Postimi i çuditshëm i Marjana Koçekut: Lumturia qëndron përtej kufijve!

3 Korrik 2026, 19:50Politika TEMA

Postimi i çuditshëm i Marjana Koçekut: Lumturia qëndron

Deputetja e pavarur e larguar nga PS, Marjana Koçeku, në një postim në mediat sociale ka shpërndarë një intervistë të sajën për “Financial Times”.

Teksa ka folur për protestat, ajo ka deklaruar se prindërit i kanë rritur fëmijët me idenë se lumturia është përtej kufijve ndërsa protesta tregoi se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar.

“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve, por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar, në vend të një vendi për t’u larguar.”

Në postimin e saj, deputetja shkruan se ka shprehur atë që ka ndjerë prej kohësh, se lufta e brezit të saj nuk është kërkimi i një vendi tjetër për të jetuar, por për të shndërruar vendin ku jeton në të jetueshëm, duke akuzuar indirekt qeverinë se e ka bërë vendin të vështirë për të jetuar.

“Në këtë artikull, në Financial Times, kam shpreh atë që e kam ndje prej kohësh dhe që e kam përjetuar edhe si histori personale: lufta e brezit tonë nuk është për të kërkuar një vend tjetër ma të mirë për të jetuar, por për ta shndërruar në më të jetueshëm vendin të cilit i përkasim”, deklaron ajo.

 

Lini një Përgjigje