Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

4 Korrik 2026, 10:45Politika TEMA
Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të

Qeveria shqiptare pritet të paraqesë në mes të korrikut raportimin më të rëndësishëm deri tani për Planin europian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Drejtuese e disa proceseve në këto reforma, Krisela Haçkaj i tha Televizionit Publik se rëndësia e raportimit varet nga disa faktorë.

10 masa që kanë një skadencë zbatimi 30 qershor janë ato masa për të cilës për të cilat qeverisi ju është dhënë kohë shtesë për t’i realizuar. Janë masa të cilat kanë skadencën e tyre natyrale të zbatimit në 30 qershor të 2026. Në fillim të vjeshtës rreth muajit shtator-tetor pritet të kemi dhe certifikimin nga ana e Komisionit Europian të këtij raporti të periudhës janar-qershor 2026”, tha Haçkaj.

Duke kombinuar disa grupe hapash reformues me vlera të ndryshme financiare dhe kohore, veçantia lidhet më së shumti me përfitimin që pret Shqipëria nga rishpërndarja e disa fondeve që vende të tjera të Ballkanit i kanë humbur përfundimisht.

Mund të jetë një shumë që mund të shkojë dhe deri në 400 milion euro që mund të shpërndahet sepse janë fonde të pashfrytëzuara në total për të tre vendet, por gjithsesi këto janë shifra paraprake”, shtoi Haçkaj.

Po ashtu Shqipëria do të raportojë edhe disa masa, afati i të cilave mbaron në dhjetor të këtij viti.

Janë me skadencë dhjetor të 2026, të cilat i konsideron të përmbyllura dhe me të gjithë evidencën përkatëse për t’ia raportuar Komisionit Europian. Rreth 34 masa të tilla të cilat raportojnë tani që e çojnë nivelin e progresit të Shqipërisë në këtë fazë të zbatimit të instrumentit në gati 48% të masave”, theksoi Haçkaj.

Në një bilanc të përgjithshëm, pritmëria është që nga ky raportim të arrihet një shlyerje prej 213,6 milionë euro brenda shumës së dedikuar rreth 920 milionë euro deri në fund të 2027.

Lini një Përgjigje