"Protestë si me arkivolin e Azemit", këshilltari i PS: Berisha edhe kur s'ka kufomë, e shpik

4 Korrik 2026, 21:30Politika TEMA
"Protestë si me arkivolin e Azemit", këshilltari i PS:

Këshilltari socialist Alfred Muharremi ka reaguar pas zhvillimeve në protestën e sotme, duke akuzuar opozitën dhe veçanërisht Sali Berishën se ka deformuar karakterin qytetar të saj.

Sipas Muharremit, protesta që nisi si një lëvizje qytetare me mesazhe paqësore, përfundoi duke humbur identitetin e saj.

Reagimi i plotë

Ky është arkivoli i një proteste që mund të kishte hyrë në histori si shembulli i qytetarisë, por që sot u fut në arkivolin e mundësive të humbura.

Kjo protestë do të kujtohet për fillimin e saj dinjitoz, jo për fundin e saj kaq të dhunshëm, kaq qesharak që nuk ndodhte nga viti 1998 kur Sali Berisha mësynte drejt kryeministrisë me arkivolin e Azemit.

Pardesybardhët atë ditë u bënë pardesyzinj, dhe sot janë po pardesyzinjtë që nuk heqin dorë nga pengmarrja.

Pra fytyrat e reja me shembullin e të së vjetrës, kanë nevojën përherë për 1 kufomë proteste, madje edhe kur nuk është ose e shpikin ose e vrasin, sot e shpikën!

4 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Qenër

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjithe PD istet

      Problemi eshte qe Bufi u dekonspirua shpejte.. Gjin Gjinot kane nxjere Shpend Sorren dhe Fatos bythen

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qatipi

        Na more, keshilltari që veç një Zoti e di çfarë këshillon te PS ku të gjithë janë pjesë e teatrit patronazhist dhe i binden verbërisht urdhërave nga lart si robot sufllaqexhinj të zegjinezuar, si njëherë e njëkohë në zbor: barkas shtriu, ushtar Aliu! Ti akoma se ke marrë veshë se karta e “Bufit të poshtër” është demode dhe bajate?

        Përgjigjjuni
        1. #
          ###

          Ketu ne kete turme nuk ka asgjë te re.Jane te gjitha skema te përdorura ne vite nga PD.Por po te qemtosh ne grupin qe pretendojnë se jane grupi nismëtar,jane po ato figura qe ka perdorur PD ne protestat per Sheshin Skënderbeu ku mblidhen ballistet me qeleshe me shqiponje.Jane po ata "ambjentàliste" te tipit Andi Tepelena qe protestonin dhunshëm kundër rehabilitimit te mjediseve tek Liqeni Artificial i Tiranës apo medemek mbrojtjen eTeatrit. Ne zemrat e tyre Sali BERISHA eshte ulur galic. Prandaj keto jane protesta te reja me njerëz te vjetër. Kush i transmeton pandërprerë keto :SyriTv i Zenit te Babit dhe News24 i sharlatanët dhe trafikantit te vizave Irfan Musabelliu,njerëz qe kane detyrime ndaj këtij vendi. Prandaj dhe kjo eshte e destinuar te dështojë me nder!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje