46 kilogramë kanabis në dy valixhe, të ndara në 89 paketime janë zbuluar në aeroportin "Nënë Tereza". Valixhet, të cilave u ishte zëvendësuar përmbajtja e zakonshme me rroba duke vendosur kanabis në vend të tyre, u zbuluan gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve që fluturonin në itineratin Toronto-Rinas.
Personat e përfshirë dhe kanabisi u janë dorëzuar Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Hahahah vine diaspora per zvernecin hahahahah