Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria vlerëson miqësinë dhe partneritetin strategjik

4 Korrik 2026, 08:35Politika TEMA
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë:

Presidenti Bajram Begaj, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.

1 Komente

  1. D
    Duhet fishekzjarre dhe nē Tiranē ( sonte)

    Ambasadori i ri i tyre nē vēndin tonē, flet hapur pēr njē bashkpunim tē pērjetshēm nē mbrojtje, ndaj vlen tē theksohet se 251 vjetorin e Panvarsis, presidenti Trump do e festoj nē Tiranē ( pēr shkak tē samitit tē NATO-s).

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje