Protesta e radhës në Tiranë është përshkallëzuar pas marshimit të protestuesve nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilët u grumbulluan para Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej të ndaluarve pas protestës së djeshme para Kuvendit.
Gjatë qëndrimit para komisariatit, situata u tensionua pasi një prej protestuesve ka goditur me shkop xhamat e godinës, duke i thyer ato. Pas këtij momenti, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë ndaj protestuesve.
Marshimi kishte nisur më herët nga zona e Kryeministrisë, me thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar. Megjithatë, grumbullimi para Komisariatit nr. 3 solli përshkallëzim të situatës dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të lënduar pas ndërhyrjes së policisë.
Jane militant te PD ......
Gallate ...keta jane PD Berrishes, nje jave zgjate genjeshtra pastaj del sheshit......
Haaa tipike proteste e Bufit komunist , naten si frikacak U harruan pelikanet kaçurrel, tani çfare ka ngelur ....
Kapini këto qelbësira dhe kafshë dhe plasini në burg të shohin gopin e sëmës. Po përdore dhunë, përgjigja do jetë e dhunshme.