“8 ditë nga momenti që Shqipëria do të hyjë në histori"/ Gonxhja shpërndan pamjet nga "Eagle Stadium" që po bëhet gati për koncertin e Kanye West

4 Korrik 2026, 15:39Kulturë TEMA
“8 ditë nga momenti që Shqipëria do të hyjë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamje nga punimet dhe skena e “Eagle Stadium”, e ngritur posaçërisht për të koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet në Tiranë.

Koncerti i artistit Ye (Kanye West) do të mbahet më 11 korrik në “Eagle Stadium” në Kashar, ndërsa ministri Gonxhja e cilëson ketë si një moment ku “Shqipëria do të hyjë në histori”.

“8 ditë nga momenti që Shqipëria do të hyjë në histori! Kanye West në Eagle Stadium në Kashar më 11 korrik. Nëse ende po mendon ‘e marr më vonë’… kjo është shenja jote. Siguro biletën tani dhe mos e lër FOMO-n të të godasë pasi të shohësh story-t e të tjerëve”, shkruan Gonxhja.

Ngjarja është si një prej eventeve më të mëdha muzikore ndërkombëtare të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Artisti me ndikim global Ye do të ngjitet në skenë për një performancë unike “one-night-only”, duke sjellë në vendin tonë një produksion gjigand, të standardeve më të larta botërore.

Eventi do të zhvillohet në një hapësirë të dedikuar enkas për këtë performancë – Eagle Stadium, një stadium i përkohshëm me kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh.

Prania e tij në Tiranë përbën jo vetëm një moment të rëndësishëm për publikun shqiptar, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për të rritur profilin ndërkombëtar të vendit përmes industrisë së eventeve dhe turizmit kulturor. Ky aktivitet i përmasave të mëdha pritet të gjenerojë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, duke nxitur turizmin, rritur vizibilitetin ndërkombëtar dhe krijuar mundësi të reja bashkëpunimi për profesionistët e industrive kreative dhe të eventeve në Shqipëri.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit vlerëson nisma të tilla që kontribuojnë në zhvillimin e industrisë së eventeve, fuqizimin e turizmit dhe promovimin e Shqipërisë si një qendër e re për aktivitete kulturore dhe artistike në rajon dhe më gjerë.

Si një nga artistët më ndikues të kohës sonë, Ye ka formësuar për mbi dy dekada muzikën, modën dhe kulturën globale. A.K./TemA

6 Komente

  1. 1
    1

    Ky eshte idiot apo ben si i tille.Kesaj i thone STAMBOLLI DIGJET KURVA KRIHET.Roga jone eshte e rendit qindarka, biletat e koncertit jane te rendit miliona

    Përgjigjjuni
    1. m
      mullahu dhe qahjaji

      Kjo qenie vec i tradhe( ka bythe ne vend te kokes), eshte injorant dhe i poshter, qe cdo gje e ben sipas beut te surrelit.Kur bota, nuk e pranon, kete antisemit, keta palaco oriental i hapin deren.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Napoleon

        Brravi

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Ky Gonxhja i saliut ishte ai që jepte udhëzime, hapni nga 2 insta 2 tiktok dhe fcb me emra fiktivë! Hapu tokë kush qeveris në atë vend

          Përgjigjjuni
          1. V
            V

            Shko.q.....hu me.gjithe koncert!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pellazg

              O budalla Gonxhe, nuk mundesh ti me na ushqy me lugen bosh. Kujt po i rruhet, o budalla fytyrbyth.... Po te jesh i zgjuar, nuk dukesh fare neper gazeta e ekrane. Por ti del se ashtu i pelqen Palloshit. A ti ka vesh naiher tangat?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje