Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot (4 korrik), Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dokument që shënoi lindjen e shtetit amerikan.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi këtë ditë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke theksuar simbolikën e Statujës së Lirisë dhe lidhjen historike mes dy vendeve.
“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Dita e Pavarësisë konsiderohet një nga festat më të rëndësishme kombëtare në SHBA dhe simbolizon vlerat mbi të cilat u ndërtua vendi.
Në SHBA janë organizuar ceremoni shtetërore, parada, koncerte, aktivitete kulturore dhe shfaqje me fishekzjarre, ku pritet të marrin pjesë miliona qytetarë.
I urij Kryeministrit Rama ( nē emēr tē diasporēs) ditlindjen.Ndoshta kētē vit e ka patur mē tē vēshtir qeverisjen pēr shkak tē rikthimit tē Sali Berishēs nē politik, por sidoqoft, nē vjeshtē gjithçka do normalizohet.