Nga Ylli Manjani
Ashtu është, siç thotë Kryeministri, 10+ raste korrupsioni mund të ketë gjykuar ose ka në gjykim gjithë ajo strukturë kushtetuese antikorrupsion. Gjithë ai investim medemek edhe ndërkombëtar dhe 10 raste në 5 vjet.
Ndër to vlen të përmendet se:
1. Njëri nga këto 10 raste është rasti i Safetit, të cilit ja bëri akuzën korrupsion Apeli, sepse SPAk dhe shkalla e parë e GJKKO e quanin shpërdorim detyre. Për të qeshur e për të qarë po ky rast tashmë raportohet si statistikë korrupsioni.
2. Vetëm 400 000 lekë (të reja) janë kapur në flagrancë si plaçkë, njëkohësisht si provë materiale e korrupsionit. Asnjë qindarkë më shumë. Vetëm llafe përgjimesh e llogje bisedash kanë kapur nga memoriet e celularëve.
As sa pastruesja e asaj zonjës që gjeti paret e fshehura te tubi i aspirimit, nuk ka kapur ende SPAKU.
****
Nga ana tjetër dakord, bombat artizanale të PD janë anti imazh. Padyshim ashtu janë!
Por të mos harrojmë se kemi Kushtetutën e vetme në rruzull që në tekstin e saj ka fjalët "korrupsion dhe Krim i organizuar". Një vetëkriminalizim absurd që kemi bërë në emër të Reformës në Drejtësi. Një vetëprezumim fajsie kombëtar kemi bërë me atë eksperiment kushtetues.
Dhe kjo padyshim që është gjëja zyrtare më anti-imazh që i kemi bërë vetes.
Kushdo që lexon Kushtetutën tonë, pa ditur fare çbëhet këtu, e krijon idenë se këtu ka veç krim, mafie e korrupsion...
Të gjitha shtetet e tjera e rrefuzuan këtë eksperiment kushtetues, që ne e bëmë me konsensus idiotik.
Nuk po përmend këtu nene pa fund në Kodin Penal që dënojnë fjalën dhe mendimin, në myrën më antidemokratike të mundshme....
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna.
Drejtesin penale e pshurren GjinGjonet e Saliut ne Spak dhe Gjkko,keta bandit po godasin qeverin me thashethemet e tij,kjo duhet te mari fund urgjent. GjinGjonet po godasin qeverin qe ti hapin rrugen kriminelit Sali hales,dhe kete po e bejn fare hapur.
"Vetëm llafe përgjimesh e llogje bisedash kanë kapur nga memoriet e celularëve". Ve bast, se pergjohen bisedat e gjithe shqiptareve si dhe kontrollohen memoriet e celularet te tyre, 85% e tyre duhet te paraqiten ne prokurori, ne kete 85 perqindsh perfshihen dhe 99,80% e punonjesve te drejtesise se re, Dumani, Erjon Bani dhe Dado!
Respekt per ato te verteta qe thot zoti Ylli Manjani. Drejtesia qe eshte sot (SPAK dhe GKKKO) duhet ribere. Nuk kemi gje me keto institucione. Ne fillim kure u miratua reforme e re e drejtesise,populli pati nje shprese te madhe se do behej drejtesi,te pandeshkuesmit do ndeshkoheshin,por jo,Sali Berisha nuk flinte gjum. Ai mendoi dhe punoi se si t'a pengonte kete drejtesi dhe ja arrit qellimit,e vuri nen kembet e tij,bleu prokuror e gjykates te cilet sot jane hedhur egersisht dhe me terbim kundra qeverise socialiste qe eshte me e votuar se kurre ndonje here. Sali Berisha ka dy vjete qe eshte i pandehur dhe GJKKO nuk e mere t'a gjykoi. Ky veprim eshte nje kundershtin apo nje grusht shteti qe i behet qeverise se Edi Rames. Puna e mire e Edi Rames ne shqiperi dhe ne bote eshte nje pune e lavderueshme,por ja qe per Salin dhe SPAK e GJKKO,nuk eshte i mire.Kjo eshte fatkeqesi.
O Ylli , kur merreshe me politikë na e shpife . Ama' , tani që po merresh me fushën tënde, drejtësinë, konstatoj që je expert . I lexoj të gjithë shkrimet tua dhe më duhet të them që janë analiza exelente prej juristi kalibri. Përshëndetje !
Vetem ti mos fol. Ishe minister kur u votua reforma aktuale. Nuk e di kush e ner kete avokat. Super i paafte. Kam idene se sherben online me pagese.
Ti zagari I Bermudes do ta rregullosh ?! Ti kelysh I kuq je me I mencur nga amerikanet?! Mbetet duke lehur cdo ore e cdo dite , more qen sallhane ( nga Nano Tek Meta , Tek Berisha dhe Tani Po lepin kockat e Rames ) !
Pergjegjes je dhe ti Manjani, sot shiko konseguencat e drejtesise , me nje shtet qe mbahet me dhune prokuroresh dhe oficerash policie gjyqsore, shtet qe nuk do njeri te punoj me administrate e privat
Mendimet e yllit i lexoj, me duken të arsyeshme. Keto çeshtje duhet të bëhen objekt debati per juristet. Po juristet heshtin. Dhe kur per keto çeshtje kritikon qeveria ata prap heshtin. Kjo ngre dyshimin per jurist të aftë që rrokin problemet e kushtetutes dhe kodit penal.
Njeriu me pa bosht. Ndjek vetem ku ka leke kaq.