Shumë është thënë dhe shkruar në lidhje me protestën që sot hyn në ditën e saj të 35-të, për ta përshkruar si heterogjene dhe plurale. Në fakt, në javët e saj të para dukej me të vërtetë e tillë sepse bëri bashkë në të njëjtin bulevard grupe me interesa dhe instinkte politike të ndryshme, e hera-herës në kundërshti me njëri-tjetrin. Por, me kalimin e ditëve dhe javëve, është bërë e vështirë të injorohet një tjetër tipar i saj, sado që të jesh përkrahës i saj, ose ndoshta pikërisht për këtë arsye. Duket se, që të protestosh dhe mbi të gjitha që të pranohesh si pjesë e protestës, duhet që të flasësh me patjetër në gjuhën e saj. Natyrisht mund t’i sjellësh me vete dallimet e tua, por vetëm nëse i përkthen përmes sloganeve dhe simboleve që dominojnë sheshin.
Këtu qëndron edhe kontradikta kryesore e protestës. Ajo ka bashkuar shumë pakënaqësi, por nuk ka arritur ende të prodhojë më së pari dialog politik mes vetes. Duke qenë nga njëra anë gjithëpërfshirëse e njëkohësisht tepër e ngushtë në shprehinë e saj politike, protesta po prodhon dita-ditës një ngërç të ri, ku ambientalistë, studentë dhe qytetarë që kanë revoltë të sinqertë ndaj qeverisë apo edhe gjithë klasës politike, nuk arrijnë dot të gjuhën që mund t’i përbashkojë interesat e ndryshme të secilit.
Në vend të kësaj, diversiteti aq i lavdëruar si shenjë qytetarie e protestës është ngjeshur në një mënyrë të vetme të shprehuri: pesë kërkesa që, në fakt, janë realisht vetëm një, dorëheqja e Kryeministrit. Sa herë që dikush tenton të sugjerojë mënyra konkrete se si qytetarët mund ta fitojnë këtë betejë të tyre kundër pushtetit, përmes qartësisë, ideve dhe hapave politikë, ai zë mbytet menjëherë nga thirrja “nuk duam gjë tjetër përpos dorëheqjes së Kryeministrit”, ndonëse ka një sërë hapash që do duheshin ndjekur për të arritur deri aty.
Pra problemi nuk është se protesta ka shumë zëra. Problemi është se këta zëra pranohen vetëm nëse flasin të gjithë njësoj. Sheshi ka ofruar deri tani hapësirën e nevojshme për shumë grupe, por jo domosdoshmërisht për një pluralitet zërash dhe imponimi për të folur të njëjtën gjuhë, paradoksalisht, në vend që t’i jepte qartësi revoltës me kalimin e kohës, e ka bërë atë çdo ditë edhe më të turbullt. Frika e përçarjes është kaq e madhe, sa që çdo dallim në ide apo retorikë shihet si kërcënim nga shumica e protestuesve, duke e ngarkuar gjithnjë e më shumë emocionalisht protestën dhe duke rrezikuar t’i shtojë edhe më tepër tensionet, pasi të ketë shuar çdo nuancë brenda saj.
Kjo mungesë qartësie i shkon për shtat qeverisë. Ajo është komode në këtë situatë të re, pasi i jepet mundësia ta reduktojë të gjithë protestën duke nxjerrë në pah zërat dhe tiparet më agresive të saj, ndërsa injoron thelbin e zemërimit pas saj. Në vend që të detyrohet të përgjigjet për çështjet konkrete që protesta ngriti në fillim, qeveria mund të merret me format më të ashpra të saj dhe t’i përdorë ato si provë se e gjithë lëvizja është irracionale.
Por problemi qëndron edhe brenda vetë protestës. Duke u kapërdirë dita-ditës nga zemërimi, ajo po harron të ngrejë problemet konkrete që vuri në pah fillimisht, duke u shndërruar në një lloj zëri politik unanimist, që bën vetëm pyetjen: “a je me ne, apo kundër nesh?” Në këtë pikëmajo humbet edhe atë potencial që kishte për të prodhuar politikë.
Por ky vakuum politik nuk do të mbetet gjithnjë i tillë. Përkundrazi, në vazhdim do të mbushet nga kush mund të bërtasë më fort dhe kush mund t’iu përgjigjet më thjesht anktheve të njerëzve në shesh. Fatmirësisht, nuk e kemi akoma një politikan populist serioz që mund të përfitonte nga situata e krijuar. Edhe ndonjë që mund të ecë mes protestuesve, është tepër antipatik për t’i shndërruar klikimet në vota.
Ankthi i vetëm për protestën por edhe të gjithë ne në ditët në vazhdim, duhet të jetë se, nëse ajo shtypet, shuhet apo merr fund në çfarëdo mënyre, dëshpërimi që gjeti sadopak zë tek ajo, me gjasë do të na kthehet nesër si nacionalizëm i mllefosur, i ushqyer nga konspiracioni dhe dëshira për politikanë të fortë që premtojnë zgjidhje të thjeshta për plagë sociale komplekse dhe reale.
Ndaj, sfida është që protesta të mos e ngatërrojë bashkimin me uniformitetin dhe zemërimin me politikën. Nëse ajo pretendon se po mbron një Shqipëri që u përket qytetarëve, atëherë duhet të lejojë që këta qytetarë të flasin edhe ndryshe brenda saj, me shqetësime konkrete, me ide, me dyshime, me kundërshti dhe jo vetëm me të njëjtën thirrje të përsëritur çdo mbrëmje. Përndryshe, ajo që nisi si revoltë ndaj arrogancës së pushtetit rrezikon të lërë pas një zemërim të drejtë, por pa gjuhë demokratike, gati për t’u marrë peng nga kushdo që në të ardhmen do t’i gjejë një lider për ta udhëhequr dhe një armik për ta “vrarë.”
Dil o gazetar edhe ti ne shesh,e bashkohu moshatareve te tu se nje dite do te ndihesh me turp. Mos e fito buken me turp ne krte moshe.
Mos u lodh se keta dine vetem te fshihen dhe te marrin shperblimin
Ka njerez mo loqe. Njerez te zakonshem qe duan te largojne nga qeverisja hajdutin e kombit
Nuk e kupton ky qe ne shesh ka njerez te zakonshem. Njerez me halle dhe me dinjitet. Qe nuk i bejne sherbime qeverise se korruptuar dhe hajdutit rama
Bjeri shkurt; të gjitha rrugët të shpien tek një person. Ai është Edi Rama. Ky person është mishërimi i të keqes më të mundshme në atë vend. Arsyen e dinë të gjithë. Protestoni o popull jo për të sjellë Sali efendi në pushtet se dhe ky është pjellë e së njëjtës origjinë por për të sjellë në qeverisje përfaqësues të një brezi të ri që e duan atë vend. Nuk ka rëndësi se do jenë të PS apo të ndonjë partie tjetër e rëndësishme është që përfaqësuesit e rinj ta kuptojnë se nuk janë pashallarë të kuq por shërbëtorë të interesave të popullit të vet. E thëna nga e bëra janë larg por jo të pamundura. Le të shpresojmë që më e mira do të bëhet si për ata që janë gati të hanë bar për udhëheqësin e tyre dhe për ata që do sakrifikojnë për gjithë shqiptarinë. Rroftë Shqipëria me sa më pak harbutëri!
Per llafe ne Shqiptaret jemi numri 1 Sheshi krijoni nje parti politike nxirrni nje lider nje program zgjedhjet vendore jane afer. Nese i bind i njerezit ata do ju ndjekin lerini xhirot ne bulevard se nuk ju sjellin gje. Dhe sa per udheheqesit aktual largimi i tyre nuk sjell ndonje ndryshim te madh. Duhet patjeter nje lider i ri qe te terheqi populli. Edhe ta bindi ta votoje
Atje eshte vetem nje grup parazitesh, idiotesh, te papune, langaraqe, me nga 2-3 diploma te blera pa vajtur asnje dite ne shkolle, rrezik dhe emrin nuk dine te shkruajne qe kane vetem nje gjuhe rrugacerie, te vrasin, te presin por qe ne fakt te hane MUTIN...........E dine se u be deti kos dhe kane futur lugen ne brez...... "meriten" me te madhe e ka Albin Tartakuti me halabaket e vet....I pa Populli kush jane dhe I braktisi.....Kane ngelur 200 petrita (ne fakt jane SORRA)......... Dhe kulmi i injorances eshte kur dalin ato vajzat me te shara dhe bertitura. Ky eshte poshterimi me i madh qe i behet nenave dhe motrave Shqiptare qe te jeni te bindur i kemi me te mirat ne Bote