
Një prej filmave “kult” të të gjithë kohërave është dhe “V for Vendetta”, me skenar të po vëllezërve Wachowski që janë përgjegjës për triologjinë e Matriksit. Në këtë film dominon fryma pesimiste. Fryma e shprehjes së famshme “komunistët nuk e duan revolucionin”.
Pakkush mund ta ketë vënë re se ky film i ka rrënjët në një libër të famshëm gotik që nuk ka pasur fatin e kryeveprave të mëdha por gjithsesi është shndërruar në një libër të pavdekshëm. Ky libër me autor Gaston Leroux me titull "Fantazma e Operas" botohet në fillim të 1900 dhe rrëfen historinë e një këngëtareje opereje që rrëmbehet nga një njeri “i keq”, “fantazëm”, “vetmitar” që të gjithë ekzistencën e tij e merrnin për legjendë apo për mit.
Ngjarjet janë bazuar në histori të vërtetë që zhvillohet në Operën e Parisit. Kristina rrëmbehet nga Eriku, një burrë i deformuar. Kristina gjithashtu dashurohet nga Raul por fodullëku i tij është i padurueshëm edhe për lexuesit jo më për Kristinën.
Në fakt loja e vërtetë e romanit qëndron në faktin se “çfarë kërkon Eriku nga Kristina?”. A kërkon bukurinë e saj për vete apo për të? A kërkon zërin e saj magjepsës? A kërkon një jetë të dytë jo si përbindësh? A do ta përdori Kristinën për t’u bërë lajm në media?
Eriku është enigmatik dhe “resourceable”. Ai ka moralet e veta që mund të ngjajnë me moralet socialiste por në fakt janë anarkiste dhe terroriste. Eriku është tepër idealist. Ai e do më shumë seç duhet muzikën. Muzika, duke qenë më ideali i arteve në të njëjtën kohë rrezikon t’i thurë lavde hiçit, ose kthimit në hiç, pra shkatërrimit. Këtu dhe rrethi mbyllet.
Eriku është gati të vdesë për çdo gjë, jo vetëm për dashurinë. Ai i kërkon Kristinës të martohet me të por pa e dashur vërtetë. Vetëm nga vetmia. Ndërkohë që Kristina e mendon Erikun si “të gatshëm të vdesë për të” Eriku është një agjent i shkatërrimit. Ai përpara Kristinës do të digjte të gjithë Parisin por, si mësojmë nga libri, ai mund të kënaqej “vetëm” me Operan. Nëse Kristina nuk pranon të martohet me të.
Morali është një ide abstrakte dhe Eriku është një adhuruesi i ideve abstrakte, i koncepteve, i metafizikës. Ai, duke qenë se ka lindur i deformuar, ka zhvilluar një moral “skllavi” do thoshte Niçe.
Duke qenë më i keq mendon se është i mirë!
Leroux nga mëson se çdo që nuk duhet e dashurohet me masë rrezikon të kthehet në objekt obsesioni dhe vetëshkatërrimi. Ngjashëm me terroristët që hedhin veten në erë prej një ideje abstrakte që mund të ekzistojë a mund të mos ekzistojë siç është zoti.
Lini një Përgjigje