Çfarë nuk u tha nga takimi me PPE në selinë e PD?

26 Shkurt 2026, 10:27Blog TEMA
Çfarë nuk u tha nga takimi me PPE në selinë e PD?

Nga Roland Lami

Z. Berisha në partitë tona statuti është si kushtetuta dhe respektimi i saj është detyrim jo zgjedhje. Statuti garanton demokratizimin e partisë. Nëse ne japim shembullin që nuk respektojmë statutit në parti çfarë garancish ofrojmë te militantët dhe publiku i gjërë që do të respektojmë ligjet nesër kur të vijmë në pushtet. Kështu që duhet të dorëhiqesh.

Z. Berisha ne te partitë tona pas çdo zgjedhje bëjmë bilancin dhe analiza për të kuptuar ku gabuam jo më në rastet kur rezultatet janë shumë larg pritshmërive siç ishte rasti juaj në zgjedhjet e 11 majit. Lidërshipi siç ka privilegjet mban edhe përgjegjësinë në rast bilenci negativ. Te partitë tona bëhet rinovimi i elitave duke iu dhënë mundësi të tjerëve të ofrojnë energji dhe ide të reja. Kështu që pa humbur kohë i gjithë lidërshipi duhet të rinovohet që të gjenerohen energji të reja në parti.

Z.Berisha sistemi zgjedhor që kemi ne pak a shumë si ky i juaji që keni ju proporcional rajonal dikton strategji taktike për të akumuluar votat. Sa më shumë parti në koalicion apo lista të përbashkëta aq më shumë maksimizohet vota. E kuptojmë që disa parti kanë dal nga PD për arsye që lidhen me ju por në politikë më shumë rendësi ka produkti elektoral sesa sedra apo demostrimi i inateve personale. Nëse vota shpërndahet në shumë parti apo individ ajo nuk arrin të prodhoj mandat dhe shkon dëm.

Z.Berisha strategjia e dhunës në protesta te ne ka kohë që nuk pi ujë ajo perdoret zakonisht nga lëvizje anarkiste apo lëvizje sociale me orientim të majtë. Ju e dini, e djathta nuk e ka në traditën e saj ardhjen në pushtet me revolucion. Plus që ju u duhet të përdorni instrumenta që të zgjeroni bazën e mbështetjes jo ta kufizoni te militantët fanatik, pasi këta të fundit edhe nëse nuk dilni në protest do ju votojnë.

Z. Berisha në kontekstin global ku jemi futur izolimi qoftë edhe i padrejtë siç është rasti juaj kthehet në kosto për partinë që drejtoni. Partneriteti me ndërkombëtarët shpesh është edhe aspekt legjitimiteti dhe mbështetje. Aq më shumë vende si ju që e kane shumë të ulët shkallën e euroskepticizmin krahasuar me vendet nga vijmë ne. Kostoja juaj është edhe kosto e partisë.

Z. Berisha e fundit po jo më pak e rendësishme, strategjia e akuzës ndaj qeverisë është e nevojshme aq më shumë me këë kundërshtar të mbaruar që keni ju përball por smund të jete qëllim më vete. Ne i japim një rendësi shumë të madhe në strategjinë e komunikimit prezantimin e alternativës qeverisëse. Elektorati gri i së djathtës, abstenuesit, i zhgënjyeri i së majtës duhet të kuptoj dhe të besoj pse do të jetë nesër ndryshe ekonomia, arsimi, shendetësia, turizmi, siguria apo administrata e vendit.

Z.Berisha ne shpesh organizojmë sondazhe por edhe iu referohemi sondazheve që behen publike për të korrigjuar veten apo ideuar ide të reja që i përgjigjen intetesit të grupeve të ndryshme sociale. Nuk ecet në politikë me intuitë apo bindje personale.

Tani mbaruar ju se unë siç e patë mbajta shënime. Meqë u fikën kamerat po u them që këto që thatë ju unë i di më mirë se ju pasi mosha mesatare e juaja është sa vite eksperiencë kam unë në politikë. Unë ju ftova të krijoj idenë te demokratët dhe më gjerë që nuk jam i izoluar nga ndërkombëtarët pavarësisht se nuk shkel asnjë zyrtar i lartë i huaj në PD që kur u shpalla non grada. Nesë do të zbatoj jo të gjtha këto që renditët ju por një nga pikat jo vetëm une por edhe këta që janë në sallë duhet të dorëhiqen.

6 Komente

  1. P
    PPE dhe dietat e tyre

    Si i tha Berisha dashnor sulës, E paq harram qumështin e znj Garo.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      Ka pak turbullirë shkrimi juaj. Është analizë e juaja apo diçka e tillë apo e përafërt iu tha Berishës nga delegacionibi PPE?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Keto qe thoni ju, jane themeli I partive te verteta demokratike, sic jane e kunderta baza e partive familjare e fisnore te tpir faudalo-talibanesk.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mali

          Këto që thotë Rolandi në faktë janë mendimet e tija të referuara në takimin që bëri komisioni i PPE me opozitën .Presupozohet se këto i kanë thënë anëtarët e komisionit që në faktë të përmbledhura derivojnë në këto pikë takimi që thot Landi . Ato janë esenciale dhe domosdoshmëri për një parti që i thotë vehtes demokratike dhe mëtepër akom për një politikan si Berisha që ka 35 vjet që vegjeton në krye të partisë dhe akoma se ka kuptuar që duhej të kishte ikur për të mos u kthyer më sepse më shumë prish punë . Pra të ju lërë vëndin të rinjëve Të largohet por jo vetëm por me gjithë politikanët e vjetër që kanë 35 vjet që kanë hedhur rrënjë dhe që për të qënë deputet çfarë nuk bëjnë duke qënë servila të Saliut dhe mbytës të zërit të të rinjëve . Me gjuhë diplomatike komisionerët i kanë bërë të qartë Opozitës se ardhja në pushtet bëhet vetëm me votë dhe jo me protesta tëndhunëshme . Prandaj dhe duhet të bëjnë ligjin zgjedhor sipas porosive të ODHIR dhe OSBE . Gjithëashtu komisioni i BE ju kërkon që reforma në drejtësi të zbatohetdhe jo ti vihen gurë nën rrota si nga Qeveria dhe kryesisht kjo por dhe nga opozita për aq sa ka ndikim në realizimin e reformës

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lababregsi

            Z.Lani,ju jeni prift ku duhet te rrefehet Saliu apo jeni,? nuk e di cfare jeni dhe cfare beni por me kete shkrim keni shkruajt brockulla.

            Përgjigjjuni
            1. K
              K O R C A

              Zoti gazetar , keto qe po thua ti , ne i themi nga dhjete here e dite neper komete ! Lexuesi do te dije se car u tha nga te derguarit e PPEne ate mbledhje dhe reagimin e Sali Gerdalles !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje