- Në vazhdim të shkrimit të Irena Beqirajt
Më parë se të pyesim “pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikë”, mbase duhet të arrijmë një marrëveshje të fjalës se çfarë kuptojmë me njeriun e mirë. Sepse ndoshta problemi fillon pikërisht aty; tek një nocion i paqartë, sentimental, ose i keqpërdorur.
Politika, në thelb, lindi si një përpjekje për të organizuar jetën e përbashkët.
Në kohën e Aristotelit ajo konsiderohej vazhdim i etikës: njeriu ishte “qenie politike” dhe jetesa në qytet-shtetet e kohës së tij ishte forma më e lartë e realizimit njerëzor.
Por në realitetin bashkëkohor, politika shpesh shihet si fushë e konfliktit, e kompromisit moral dhe e interesave të fshehta. Këtu lind pyetja: pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikë?
Për ta zgjeruar ca më shumë fokusin e analizës pyetja që shtrohet është: a është “njeriu i mirë” thjesht njeri i ndershëm?
Në kuptimin më të zakonshëm, njeriu i mirë është ai që nuk vjedh, nuk mashtron, nuk dëmton me vetëdije të tjerët.
Politika, ndërkohë, operon në një fushë ku vendimet prekin mijëra apo miliona njerëz.
A mjafton ndershmëria personale për ta quajtur dikë “të mirë” në sferën publike?
Njeriu i mirë hyn në politikë me një ndjenjë misioni. Ai beson se drejtësia, ndershmëria dhe e mira e përbashkët mund të udhëheqin vendimmarrjen. Por, politika funksionon në një terren ku më shumë se parimësia dhe kompromisi, intriga, interesi, servilizmi, siç ndodh rëndom në realitetin shqiptar, janë dukuri pothuaj e përditshme.
Ndaj, njeriu i mirë përballet me një dilemë: të përshtatet apo të largohet.
Platoni paralajmëronte se ata që nuk duan të qeverisin përfundojnë të qeverisur nga më të këqijtë. Megjithatë, ai gjithashtu e kuptonte se shpirti i drejtë vuan në një sistem të padrejtë. Në një mjedis ku forca, propaganda apo interesi personal dominojnë, integriteti shpesh shihet si dobësi.
Referuar edhe përvojës time në angazhimin politik, mund të them se pushteti ka një natyrë transformuese.
Ai e vë individin përballë tundimeve: lavdisë, ndikimit, kontrollit, përfitimit. Lordi John Emerich Edward Dalberg-Acton, historian dhe mendimtar politik britanik i shekullit XIX, shkruante: “Pushteti priret të korruptojë, dhe pushteti absolut korrupton absolutisht.”
Njeriu i mirë, i vetëdijshëm për këtë rrezik, shpesh zgjedh të largohet për të mos u shndërruar në atë që dikur e kundërshtonte.
Politika kërkon që vendimet të merren shpesh në zona morale gri. Nganjëherë duhet zgjedhur e keqja më e vogël për të shmangur një të keqe më të madhe. Por sa herë mund të përsëritet kjo zgjedhje pa e dëmtuar ndërgjegjen?
Kësisoj njeriu i mirë mbetet i izoluar brenda strukturave politike. Sistemet, sidomos sistemet përzgjedhëse dhe ato të motivimit në karrierën politike në Shqipëri, favorizojnë besnikërinë ndaj kryetarit dhe grupit të tij të interesave më shumë sesa ndaj së vërtetës. Kur ndershmëria përballet me solidaritetin partiak, presioni për t’u konformuar bëhet i madh. Shpesh, largimi është mënyra e vetme për të ruajtur veten.
Këtu shfaqet një paradoks: politika ka nevojë për njerëz të mirë, por mekanizmat e saj janë ndërtuar në mënyrë të atillë që i përjashtojnë ata.
E për këtë arsye mendoj se nuk është se njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikë, por se politika nuk i mbron dot ata. Ne si shoqëri nuk e vlerësojmë dhe nuk e shpërblejmë mjaftueshëm integritetin. Demokracia kërkon qytetarë vigjilentë dhe të angazhuar, jo vetëm politikanë të ndershëm. Nëse publiku toleron cinizmin, atëherë sistemi do ta prodhojë atë.
Në fund, pyetja nuk është vetëm pse njerëzit e mirë largohen, por pse kushtet janë të tilla që ata ndihen të detyruar të largohen. Ndoshta sfida më e madhe e politikës nuk është fitimi i pushtetit, por ruajtja e shpirtit brenda tij.
Nëse “njeriu i mirë” është ai që vendos drejtësinë mbi interesin, ligjin mbi miqësinë, të vërtetën mbi popullaritetin, atëherë ai do të jetë shpesh i papëlqyeshëm.
“Njeriu i mirë” në politikë nuk është ai që mbetet i paprekur, por ai që, mes presionit dhe tundimit, zgjedh drejtësinë edhe kur ajo kërkon një çmim të lartë për t’u paguar.
Sepse politika eshte profesioni me i veshtire ne bote dhe "njeriu i mire", me perjashtime shume te ralla, nuk ka aftesite dhe kapacitetet per te qene politikan i suksesshem. Maksimumi behet nje politikan medioker. Problemi eshte i shtruar gabim. Nuk kemi nevoje te fusim njeriun e mire ne politike por te shkulim njeriun e keq prej saj.
Njeriu i mire simbas teje je ti,pastaj vjen Likja me Monen dhe mender LSI-ja juaj.
Ha ha ha. ???? Kuptim i drejte i shkrimit!
Fatkeqsisht populli Shqiptar me shekuj i ka dhen mbeshtetje politikanve tradhtar e puthador dorë lêpirsa, per këet arsye armiqt e kombit ton sot e sot lujn me na si te dun.
Ata të mirët, nuk hyjnë fare. Fare thjeshtë. Kurvarët mbushin politikën dhe e janë kthyer politikën në kurvë. Kështu që njeriu i mirë nuk shkon me Kurva.
Me siguri tek njerezit e mire qe eshte larguar nga politika,fut edhe veten e tij ky shoku Luan,i cili ka qene minister i brendshem ne qeverisjen e PS me Nanon kryeminister,por kur ne mandatin e dyte te PS ne qeverisjen e Rames 2017-2021 dhe ky ishte depuet i LSI ne opozite,ne protestat e opozites se atehereshme para parlamentit,nje vajze te re police 23 vjeceare iu keputen dy gishtat nga kapsolla e hedhur ne trupin e saj,ndersa ky pis burre qe kish qene me pare minister i brendshem, nuk tha nje fjale te vetme per te denuar ate veprim barbar
Njerëzit e mirë, të ndershëm me kulturë dhe edukatë as nuk i futen fare politikës. Se politika është për kodosha, për maskarenj, për njerëz pa moral, për 99-sha.
ti po thua se luan rama, pece vasili e monika kryemadhi mbasi nuk jane ne politike jane njrez te mire. hajde rrote hahahajde.
Artikull shume i mire, faleminderit!
Artikulli shume I mire. Nuk ka rendesi se ne cfar partie aderon se te gjitha parti shqiptare jane, rendesi ka te mundohet cdo politikan te bej dicka te mire per vendin e tij. Ashtu si z.Luan qe mbahet mend per punen e tij ne bllokimin e gomoneve, me sa mbaj mend.
"Njeriu i mire" nuk genjen, nuk mashtron, nuk pranon, nuk pret ne bese, nuk vjedh, nuk shperdoron, nuk duartroket, nuk lepin, nuk firmos. Çfare te besh me nje "te ndershem" te tille ne nje politike alla RamaBerishaMeta?