Nga Mimoza Cika, Këln
Asnjë post tjetër në Gjermani nuk është i lidhur aq fort me konceptin e dinjitet sa posti i presidentit. Presidenti i Gjermanise nuk qeveris, ai përfaqëson vendin. Në vizitat shtetëtore jashtë vendit presidenti është "fytyra dhe zëri i Gjermanisë". Brenda vendit ai simbolizon "unitetin e shtetit" dhe për të garantuar unitetin, presidenti pozicionohet përtej grindjeve mes partive. Ai reagon neutral, por reflekton në fjalimet dhe veprimet e tij, kodin e vlerave të kushtetutës gjermane - ligjit themelor. Për këtë arsye presidenti normalisht gjatë mandatit heq dorë nga antarësia në ndonjë parti politike. Në strukturën e shtetit posti i presidentit vendoset jashtë tre pushteteve: qeverisë, parlamentit dhe gjykatave. Pra shkurt dhe shqip: nje model presidenti që nderon një popull të tërë. Këtë e dëshirojnë edhe në Kosovë apo Shqipëri.
Duke pasur parasysh që ambienti politik historikisht ka qenë domen i burrave, jo vetem në Ballkan, por në gjithë botën e shoh pozitivisht sfidën e Presidentes aktuale Vjosa Osmani per nje mandat të dytë. Historia e pushtetit është mashkullore por në shekullin e fundit, jo vetem ne Kosovë apo në Shqipëri, por në te gjithë botën ka një lëvizje të madhe të grave për të qenë edhe ato pjesë të pushtetit. Rasti i zgjedhjes së Kryetares së Parlamentit të Kosovës, si e para grua në këtë post, është për tu përshëndetur, megjithëse nuk qe e lehtë. Ndaj me rizgjedhjen zonjës Osmani si Presidente, do të dilte në pah edhe njëherë fakti se gratë politkane kosovare, por jo vetëm, reflektojnë përpjekjet për ta sfiduar shoqërinë maskuliste dhe për ta mposhtur politikën e ashpër.
Gratë shpesh perceptohen si udhëheqëse më pak të afta kur janë po aq kompetente sa edhe burrat. Edhe pse sot ka më shumë gra në krye të shteteve dhe qeverive sesa 30 vjet më parë, ndryshimi është i ngadaltë. Në nivel global, përqindja e grave në pozicione të larta mbetet nën 30%. Por ato kanë dëshmuar që sjellin nje qasje tjeter ne politike. Nuk e kam fjalën për ato gra që kopjojnë modelin e burrave, por e kam fjalën për ato gra që sjellin vërtet një qasje të re që peshon nga argumenti dhe jo nga agresiviteti, të një politike që peshon në anën e qytetarëve dhe jo të interesave të partive politike. Jane gratë ato që prekin varferinë më shumë se kushdo tjeter, janë gratë ato që mund ti sjellin më mirë në politikë problemet sociale, problemet e edukimit, problemet e shëndetit që janë themelore në qofte se një shoqeri do të zhvillohet.
Në fakt, Kosovës së pasluftës nuk i kanë munguar gratë e fuqishme në politikë apo në skenën tjetër të shoqërisë civile dhe të emancipuar. Ato ishin në pararojën e mendimit të lirë dhe demokratik. Ato shtruan bazën themelore të krijimit të medieve të pavarura, drejtuan misione jo të lehta siç ishte dialogu me Sebinë, patën guximin të tregojnë me gisht të korruptuarit e të pamoralshmit e politikanëve kosovarë. Politika është një përgjegjësi të cilën kur e merr duhet ta cosh deri në fund. Ajo është një kontribut për shoqërinë. Dhe këtë Presidentja Vjosa Osmani e ka kuptuar qysh në fillim. Në këto pesë vjet, ajo është munduar të krijojë portretin e saj individual korrekt, pavarësisht edhe të disa gabimeve. Rizgjedhja e saj si Presidente do të ishte edhe nja faktor stabiliteti politik aktual për Kosovën pas një ngërçi mjaft të gjatë.
Të mos harrojmë gjithashtu se të gjitha krizat e rënda që ndodhin në një shoqëri përplasen në familje dhe përkthehen aty me papunësi, dëshpërim, depresion, mungesë shprese, dëshirë për t’u larguar nga ky vend etj. Të gjitha këto probleme që mund të hapen në shoqërinë kosovare do të prekin në radhë të parë familjet dhe kur themi familje kemi thënë nëna, sepse të gjithë e dimë se çfarë peshe mban nëna shqiptare në familje. Por a është Vjosa Osmani një model si Presidente që e nderon popullin e Kosovës? Natyrisht që po, madje ajo tashmë ka edhe përvojën nga mandati i parë për të korigjuar gabimet e së kaluarës në të ardhmen dhe pë ta justifikuar edhe më denjësisht postin e saj si “fytyra dhe zëri i Kosovës”.
Ndaj jepini edhe një shans Vjosës!
Vjosa Osmani nuk e meriton asnje dite me ne ate post. Mjafton fotoja e saj neper ferma te kuajve neper Texas, kaubojka. As nje dite nuk ka qene unifikuese ne gjithe mandatin e saj ka perfaqesuar vetem gjysmen e popullsise se Kosoves, duke bere ndasi denigruar njerz e procese. Nje narcisoide e e pa dinjitet dhe karakter. 5 vite turizem neper vende ekzotike me nje shpure te madhe si me qene delegacion i Kines, vizitat e saj kane qene me shume sikur me shku ne revy mode e jo protokolle shtetrore.. Nen mandatin e saj kemi Sanksione nga BE dhe Nderprerje te dialogut strategjik me SHBA dhe as nnje deklarate nuk e ka dhene thua se kane ndodhur kete ne ndonje shtet te Afrikes. 11 Muaj pa qeveri dhe asnje deklararte dhe ne fund i shtyreje e zgjedhjeve sipas interesave te nje partie politike thua se pjesa tjeter nuk jane banore te Kosoves. Vjosa IK.
te gjitha keto qe shkruan jane ne adrese te gabuar. Qeveria dhe parlamenti jane te pergjegjshem per te gjitha ato qe shkruan dhe pjeserisht presidentja qe nuk arriti te zgjidhe ngercin politik. Ajo duhet te jete mbi palet per te mire e gjithe popullit pa dallime partiake dhe fetare.
nuk po vazhdoj më posht se kjo fjali" Rasti i zgjedhjes së Kryetares së Parlamentit të Kosovës, --si e para grua në këtë post--, është për tu përshëndetur, megjithëse nuk qe e lehtë."zonja që ka shkruar këtë mbështetje për osmanin,akoma nuk e di se në kosovë,osmani është presidentja e dytë??apo ka ndonjë kusht për ta quajtur "presidentja e parë grua"??jahjaga,më duket se ishte grua,apo ka ndonjë fakt që nuk e dimë!!megjithëse do dalin koqe që do e gjejnë shkakun që e vendos osmanin si presidenten e parë grua në kosovë!!dhe trampi është presidenti i parë i amerikës!!psh unë e kalsifikoj në bazë të gënjeshtrave,budallallëqeve,idiotësirave që ka bërë!!
aty shkruan per Kryetarjen e Parlamentit jo presidenten, pra ne kete post u zgjodh nje grua per here te pare. Se te gjithe e dijne qe presidente ka qene Atifete Jahjaga. Pra eshte nje plus ku ne Kosove shtohet numri i grave ne postet me te larta te vendit. Behte fjale per grate se burrat historikisht kane dominuar ne gjithe boten.
ke të drejtë,gabimi tim!!
Nje bravo te madhe shqiptares se Kelnit .
Presidenca Vjosa 2.0 nga 4 Mars 2026.