A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

1 Mars 2026, 14:57Blog TEMA
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

Nga Adrian Thano

Ka një propozim nga Lëvizja e A.Qorit për ta çuar dënimin për korrupsion në 20 vite burg. Duket masë e fortë, e prerë, në sinkron me klimën e zemërimit publik. Në një shoqëri të lodhur nga abuzimi me pushtetin, edhe 20 vite, madje pse jo 30, tingëllojnë si drejtësi e vonuar që më në fund troket në derë.

Historia e shteteve funksionale na mëson megjithatë, se ashpërsimi i dënimeve nuk është garanci automatike për uljen e korrupsionit. Norvegjia me dënime relativisht të moderuara, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit në botë. Kina e dënimeve me vdekje, ka korrupsion të lartë.

Norvegjezët nuk fshehin ndonjë sekret gjenetik. Atje ligji ndjek bindjen e brendshme, jo anasjelltas. A është e mundur gjetiu një shoqëri e tillë? Ku vjedhja nuk është çështje kodi penal, por para së gjithash një njollë që njeriu e ndien në lëkurë? Ku frika nga burgu vjen pas “frikës” nga vetja?

Ne shqiptarët jemi një popull që e ka provuar gjatë shijen e hidhur të zhgënjimit. Kemi parë shumë lugë në të njëjtën çorbë të prishur. Ndaj kjo na duket utopi.

Por jemi njëherazi një shoqëri ku presioni social funksionon si mekanizëm parandalues po aq sa ligji, madje më fort se ligji. Rrethi ynë shoqëror, fjala e lagjes, vështrimi i komunitetit, reputacioni, këto peshojnë realisht në jetën e përditshme.

Pikërisht për këtë arsye, rindërtimi i një presioni përbuzës ndaj vjedhjes mund të jetë një proces i gjatë, i ngadaltë, por nuk është i pamundur.

Frika nuk prodhon më shumë “ndershmëri” se edukimi dhe formimi i karakterit. Kjo është një e vërtetë e provuar. Prangat vetëm e fshehin vjedhjen. Është PËRBUZJA ndaj saj që e parandalon, bindja e brendshme se vjedhja është e papranueshme. Edhe kur askush nuk të sheh. Thelbi është jo të druhesh nga prangat, por të mos e duash vjedhjen si akt.

Qëndrojmë pak te kjo ndjesi e refuzimit të brendshëm, sepse prek një nga plagët më të vjetra dhe më të thella të shoqërisë sonë.

Historikisht, kjo ka qenë rregullatori kryesor i kanuneve dhe dokeve tona (burrëria, besa). Sot është zhvendosur nga akti i vjedhjes te “paaftësia” për të përfituar. Pse? Sepse për gati 4 dekada sinjali që i është dhënë shoqërisë është se i forti fiton, se i shkathti shmang ligjin, se kapja e hajdutit është e pamundur.

Kështu erdhëm te momenti ku vjedhja u normalizua.

Moralin tonë publik e ka vrarë së pari politika. Ajo që sot justifikon veten, relativizon akuzat me krahasime foshnjarake, sulmon institucionet hetimore, shpall “komplote” sepse hetimi i është afruar më në fund te pragu.

E quajmë “skandal” por kjo sjellje është shumë më tepër se kaq. Ajo ka prodhuar kulturën e vjedhjes, ka sjellë erozionin e ndërgjegjes kolektive. Shoqëria intuitivisht është përshtatur. Ka mësuar të quajë vjedhjen aftësi, e të rreshtohet në llogore, të zgjedhë kampin në vend të parimit. Papritur nuk ka më rëndësi çfarë është e drejtë, por kush është “yti”.

Shembulli “nga elitat” është mekanizëm institucional që mund të jetë shtetformues ose krejt e kundërta, sepse krijon klimë dhe standarde.

Kur një deputet, një ministër, një biznesmen i fuqishëm, një artist me ndikim, pra njerëz me siguri financiare dhe pozicion publik nuk gjejnë dot forcën të thonë “Jo” kur duhet thënë “Jo” dhe “Po” kur duhet thënë “Po”, çfarë presim nga ai që s’ka asgjë?

Kur politikani shet shpirtin ndërkohë që nuk i mungon asgjë, pushtet, para, privilegj, me ç’të drejtë i kërkon llogari atij fukarait pse ka “shitur votën”?!

Kur ai që i ka të gjitha kushtet për të qenë “kapedan” zgjedh servilizmin dhe konformizmin përballë pushtetit, çfarë kërkojmë nga fshatari që gdhihet në baltë?

Nëse as siguria, as paraja, as fama nuk prodhojnë dinjitet tek elitat tona, atëherë përse i duan ato? Përse kërkojnë pushtet e pasuri, nëse jo për të qenë të lirë në gjykim e të fortë në qëndrim? Nëse mirëqenia nuk u jep pavarësi morale, cfarë u paska dhënë? Rehati?

Çfarë është kjo rehati pa karakter, dreqi e mori?

Ja kjo kulturë e vjedhjes, e pasuar nga nënshtrimi ndaj pushtetit, ka rrjedhur masivisht poshtë në shoqëri.

Ndaj debati për shtimin e viteve të dënimit për korrupsionin mund të jetë i nevojshëm. Por më e rëndësishme se kaq është NDËRTIMI i kësaj kundër-kulture, ku vjedhja nuk justifikohet apo zilepset, por PËRBUZET. Frika nga prangat  frenon dorën ndoshta, por turpërimi i brendshëm dhe përbuzja morale ndalojnë mendjen.

Një shoqëri që ndjen KRUPË nga vjedhja. Kjo është reforma e vërtetë, nëse dikush si Arlindi kërkon një kauzë që ia vlen t’i kushtojë jo një mandat, por një jetë të tërë politike.

Sado kohë të marrë, ia vlen.

35 Komente

  1. T
    Të flasim hapur

    Adrian Thano - nje nga penat më te mira te gazetarise shqipetare. Por fanatikët e Saliut dhe Ramës do t'a shajnë, sepse i prek atje ku ata nuk mbajnë fare - tek lideri i zemrës. "Të më shash Majkon ti mua, por unë të ..", Lere se harrova që per Majkon nuk i plasi njeriu, por e kuptoni ju se për cilet Majko e kam fjalën. Megjithate, nuk e permenda fare kot. Majko ishte ai lloj politikani qe jo vetëm nuk thoshte dot jo, por as po nuk thoshte dot pa pyetur gruan.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      -----------Po ç'thua mo Adrian!!!!-------------------------------------------------------------------------------------------------------Të lypēsh---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------është më e sigurtë--------------------------------------------------------------------------------------------------------------se të vjedhësh--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------por të vjedhësh-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------është më emocionuese.------------------------------------------------------------------------------------------Në jug të Shqipërisë po mos të vidhje s'të jepnin nuse, ndërsa diku në një vend të botës po të vidhje të dënonin duke të martuar. Gjen dot nje beqar në politik?!!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vari l***t

        Ti o Cfurku jetoke me legjenda urbane. Nuk ekziston or lum miku asgjekundi as ne kanunin e Papa Zhulit as ne Shartet e Idriz Sulit shekuj me pas nje brockull e tille se nuk jepshin nuse pa ditur te vjedhesh. Perkundrazi denimet per aktin e vjedhjes ishin nder me te rreptat jo vetem per ne Shqiperi por ndoshta as ne Europen feudale nuk ekzistonin ligje aq te ashpra. Lexo dhe mos u merr me legjenda urbane.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cfurku

          Nxë shumë kur u mëson të tjerve.

          Përgjigjjuni
      2. L
        Likja

        Po pra, dhe un nj ashu menoj...uaaa

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enveri

          Thano; "Kështu erdhëm te momenti ku vjedhja u normalizua". Zoti Thano, normalizimi jo vetem i "vjedhjes" por edhe ai i "vrasjes", jane normalizuar prej dekadash dhe po normalizohen edhe sot nga drejtesia e re, Spak e Gjkko! Pse hiqeni sikur shoqeria shqiptare nuk e njihte fenomenin e vjedhjes, sikur ky fenomen paska vetem 2, 3 vjet qe ka lindur? Bisnesi i Gerdecit cfare ishte, nuk ishte vjedhje e vrasje masive? Pse shitja e armatimeve te shetit shqiptar, per perfitim personal nga i biri i kryeministrit te asaj kohe, nuk ishte vjedhje? Pajisja me shtepi falas ne Sarande, i vellezerve kunatave e motrave nga ish ministri Mul Noka nuk ishte vjedhje? Me sa shoh per ju vjedhja e drejtperdrejte nuk qenka vjedhje. Vjedhje qenka vetem ajo qe kryhet vetem nepermjet gares se tenderave apo edhe vetem shperdorimi i detryres, por pas vitit 2013. Po pse jeni kaq te pamoralshem xhanem? E e dini qe opinioni publik iu beson shume personazheve se ju? Pse abuzoni me besimin qe ky milet ka tek ju, perse nuk e tregoni realitetin ashtu sic eshte, por perhere te manipoluar?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fjala

            Kur thua flase hapur , une nuk shikoj ndonje mbyllje. Problemi i vjedhjes eshte se vendet skandinave kane pasur nje ligj, jo me vdekje, por : kur vidhje nje here te prisnin nje gisht dore, kur e perserisje te prisnin doren e keshtu me radhe veprohej per gjymtyret. Me kujtohet para shume vjetesh ne Suedi u festua 100 vjetori i mos vjedhjes, por edhe ata filluan te vjedhin tani se demokracia per te cilen po flasim e ka ligj te pashkruar vjedhjen, kurverine, krimin dhe drogen dhe ligj te shkruar qe deputeti nuk mban pergjegjesi per ate qe thote dhe ate qe ben; te pakten eshte e shkruar ne kushtetuten shqiptare. A eshte e çuditeshme kjo qe ata qe bejne ligjet e mbarvajtjes se nje shoqerie jane te çmendur?! Duke qene ekonomi tregu, ketu peshku madh ha te vogelin dhe shiko se si jane bere miljarderet : pyesin ata per njeriun, u dhimbset, pyesin ata per norma, ligje moral, nder, familje ect ect . Prandaj çdo gje duhet pare se si eshte ndertuar sistemi. Prandaj, meqense flasim hapur si thote zoteria me larte a mund te jap nje mendim? Mua nuk me pelqejne as ligjet e Europes e as te Amerikes, por kuptohet qe ne Shqiperi nuk mund te jetohet me ligje te veçanta se te gllaberojne sot, por duhet nje standart duke filluar qe nga karta e te drejtave te njeriut te ndryshoje mbi bazen e trashegimise miljona vjeçare. Pse u krijua familja dhe a eshte e vertete qe sa me e fuqishme te jete ajo ashtu eshte dhe shteti? Po kur merr jeten e tjetrit me dashje a duhet te ta marrin dhe ty? Te kuptohemi, flasim per shtet qe administron shoqerine dhe jo per besime fetare, ato jane personale. A duhet te kete standarte ne pasurimin mbi bazen e ekonomise tregut....dhe nuk zgjatem se ka shume, por asgje nuk regullohet me kete sistem qe kemi. Thuaj ta shtyjme sa ta shtyjme se dhe shkrimet tona behen per ekonomi tregu.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Punonjes i administrates

            Pasoje qe na la edhe socializmi . Kur ishim te vegjel vidhnim ne kooperative miser , grure fruta nga fukaralleku dhe urija . Kam punuar ne shtet per 35 vjet , tani po me vjen inat qe nuk u bera hajdut dhe servil .Kur degjoj korrupsionin pafund dhe nuk vodha po me duket vetja budalla. Ketu edhe i ndershmi behet pishman pse ka qene i ndershem . Nuk e di nese vendi ben njeriun apo njeriu ben vendin .Shpresova me kot per nje shtet te drejte dhe ligjor.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Është më e lehtë të prodhosh një Isotop urani 235 në furrë buke,se të gjesh një shqiptar të ndershëm me pak pushtet.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje i Moshuar

                Adrian Thano , te pergezoj per shkrimin , por jo A. Qori me denimet qe thot , por ska burre nene ta ktheje kete shoqeri qe ju me te drejte cilesoni ne shkrim per nje kohe qe nuk i dihet ??? Eshte futur fryma e keqe qe pas 90-tes , te ndershmin e quanin BUDALLA , studentin e shkelqyer e quanin Peshkop , ndersa rrufjanin hajdutin e quan in te kohes moderne te shkathet ne rruge te pista , keta lloj deri me sot drejtojne nje popull te ndershem “ BUDALLA “ Me te drejte ka ardhe koha duhet te ndryshoje shoqerija se ka ngatruar rrugen por me pare KLASA POLITIKE qe e coj ne kete rruge ??? Duhet bere shembull , te varet sali krimineli dhe pastaj te tjere me rradhe , A. Qori ne eshte i zoti tendryshoj ligjin jo me burg por me plumb , te gjithe ata qe e demtuan kete SHOQERI , ndryshe ska shpetim .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  Hahahahaha.....nje v.vend ku lulzon kultura turko-arabe...harroje ate gje...o lum miku..

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

                    Jo mor shoku jo,rrite denimin edhe me varje dhe genin hajdute nuk e ndalon dot.... Disa ja ven fajin soc,por kalo para soc sa vjedhje e sa pislliqe beheshin,soc vuri disa kufi dhe rregulla ku njeriut i vinte turp kur akuzohej dhe kur dilte nga burgu rrinte si mut perballe opinionit... Kurse sot mburren se kane qen ne burg,shoqerija i lavderon dhe i mban si te forte dhe te shkathet,edhe kur i shikon qe jane ber te pasur me menyra te pa ligjeshme i mburrin dhe duan ta kene shoke... Shikoni sali berishen nje komunist i pa skrupullt qe rrinte si mut ne kohen e enverit,sot ka akuza per vrasje dhe vjedhje te dokumentuara edhe ai vazhdon te jete ne krye te nje partije terroriste dhe nuk i ben pershtypje se ja thua ne sy.....po keshtu drejtesija e dhjamosur me pasuri te shumta te akuzuar dhe te nxjerur jashte nga vetingu,jo qe nuk kane frike dhe turp,por na bejne karshillik duke shijuar placken e vjedhur e duke u ber dhjeputet e financojne gavroshet me molotov dhe drejtesia i nxjer te pa fajshem dhe nuk gjen burimin e prodhimit te tyre sepse jane te gjithe shoke te nje lligore....

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lymi

                      "luftuam bllokmenet", komplimentet e mia per komentin, shume me me vlera se sa artikulli i zotit Thano!

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        i drejti

                        posi ore berisha ka vrare e ka vjdhur e nuk e fute ne burg rama se e ka mik por liken qe e solli ne pushtet nuk e kishte mik prandaj ka nje vit brenda sepse udhehiqte shqiperine me te.ik per sot e fitove sufdhaqen dhe 400 mije lekeshin e rroges ik luaj skedina tani e shave salen boll kaq mjafton edhe mero eshte i kenaqur per sot neser dite e re.

                        Përgjigjjuni
                      2. m
                        metamorfoza

                        Sa kohe te mbreteroje EDI Rama, do skuqet vjedhja nga ministrat!

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sapa

                          Shkon merr pensjonin dhe duhet ti japesh 2000 lek sikur te ben nder dhe ta merr se po nuk ja dhe heren tjeter te sorollat!Leri pastaj zyrtaret KRIMINELE qe te vene kushte!

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            vari l***t

                            Thano ngre nje shqetesim te drejte, por kjo eshte fryma qe sjell sistemi ne te cilin jetojme. Shikoni psh adoleshentet e sotem se si e perdorin fjalen "pabuks" ndaj bashkemoshatreve te tyre qe nuk i kane pasur prinderit hajdute. dhe ata adoleshente qe e perdorin ate fjale jane kryesisht femijet e prinderve me pozita shteterore qe skane lene gje pa vjedhur. Tani o te ndryshojme sistemin ose ta pranojme sic eshte meqe qenka me i miri sipas Curcillit.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tersi

                              Shkrim që i shërben hajdutve! Jemi velur me përralla morali apo edukime komuniste! Hajdutllëkun e kemi në gen historikisht! Kështu kemi jetuar duke vjedh , shvatur e vrarë njëri tjetrin!. Jo vetëm që duhen dënime mbi 20 - 30 vite për të korrupturit e shtetit por mundësisht tu vihet një shenjë në ballë që të jenë të përbuzur nga shoqëria! Duhet dhe sekuestro të pasurisë të familjes hajdute! Kështu rrace e poshtër jemi ne! Preju duart ke prerë korrupsionin dhe vesin!.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jeniceri

                                Keto qe trajton z. Thano jane cilesi te shoqerise kapitaloste qe jetojme . Per fat te keq ne jemi akoma tek pjesa me c'njerzore e sistemit .Skuqja dhe zverdhja do dekada vite te behet moral i shoqerise shqiptare Pra jo vetem politkanet por e gjithe struktura shteteror as nuik skuqen e as nuk zverdhen . Ne fytyrat e tyre ka vetem buzeqeshje dhe zgerdhitje dhembesh kush e kush te fusi sa me shume ne xhep . Cfurku na kujtoje kohen e Ali Pash Tepelenes e me tutje . Por ai nuk ka kuptuar se vjedhja ne Jug nuk qe motiv martese por akt aftesije si burr . Une do te thoshja se sot burra s'ka por hajdute qe i gjen ne krye te politkes e te shtetit shqiptare jane si shume . Sot ky eshte morali qe mbizoteron dhe po e gryen shoqerine shqiptare.Morali sot eshte shprehje primitive . Hidhni nje sy kesaj klase qe eshte ne krye te jetes e aktivitetit shoqeror tek ne . Tangerlleku i ekzagjeruar ne krye e deri tek pastruesja jane te zhytur me zbukurime ari .Hidhni nje sy ne boten qe na rrethon . Kete tangerllek e gjen tek familjet mafjoze qe merrem ne kondrabanden narkotike ,armeve ,shtepite publike ,apo me pervetsimin e fondeve publike .Keto kane qene e jane objekte te psikologjise se nje shoqerije qe nuk ballafasqohet me ligjet dhe forcen e shtetit . Nje demokraci per te tu dhene te drejten nje pjese, qe kap pushtetin e politiken, per te perfituar ne kurrizin e popullit .

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cfurku

                                  ------------Kur bëj komente me humor------------------------------------------------------------------------------‐--------------shkruaj jo për t'më kuptuar, --------------------------------------------------------------------------------------------------por keqkuptuar.---------------------------------

                                  Përgjigjjuni
                                2. G
                                  Gri sallat koti

                                  Edukim , e vetmja zgjidhe eshte te forcohet shkolla! Te dihet te pakten kush e mbaron del i sakte dhe jo gjysmak! Sherbim ushtarak i detyrum qe t‘msohet disiplina! Gri sallat thoni o Loni

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xhezo Smokthina

                                    Thano, çfarë thua, je në vete apo jo? Ne mezi e ndërtuam "Njeriun e Ri", ti kërkon të kthesh rrotën morale mbrapsht. Mos dashke t'na çosh përsëri tek 10 urdhëresat e Moisiut? Nëpërmjet mësimeve aq të vyera të marra nëpër format e edukimit, në revolucionin e hatashëm kulturor, ku rinia jonë e udhëhequr me urtësi dhe largpamësi nga Partia jonë e lavdishme shëmbi çdo kishë dhe xhami në emër të krijimit të këtij njeriu, e plotë e plotë eksperimente të tjere shoqërore që kemi ndërmarrë për t'i dhënë mënt botës, si mendon ti, do kishin përfundim tjetër? Upside down-i që ti kërkon, në një farë mënyrë, pas shembjes së diktaturës komuniste u be, institucionet mijëvjeçarë të nderit dhe moralit, kishat dhe xhamitë, me gjithë aksidentet që mund të kenë shfaqur në jetën e tyre të gjatë, u kthyen përsëri me qëllimin për të realizuar këtë që thua ti në artikull. Po ke parë ti të shkelë këmbë njeriu brenda tyre? "Intelektualët", njerzit e arsimuar nxitojnë në biseda të deklarojnë se feja shpërndan gënjeshtra dhe largohen prej saj si djalli nga temjani. Atëhere çfarë ngelet për mua njeriun e thjeshtë kur shoh se përsëri çështjen e moralit duhet t'a kërkoj nëpërmjet Arlindve partiak dhe jo në institucionet e krijuara nga njeriu në shekuj? Natyrisht, kur zgjedh një ushtarak për predikues moral në krye të një institucioni fetar, i cili lë mënjanë dyfekun dhe merr tespiet, kjo i step njerzit per të hyrë brenda. Dhe njerëzve atëherë nuk i mbetet tjeter vec të vazhdojnë me avazin e mësuar në format e edukimit....Ç'të them, i nderuar Thano, me këtë artikull i ke hyrë jo detit, por oqeaneve në këmbë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      ABC-ja

                                      Gjithmonë kam qenë i mendimit hajduti mbetet hajdut sado që tja rrisësh rrogën, ka plot njerëz të mirë e me karakter në këtë vend plot poo ata i ke te vetmuar që shikojnë punën ose hallin e tyre nuk bëhen pjesë e lojërave të pista në tavolinat e medias dhe politikës.. Ata janë të braktisur sot...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cimi vlora

                                        Ne shqipreri 90 perqind e popullsis skuqet nga vjedhja ,por kur parlamenti krijon ligje qe favorizojne vjedhjen si do veprojne njerzit do rine te skuqen dhe jane pikerisht ligji vetingut per gjyqtaret ,asnje nga keta nuk shkoi ne burg apo te dorzoje gjene evjedhur ,apo ligji rivleressimit te banesave nqs njerit ivin per mbare te shes shtepi apo token duhet te kete shpenzuar me pare koh dhe para per llloj lloj ekspertesh qe I ka zgjedhur shteti per te vjedhur banoret ne shqiperi kur rivleresimin eben tregu jo qeveria nje pakic njerzish qe u duket vetja mbi te tjeret,parlamenti percakton taksen e shitjes dheeshte tjeter madhesia ,por jo te vij tjetri nga pekini se ifryet qeveris se duhet ber rivleresimi dhe duhet qevjedhja te behet isrirucion ,dhe prona private nga e shenjte ne dore te atyre qe nuk skuqen populli shpreson e vitet ikin tutje

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sy Peshkaqeni i Gerdecit te ben te fala z. Thano d

                                          Jo professor Thano nuk jam dakord. Duket shume qarte qe Gazeta Dita i beson arrestimeve te SPAK dhe sherbetorevee, apo vartesve te tyre si Gj. E Posacme dhe gezoheni pa mase sa here qe keto dy shoqata ne bashkeveprim arrestojne pa prova, por me letra anononime qe i bejne vete, kercenohen, inditimidohen fsmiljaret e tyre dhe deshmimtaret, hidhen ne media dhe portale funderina ku behet gjyq popullor primitiv si ne mesjete dhe ju te gjithe se bashku kenaqeni defreheni me keto poshtersite qe u behen socialisteve.Nga ana tjeter po ky SPAK qe ju i besoni verberisht nuk perfill fare vrasjet qe nje kryebandit krominel monster krenohej qe ka vrare qe ka vjedhur bashke mefamiljen e ti nongrata.Ku jane SPAK dhe Gj. E SPAKut ne hetimin e lobimit me 7 milion $ La Civita. E mendoni ju sikur Qeveria te lobonte vetem 500 000 $ c fare do bente SPAK? Sa do ishte numri i te arrestuarve 50- 100 Pra kjo eshte e verteta me dy standarte qe e shikon dhe bufi zoti profesor Thano.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dani USA

                                            Nese ne nje shtet zbatohet ligji dhe jo maliqi ai shtete bene perpara sepse ligji ne vetvete e ndergjegjson njeriun ndersa maliqi e prish njeriun se e zgjith hallin duke paguar dhe keshtu ai popull i atij shteti kthehet ne skllave shembull tipik eshte Shqiperia.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lindi

                                              Të kalosh nga një sistem shoqëror në një tjetër, si kjo jona, duhet kohë dhe punë e madhe. Një shoqëri nën diktat fiton liritë elementare po nuk di ti menaxhojë. Ai e quan të drejtë të zaptojë tokën e tjetrit, të rrëmbejë vajza për ti trafikuar pértej detit, të pérdori armën për ti marrë parat atij që ka, Tu japi studentve fiploma me lek, gjyqtarë që marin diplomat shpejt e me lek etj. Kjo ndodhi të ne. Pastaj duhen ca njerëz ta ndryshojnë këtë gjëndje. Po si, dhe kush do e bëjë? Hajde rikthe pronën apo vérteto se drejtori, deputeti apo ministri sotëm ka diplomë të blerë, se lekët nuk i ka fituar me djersë po me trafik. Një lëmsh i vërtet. Është si ai deti pas furtunës ku lumenjtë derdhin në të mbetje të ndryshme, gjithë kanë gjetur rrjedhës së tyre. Kemi një shoqëri pa moral, pa ekonomi, pa drejtësi, pa vende pune, ku synimi vetëm është leku. Po a mund të korrektohet kjo shoqëri? Po, por duhet kohë. Politikanët ish hajdut do rrinë gjatë në politikë, do bëhen ministra, do emérojnë shokët né pozicione té ndryshme duke ndotur administratën. Kështu dhe drejtësia. Inxhinierët, ekonomistët apo informaticienët me diploma leku do jenë në administratë për 30- 40 vjet. Gjithë ky llum pastrohet me pérpjekje po do punë e kohë. Me siguri breza, me ndryshime kulturore, ekonomike dhe forcimin e ligjit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. .
                                                ..

                                                Ashtu është o Thano, në vendet nordike ligjet nuk i kanë të rrepta, por është ndërgjegja e njerëzve shumë e lartë. Po i kanë edukuar, o Thano, i kanë edukuar më parë, s'behet mend sa kohë më parë; ndoshta që kur janë krijuar si etnitet: u kanë prerë duart!, atëhere, o Thano; prejnga rrodhi populli i bindur. Mos të duket çudi... jemi në rendin e maksimizimin të fitimit, rendit më të drejtë dhe të pafajshëm (përshi dhe përvetësimin privat të mbivletës, them unë), kështu na thanë, se dikur vidhnim, nga "uria", në kooperative, siç thotë një prej komentuesve (po ç'vidhnin, mor aman, veten?, vidhet ajo që s'të takon, jo tëndja); si nuk vdiq dikush xhanëm nga uria, ta kishim si shenjë (veç i madhi që është atje në qiell na rojti), e të thoshim: ja! Kur, atëhere kur vidhnim në kooperative, në fakt, vinim nga një sistem i korruptuar komplet (i njëjtë me këtë të sotmin), përfshi dhe mbretin Zog dhe ende të pazënë mend, se sistemi i koopetativave të plaste në burg, mos më keq. Kishte edhe atëhere ndonjë të vogël, si në vendet nordike, por pak, fare pak: ndonjë drekë a darkë, por gjithsesi i dënueshëm. Opinioni publik të mbyste atëhere, të telendiste mileti në çdo hap. Ja erdhi ky hajduti, qylsi, etj.. thoshin dhe të largoheshin si zgjebes. S'ke ç'bën, është bashkëshoqëruese e sistemit politik; edhe atje ku nuk duket drejtpërdrejt është i tërthortë: vjen nga mungesa e plotësimit të nevojave dhe nga grykësia që ushqen sistemi për individin për të ardhura të lehta dhe të pa merituara. Sidoqoftë, ajo përvoja e vendeve nordike, shekuj më parë, duhet parë, natyrisht pak më njerëzisht, por gjithsesi edhe ajo që propozon dikush për rreptësi nuk është keq; gjithsesi është më lehtë se të të presin dorën. Frika i ruan vreshtat, thuhet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gazeta Dita

                                                  Thano ke ikur për lesh paske rënë në nivelin e Qorrit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vjosa

                                                    Ai që vret shkon me pushime në Rogozhinë ,Peqin, Drenovë, 313 , Lezhë e gjetkë dhe vazhdon jetën duke parë filma duke ngrënë e duke pirë qyl dhe duke u "SJELLË" mirë bën gjysmën e dënimit .Del nga burgu ,gjykatësi ka mar miljonat dhe jashtë fillon hakmarja.Çfarë ligji është ky? Prandaj një kategori krimesh duhet të kenë dënime kapitale dhe atëhere themi :Po vrave do të vrasin ,D.M.TH. Vete haka tek i zoti .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. t
                                                      toni

                                                      ketyre te Dites u duket vetja filozofe , flasin e flasin, e s'thone gje hic, sidomos ai Tarifa qe ben muhabet me Volterin,po edhe ky Thano k/red. qe paguhet per t'u bere reklame endrrave te pronarit (Dado/Dabulla and sons) dhe pastaj ben parimorin e virgjer

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Ethem Lalaj(News Albania)

                                                        Krahas këtyre,ORGJENTISHT DUHET: 2.SEKUESTRIM PASURISE NGA 1992,MBI 500 MILD.$. 1.KRIJIMI I NJË GJYKATE TË POSAÇME,MBASE ND/KOMBËTARE 10 VJET,PASI DREJTLSIA JONË ËSHTË E TREDHUR NGA POLITIKA 1992. 3.ANULIMI LIGJIT TË PARASHKRIMIT BERISHIST I MIRATUAR PREJ TIJ,PËR TË. 4.HAPJA E DOSJES SË SPIUNVE..ORGJENTISHT.. 5.LARGIMI KOMUNISTVE BOLLSHEVIKE.. 6.NDËSHKIMI FIKS DHE JO ALTERNATIV..QË GJYKATSI I $,€ TË MOS E LËVIZ PRAPANICËN

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Ethem Lalaj(Nems Albania)

                                                          Faleminderit,për botimin. -ky koment është bër edhe në DITA.. -Shqipëria është në rrezik nga berishizmi agjent i shumfisht SËRB,GREK,RUS ( FBI PR)= botror. -SPAK= GJYKAT SPECIALE SI NË KOSOVË(HAGË)..PËR TË SHUAR TË MAHTËN NË SHQIPËRI.. -QË TË SHPËTOHET BELERIZMI 60 % NË BE,DUKE E KTHYER NË PUSHTET PËR COPTIMIN E VËNDIT NË TOKË E DET..! POPULL ZGJOI.?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Labi

                                                            Eshte vone,Shqiptareve ju ka thare rrrenja,nuk behen me,atij qe i ka ngel pak fytyre mendon vetem ikjen,e keqja e ka mundur te miren.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Gani USA

                                                              Nje tjetër shkrim i rrallë nga një penë noliane Por militanti i verbër si shumë komentues ketu është një udhëtar që ka humbur rrugën, por që mbron me jetë hartën e gabuar që i kanë dhënë në dorë. Për të, politika nuk është një shërbim publik, por një fe laike ku lideri është i pagabueshëm dhe kritika është blasfemi.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje