Nga Plarent Ndreca
Mero Baze ngriti dje një shqetësim publik mbi ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në çështjen e ashtuquajtur “Sterilizimi”, në raport me akuzën fillestare të prokurorisë. Por përtej debatit mbi rëndimin apo riformulimin e akuzës, ekziston një pyetje më themelore, që paraprinë çdo diskutim tjetër:
Gjatë ushtrimit të funksionit tim si nënkryetar i komisionit hetimor parlamentar për çështjen e “Sterilizimit”, u konstatua me dokumente zyrtare se kjo çështje ishte hetuar dhe pushuar dy herë:
• një herë nga Prokuroria e Tiranës;
• një herë nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda (sot Prokuroria e Posaçme).
Ky fakt është i dokumentuar me shkresa zyrtare nën administrim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në vitin 2017, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u vendos një filtër thelbësor:
rifillimi i një çështjeje të pushuar nuk është më kompetencë e prokurorit. Asnjë dispozitë tranzitore madje për të justifikuar ndonjë përjashtim.
Ai kërkon autorizim gjyqësor përmes revokimit të vendimit të mëparshëm të pushimit nga gjyqtari i seancës paraprake.
Ligji është i qartë: Pa një vendim gjyqësor revokimi, hetimi nuk mund të rifillojë.
Komisioni hetimor iu drejtua me shkresë zyrtare:
• Gjykatës së Posaçme;
• Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,
duke kërkuar informacion nëse ishte marrë ndonjë vendim revokimi për pushimet e mëparshme të çështjes “Sterilizimi”.
Përgjigjja zyrtare nga të dyja gjykatat ishte e qartë:
Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor revokimi.
Fakt ky që tregon se procedimi penal është rifilluar pa autorizimin e kërkuar nga ligji.
Në një shtet të së drejtës, kjo nuk është një mangësi formale. Është një cenim themelor i ligjshmërisë së procedimit.
Nëse ligji kërkon një “çelës” procedural – vendimin e revokimit – dhe ky çelës mungon, atëherë çdo veprim i mëpasshëm procedural ndërtohet mbi një bazë juridike të paqenë.
Kjo e kthen procesin në një procedim:
• të nisur pa autorizim ligjor;
• të zhvilluar në mungesë të kushtit paraprak;
• juridikisht nul në thelb.
Dhe megjithatë, mbi këtë bazë:
• disa qytetarë janë arrestuar;
• disa prej tyre vijojnë të mbahen në burg;
• të tjerë ndiqen penalisht prej kohësh.
Një çështje e nisur mbi bazën e kallzimit të parë në botë nëpërmjet pyetjesh e jo faktesh, të një partie politike – kryetari i së cilës sot mban detyrën e Avokatit të Popullit – ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi lirinë personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Filozofia e reformës procedurale të vitit 2017 ishte pikërisht forcimi i kontrollit gjyqësor mbi veprimtarinë e prokurorisë. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake nuk është thjesht formal. Ai është garant i ligjshmërisë së procedimit.
Pyetja e parë nuk është:
A duhet rënduar akuza?
Pyetja e parë është:
A ekziston në mënyrë të ligjshme procedimi?
Nëse mungon vendimi i revokimit të pushimit, atëherë diskutimi mbi akuzën as nuk mund të bëhet fare, jo më të rëndohet. Sepse nuk mund të rëndosh juridikisht diçka që nuk duhet të ekzistojë proceduralisht.
Nëse ky fakt – i konstatuar me shkresa zyrtare në një komision hetimor parlamentar – vazhdon të injorohet, çdo minutë që procesi vijon rëndon mbi përgjegjësinë individuale të atyre që kanë detyrimin ta verifikojnë.
Një proces i nisur në kundërshtim me një kusht të qartë procedural nuk mund të shpëtohet me interpretim kreativ, me retorikë mediatike, aq më pak në dëm të të akuzuarit.
Shteti i së drejtës nuk matet me numrin e personave në paraburgim. As me peshën politike të rastit. As me entuziazmin publik për të damkosur një individ.
Ai matet me respektimin rigoroz të procedurës.
Nëse ne pranojmë që një procedim penal mund të rifillojë pa autorizimin gjyqësor të kërkuar nga ligji, atëherë kemi rrëzuar shtetin ligjor dhe po vijojmë hareshëm drejt konsolidimit të shtetit gjyqësorë.
Ligji është më pak i rëndësishëm se vendimi gjyqësorë.
A e dinë këtë avokatët e Beqjas?
Edin po qe flet me murin thuaj, kan ren t gjitha "akuzat" me fakte edhe dokumenta po hajd t flasesh me murin thuaj, nuk flet dot
Taksirat e ka i demtuari, po me murin ka per te folur Strasburgu e kesaj here me gjoba te renda, qe nuk duhet ti paguaje shteti po ata qe kane gatuar kete paligjshmeri!
A do dënohet me burg gjyqtaria që ka shkelur ligjin?
I. Argumente juridike. 1. Jo çdo “pushim” krijon pengesë për rifillim të hetimit. Një dallim thelbësor është midis: pushimit të procedimit penal me vendim gjyqësor, dhe vendimit të prokurorit për mosfillim ose pushim në fazë hetimore, që nuk ka marrë formë të prerë gjyqësore. Nëse pushimet e mëparshme nuk janë konfirmuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, atëherë nuk kemi një situatë “res judicata” (gjë e gjykuar). Në këtë rast, rifillimi i hetimit: nuk përbën “revokim” të një vendimi gjyqësor; por një rivlerësim të materialit hetimor mbi bazë faktesh ose provash të reja. Kodi i Procedurës Penale lejon rihapjen kur dalin elementë të rinj që ndryshojnë situatën faktike. Nëse nuk ka vendim gjyqësor pushimi, atëherë nuk ka çfarë të revokohet. 2. Ndryshimet e vitit 2017 nuk kanë efekt retroaktiv absolut. Reforma e vitit 2017 solli kontroll më të fortë gjyqësor, por: parimi i mosretroaktivitetit procedural absolut nuk është kaq i drejtpërdrejtë; procedura penale zbatohet menjëherë për çështjet në vijim, por nuk shfuqizon automatikisht kompetenca që janë ushtruar ligjërisht më parë. Nëse një hetim është rihapur mbi bazë të një kallëzimi të ri, ose mbi fakte të reja, atëherë mund të konsiderohet si procedim i ri, jo si “rifillim i një të vjetri”. Në këtë rast, nuk kërkohet revokim. 3. Pushimi nga një prokurori nuk e lidh një prokurori tjetër. Fakti që Prokuroria e Tiranës, dhe ish-Prokuroria për Krime të Rënda, kanë pushuar çështjen në momente të ndryshme, nuk përjashton: kompetencën e një strukture tjetër (p.sh. SPAK) për të hetuar për vepra të ndryshme penale, ose mbi bazë provash të reja. Nëse objekti juridik i hetimit ndryshon (p.sh. nga “shpërdorim detyre” në “korrupsion i zyrtarëve të lartë”), atëherë kemi një situatë të re juridike. Nuk mjafton etiketa “Sterilizimi” për të thënë se është e njëjta çështje në kuptimin procedural. 4. Parimi i legalitetit të ndjekjes penale. Prokuroria, sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, ka detyrimin të ndjekë penalisht çdo vepër kur ka dyshime të arsyeshme. Nëse dalin indicie të reja, prova të reja, kallëzime të reja, prokurori jo vetëm që mund, por duhet të hetojë. Interpretimi që një pushim administrativ i mëparshëm e paralizon përgjithmonë ndjekjen penale, bie ndesh me parimin e legalitetit. 5. Mungesa e një “vendimi revokimi” nuk barazohet automatikisht me nulitet absolut. Edhe nëse do të pranohej se duhej autorizim gjyqësor: jo çdo shkelje procedurale prodhon nulitet absolut; duhet të provohet cenim konkret i të drejtave të të pandehurit. Në jurisprudencë, nuliteti është mjet ekstrem dhe nuk deklarohet automatikisht. Nëse gjykata ka pranuar aktet, ka zhvilluar seancë paraprake dhe ka kaluar çështjen për gjykim, kjo krijon një kontroll gjyqësor pasues, që mund të konsiderohet si sanim procedural. 6. Arrestimet janë të autorizuara nga gjykata. Personat e arrestuar janë ndaluar me: masa sigurimi të dhëna nga gjykata, mbi bazë dyshimi të arsyeshëm. Pra nuk kemi veprime të njëanshme të prokurorisë. Gjykata ka ushtruar kontroll. Kjo e dobëson tezën se procedimi është “i nisur pa çelës”. II. Argumente politike 1. Rreziku i përdorimit selektiv të procedurës si mburojë politike. Politikisht, argumenti mund të shihet si një përpjekje për të zhvendosur debatin nga thelbi i akuzës (fondet publike, kontrata koncesionare), drejt një debati teknik procedural. Në perceptimin publik, kjo mund të interpretohet si shmangie nga përgjegjësia materiale. 2. Mesazhi publik ndaj luftës kundër korrupsionit. Nëse pranohet se një çështje komplekse korrupsioni bie vetëm mbi një interpretim formal procedural, kjo: dërgon sinjal dobësues ndaj luftës kundër korrupsionit; krijon perceptimin se sistemi mund të bllokohet përmes teknikave juridike. Kjo ka peshë politike të konsiderueshme. 3. Autoriteti i gjykatave aktuale. Nëse Gjykata e Posaçme ka lejuar vijimin e procedimit, ka caktuar masa sigurimi, ka kaluar çështjen për gjykim, atëherë politikisht është e vështirë të mbrohet teza se “procedimi nuk ekziston juridikisht”. Sepse ekzistenca e vendimeve gjyqësore aktuale e bën procedimin fakt juridik. III. Për të kërkuar revokim gjyqësor, duhet të ekzistojë një vendim gjyqësor pushimi. Nëse pushimet kanë qenë vetëm vendime të prokurorit, atëherë nuk ka “revokim” për t’u kërkuar. Në këtë rast, e gjithë ndërtimi mbi “mungesën e çelësit” bie.
O derdimen lexo "Përgjigjja zyrtare nga të dyja gjykatat ishte e qartë: Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor revokimi." Nese ti ose prokurori mendon ndryshe eshte e drejta jote, por mendimi jot nuk ka asnje vlere ligjore. Eshte si te thuash Bequa eshte burri i keq se e njoh une dhe e ka hak burgun. Ik ne gjykate ballafaqo argumentet budalla.
Kesaj I thone gerr verr gerr verre e lagu se lagu
E para e punes Pushim i ceshtjes n 2016 nga prokuroria e Tiranes esht me vendim t formes se prer, parimi i gjes se gjykuar sic esht shprehur edhe prokurori i SPAK Klodian Braho per 1 tjeter koncesion ne shendetesi 2) Sic e tha zoti ndreca kallzimi esht ber n form pyetjesh domethen nuk ka as nje fakt t ri t shtuar n kallzim 3) Fakti qe personat qe jan pyetur si persona n dijeni te ceshtjes por n fakt kan qen persona nen hetim pa iu ven ne dijeni edhe jan pyetur pa prezenc t avokatit mbrojtes esht shkelje shum e rend e procedures penale edhe automatikisht e ben cdo verpim hetimor t kryer nul sic thot zoti ndreca 4) Ne seancen paraprake gjyqtarja lavire flojera davidhi n 1 veprim antiligjor rrezoi akuzat e prokurorve edhe krijoji nje akuz t pabaz t grupit t strukturuar pa asnje dat fillimi se kur esht krijuar grupi edhe t akuzes se vjedhjes me shperdorim duke mos then qe sa jan vjedhur, kshu i ka vjedhur, vetem me 1 fjal qe un mendoj qe kan vjedhur. A mund ti thuash gjyqtare ksaj, jo ksaj duhet ti thuash fjalet: kurv, bordello, lavire 5) Ka shum e shum shkelje t tjera po nuk do mjaftonte vendi ti shkruash t uroj dit t mbar
Nuk mjafton të lexosh por dhe duhet ta kuptosh atë qe lexon.
O Plarent kush ti shkruan keto shkrime ore aman se ti ne fakultet ke qene pyke fare. Edhe ky shkrimi jo se ka ndonje permbajtje por thjesht nuk mund ta prodhoje mendja jote o medioker. Ik mbaro pune me akuzen qe ke dhe pastaj dil e bej leksione. Nejse ti se ke problem sepse nuk e njeh turpin
Vjedhjet qindra milioneshe te Sterilizimi e tjere koncesione mafioze te Shendetesise po kerkon ti amnistoje ky Placent maloku i akuzuar per korrupsion kudo ku e ka derguar Rilindja.
Molotovet e kryehajdutit e vrasesit Sali Karaxhixhit, te birit te Vukut!
Drejtësi vari lesht. A kanë këta prokurorë, që u sulen njerëzve si qent, dikë që i kontrollon? Drejtësia të rishikohet. Ata prokuror e gjyqtarë që béjnë padrejtési të ndéshkohen deri largim nga detyra.
Atëherë pse nuk ndërmerrni masa kushdo qoftë ai?! Jeni në qeveri me 83 deputetë. Mund të ndërroni edhe kushtetutën. Pse na flet neve?!!
Te gjithe shkrimet e TEMA keto muajt e fundit besoj permblidhen me se miri me fjaline: Saliu ka 100 apartamente, ndersa keta njerezit tane le te vjedhin sa te duan dhe mos te na i hetojne kot.
Ka mundesi qe ne nje nga keto komentet e gjata te jete z. Argit/
Po per ato 100 milion eurot e grabitura thote gje ligji apo varja. Interesant sa shume terma, sa shume mberthecka e zbethecka procedurale, por asgje per grabitjen e mbi 100 milion eurove nga taksat e taksapaguesve me te varfer te Europes. Ndersa per nje kotec pulash, per nje riparim catie, per nje fature te papaguar, qytetari i thjesht plaset ne burg dhe harrohet me vite ne paraburgim, per hajdutet qeveritar qe grabisin qindra milione euro gjenden gjithfare artificash procedurale per ti shpetuar drejtesise. Do ta pyesja juristin Ndreca psh. pse nuk u shqetesua njehere, pse nuk e ngriti njeh here rastin e qytetarit nga luashnja qe per 30 euro te nje fature te energjise se papaguar, u fut ne burg dhe prej tij doli i vdekur, pra per 30 euro u denua de fakto me vdekje, por shqetesohet se hajduti i mbi 100 milion eurove po hetohet edhe pse ceshtja qenka mbyllur njehere nga prokuroria.
O njerez. Duhet te kuptoni nje gje. Kur keto bejne te tilla lojna me Beqet, Veliajt, me shoke mendoni cfar ju behet njerezve te thjeshte. Prandaj duhet patjeter qe nga te gjithe te evidentohen shkeljet e ligjit ne kete prokurori dhe gjykate. E vetmja menyre per te ngritur zerin ndaj shkeljeve te te drejtave te njeriut eshte kjo gazete dhe nuk bejme krim qe ngrejme dhe diskutojme keto gjera. Duhet pasur parasyshe se vepra mund te jete konsumuar nga ndonje person por ne qofte se nuk ka prova asnje gjykate nuk mund ta denoje. E them kete se lexova qe shkruanit “kane vjedhur 100 milion”. Ne nuk e dime, mund te kete ndodhur, por neqofte se nuk e verteton dot duhet te lirohen menjehere nga akuza. Duhet te heqim dore nga gjykimi popullor duke degjuar budallalleqet e gaxetareve qe mbushin ekranet me supozimet e tyre.
nje hajdut i tenderit te uniformave te policise qe na tregon/interpreton ligjin..........
Po çeshtja jote a ëdhtë Mil? Ti je hajdut me danke...
Ky eshte "nona" e korrupsionit por edhe e bythlepirjes. Figure kokeposhte dhe pa moral.