"Unë s'merrem me përralla" - Edi Rama flet për ZDF: Arsyeja pse nuk tërhiqem nga projekti i Zvërnecit

4 Korrik 2026, 18:15Politika TEMA
"Unë s'merrem me përralla" - Edi Rama flet për

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për televizionin publik gjerman “ZDF” ka folur për projektin në Zvërnec, protestat dhe politikën.

Siaps tij projekti në Zvërnecë është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilës Shqiëpria nuk mund t’i thotë jo.

Sa i përket protestave, Rama theksoi se  ka dy anë të medaljes, nga njëra anë janë qytetarët e thjeshtë të cilët kanë shumë arsye për të dalë në shesh dhe i mirëkupton, në anën tjetër janë organizatorët.

Shkrimi i ZDF HEUTE-Televizioni publik gjerman

Prej më shumë se një muaji, çdo mbrëmje zhvillohen protesta në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shkaku i protestave është një resort luksoz i planifikuar në lagunën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit. Pas projektit qëndron, ndër të tjera, kompania investuese e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trumpit. Mbrojtësit e mjedisit kanë frikë nga ndërhyrje të rënda në një zonë unike të mbrojtur për shpendët dhe ligatinat.

Ndërkohë, protestat nuk drejtohen më vetëm kundër projektit të ndërtimit, por edhe kundër korrupsionit, mungesës së transparencës dhe kundër kryeministrit aktual, Edi Rama. Ish-artisti, ish-kryebashkiaku i Tiranës dhe ish-lojtari i kombëtares së basketbollit i hedh poshtë këto akuza.

Në intervistë, Rama flet për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve, si dhe për rrugën e vendit të tij drejt Bashkimit Evropian.

ZDFheute: Zoti kryeministër, ne do të donim të kuptonim se si është struktura dhe cilat janë planet e investitorëve që synojnë të ndërtojnë një resort pushimi në Zvërnec, pranë lagunës. Deri tani nuk është plotësisht e qartë se kush janë investitorët dhe çfarë roli luan shteti. A mund të na e sqaroni?

Edi Rama: Nuk e di se çfarë informacioni keni, por ka disa përgjigje të thjeshta. Së pari: bëhet fjalë për pronë private. Së dyti: prona private në Shqipëri zhvillohet përmes marrëveshjes mes pronarëve dhe investitorëve të mundshëm. Së treti: ende nuk ka një plan, sepse bëhet fjalë për një proces në të cilin agjencitë tona shtetërore kanë vepruar me shumë, shumë kujdes, për t’u siguruar që plani do të respektojë një sërë rregullash dhe standardesh që janë të rëndësishme për ne. Nuk e di se çfarë keni zbuluar ju.

ZDFheute: Sa i përket rolit të shtetit, ne kemi zbuluar se ju keni ndryshuar disa ligje që kanë lehtësuar mbrojtjen e natyrës. Ju e keni zvogëluar zonën e mbrojtur për të ndërtuar një aeroport. Gjithashtu keni lejuar ndërtime në këtë zonë, e cila më parë ishte e mbrojtur. Kritikët thonë se në këtë mënyrë ju i keni lehtësuar investimet dhe, për këtë arsye, sigurisht që luani një rol si aktor shtetëror.

Rama: Nuk ka pasur asnjë ndryshim për të krijuar mundësi ndërtimi në zonën e mbrojtur, ku nuk lejohet të ndërtohet asnjë lloj ndërtese. Këto zona të mbrojtura kanë një status të veçantë në Shqipëri. Mbrojtja e zonave të ndryshme bazohet në kategoritë e Bashkimit Evropian dhe në parimin e praktikave më të mira. Kjo do të thotë se jo të gjitha zonat gëzojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje ndaj ndërhyrjeve dhe zhvillimit; ka dallime mes tyre.

ZDFheute: Por pikërisht në qendër të zonës së mbrojtur natyrore kanë filluar punimet e ndërtimit vetëm pak javë më parë. Edhe pse ju thoni se deri tani ka vetëm plane dhe nuk ka ende një leje zyrtare ndërtimi për të filluar punën. Kjo ka të bëjë me qendrën e lagunës; ne kemi qenë atje.

Rama: Nuk ka leje ndërtimi në atë zonë. Nga ana tjetër, bazuar në ligjin shqiptar, prona private mund të rrethohet. Nëse ekziston një leje paraprake për të filluar punët përgatitore, përfshirë edhe një vlerësim të ndikimit në mjedis.

ZDFheute: Por si mund të fillojnë punët e para, siç thoni ju, kur të drejtat e pronësisë nuk janë të qarta? Siç e dini, Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka anuluar të paktën në dy raste fitimin e të drejtave të pronësisë dhe i ka kthyer çështjet për rigjykim në shkallën më të ulët.

Rama: Pretendime mund të ketë kushdo, por që një pretendim të shndërrohet në një të drejtë ligjore, duhet të konfirmohet nga një gjykatë. Dhe ndërkohë, një pretendim nuk mjafton për të ndaluar gjithçka derisa gjykata të vendosë ndryshe, sepse edhe agjencitë tona shtetërore punojnë mbi bazën e dokumenteve, jo mbi bazën e pretendimeve. Për sa kohë titulli i pronësisë nuk ju përket juve, nuk mund të pretendoni që prona të mos zhvillohet vetëm sepse ende nuk është e juaja.

ZDFheute: Por a nuk jeni ju, si kryeministër, përgjegjës për transparencën politike?

Rama: Transparenca është aq e dukshme. Është aq e lehtë për t’u parë, por nëse dikush nuk dëshiron ta shohë, atëherë, sigurisht, ajo bëhet e padukshme. Si kryeministër i këtij vendi, unë nuk ju tregoj përralla. Jeni ju që tregoni përralla. Ka kërkesa nga autoritetet shqiptare për të respektuar rregullat dhe për të vlerësuar pasojat mjedisore. Kjo histori bazohet në fakte. Pjesa tjetër bazohet në interpretime.

ZDFheute: Kjo do të thotë se ju do ta vazhdoni projektin?

Rama: Ne nuk mund t’i themi thjesht jo një investimi prej më shumë se katër miliardë eurosh. Dhe nëse rezultati përfundimtar do të jetë zhgënjyes, atëherë nuk do të vazhdojmë me të.

ZDFheute: Ndërkohë kjo çështje ka marrë edhe një dimension politik. Çdo ditë shqiptarët protestojnë në rrugë kundër projektit në lagunë, kundër mungesës së transparencës dhe korrupsionit; ata e quajnë këtë “Revolucioni i Flamingove”. Si i përballoni këto protesta?

Rama: Ata protestojnë sepse kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe sepse kanë shqetësimet dhe arsyet e tyre. Ata kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, të protestojnë, të kritikojnë dhe edhe të jenë kundër meje. Siç e shihni, Zvërneci tani nuk është më në qendër të protestave. Kjo temë ka javë që është zhdukur nga axhenda. Flamingot kanë mbetur si simbol – sepse janë një simbol i fuqishëm – por njerëzit kanë shumë arsye të ndryshme për të dalë në rrugë. Dhe unë i kuptoj ata. Nuk e kam fjalën për ta. Lëvizja protestuese përbëhet nga dy pjesë. Nga njëra anë janë qytetarët krejtësisht të zakonshëm. Ata i trajtoj me respekt të madh dhe përpiqem të kuptoj se çfarë i shqetëson. Nga ana tjetër janë organizatorët, ata që tërheqin fijet, ata që i drejtojnë dhe i kontrollojnë këto protesta. Pikërisht këtyre njerëzve u referohem kur flas për “predikime”. Këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

15 Komente

  1. S
    Simone

    Po sote lale nuk ka proteste hajte mos na leni kote para TV pa pire ndonje birre, se jane pa pune dhe keto te TV, gazetare analista. O Tiku ku je,o Qorri home nxjerrni ca dhe sonte ata te diaspores te kosoves se kane me shume eksperjenc. Rama ne burge ( ne shtepije ne surrel) Berisha burg( te gjiri i Lalzit) mos harroni gjereazionin Z

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gezuar sot ditelindjen tende dhe te Amerikes z.Ram

      Ed Rama, ZDF ka qene dikur nje autoritet gjerman prestigioz, tani eshte dicka tjeter jo si dikur. Autoriteti i Gjermanise sotme ka rene ne syte e popujve te Evropes. Per ne shqiptaret CDU dhe Merz nuk jane aq te vleresuar sa perpara 10 vitesh. Aq me keq per ta! Ne si popull do mbijetojme e prosperojme sepse di dijme qe perkrah te kemi Ameriken e madhe!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vaso

        Po me Ramaduro ca u bohe apo u harrua. Eshte koha e pelikaneve

        Përgjigjjuni
        1. S
          S

          Ka filluar pordhtesta e dhiaspores ballisto- berishiste-kurtisteMalazeze. Jan duke four njerez histerik si dhe Saliu.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tregi

            Ti merresh vetem me vjedhje o ram. E dime qe nuk tregon perrall

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lona

              I forte eshte ai Rendi sa u bohe deputet ka gjyse milioni di € dhe po qane hallet tona ne proteste prandaj shkone ne proteste, po te marri dhe nusen e Arlindit qe punone ne administrate e shpendane fondet e qeverise , ndersa Tiku eshte nje tjeter hallexhi.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ariu

                PSe PD e LSI me ju largu me feshes te hekurt,

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I semuri per mend

                  Nuk ka kuptim te terhiqesh nga zverneci, pasi protestuesit shqiptar do te terheqin karrigen.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klimax

                    Të paskan vënë me shpatulla pas murit ZDF-ja more sharlatan!!! E tmerrshme që ky tip deklaron se e vetmja arsye që nuk tërhiqet nga projekti i Zvërnecit janë katër miliard dollarë!!!!! Jam i bindur se kryeministri do të ishte i përshtatshëm si personazh negativ në kryeveprat e Sergio Leone që po më risjellin nostalgjinë e viteve 80-të kur RAI trasmetone filmat e tij si "Per un pugno di dollari" apo "il cattivo" në filmin e tij të radhës "Il , buono, il brutto, il cattivo"!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje