EMRI/ Dogji mbeturinat duke shkaktuar zjarrin në Malin e Shëngjinit, arrestohet autori

4 Korrik 2026, 16:45Kronika TEMA
EMRI/ Dogji mbeturinat duke shkaktuar zjarrin në Malin e Shëngjinit,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Shëngjinit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin, Bashkim Alija si autor të dyshuar të ngjarjes.

Sipas Policisë së Lezhës, shtetasi Bashkim Aliaj, dyshohet se më 03 korrik, në zonën e quajtur “Sagë”, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në masivin pyjor të malit të Shëngjinit.

Gjatë përhapjes së zjarrit është regjistruar edhe një shpërthim në terren, i dyshuar si pasojë e aktivizimit të një predhe të pashpërthyer, e cila ka shpërthyer nga temperaturat e larta. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi A. U., 30 vjeç, që ndodhej në një automjet në lëvizje në zonë. Ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se në subjektin e të dyshuarit është hequr DVR-ja e kamerave të sigurisë, veprim që dyshohet se është kryer për të penguar hetimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, policia ka arrestuar 57-vjeçarin, i cili akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Shkatërrim prone nga pakujdesia”, “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

2 Komente

  1. T
    Tirona

    Shtazë pa tru. Vriti ç'i do. As dreqit nuk i hyjnë në punë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ne burg njesoj si per vrasje keta qe shkaktojne keto zjarre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje