Partia Demokratike aktualisht e dominon statistikisht protestën, përveç ditëve kur shpallet protestë mbarëkombëtare dhe vijnë shqiptarët e Albin Kurtit dhe ata të diasporës. Praktikisht, nëse u hedh një sy dhe fotove, ata që mblidhen gjatë javës tanimë në bulevard në masën 80 për qind janë thjesht protestuesit e Foltores dhe drejtuesit e PD. Madje pak nga pak u ka ikur dhe droja e javës së parë që shanin protestën dhe japin dhe intervista nga sheshi apo orientojnë protestën e radhës.
Fakti që Berisha i ka “falur” që dhe nëse dëgjojnë “Berisha në burg” të bëjnë sikur nuk e dëgjojnë, i ka lehtësuar shumë.
Nëse u hedh një sy fotove të tre ditëve të fundit, kur protestuesit janë rralluar ndjeshëm, të shfaqet portreti i Gjin Gjonit, Këlliçit, Balliut, Tabakut dhe gjithë bërthamës protestuesw të PD. Madje ai “protestuesi” që donte Rama ta thërriste në vathën e vet, duke e quajtur pjesë të protestës qytetare, është nga protestuesit më të rregullt dhe të vjetër të Foltores.
Kjo tregon se statistikisht sheshi tani është i pushtuar nga PD.
Por paradoksi është se kjo nuk i bën punë PD.
Nuk i bën punë për një arsye të thjeshtë. Protesta u bë popullore pasi ajo u ngjiz dhe ia arriti të paraqitej si një protestë e opozitës së përjashtuar nga sistemi, madje si opozitë që i kishte zënë hisen e diellit PD e Berishës. Kjo ishte arsyeja pse u bë popullore brenda vendit, pasi jashtë vendit e bëri të famshme Trumpi.
Tani ajo protestë ka vdekur, por sheshi i protestës dhe fryma e protestës jo.
Sheshi i protestës besoj se do të mbetet i hapur për shumë kohë, ku do promovohen partitë e reja ideologjike që do dalin nga protesta, ndërsa fryma e protestës do të vazhdojë të jetë kundër PD dhe PS, edhe pse PD e mban atë gjallë në shesh.
Në këtë fazë që është fryma e protestës, as PD nuk e ndal dot protestën të protestojë kundër saj, duke qenë në shesh.
Njësoj dhe për Partinë Socialiste. Çdo kush që del nga rreshti i Partisë Socialiste dhe i bashkohet protestës, me idenë që PS duhet reformuar, në fakt nuk e devijon dot frymën e protestës e cila nuk është për reformimin e PS e PD, por për eliminimin e tyre në një periudhë afatgjatë.
Kështu që të gjithë ata që i gënjen mendja nga PD dhe PS, që duke dalë në shesh do reformojnë PD dhe PS, në fakt duhet të jenë të vetëdijshëm që përmes rrugës i ngurtësojnë dhe i bëjnë më hermetike si parti. Kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të ikin nga PD apo PS po qe se janë të bindur, por duhet të ikin të qartë që duhet t’i mundin ato parti e jo t’i reformojnë përmes presionit të protestës.
Nga kjo protestë nuk del dot ndonjë PD e re apo PS e re.
E vetmja gjë e re që mund të dalë nga protesta të tilla populiste dhe revolucionare janë parti të reja ideologjike dhe Shqipëria ka qartazi dy perspektiva për parti të reja ideologjike.
E para është një e majtë radikale e tipit Syriza në Greqi dhe vende të tjera të Evropës që duket e ka bërthamën rreth Arlind Qorrit. I ka të gjitha tiparet e Vetëvendosjes në Kosovë, parti me struktura militare, agresivë, fanatikë me ide fikse populiste të një të majte etatiste. Ata janë dhe bërthama kryesore organizative e protestës.
Partia e dytë ideologjike, por që mund të jetë më e madhe se e majta radikale, është partia islamike që duket qartazi që është në shesh, me më shumë para dhe më shumë përkushtim se e majta radikale. Nuk e kam fjalën për këto ndërhyrjet hibride të Iranit apo Turqisë, përmes njerëzve të xhamive, por realisht tek një frymë e islamit politik që konvertohet në shesh në antisemitizëm, në gjuhë urrejtjeje ndaj Izraelit e SHBA dhe një disiplinë fetare të frikshme në organizimin e tyre.
Nuk them se do lindë këtë javë apo këtë muaj apo vit, por në horizont ajo është partia tjetër ideologjike që po i afrohet Shqipërisë.
Të tjerët lodhen kot. Mund të kishim dhe një të djathtë radikale, por modelet evropiane dhe botërore të saj janë kryesisht partitë raciste, antiemigrant dhe nacionaliste, që këtu s’ka as interes publik. Madje më popullor se këta janë këta tifozët e teorive konspirative. Këtu më shumë gjen njerëz në shesh që besojnë se toka është e sheshtë se sa që sheshi Skënderbej ka për simbol heroin tonë kombëtar.
Ndaj mundimi i figurave kryesore të PD që po mbushin përditë sheshin është për t’u lavdëruar, por nuk është se i bën punë partisë së tyre. Thjesht nuk u quhet.
Madje dhe vetë Sali Berisha të dalë në shesh, do të jetë një dalje kundër Sali Berishës në SHQUP.
Është rasti fantastik, ku protestuesit nuk kanë arsye ta ruajnë protestën nga PD e PS. I kanë në favor edhe nëse u vijnë në shesh.
Është një ankand i hapur kundër tyre, ku lejohet që dhe ata të japin ofertën e tyre. Por jo për t’u reformuar si parti, por për t’u mundur.
Sali Berisha dhe Edvin Rama nuk jane vetem fatkeqesi politike, por kombetare, ndaj shqiptare nga e gjithe bota jane te mirepritur te vijne. Madje MUND te vijne dhe qytetare te botes se lire qe e duan, vleresojne apo dhurojne kombin shqiptar dhe historine e tij! Ndersa urithi, gjeologu Mero, eshte fatkeqesi mediatike, persa rri ende ne bythe te Saliut dhe Edvinit! Dhe nuk ke kohe per tu distanu me more Mero, gjynah... Por zgjedhja jote, piji lengun!
Dy minj rane ne nje kove me qumesht. I pari u dorezua dhe u mbyt. I dyti i levizi pa pushim kembet derisa e ktheu qumeshtin ne gjalpe .....dhe shpetoi !!!!
Dy minj rane ne nje kove me qumesht. I pari u dorezua dhe u mbyt. I dyti i levizi pa pushim kembet derisa e ktheu qumeshtin ne gjalpe .....dhe shpetoi !!!!
Saliu eshte pronar i protestes, udheheqes ka caktuar krricin pufte te Faro paces.
Sinqerisht me erdhi keq per rregjisorin e kinostudio Shqiperia e re zotin spiune Preç Zogaj. Ka muaj qe ky rregjisor promovone filmin Mamica Spiropali por doli nje filmé i dobet nuk pâti shikushmeri financuesit nga europa e larget gjermanike , mediat kazane humben me financimet..... Ndoshta aktoret Fatos Lubonja Mehdi Malko Pilinçi Sazan Gurri Alfred Çako Shpend Gashi Baki Goxhaj Altin Goxhaj Dritan Goxhaj Arben Malaj Muslim Gjerrizi Petrit Vasili Arta Dade Ditmir Bushati nuk ishin aktore te mire , apo ndoshta dekori i endacakeve nuk ishte ku duhet. apo kaloresit nga krahina koqevarise nuk e dhane çfare duhesh. Megjithate presim qe nje dite tjeter rregjisori kinostudio Shqiperia e re Preç Zogaj te veri ne skene nje tjeter filme si ata filmat qe luante ne kohen e sigurimit.
Ja thua o Mero po kujt ia thua?
Kadare në dimrin e madh, ka një batutë, PO TË MARTOSH GJARPËRIN ME IRIQ, DEL TEL ME GJËMBA. Edhe sikur kjo të ndodhë, (prite zot rrezikun), Sali Berisha, nuk këndon më si gjel, se nuk ka më koqe. Vetëm pëllet si gomari….
Do na kishte kenaqur i madhi poet A.Duka po te ishte gjalle sot fizikisht.Material per epope te ballisteve,jo te pulave por te ballisteve me byth perpjete.
Çfarë thua, zoti Baze! Unë dhe për pak u binda nga përpjekjet e tua titanike për të promovuar dy reformatorët e PS dhe PD, Erjon Veliaj dhe Ervin Salianji, se këta duhet të mernin stafetën për të çuar Shqipërinë në Europë, ti thua që kjo punë dështoi, reformatorët të rishikojnë mënyra të tjera për përshtatje. Gjynah! Për Veliaj unë nuk isha dhe aq i interesuar, se ai ishte i PS, por tek Salianji kisha shpresa të mëdha. Po e promovon çdo ditë Merua,-thosha me veten time, ka gjashtë muaj që në pesë kronika që jep, tre i ka për Salianji. E gjersa e thotë Merua, modeli i njeriut të sinqert dhe politikisht pa interesa individuale, kjo vërtetë do të ndodh, këta të dy janë njerzit që i duhen shqipërisë.Ç'a qe ai hata, o Mero, na preve shpresat për ditë të bardha me këtë editorial, o vëlla! Po bëhet Shqipëria pa pasur në krye burra aq të nderuar sa Veliaj dhe Salianji?
Kjo qe thote zoti Baze eshte e vertete. Ashtu sic eshte e vertete perpjekja e tij ne editoriale per te dekurajuar qytetaret qe te mos dalin ne proteste. Protesta eshte e laryshishme persa i perket individeve apo grupeve te individeve pjesmarres; ka nga te gjitha shtresat dhe nga te gjitha perkatesite politike; qe nga ekstremistet e majte e deri tek ata te djathte, qe nga lgbtqistet e deri tek konservatoret; besimtare dhe jobesimtare; me parti a apartiake; madje edhe qytetare qe nuk kane marre kurre pjese ne ndonje proteste...! Pikerisht ketu qendron bukuria dhe madheshtia e saj. Eshte hera e pare ne historine e Shqiperise, qe nje pushtet, nje qeveri, nje Kryeminister ka perballe te gjitha shtresat politike, ekonomike dhe sociale te shoqerise. Eshte ky fakt qe e ka terbuar Edi RAmen, i cili tashme eshte ne gjendje totale te shokut. Sepse, jo vetem qe e ndjen se fundi i tij eshte i pashmangshem, por edhe me i turpshmi fund qe mund te kete pasur ndonje kryeminister ndonjehere. Kjo eshte thjeshte e padurueshme per te. Prandaj ashtu ne gjendje amoku, eshte hedhur ne sulm total, te gjithe kunder te gjitheve; duke ndersyer te gjithe hordhine e Aleances se Qelbesirave ndaj popullit ne proteste. As nuk ia ndjen fare se cmund te ndodhe nga kjo perplasje mes aleances se tij te qelbesirave dhe popullit shqiptar. Apres moi le deluge, thote monstra. Tani te kthehemi tek PD-ja ne proteste. Sic e thame me lart, ne proteste ka shume grupe te ndryshme, me interesa e bindje nga me te ndryshmet, deri edhe krejt te kunderta. Por grupi me i madh eshte ai i demokrateve. Dhe ky nuk eshte ndonje sekret, qe po na e zbuloka zoti Baze; kete e dine te gjithe; kjo duket edhe nga sloganet e parullat qe jane ne shumice Made in PD si: Rama ik! O Erjon o legen prite Ramen se po vjen! Edi Rama ka maru ka maru etj etj. Dhe kjo eshte e natyrshme, sepse keta djem e vajza kane 13 vite qe protestojne pikerisht per te njejtat arsye pse po protestohet edhe sot. Zoti Baze nuk po ben asgje me shume se kumbari i aleances se qelbesirave Mustafa Nano apo diplomati hajdut Fatos Tarifa qe u bejne thirrje protestuesve qe te mos lejojne demokratet ne proteste! Permenda dy emra, por ne fakt jane te gjithe. Keta profite mendojne se kjo eshte menyra e vetme per ta percare protesten e kesisoji per ta shuar ate. Une u bej thirrje protestuesve, thoni cte doni, shani ke tu doje zemra, por protestoni te gjithe bashkerisht, padallim bindje politike. E kam pershtypjen se e kane edhe vete te qarte. Rreziku i madh eshte Edi RAma. Prandaj edhe pika e pare, kushti sine qua non i kerkesave te protestuesve eshte DOREHEQJA e EDI RAMES! Te tjerat pastaj nuk se kane ndonje vlere te madhe. Vetem te hiqet, me cdo kusht, tumori malinj Edi RAma.