Ukraina ka mohuar pretendimet e Rusisë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e qytetit Kostiantynivka në rajonin e Donetskut.
Sipas zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Andriy Kovalev, qyteti vazhdon të jetë nën kontrollin ukrainas dhe forcat e tyre po zhvillojnë operacione mbrojtëse brenda dhe përreth zonës.
“Më 3 korrik, armiku kreu 11 sulme në këtë front, por pa sukses”, deklaroi Kovalev, duke akuzuar Moskën për përhapje të dezinformatave mbi situatën në terren.
Ai shtoi se situata mbetet e vështirë, por e kontrolluar nga forcat ukrainase, të cilat po vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre.
Nga ana tjetër, Rusia kishte pretenduar më herët se forcat e saj kishin marrë plotësisht nën kontroll qytetin industrial të vijës së frontit.
Sipas Kremlinit, Kostiantynivka është “marrë plotësisht”, por Ukraina i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta.
Qyteti ndodhet pranë Kramatorskut, një nga qendrat kryesore administrative të rajonit të Donetskut.
Lini një Përgjigje