Nis korrja e grurit në Dropull, Rama publikon pamje: Mirënjohje për fermerët që kujdesen për prodhimin vendas

4 Korrik 2026, 11:55Sociale TEMA
Nis korrja e grurit në Dropull, Rama publikon pamje: Mirënjohje

Në fushën e Dropullit ka nisur korrja e grurit, një prej ritualeve më të dashura të bujqësisë në këtë krahinë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky moment, duke vlerësuar punën e fermerëve të zonës.

Ai ka theksuar se me mund dhe dashuri ata kujdesen për prodhimin vendas, ndërsa u ka uruar të korra të mbara.

Në fushën e begatë të Dropullit që ka marrë ngjyrë të artë nga kallinjtë e pjekur, ka nisur korrja e grurit, një prej ritualeve më të dashura në bujqësinë e kësaj krahine. Mirënjohje për fermerët e Dropullit që me mund e dashuri kujdesen për prodhimin vendas dhe të korra të mbara e bereqet në çdo shtëpi dropullite”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje