I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

4 Korrik 2026, 17:35Kronika TEMA
I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka reaguar me një deklaratë të gjatë publike, ku kundërshton dënimin për veprën penale “vrasje me dashje” dhe pretendon se procesi ndaj tij është zhvilluar me standarde të dyfishta.

Llapushi shprehet se nuk mohon tragjedinë dhe humbjen e jetës së viktimës, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë. Sipas tij, ngjarja ka qenë pasojë e një goditjeje të vetme me grusht, pa përdorim arme, pa planifikim dhe pa konflikt të mëparshëm mes palëve.

“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk pranoj të quhem vrasës me dashje kur nuk kam pasur qëllim për të vrarë”, shprehet ai në deklaratë.

Në reagimin e tij, Llapushi pretendon se gjykata nuk ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat e ngjarjes dhe ngre pyetjen pse ndaj tij është aplikuar akuza më e rëndë, ndërsa në çështje të tjera, që sipas tij kanë pasur rrethana më të rënda, është arritur në përfundime të ndryshme lidhur me elementin e dashjes.

Ai bën të ditur gjithashtu se familja e viktimës ka normalizuar marrëdhëniet me familjen e tij përmes një akti noterial të vitit 2021 dhe shtron pyetjen nëse ky dokument është marrë në konsideratë gjatë procesit gjyqësor.

Në deklaratë, Llapushi hedh akuza edhe ndaj institucioneve ligjzbatuese, duke pretenduar se është ekspozuar padrejtësisht si një nga pesë personat më të kërkuar në vend dhe se prej vitesh ka qenë objekt i një përndjekjeje të vazhdueshme nga struktura brenda Policisë së Shtetit. Ai kërkon verifikim institucional për mënyrën e ngritjes së akuzës, zhvillimin e procesit gjyqësor, si dhe për procedurat e përgjimit të banesës së tij, duke pretenduar se janë cenuar edhe të drejtat e familjes.

Llapushi deklaron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të kërkuar, sipas tij, zbardhjen e plotë të çështjes dhe përgjegjësi institucionale.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar ndodhi më 2 tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit. Sipas hetimeve dhe akuzës së ngritur nga Prokuroria, konflikti nisi për një tavolinë të rezervuar, ndërsa kryekamarieri Gazment Kurmaku humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Llapushi u shpall në kërkim pas ngjarjes dhe më pas u përball me akuzën për “vrasje me dashje”.

9 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Ti duhesh varur mor qen

    Përgjigjjuni
    1. W
      W

      Ky llapushi me siguri eshte nga ata trimat e Saliut,qe cdo gje duan ta zgjidhin me dhune

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali kari

        rri aty o llapush se pak e ke , emrin llapush trurin llapush dhe llapushin ne bythe

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkërdheni

          O djalë, nuk kamë asgjë me ty se as të njoh e as më njeh, shoh se kërkon drejtësi dhe se unë jamë dakort me ty që duhet drejtësi. E para unë sjamë dakort që ti je dënuar 17 vjet, e dyta unë sjamë dakort që ti je larguar nga vendi i ngjarjes dhe pastaj je arrestuar, e treta sjamë dakort me mentalitetin tënd, që shkoj për tu ulur në një tavolinë dhe zihesh me kamarierin që spo të lejon të thyesh rregullin e restorantit. Këto mendime dhe qëndrime prej njeriu që mund të bësh çdarë të duash,pa u menduar dy herë për pasojat, unë sjamë dakort, por që je gjykuar në mënyrë të padrejtë, këtu jamë dakort 100% me ty. Për mua duhet ta ndjekësh deri në gjykatën e Strazburgut të drejtën tënde, ku duhet tu tregosh gjyqtarëve se si të gjykojnë me drejtësi dhe pa anësi.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Po mir mer kriminel, ti edhe mund ta "bindesh" familjen e viktimes te te fali, por nuk te fal ligji, nuk te fal kodi penal i RSH. 25 dhe pak i ke. Dhe kur te dalesh te rehatojne mire.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enveri

              E po ti nuk quhesh Arbër Paplekaj e nuk je nga Tropoja!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Durresi

                Nuk ke paguar prandaj te kane denuar shume se po te pagoje maksimumi 1 vit kjo eshte drejtesia

                Përgjigjjuni
                1. 3
                  3 3 3

                  Ky pis milet me kete denim vertet duket sikur e kane shperbler te gjithe ata prokurore e gjukates qe e kane pasur ne dore kete dosje . Ky qen bir qeni sa te zeza ka bere ne tere jeten varjen ne litar e ka shume pak , po meriton te varet e te digjet pa i dale shpirti mire dhe kam frike se nuk i lan te gjitha gjynahet qe ka bere . Vetem Enveri u vinte hakur ketyre sojve te ketille .

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tavuni

                    Po pse îke ??? Pse fshihesh???? Pse nuk dorzohesh ne Polici ???

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje