Sipas Departamentit të Drejtësisë, redaktimet në email-e dhe dokumente janë bërë për të mbrojtur viktimat, jo palë të treta, ndërsa disa materiale janë hequr për të shmangur keqinterpretim apo dëmtim emocional të tyre.
Po ashtu, qeveria propozon që dokumentet e mbetura të shqyrtohen vetëm nga gjykatësi me dyer të mbyllura.
Në një pjesë të dosjes përmenden edhe shënime të FBI-së lidhur me akuza për sulm seksual ndaj Donald Trump, të cilat nuk janë publikuar plotësisht. Sipas Departamentit, ato nuk janë bërë publike pasi nuk shtojnë informacion të ri dhe mund të rrezikojnë identitetin e viktimave.
Departamenti i Drejtësisë kundërshton gjithashtu akuzat se ka shkelur ligjin për publikimin e dosjeve Epstein, duke këmbëngulur se të gjitha veprimet janë bërë brenda kuadrit ligjor dhe për mbrojtjen e viktimave.
ahahah.. " Rrezikohet identiteti i viktimave "".. Atyre as qe ju plas per viktimat.. por e kane hallin tek emrat qe kane pedhunuar dhe ngrene viktimat. Sc e tha dhe zedhensja e departamenitit te shtetit disa muaj me pare .. nese publikhoen emrat e pedofileve do bjeri sistemi.