BE merr vendimin, ndalohet totalisht “Russia Today” në Europë

3 Korrik 2026, 13:00Bota TEMA
BE merr vendimin, ndalohet totalisht “Russia Today” në

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur ditën e djeshme, 2 korrik, se nuk do të lejohet më shpërndarja e përmbajtjeve të “Russia Today”, në asnjë formë në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo vlen edhe për faqet e internetit, edhe nëse janë falas dhe nuk bëhet për fitim.

Pra, nuk ka rëndësi nëse dikush e shpërndan videon për para apo thjesht e publikon në një faqe apo rrjet social, ndalimi është i plotë. Vendimi u mor sepse BE-ja e konsideron “Russia Today” si pjesë të propagandës ruse, dhe synon të mos lejojë përhapjen e saj gjatë luftës në Ukrainë.

Rasti u forcua edhe me shembuj konkretë në Gjermani, ku tre persona janë ndjekur penalisht për publikimin në internet të videove të “Russia Today Germany”.

Sipas gjykatës, kjo qasje është e nevojshme për të mbrojtur rendin publik dhe sigurinë e Bashkimit Evropian dhe për të ndaluar përhapjen e propagandës ruse.

1 Komente

  1. M
    Mateo Shiroka

    BIRN ne Shqiperi eshte bijeze e Rusdia Today . Jane te njejtet investitore po dalin me kompani guacke . Kontrollojeni ste gazetarin Sejamini nga kush eshte financuar ne keto vite . Respect

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje