin lekë, është korrupsion. Kur te ka detyruar ministri, nepermjet presionit, dhe postit, dhe vertetohet, atëhere ministri procedohet per ndikimi te paligjshëm. Kur te kercenon nje biznesmen, apo mafia, nuk është ndikim i paligjshëm. Është kercenim jete apo personi.

          Përgjigjjuni
        3. B
          Bastriu

          Maro, ketu je e sakte, por pikerisht kete po thote dhe Manjani!!! Shefi mund ta ndikoje vartesin, pasi ka mundesine e largimit te tij nga puna. Kurse nje nga rruga, psh nje biznesmen qe i shkon punonjesit publik dhe i kerkon nje favor, nuk ka sesi ta ndikoje. Nqs e josh me para, ky quhet korrupsion, jo “ndikim i paligjshem”. Kete po thote Manjani, qe jane vepra te ndryshme penale. Akoma me tej, varet cfare favori. Sepse qe te kemi vepren penale “ndikim i paligjshem”, duhet qe favori qe kerkohet te jete i paligjshem. Por nqs ndac shefi, ndac dikush nga rruga te kerkon si favor dicka te ligjshme, ketu serish nuk jemi ne kushtet e vepres penale. Per ilustrim: biznesi te ka kerkuar nje leje. Me ligj, ti si punonjes publik ke afat 6 muaj per te analizuar kriteret e kerkeses dhe per te dale me vendim. Del nga nje pergjim qe biznesmeni te kerkon qe kete leje, nqs plotesohen kushtet sipas ligjit, te nxitosh pak e tia japesh sa me shpejt. Se po e le deri ne muajin e gjashte, atij i vjen dem ne biznes. Nqs nuk te premton para apo cdo perfitim tjeter, ketu nuk ka asnje veper penale. Nqs te premton ndonje perfitim, jemi te korrupsioni. Por jo te ndikimi i paligjshem. Uroj te jesh sqaruar.

          Përgjigjjuni
          1. j
            juristi

            Sakte

            Përgjigjjuni
            1. S
              Soni

              Ne bote bisnesmeni a kushdo aplikon normalisht e nuk ka shans te telefonoje punonjesin. Nese vonohet denoncon ne kanale zyrtare.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shefi ikonik eshte Sali vrasesi

              Shefat jane zot kudo, ne shtet, ne privat, ne Amerike, Shqiperi, Kine, Rusi, Gjermani e Sudan. Por ka shefa e shefa. P.sh. shefa model famekeq jane dumanet, dadod, banot.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Martin

                Nuk eshte ashtu. Te pakten ne France ta jap me garanci. Shefi nuk eshte zot. Ligji eshte zot.

                Përgjigjjuni
            3. T
              Teodor

              Po na thuaj nje rast kur jane denuar se kane kerkuar zbatimin e ligjit me korrektesi. Nje rast.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per korrektese

                Teodor. Nuk janë denuar. Por janë akuzuar, janë arrestuar, por nuk kane dale ne gjyq. Gjyqi denon, Jo prokurori

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nje ish naftetar

                Po ajo gjyqtarja e GJKKO-se, që i shtoi akuzën për Beqajn dhe ju dha urdhrër prokurorëve spakistë të plotësojnë akuzën me argumente cfare duhet quajtur??? A është vepër penale?? Këta janë gjykatësit e prokurorët e vetingut??? Këta janë bërë specie shumë e zhvilluar.. Turp t'ju vijë se po na bëjnë që të na vijë keq për të korruptuarit dhe hajdutët..

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                  1█ Per te gjithë ata qe replikojn av. Manjanin pa vendosur emrin , mbiemrin, kredencialet ta kene parasysh edhe ne te ardhmen : shut the fuck up ( sepse ne kete moment po degjoj :The Italo Decade Vol.13 ne minuten ≈ 55 ± 2,3 mins ). 2█ Praktika e komunikimit me nickname per probleme sensitive , é mungesë e theksuar edukate ,dhe tregojnë pa dashje që prejardhja e tyre familjare é pa edukatë, konfliktuozë, egoist,moral fallco etc . 3█ Bota ka nevoje per njerëz TE DITUR , TE FORTE , INTEGRAL . Une nuk plotsoj asnjë nga keto te 3 parametra , po ju qe replikoni me nickname av. Manjanin , sa plotsoni nga keto 3 parametra.4█ PS : do ta vendos kete koment sa here qe do te shohe qe replikojnë av. Manjanin me nickname . Qytetari , FISNIKU hedh DOREZAT .Shqip : QYTETARI, FISNIKU vendos emrin, mbiemrin, credencialet, ndërsa te pa aftët, egotistët, frikacakët, kokfortët te rrjeshtohen me mua qe kam perdorur 50-100 nickname deri tani. 5███ NICKNAME përdoret vetëm per komplimenta, inkurajime, përshëndetje, humor, sport, supoert , shopping, udhëtime etc.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                    1█ Per te gjithë ata qe replikojn av. Manjanin pa vendosur emrin , mbiemrin, kredencialet ta kene parasysh edhe ne te ardhmen : shut the fuck up ( sepse ne kete moment po degjoj :The Italo Decade Vol.13 ne minuten ≈ 55 ± 2,3 mins ). 2█ Praktika e komunikimit me nickname per probleme sensitive , é mungesë e theksuar edukate ,dhe tregojnë pa dashje që prejardhja e tyre familjare é pa edukatë, konfliktuozë, egoist,moral fallco etc . 3█ Bota ka nevoje per njerëz TE DITUR , TE FORTE , INTEGRAL . Une nuk plotsoj asnjë nga keto te 3 parametra , po ju qe replikoni me nickname av. Manjanin , sa plotsoni nga keto 3 parametra.4█ PS : do ta vendos kete koment sa here qe do te shohe qe replikojnë av. Manjanin me nickname . Qytetari , FISNIKU hedh DOREZAT .Shqip : QYTETARI, FISNIKU vendos emrin, mbiemrin, credencialet, ndërsa te pa aftët, egotistët, frikacakët, kokfortët te rrjeshtohen me mua qe kam perdorur 50-100 nickname deri tani. 5███ NICKNAME përdoret vetëm per komplimenta, inkurajime, përshëndetje, humor, sport, supoert , shopping, udhëtime etc.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje