Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të të protestës në Tiranë.
Pasi publikoi pamje nga protesta në rrjetet sociale, Balla pretendon se personat që sollën arkivolin janë mbështetës të Partisë Demokratike në Durrës, si edhe të një fraksioni brenda kësaj force politike.
Në reagimin e tij, ai rikujton një ngjarje të 28 viteve më parë, duke thënë se Sali Berisha kishte sjellë arkivolin e Azem Hajdarit pranë Kryeministrisë.
Balla shprehet se tallja me qefinin nuk përputhet me zakonet shqiptare dhe as me traditat fetare, qofshin ato islame apo të krishtera. Ai shton se do t’i jepte një përgjigje Sali Berishës, por, sipas tij, këtë nuk ia lejojnë zakonet shqiptare dhe ato fetare.
“Personat që sollën në bulevard një arkivol qenkan mbështetës të Partisë Demokratike Durrës (edhe të një fraksioni brenda saj). Sali Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari. Tallja me qefinin, në kuptimin e përqeshjes së një simboli të lidhur me vdekjen dhe varrimin, nuk përputhet me zakonet shqiptare, si dhe ato fetare, qoftë islame, qoftë kristiane. Ty, Sali, do të ta jepja një përgjigje, por zakonet shqiptare dhe fetare nuk ma lejojnë”, shkruan Balla.
Shko o ball futu brenda
Presidenti i Shqiperis duhet te mbledhe keshillin e siguris kombetare se shtetit Shqiptare po i behet atentat duke i kecenuar jeten kryeministrit Z Balla
O Taulant! Po i merrni lehte keto pune. Proteste paqesore thoni, e bukur thoni e cnuk thoni. Perdite degjon sharje, klithma, mallkome, kercenime me burg e vdekje e cfar s degjon nga lloj lloj krimineli e rrugaci e kurve. Cdo nate sallahepsin rrugeve te Tiranes me rremujra thirrje sharje e mallkime e kercenime. Te demostrojne te drejte kane. U caktohet vendi dhe koha. Dhe kaq. Po te drejte kam edhe une e mijra si une qe te jem i qete ne qytetin tim dhe ne shtepine time. Mjekra ka lezet deri tek mesi i trupit po shkoj me poshte e pshur dhe e dhjes. Boll mo me keta morra te zinj.