250-vjetori i Pavarësisë, Nufi: Shqipëria dhe SHBA partnerë të palëkundur, të bashkuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, sigurisë dhe paqes

4 Korrik 2026, 15:25Politika TEMA
250-vjetori i Pavarësisë, Nufi: Shqipëria dhe SHBA partnerë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nufi shprehet se Perëndimi dhe bota demokratike i kanë një borxh të veçantë SHBA-së për forcën dhe vendosmërinë që ajo ka treguar dhe vazhdon të tregojë, duke këmbëngulur pikërisht në këto vlera.

“Shqipëria dhe SHBA mbeten partnerë të palëkundur, të bashkuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, sigurisë dhe paqes, dhe populli shqiptar mbetet përherë mirënjohës për përkrahjen e SHBA-së që nga Pavarësia e Shqipërisë, duke kulmuar me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, si edhe për përpjekjet dhe ndihmën e përditshme që SHBA i japin Shqipërisë”, shkruan Nufi.

Postimi:

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Fjalët postulat të frymëzuara nga Thomas Jefferson 250 vite më parë në Deklaratën e Pavarësisë, se: “Ne i konsiderojmë këto të vërteta të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”, janë edhe sot themeli mbi të cilin u ndërtua një komb, i cili me fuqinë e tij ka mbajtur pishtarin e flakës së Perëndimit, të luftës për liri dhe demokraci kudo në botë!

Perëndimi dhe bota demokratike i kanë një borxh të veçantë SHBA-së për forcën dhe vendosmërinë që ajo ka treguar dhe vazhdon të tregojë, duke këmbëngulur pikërisht në këto vlera!

Shqipëria dhe SHBA mbeten partnerë të palëkundur, të bashkuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, sigurisë dhe paqes, dhe populli shqiptar mbetet përherë mirënjohës për përkrahjen e SHBA-së që nga Pavarësia e Shqipërisë, duke kulmuar me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, si edhe për përpjekjet dhe ndihmën e përditshme që SHBA i japin Shqipërisë çdo ditë!

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA!

Lini një Përgjigje