Nga Frrok Çupi
Qysh se u burgos në moshën 13 vjeç, sepse e kapen në kufi duke u arratisur, ai jetoi i lirë. Tentoi të bashkohet me të atin, babai i arratisur në Amerikë.
Edhe në prag të ditës së fundit, fytyra i ndriçonte. Drita i vinte nga jeta në liri.
Hera e fundit që i doli kthetrash robërisë, ishte viti 1997. Në atë moment u ndodh të jetë në krye të politikës së vendit. Deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetar i Partisë Demokratike. E thërritën thuajse me pahir në mbledhjen e Kuvendit në 3 mars. Ngriti dorën edhe ai si të tjerët e tij dhe rizgjodhën Berishën president. Ishte kulmi i luftës. Ishte shpallur edhe gjendja e shtetrrethimit. Po nga i njëjti president.
I njëjti: Ai që shkaktoi luftën. Ai që furnizonte luftën. Ai që e vuri Republikën në shtetrrethim. Ai që kërkoi nga rrethimi i shtetit që ta votonin si president.
Ishte i njëjti njeri, i vetëm, jo katër.
Berisha mundi t’i rezistonte kohës vetëm katër muaj si president. Ra me turp në përgjakje. Vinte si president i vdekur në një Republikë të vdekur.
Tomor Dosti atë ditë fitoi lirinë përsëri.
“Nuk shkoj në luftë për të gjymtuar popullin tim!”, tha Tomor Dosti, dhe dorëzoi të gjitha mandatet. Ushtria mercenare dhe profesioniste e vendit, nën urdhrat e presidentit, do të sulmonin Jugun, edhe Gjirokastrën e vendlindjes së tij.
Dosti nuk ishte një burrë melankolik, se atëherë nuk do të dilte dot në liri. Ai nuk e lidhi luftën me vendlindjen, vetëm. Ai e lidhi me fatin e keq të vendit dhe të zotit për të gjithë. Si të sulmojmë tanët me armë, me ushtri e me avionët?
Kush bën pyetje, ai bëhet i lirë. Pyetjet për luftën e kishin rritur Dostin. Gjithë bota i rrotullohej rreth pyetjes ‘a bëri mirë a keq që babai, Hasani, në luftën e Dytë që u bashkua me pushtuesin gjerman!?’.
Ky nuk i kishte vënë për detyrë vetes që të bëhej ‘djalë i mirë’, përkundruall babait.
Ai i vuri detyrë vetes që të mos i bënte keq askujt, aq më tepër popullit të vet. Kur ndjeu erën e barotit se do të vritej populli i Jugut, atëherë tha ‘ndal’. U kthye në liri.
Saliu që e kishte përdorur si ‘kolonë të të persekutuarve politik’, mallkoi dhe e përjashtoi Tomorin; dhe vazhdoi luftë e dhunë mbi popull.
Fotografitë e ikonave të persekutimit politik si Dosti, Kalakula, Kazazi, Arbnori, Jubani, Pllumi…, u hodhën në lumin që ndante Shqipërinë më dysh.
Diktatura që kaloi kishte qenë më e sinqertë se Demokracia që thuhet se po vinte. Diktatura nuk u përpoq t’i përdorte mendjet e larta dhe karakteret e forta të kundërshtarëve. Diktatura i hodhi në burgje në mes të ditës. Demokracia i poshtëroi dhe i keqpërdori, paturpësisht. I hodhi në baltën e saj në mes të natës.
Çdo javë a më shpesh, në rrugët e Tiranës zgjohen celulat e dhunës mbi qytetin. Dosti u lirua nga kjo maskaradë që në nisje. Edhe ata që i venë prapa të njëjtit zjarrvënës, edhe ata mund ta fitonin lirinë. E fitonin po ta donin lirinë. Por i rrinë në pantallona zjarrfikësit dhe dhunojnë paqen e të tërëve.
Tomor Dosti shkoi pardje, 96 vjeç. Deri në të nëntëdhjetegjashtin jetoi i lirë, në vend që të ishte në pranga.
E bëjnë shpesh pyetjen ‘a mund të burgoset Berisha në moshën që është, afër 96?”. Ja shikoni modelin e burrit përballë! Edhe Sali Berisha mund të ishte njeri i lirë, të paktën këto vite të jetës. I lirë do të thotë të lirohesh nga mëkatet dhe krimet. Sali Berisha i ka marrë jetën një brezi të tërë. Po e dhunon edhe brezin tjetër. Po riprodhon këtu çdo spektër të dhunës terroriste të ‘botës së ligë’. Si Irani tani.
Por ai mund të fitojë lirinë, duke u izoluar, ose duke u burgosur.
Ai kerma dua tr thrm eshte monster , jame i sigurte edhe varr sdo te kete kur te vdesi , po gjynahet zakonishte si paguajne autoret po pasardhesit, prandaj populli i quan , kusure..!!
Ajatollah Bin Sali Al Ber El Risha, ka hallin e fëmijëve TASHTI NË KËTO KOHË, se për vehte është në vaktin e SHURRËS e të panolinave në bythë….
Saliu antishqiptar,kriminel,shpirtzi ,sharlatan ka njemije e nje te zeza
Ke te drejte or Frrok! Tashe Berisha ka objektiv molotovistet nen 18 vjec per ti shkaterruar dhe kthyer ne kontigjent te Krimit!
Varet cfare kupton me fjalen liri. I lire jashte burgut Po ai vdiq i lire ( jo ne burg) I lire si individ. Jo. Ai si te tjeret ngriti doren per Berishe ( ne at kohe Berisha ishte ne fuqi e te bente gjemen po ti dilje kundra) . Dhe si shume te tjere me vone ( kur Berisha po binte nga kali) u largua nga Berisha. Ashut si ne kohen kur e futen ne burg jo per faj te tij, edhe "burgimi" jashte burgut nuk ishte per fajin e tij. Ai ishte, ai qe ishte. Por ne Shqiptaret kemi nevel shume te ulet te kuptimit te fjale "i lire"
ky popull nuk mrohet me llafe por me ligje, fajin e ka edi rama se morri 83 mandate po nuk ben ligje pse duhet te paguaje populli per shkaterimet qe ben saliu nxir ligje qe ai qe shkateron te paguaje ose kush e organizon duhet te mbje pergjegjesi deri me burg.
pse o mero nuk i boton shkrimet e mia