Të "tredhësh" artin politik përmes krenarisë kombëtare

28 Shkurt 2026, 16:00Blog Bjorn Runa

Të "tredhësh" artin politik përmes krenarisë

Teksa dëgjon prej thuajse një jave këngën e muzikantit italian me origjinë shqiptare, Ermal Meta, “Stella Stellina” të luajtur thuajse kudo në Tiranë, është gati-gati e pamundur të mos mendosh për këtë aftësi të veçantë që duket se kemi krijuar për të duartrokitur gjestet politike, pa prekur për asnjë moment politikën brenda tyre.

Për këdo që ndoshta nuk ka dëgjuar për të – edhe pse duket të jetë e pamundur – subjekti i këngës Aë shumëdiskutuar flet për fëmijët viktima të gjenocidit që vazhdon ende në Gaza. Është një imazh i fuqishëm për t’u sjellë në një skenë mainstream si ajo e Sanremo-s dhe për këtë, meriton natyrisht që të duartrokitet.

Nga ana tjetër, kënga ka mjaft elemente që, personalisht, më duken shqetësuese. Për të qenë i sinqertë, “Stella Stellin” është një këngë e bukur, ndoshta më shumë seç duhet. Ka një melodi dhe strukturë tejet të ëmbël, aq sa mund ta fishkëllesh me kënaqësi teksa kthehesh nga puna për në shtëpi, ose mund të vallëzosh me të gjatë një pasditeje të zakonshme. Dhe ndoshta pikërisht ky është problemi. Është një këngë shumë e bukur, por genocidi, vrasja e fëmijëve dhe bombardimet e civilëve nuk janë aspak harmonike. Nxjerrja e trupave të fëmijëve nga rrënojat e shtëpive nuk është diçka lirike. Dilema, nëse është etike të estetizosh tragjedi të këtyre përmasave, nuk është e re në botën e artit dhe të muzikës. Në fakt, ajo të kujton një tjetër debat: atë rreth filmit të njohur, “Lista e Shindlerit”, të Steven Spielberg, që është ndoshta një nga filmat më të lavdëruar dhe më të kritikuar njëkohësisht rreth Holokaustit. A është etike dhe e drejtë moralisht të përdorësh konvencionet e industrisë (në rastin e “Shindlerit” ato të kinemasë dhe Hollyëood-it dhe në rastin e “Stella Stellina” ato të industrisë muzikore) – mekanizma të krijuara për të ngushëlluar apo kënaqur emocionalisht – kur krijon një vepër artistike rreth një genocidi që ka ndodhur dhe në rastin e Gazës vazhdon të ndodhë para syve tanë? Në rastin e “Shindlerit,” regjisori gjerman Michael Haneke shprehej se, zgjedhje të tilla formale, rrezikojnë ta shndërrojnë një katastrofë historike në diçka të kapërdishme dhe të konsumueshme për shumicën e njerëzve. Shikuesi, pasi ka qarë dhe është emocionuar, del nga kinemaja i çliruar falë katarsisit që ka përjetuar për një orë e gjysmë apo dy në sallën e errët. Por, kur është fjala për katastrofa të tilla, nuk do duhej të flisnim kurrë për katarsis.

Megjithatë, kënga e Metës është në italisht, e performuar në një spektakël italian, dhe për rrjedhojë, ky debat nuk na përket ne. Shqetësimi im nuk është të gjykoj legjitimitetin artistic të saj. Ajo çfarë më intereson, në fakt, është se çfarë ndodh më pas, se si në momentin që kënga hyn në hapësirën shqiptare, i gjithë tensioni etik bie, ndërsa një tjetër mekanizëm hyn në veprim.

Ia vlen të kujtojmë këtu se si, deri edhe para pak ditësh, Gaza trajtohej si një subjekt radioaktiv në Shqipëri, veçanërisht në media. Deri pak kohë më parë, të flisje apo shkruaje hapur politikisht për të, rrezikoje të të ngjitnin etiketat e zakonshme “ekstremist”, “islamik”, “terrorist”, e hera-herës edhe të gjitha bashkë në një supë të pakuptueshme ofendimesh. Analistë nëpër panele televizive paralajmëronin se duhej bërë kujdes që të mos importohen konflikte të huaja në vendin tonë. Gjuha duhej të qe gjithmonë e kujdesshme dhe manaxheriale, ndonëse flitej për shkatërrim dhe vdekje në të atillë shkallë, që njerëzimi nuk i ka parë ndoshta qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Por, sapo tragjedia u mbështoll me notat e një melodie të bukur dhe u përçua nga një figurë e njohur me origjinë shqiptare, e gjithë parehatia jonë rreth Gazas u zhduk. Befas, subjekti nuk është më i rrezikshëm. Madje, tani mund të flasim hapur për të.   

Koordinatat e këngës ndryshuan plotësisht në momentin që ajo nisi të qarkullojë në organizmin e medias shqiptare, me fokusin e publikut që kaloi si pa kuptuar nga Gaza dhe subjekti i këngës, tek vetë Ermali dhe qetësia që na dha fakti se “një nga ne” u ngjit në një skenë të rëndësishme muzikore europiane për të kënduar një këngë, subjekt i të cilës është Gaza.

Pra, qendra e gravitetit ndryshoi.

Ajo çfarë mund të kishte provokuar një diskutim të parehatshëm rreth luftës dhe genocidit, gjeneroi një bisedë më të lehtë, rreth diçkaje që e njohim mirë: krenarisë kombëtare. Dhe kjo është ajo çka është vërtet shqetësuese. Të gjithë flasin për krenarinë kombëtare si diçka shumë e rëndësishme, duke u përqendruar tek pyetjet se a duhet të jemi krenarë, apo për çfarë duhet të jemi vërtetë krenarë, duke harruar rolin neutralizues të kësaj ndjesie. Krenaria kombëtare na lejon të përqafojmë anën estetike të gjësë, pa u përfshirë në implikime më të thella të saj. Thënë ndryshe, na ngroh atmosferën dhe na bën të ndihemi më të bashkuar, por njëkohësisht eleminon nevojën për t’u pozicionuar, duke funksionuar si një lloj tretësi, që gërryen gradualisht “dhëmbët” e artit dhe të kulturës, në mënyrë që ajo të mos ndërhyjë, ose të ndërhyjë sa më pak, në jetët tona të përditshme.

Kështu, fëmijët e vdekur në Gaza kthehen në simbole universale të vuajtjes, sigurisht tragjike, por mbeten të shkëputur nga struktura dhe përgjegjësia. Kënga, në momentin që hyn në skenën kulturore dhe mediatike shqiptare, kalon nga terreni i politikës tek ai i ndjesisë humanitare. Pra, ti ndjehesh i prekur, por nuk të duhet të përfshihesh realisht në atë që ndodh. Nuk ke pse mendon se përse shteti yt furnzion me naftë makinerinë e luftës që vret fëmijët në gaza; nuk ke pse shqetësohesh – madje je krenar – që kryeministri yt është pjesë e të ashtuquajturit plan paqeje për Palestinën, ku vetë palestinezët nuk janë të përfaqësuar; nuk ke pse mendon që vendi yt do të luajë rolin e një kolonizatori të pjesshëm në Gaza, nën pretekstin e vendosjes së rendit (rend, gjithnjë i imponuar së jashtmi dhe pa inputin e vendasve).

Sot censura është e panevojshme në Shqipëri, madje do të kishte efekt të kundërt edhe nëse do aplikohej. Transformimi ndodh përmes përkrahjes dhe përsëritjes; përmes kësaj urie tonën të pangopur, për ta shndërruar çdo moment kulturor botëror në konfirmim të vlerës sonë kombëtare. Por, pikërisht duke i kremtuar këto momente, ne i zhveshim ato nga çdo pyetje apo kritikë ndaj pushtetit dhe përgjegjësisë. I zhveshim praktikisht nga rreziku, duke fshirë lidhjen që ekziston mes fëmijëve të vdekur në Gaza dhe makinerisë që i vret ata. Dhe boshllëkun e krijuar e mbushim me krenari kombëtare.

Por, një shoqëri që e përkthen vazhdimisht artin politik në histori për veten e saj, e humbet gradualisht aftësinë për ta parë artin si përballje. Na vjen keq në distancë, por nuk guxojmë të flasim për strukturat që e prodhojnë vuajtjen. Fëmijët në Gaza mbeten të vdekur, lufta vazhdon, “një i yni” këndon dhe ne ndihemi krenarë. Kaq.

37 Komente

  1. I
    Illyrian

    O gazetar Ermal Meta është shqiptarë edhe me pashaport jo vetëm me kombësi ai jeton ne Itali dhe kaq këngëtari italian na bët me qesh .... është shqiptare që ka edhe pashaport Italiane si shumë shqiptarë të tjerë .... Ermal Meta ka emigruar me gjithë familjen në Itali dhe kaq! Arbëreshët kanë pesëqind vjet dhe akoma e thërrasin veten shqiptarë ...

    Përgjigjjuni
    1. a
      amadeo

      Po eshte shqipetar, por jeton ne Itali, kendon Italisht, del ne skenat italiane, i paguan taksat qeverise italiane, kur te dali ne pension do paguhet nga buxheti italise etj etj. Ne rast lufte do marri pjese ne ushtrine italiane ! cfare rendesie ka qe nuk qenka italian por shqipetar? Sa per kengen njehere e degjova dhe nuk me pelqeu muzika. Per teksin nuk e di se nuk u thellova.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ANIS

        AZGJE ME SHUME JE XHELOZ, DHE TE JESH XHELOZ, ESHTE ME KEQ SE TE JESH ...CDO GJE TJETER DHE PIKE. ASHTU SIC BEN TIPIK NJE SHQIPTAR I PA CIVILIZUAR, ASHTU SIC ATAKONIN TE NDJERIM ISMAIL KADARE QE TE MOS MERRTE CMIMIN NOBEL. PO TI QE SHKRUAN NGA JE SE STE NJEF NJERI, POR TE PAKTEN SHKRUAJ ORIGJINEN, KRAHINEN DHE FISIN NGA VJEN......

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ram (a) Berisha

          Kjo kenga , i merr te keqen Simfonise se dyte te Mandit te Nishtulles "Sarile "

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Kenga ishte e perkryer vleresuar edhe nga legjenda Celentano ore miope politike dhe injorante arti.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Ram (a) Berisha../..

              O idiot , secili pelqen ate kenge qe do dhe ate kengetar qe do.Te pelqesh nje rryme muzikore dhe te urresh nje tjeter , nuk eshte injorance arti !! Fakti qe e ka vleresuar Celentano , nuk do te thote qe te gjithe bota duhet ta pelqeje. Per mua p.sh Celentano eshte nje kengetar i merzitshem , dhe i urrej kenget e tij. Por kjo nuk do te thote qe miliona njerez te tjere te mos mendojne te kunderten e kesaj qe thashe une per te !!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edi Sali Rama

                Po ti ke vetem sy dhe veshe militanti o Sali Ram Berisha... dhe na merrke vesh edhe nga arti pale pale.

                Përgjigjjuni
        2. N
          Na mbyti injoranca

          Po thellohu o evlat thellohu se teksti ishte gjeja me e bukur e asj kenge! Apo nuk do te thellohesh se mos te preken cifutet???

          Përgjigjjuni
          1. Kutuzovi

            Thoni sssssi tte doni,Ermal Meta eshte shqipetar dhe pike. Shume shqipetar jane sot neper bote,kane nenshtetesi te atj vendi,por ama origjina e tij mbetet shqipetar. Respekt per Ermal Meten,kete kengetar te nderuar dhe te lavderuar.

            Përgjigjjuni
          2. e
            eduart

            Po, ka te vertete qe tmerri i lufte nuk mund te paraqitet artistikisht me nje muzike dance, por ndoshta ketu qendron edhe mesazhi...Mos valle indiferencen e opinionit boteror (c'me duhet mua, e shprehur me muzike vallezimi) eshte ajo qe kerkon te transmetoje Ermali ?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alban Bardhi

              Duhet pranuar se masakra e fëmijëve në Palestinë , eshtë diçka e turpshme, në rashë të parë për Hamasin, ose "Agjeturën e Musadit" brenda popullit palestinez. Po një popull që refuzon Paqësorin Abazi dhe ndjek një organizatë të financuar fshehtësisht nga Izraeli, do ta paguajë injërancën e tij. Kemi të bëjmë me kultomin e shkatërrimit të një populli. Sa i takon Ermal Metë Internacionalistit, ky së pari të shkruante një këngë për 2 mijë fëmijët e zhdukur nga Genocidi serb në Kosovë, pastaj të hidhej nga Palestina. Italia ska lidhje me Genocidin në palestinë dhe ska pse tu bëhet presion italinëve për palestinën në gjuhën Italine... të shkojë në gaza, po ja mbajti Ermalit dhe të këndojë në arabisht....

              Përgjigjjuni
            2. F
              Futja pordhes

              Kenge kot fare ......me nje ze te holle si zhapik. Ky deklaron : Jam shume shqiptar per te qene italien , dhe jam shume italien per te qene shqiptar....do te thote nuk jam as burre e as grua po jam si Gazmenta Bardha PeDe me mjeker dhe taruazhe

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luli

                Fobi islamofobe

                Përgjigjjuni
              2. L
                Labi

                Je stergjatur krejt kot, zotëri! Pasi dredhove nga efektet emocionale, - a mund t’u këndohet vrasjeve ??!!!, - te deri në linjën tuaj absurdevtë politikës, botëtore, kthehesh te “ mitingjet me molotovë”. Ne kemi një historibtë trishtuar zotëri dhe u kemi kënduar edhe vrasjeve duke konvertuar në “ bukurinë” e muzikës vdekjen. Kënga më e bukur polifonike shqiptare, - për pëlqimin tim, - është “ Mbeç more shokë mbeçë, - që u ravijëzua nga Skrapari te këngët e Lahutës së Malësisë” të Fishtës. Tani ti na thua se këndojmë për një luftë që nuk është e jona!!! Mjaftë me “ simfoni” kritizere për t’u dukur origjinal!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na ruajt zoti

                  Nuk kuptohet asigje Bravo per marrinen qe ke shkruar Ermali Eshte nje profesionist qe shkelqen

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Na ruajte Zoti nga injorantet

                    Bravo! Po cfare pret nga adhuruesit e cifuteve!

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Komy

                    PO PER PENGJET IZRAELITE QE PO FESTONIN PER QEJF TE TYRE NUK FLET NJERI APO VARJA ....SHKAKU ISHTE MARJA E PENGJEVE ,,NUMEI KA RENDESI ,POR SE SA ?

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      ateist

                      Dukej si e organizuar nga Mosadi.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Arjani

                      Sakte

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironci

                        Ke dhuntine e te shkruarit por ke shume mungesa ne arsyetim.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Remarku

                          Një këndvësjyrim intetesant..

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kot

                            Deri te kendveshtrimi dakord jam..interesant pastaj nuk di cte them Arti per mendimin tim duhet te trondise ndergjegjen dhe gjendjen emocionale, ky zoteria po thote pse tablote jane me ngjyra dhe jo bardhe e zi a me keq akoma te zeza pis, po nejse çeshtje kendveshtrimi

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rezi

                            Jemi kthyer në nacionalistë ekstremistë, shajmë vëndin tonë kur të tjerët e shajnë… nuk i dalim në mbrojtje me argumenta por me inat, sa që për inat të sime vjehrre shkojmë me mullixhiun. Artikulli flet shumë, thotë të vërtetën se kultura shfrytëzon momentet e vështira për të fituar diçka. Uroj Ermalin, por do doja që kjo këngë me muzikë të gëzuar të kishte tekst të gëzuar!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lindi

                              Ermal Meta bravo i qoftë që arrin e konkuron në Sanremo. Më vjen mirë se nuk është gjë e vogël të shkosh atje. Të lidhësh tekstin me emocionet e notave që krijohen në shqipëri, për njé kéngë italiane, më duket e pavend. Kur ai vlersohet nga personalitete të muzikës italiane ky shqetsimi jot më duketm i tepért dhe i çuditshém. Unë krenohem që djemtë shqiptarë jo vetëm integrohen në shoqëritë ku shkojne po konkurojnë né kulturén e atij vendi. Siç ndodh me mjek të ikur apo biznesmen, në Italian apo gjetkë. Na duhen djem e vajza të tilla si Ermali, Lea Ypi apo Mira Murati, dhe si modele pér të rinjtë e sotëm.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                MAJAKOVSKI

                                Bukur. Ky eshte mendimi qe duhet të kete cdo shqiptar. Ato dhe plote si ata jane krenaria kombit.

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                Vjosa

                                Bjorn ke shkruar , ke bere nje hartim te gjate pa kuptim por nje shkrim me mllef ndaj nje KENGETARI TE AFIRMUAR E TE VLERESUAR , KE MESUAR NGA SALIU QE SHANE DITE E NATE SHQIPERIN .

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pije freskuese

                                  Bjorn, si fillim: Ke ngatërruar " arti që i këndon tragjedisë me artin që ngre zërin ( me këngë) kundra masakrave". Së dyti: Ke shprehur mendim( trashanik) mbi kolonizatorët, pasi vetë shteti jonë( e shumë të tjerë) i ka fillesat si " shtete kolonizatorësh". Së treti. Ke ashprehur një mendim të shkëlqyer se çfarë është krenaria kombëtare dhe si kjo ndjenjë përdoret për të mbuluar shumçka

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Liqeni

                                    E dhimbshme. Nje analize e vertete. I thote te gjitha gazetari Bjorn Runa ne mbyllje te analizes: "Femijet ne Gaza mbeten te vdekur, lufta vazhdon, "nje i yni" kendon, dhe ne ndihemi krenare.Kaq." Per te qare, per turp, jo krenare. Per çfare mund te jesh krenar ketu?! Respekt Gazetarit.????????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Selim

                                      Po e akuzon qe nuk mori pushken te luftonte kunder Izraelit? Po ti qenke hajvan. Ai eshte cantautor dhe ben kenge ashtu si e ndjen. Kaq. Arti nuk merr persiper te zgjidhe situaten gjepolitike apo edhe ate humanitare. Ai mbush zemrat e njerzve . Eshte per tu levduar per ate cfare percjell me kengen e tij, muzike shume e bukur tekst i ndjere.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        dyshuesi

                                        Kënga e Ermalit ka melodi të bukur dhe tekst shumë domethënës. Teknika e interpretimit mjaft profesionale . E ndrërthur bashkë me momentin kur u çfaq në skenë më duket mjaft e arrirë. Për sa I takon artikullit . Më duket një përpjekje e sforcuar për të sulmuar qëndrimin pro Izraelit të qeverisë tonë duke e lidhur me një këngë dhe një skenë mbi të cilën qeveria shqiptare nuk ka juriksion.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          I lir

                                          Po percjell nje mesazh kriminal........

                                          Përgjigjjuni
                                          1. v
                                            vp

                                            Bjorn, shkrojte nje artikull te gjate fare kot sepse Ermali kendoj nje kenge po kaq kot. Ti je nje kopace ne muzike, po Ermali c'pati qe e kendoj kete kenge!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. v
                                              vp

                                              Kjo kenga jote, o Ermal, njelloj si ato tallavate e Tiranes

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Keli

                                                Ermal Meta performon shkëlqyer,e theksoi edhe Celentano.. Teksti i këngës ishte vërtetë emocionues, kurse motivin e melodisë e kishim dëgjuar edhe më parë! Sa për diskutimin shqiptar apo italian,nuk ka rëndësi fare......

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Labi

                                                  Keta refugjatet qe akoma rrine me breke neper kembe cfare benin kur vriteshin femijet Shqiptare ne Kosive,nese eshte artist te beje art jo politike,kur ne Kosove vriteshin Palestinezet ferkonin duart krahe Serbeve,a e meritojne perkrahjen tone? Turp po Italian eshte si tha komentusime siper,kaq mjafton no comment.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    spektatori

                                                    Kenga ishte medioker nivel, sa per Celentanon keto metoda politike dhe jo artistike jane bere bajate te spektatori dhe nje deshtim ne finale qe tregoji realitetin….

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Laura

                                                      O labi ( ai i verteti), e e ke qare fare. Lexova dy rreshta se nuk shtyhej dot me tutje. Stergjatje bosh e pa arsyetim. Kaush i vertete. Pale pastaj kur shkruan i shqetesuar per prinderit qe shkruajne ne social.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje