Papa Leoni XIV ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të mbeten besnike ndaj idealeve mbi të cilat u themeluan, gjatë ceremonisë së marrjes së Medaljes së Lirisë në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfia, me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së.
Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë vlerësoi historinë e Amerikës si një vend që ka qenë simbol i lirisë dhe shpresës për miliona emigrantë nga e gjithë bota.
“Gjatë 250 viteve të fundit, Amerika ka përfaqësuar për shumë njerëz idealin e lirisë, duke hapur dyert për breza emigrantësh që kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit”, u shpreh Papa, që u duk edhe si një mesazh provokues ndaj Presidentit Trump.
Ai kujtoi gjithashtu rolin e Shteteve të Bashkuara gjatë dy luftërave botërore, duke theksuar se vendi, me sakrifica të mëdha, mbrojti kauzën e lirisë edhe përtej kufijve të tij.
Duke pranuar medaljen, Papa Leoni XIV, i lindur në SHBA, shprehu mirënjohjen për vendlindjen e tij dhe uroi që vlerat e shpallura në Deklaratën e Pavarësisë të vazhdojnë të udhëheqin kombin drejt unitetit, drejtësisë dhe paqes.
“Si bir i këtij kombi të madh, bashkohem me ju në lutje që Zoti ta bekojë të ardhmen e Amerikës dhe që idealet e saj të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm”, tha ai, duke e mbyllur fjalimin me thirrjen: “Zoti e bekoftë Amerikën!”.
Papa theksoi se ndërtimi i një shoqërie të bazuar në liri dhe drejtësi nuk ka qenë kurrë i lehtë dhe mbetet një sfidë që duhet përballuar nga çdo brez.
Sipas tij, përvjetori i 250-të i pavarësisë është një mundësi për të reflektuar mbi parimet themeluese të kombit dhe për të siguruar që Amerika të mbetet “toka e të lirëve dhe shtëpia e të guximshmëve”.
Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, Papa Leoni XIV u ndal te mbrojtja e jetës njerëzore, duke kujtuar se e drejta për jetën është themeli i të gjitha lirive të tjera.
Ai theksoi se një shoqëri matet me mënyrën se si mbron më të pambrojturit dhe bëri thirrje që ligjet të garantojnë mbrojtjen e jetës njerëzore “nga momenti i ngjizjes deri në vdekjen natyrore”.
Sipas Papës, madhështia morale e një kombi nuk qëndron vetëm te fuqia apo prosperiteti, por mbi të gjitha te aftësia për të mbështetur dhe mbrojtur dinjitetin e çdo njeriu, veçanërisht të atyre që janë më të cenueshëm.
E vertet sepse emigrantet kur erdhen ( edhe ata Shqiptare, gjyshi im dikur e djali im para 20 vjetesh) nuk kerkuan ndihma sociale, as shtepi pa para, as ushqime falas, as transport tek mjeku falas, e as mjekesi falas. ( sic me thote djali im sot) ATA PUNUAN dhe keshtu kontribuan. Sa per emigrantet sot po ja u le amerikanve ( AMERIKANEVE) qe paguajne taksa te gjykojne.