Unë nuk besoj se është e saktë të thuhet se Reforma në Drejtësi ka dështuar. Sa herë që një sistem nuk prodhon rezultatin për të cilin është ndërtuar, ose prodhon një rezultat të deformuar, diskursi ynë publik reagon menjëherë. Impulsiv për nga natyra dhe i prirur ndaj përfundimeve bardh e zi, ai nxjerr verdiktin përfundimtar: dështim.
Por shpejtësia e një përfundimi nuk është garanci për saktësinë e tij. E vërteta është më e ndërlikuar, pasi ne nuk e kemi testuar kurrë reformën në një tension real institucional.
Shpallja e dështimit është rruga më e lehtë. Është një akt çlirues, sepse shpërndan përgjegjësinë dhe e zhvendos adresimin e saj. Fajin e lëviz nga aktorët te arkitektura, nga praktika te teksti, nga zbatuesi te hartuesi.
Në një plan, çliron nga llogaridhënia ata që duhet të përgjigjen. Në një tjetër, e zhvendos pakënaqësinë në terrenin politik, ku argumenti bëhet më i manipulueshëm dhe më i përdorshëm. Në një plan të tretë, shndërrohet në formë reagimi subjektiv ndaj sistemit, nga ata që janë ndjerë viktima të tij, shpesh edhe me të drejtë.
Por kritika totale është gjithmonë më e lehtë se analiza kirurgjikale.
Reforma e vitit 2016 ishte një ndërhyrje e thellë në arkitekturën normative të shtetit dhe si çdo ndërhyrje e kësaj përmase, nuk mund të jetë e përkryer. Ajo ka mangësitë e saj dhe disa prej tyre kanë ndikuar në produktin që shohim sot. Por norma juridike nuk jeton vetëm si tekst, ajo merr jetë e kuptim vetëm në zbatim.
Ligji lind nga idetë, por nuk është ide. Është veprim. Është rregullim. Është urdhërim.
Nëse ligji nuk zbatohet, zbatohet në mënyrë të deformuar, ose gjatë zbatimit krijohet një rend informal paralel, a mund ta shpallim dështimin e normës? Do të ishte si të shpallnim të dështuar një instrument kirurgjikal sepse kirurgu nuk e përdor siç duhet.
Nëse institucionet e qeverisjes së gjyqësorit nuk funksionojnë efektivisht; nëse kontrolli parlamentar reduktohet në formalitet; nëse përgjegjësia disiplinore mbetet iluzive; nëse vendimmarrja fshihet pas shkronjës së ligjit; nëse sistemi korporatizohet rreth prodhimit të statistikave dhe jo të drejtësisë; nëse stoku i dosjeve rritet sepse askush nuk ndjen presionin e përgjegjësisë, atëherë problemi nuk është norma. Është dështimi i saj në zbatim.
Në diskursin publik qarkullon një fantazi juridike: ideja se një reformë duhet të funksionojë pavarësisht nivelit të përgjegjësisë institucionale që e zbaton. Kjo është e pamundur. Asnjë arkitekturë ligjore, sado e përkryer në tekst, nuk i mbijeton mungesës së përgjegjësisë, integritetit dhe kulturës së zbatimit.
Ne nuk e kemi testuar reformën në një bankë prove tensioni institucional. Një test i tillë do të kërkonte zbatim rigoroz, konsistent, pa selektivitet, pa oportunizëm, pa konformizëm, pa sinjale statistikore. Do të kërkonte integritet personal, profesional dhe institucional të hekurt.
Në vend të kësaj, kemi mbajtur në këmbë struktura korporatiste dhe konformiste që matin suksesin me antivlera që e gërryejnë sistemin. Nëse vendimet unifikuese nuk zbatohen; nëse autorizimi gjyqësor anashkalohet; nëse paraburgimi përdoret si instrument paradenimi; nëse llogaridhënia nuk funksionon, atëherë nuk kemi provë të dështimit të normës. Kemi provë të një dështimi sistemik në zbatimin e saj.
Në këtë situatë, reagimi më i lehtë është ndryshimi i ligjit. Por çdo ligj i ri do të zbatohet nga të njëjtat duar. Sa më shumë ndryshime ligjore, aq më shumë pasiguri juridike.
Kur rendi institucional është i shëndetshëm, mjaftojnë pak ligje të qarta. Kur sistemi degradohet, ai prodhon gjithnjë e më shumë ligje për të korrigjuar pasoja që nuk i menaxhon dot përmes përgjegjësisë dhe kulturës institucionale.
Inflacioni normativ është simptomë dobësie, jo force. Shumë ligje nuk do të thotë më shumë drejtësi. Shpesh do të thotë më shumë pasiguri. Më shumë hapësirë për papërgjegjshmëri.
Pra, a ka dështuar reforma?
Unë them kemi dështim të marrëdhënies së institucioneve me përgjegjësinë që reforma krijoi.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm çështje norme. Është çështje zbatimi. Është çështje mbikëqyrjeje reale. Është çështje integriteti personal, profesional dhe institucional. Institucionet që nuk janë mësuar me përgjegjësi do ta shpallin gjithmonë të dështuar strukturën, për të mos pranuar se dështimi qëndron në mënyrën si ato veprojnë brenda saj.
Të ndryshosh ligjin është e lehtë. Të ndryshosh mënyrën si ushtron pushtetin që ligji ta ka besuar në mirëbesim - kjo është sfida. Kjo është reforma e vërtetë.
Dhe pikërisht kjo reformë ende nuk ka filluar.
Nuk ka dështuar reforma. Ka dështuar rilindja, e cila u demaskua nga Spaku si organizatë hajdutësh pa fre, si organizatë kriminale që përdorin imunitetin për tu mbrojtur nga ligji. Edhe propaganda e bolexhinjve të Ramës ka dështuar. Bëri fushatën zgjedhore Rama me pasaportën europiane që premtoi, dhe integrimin në 2027-29, por tashmë gënjeshtra doli dhe do ketë bllokim të integrimit për shkak të hajdutllëkut qeveritar galopant dhe mbrojtjes së korrupsionit nga Babloku.
Jo vetem ka deshtuar,por eshte dhjere dhe shurrosur qe kure u shit te Sali Berisha..
Zoti Plarenc, Arber Paplekaj u denua per vrasjen e Xhuvanit per motive politike me 22 vjet burg, ne Apel i dhane vetem 7 vjet me motivimin se vrasjen e kishte kryer ne gjendje te renduar (vendim qe perben precedent ne jurisprudence), si perfundim pas 4 vjetesh lirohet perfundimisht. Erzen Brecani i arrestuar per trafik nderkombetar droge, nderkohe qe i biri eshte ne kerkon, lirohet pas 8 mujsh me motivimin se vuan nga kastrofobia, pra nuk duron dot burgun. Duke pare me vemendjen keto dy raste, qe te dya nga kampi i Sali Berishes, Ty te duket qe kjo drejtesi paska ndryshim nga ajo e Adriatik Llalles?
Bukur i keni dhene keto shembuj. Per mendimin tim, reforma ne drejtesi ishte nje eksperiment i deshtuar e Europes qe kerkoi te ndertonte nje drejtesi me juristet e pregatitur ne 6 muaj tek plepat, qe shume i quajne juristet e plepave. Per vec pa-aftesise profesionale, keta mender prokurore e gjykates i shkojne mbas berihait njeri tjetrit ne vend qe ti qendrojne besnik ligjit. Nuk ka rendesi se cfare thote njeri apo tjetri, por mjafton te shikohet se si kjo fare drejtesie trajton me standarte te ndryshme individe te ndryshem. Keshtu, nderkohe qe Salih Berisha vazhdon te qendroje i lire kur nen urdherat e tija u vrane 4 persona faqe gjithe botes duke vazhduar te thyeje ligjin ne cdo proteste qe ben para institucioneve qeveritare, ish presidenti dhe ish k. Ministri Ilir Meta dhe kryetari i zgjedhur i bashkise te Tiranes kane me shume se nje vit ne burg. Me kete nuk dua aspak te mbroj as njerin dhe as tjetrin, por ku eshte pare e degjuar ne nje shtet demokratik ti hiqet liria nje qytetari pa dale ne gjygj per nje kohe te gjate. Askush nuk e ndalon prokurorine qe te beje hetime kundrejt kujtdo, por jo ta mbaje ne burg sa ti done qejfi duke i hequr lirine, qe eshte nje nga te drejtat fondamentale ne nje vend qe aspiron ti bashkohet Bashkimit Europian. Vetem ne Shqiperi ndodh qe mbi 60% e atyre qe jane ne burg jane ne proces hetimi. Ky eshte kulmi. Jemi perpara nje drejtesie qe ka krijuar ne fakt nje diktature te pa precedent ne bote. Nese Belinda Balluku ka vjedhur, nuk eshte e drejta e mediave apo edhe e vete SPAK-ut qe ta etiketoje si te tille. Ate te drejte e ka vetem gjykata. Le ti plotesojne SPAK-u hetimet kunder saj, ti kopsisi dosjen dhe ta dergoje ne gjykate dhe nese kjo e fundit e shpall fajtore le ta dergojne Ballukun apo edhe vete Ramen ne burg. Deri atehere askush nuk ka te drejte qe ti ndaloje Ballukut apo edhe Veliajt dhe kujtdo tjeter ushtrimin e detyres. Cfare do thone gazetat dhe publiku nese gjykata i shpall te pafajshem Meten, Veliajn apo Ballukun? Deri ne momentin qe nje gjykate ti shpalle keta persona si fajtore, ata jane te pafajshem, prandaj quhen "te pandehur".
do ketë bllokim të integrimit për shkak të hajdutllëkut qeveritar galopant dhe narkoshtetit te trapojes, ah ah ah, sa mire i ke memorizuar dogmat e liderit suprem Sali Mut Karaxhixhit.
Nuk ka deshtuar reforma ne drejtesi, nuk ka deshtuar se ajo lindi e vdekur, dhe nje i vdekur nuk mund te deshtoje, por vetem mund te kalbet e bjere ere nese nuk kallet ne kohen e duhur!
O kokëtul! Sa të kemi kokëtrashë si puna jote, që pa lexuar shkrimin analitik të Z.Ndreca shkruan budallallëqe sikur je pas bythës me mut të Saliut, për çfarë europe flet o trap. Bëhuni njerëz njëherë dhe më pas flisni për europë apo Afrikë.
Sigurisht ka deshtuar PS dhe jo reforma. Ky Ndreca eshte nje sharlatan i mirepaguar nga mafja me pushtet. Eshte ne radhe, prandaj ha mut.
Si cdo réforme tjeter e Rames, Edhe kjo eshte nje fiasco. Te gjitha kane nje fillim prezantim pompoz, qellimi i mire, ligjet e mira ne leter qe pastaj kthehen ne nje fare mekanizmi per Ramen dhe oligarget e tij te rrisin kontrollin dhe te lene popullsine ne duart e batakcinjve
Lavdosh, Po te ishte per Ramen nuk do kishim asnje lloj reforme ne drejtesi. Ishte Europa qe ben eksperimente me ne dhe pushtetaret tane i shkojne mbas berihait. Keta qe kaluan vetingun nuk ishin me te ndershem se sa ata qe u perjashtuan. Ne fakt keta jane me te korruptuar se sa te tjeret qe u perjashtuan nga vetingu. Ndryshimi eshte se jane me te mencur dhe kane ditur ta fshehin pasurine ne ndryshim nga te tjeret qe mbeten ne klase apo u dorehoqen para se te shkojne para komisionit te vetingut. Shkurt, te gjithe jane ndyresira qe vazhdojne te vjedhin e te abuzojne me pushtetin qe i ka dhene ligji i ri.
Nje analiz ekselente .
Reformat nuk deshtojne, drejtesite e reja po!
Antishqiptaret po punojne me zell kunder PAK kesaj drejtesi qe mund te krahasohet si nje pike uji ne oqean me problemet qe ka ky vend!
Reforma ne drejtesi nuk ka deshtuar,ajo ka lindur si deshtim, si deshtim i shtetit. Nese e marrim te mireqene pohimin e KM-se se reforma eshte inisiative e Qeverise dhe PS, atehere, akoma me keq,eshte projektuar si mburoje, apo me keq akoma si arme kunder kundershtareve te vet. Fakti se ne kemi futur ne Kushtetute qe vetingun te na bejne te huajt, tregon paaftesine tone per te ndertuar shtet. vete formimi i nje gjykate e prokurorie speciale, pra jo te zakonshme si gjithe vendet e perendimit tregon nje anomali te thelle. Ne e dime se plaga me e thelle, ajo qe po shkaterron shtetin dhe shoqerine shqiptare nuk eshte krimi apo krimi i organizuar por eshte korrupsioni. Nuk eshte korrupsion periferik apo i inisiativave personale per te bere korrupsion, por eshte nje veprimtari e organizuar shteterore e fshehte per syte e njerzve por krejtesisht legale dhe ne mareveshje mes qeveritareve te cdo niveli sipas mundesive qe u jep vendi i punes. Nuk ka asnje sfere te veprimarise shteterore ku korrupsioni nuk eshte veprimtaria dhe qellimi kryesor i funksionareve te shtetit, nje veprimtari e organizuar, me ndarje detyrash , me ndarje fitimi etj. Korrupsioni ne Shqiperi sidomos ne keto vite ka marre trajten e nje kanceri metstazat e te cilit jane perhapur ne te gjithe trupin e shtetit. A mundet kesisoj nje propukrori apo nje gjykate sado speciale te jene te heqin kete kancer nga trupi i semure i shtetit? Une nuk besoj. Ka vetem nje mundesi, nje rithemelim i Republikes, nje fshese e hekurt pas nje vetingu pasuror. Por kete mund ta bejne vetem dy "entitete". Populli me metodat e tij klasike, ose nje nderhyrje nderkombetare. te dyja jane thuajse te pmundura sepse populli jone pothuajse eshte shperbere nga percarja dhe emigracioni ndersa nderkombetaret qe merren me ne u intereson ky mega korrupsion sepse jane perfitues direkt te tij. E megjithate duhet te themi shyqyr se jane nderkombetaret dhe kemi varesi prej tyre sidomos BE-se dhe SHBA-se te cilat sidoqofte do ta ruajne njefare ekilibri dhe njefare aparence sepse Drejtesia as nuk do guzonte tua permendte emrat e jo me ti akuzonte qeveritaret edhe sikur e vidhnin 90 % te buxhetit.
Po te doje ky parlament qe eshte votuar nga populli, fillon dhe ben korigjimin. Deri tani reforma ka deshtuar perfundimisht se nuk mund ti themi sukese mbylljes se dosjeve te 14 shtatorit 1998, Gerdecit apo 21 janrit , per te cilat kjo reforme u iniciua kryesisht dhe te mirresh me parate e vjedhura duke lene krimin. Po çfare pritet me te vdes Saliu me shoke dhe shpetuam pastaj pa ndeshkuar?! Jo, more vbyrazer se keshtu do te thote qe fara e mbjellur eshte brenda tek prokuroret dhe gjykatesit, veçse mbyllet goja jone per te kerkuar drejtesi mbas vdekjes Saliut nga orteku, ndersa qenerit prokurore e gjykates pastaj jane me zinxhirin leshur. Keta jane bande, dhe grup terrorist. PO, nuk ka deshtuar reforma si strukture, ka deshtuar se njerezit qe punojne ne te jane tradhetare dhe bashkepuntore te krimit. Dhe kjo fillon nga riparimi ligjeve te organizimit te saj, nga KLGJ e e KLP qe jane kthyer ne mafje.
Rieforme me njerezit e plepave(jane te gjithe nga sistemi kur nuk kishte drejtesi)nuk mund te presesh rezultate),prandaj do duhet shume kohe ,vuajtje,sacrifica,durim, deri kur te vine te rinj me dinjitet,njerezore,te vendosur,te drejte,te ditur,te paster,idealist,punetore, te sakrifices ,ta ndjejne veten sherbetore ,te kene qellimin drejtesine jo pasurine,....dhe e fundit te synojne ti shpetojne njerezittd ,ti fusin ne shoqeri,e heqia e lirise te jete mundesia e fundit
Vetingun e bëri motra e Belindës… Paloma
Pse Argjita qeka moter me Belindin?
Njerezit qe e zbatojne nuk jane te duhurit prandaj ka deshtuar
Po ku ka drejtësi në Shqipëri o njerzë.Aty ku vraj kënd të duash,vidh sa të duash dhe po pate lekë vazhdosh jetën normalisht,nuk të heton kush.I vetmi vend në botë ku negociohet lidhur me krimin me prokurorë e gjyqtarë.Mbahet njeriu me vite nën hetime paraburgim apo paraqitje në polici pa asnjë gjykim,thjesht gjykime politike apo gjykime për të mbledh lekë.
Me pelqeu analiza e Plarentit. Une nzjerr konkluzionin se: se duhet pune e ndershme per ta realizuar dhe jo te shtojme ligje te tjera. Ata te drejtesise duhet ta kene zemren ne koke qe te funksionoje drejtesia dhe jo ne buze duke folur kot me kot dhe aq me keq ne xhep...
Po ti je hajdut per vete o autor Je konflikt interesi
Analize e mire. Kemi deshtim total te kontrollit dhe monitorimit. ILD eshte totalisht inekzistente, KLP e KLGJ jane thjesht sepse duhet te jene, etj. Mos u merrni me prokurorine sepse vendimin e jep gjykata, ild i kontrollon nese ka abuzime apo shkelje ligjore.
Ne kohen e Saliut hajdutet vidhnin 100% te fondeve dhe drejtesia ishte e nenshtruar ndaj Saliut dhe bandes se tij. Edi Rama e ngriti reformen ne drejtesi dhe ndeshkimi hajduteve (20%) tregon se reforma funksionon dhe eshte e pavarur nga Qeveria. Me pare qeveritaret vidhnin dhe nuk u hynte gjemb ne kembe. Te gjithe vidhnin, por disa nga kryehajdutet jane Shkelzen Sali Berisha, Genc Ruli, Ridvan Bode, Lul Brava, Genc Pollo, etj.
Qenke infektuar rende o llir, shko bej ndonje serum.
Ti nuk beson, por, per fat TE keq, reform ka deshtuar. 1-jane po Ata gjyqtare dhe Prokurore qe ishin para reforme, te zhytur deri ne fyt dhe ndonje I lidhur edhe me krimin. Ndaj dhe krimit e kriminele livadhisin deri Ne krye te partive politike dhe ne kuvend. Dhe per fat TE keq, sot I ke dy prej Tyre deputete te kuvendit. Sado "te qepen", putanat po te cvirgjeruara mbeten. 2-te lidhur politikisht, sepse ne vendet e punes nga Argitat u emeruan. Dhe me keq akoma I sherbejne vullnetshem Sali Argites. 3-ne menyre te qellimeshme shkel in hapur ligjet dhe kushtetuten, Duke marre pjese aktiv e ne grusht shteti per te rrezuar Qeverine dhe parlamentin. Akti I fundit I GjK, per rrezimin e vendimeve te parlamentin shqiptar. Sot, faktikisht kemi nje drejtesi qe kerkon te imponohet ndaj pushtet eve te tjera kushtetuese. Dhe ASNJE llogari dhene prej Tyre. Nuk flas per institucion in, si vlere, por per rezultati e punes se punonjesve te ketyre institucionet. Ndaj them me bindje qe reform Ne drejtesi ka deshtuar teresisht. Institucionet e Saj duhen pastruar ne menyre rrenjesore. Sa eshte E mundur kjo e dini ju, me mire se kushdo.
Dikur...dikush...në 2013-en me tha - Ju të ps-ë jeni lemeri...në të pd-së edhe falim pak,edhe bëjmë shtet. I thashë: Orë,nuk e kuptoni ju që jeni një me serbin...të keqen që i kini bërë ju vendit me Salen, nuk ka më keq. - Ja do shikosh se kush jeni...me tha. Qija robt...sa të drejtë paska patur. U qifsha reformat o flliqesira të kësaj tokë, o qeveri kurvash. Përfundimisht: Vetëm Zoti mund të na " ndihmojnë" tani...gjyqet që zgjatin 16 vjet,spitale që s'kanë ilaçe,rrugë jashtë çdo koncepti inxhinjerik,arsim totalisht i shkerrmoqur, ekonomi drogë( këtë e kanë të gjithë por e kanë 20% drogë e 80% ekonomi reale, në e kemi 90% drogë e monopol KRIMINELËSH e 10 ekonomi reale). Sa për mendimin "brilant" të shprehur nga Plarenti, nuk dështon një reformë kur pret 16 vjet për drejtësi, ajo dështon kur pret 100,200,300 a 1.000 vjet.
Ti "shporruni", po na i pershkrua pak spitalet ne kohen e PD-se, mor i pafytyre, ta them une se si ishin, edhe afrika i rrunte bythen atyre haurreve ne mjerimin ku Saliu ish mjek i kishte katandisur!
O ' na mbytën hallet', ku të shikosh s'i ishin në kohën e zogut o idiot funksional. Po flasim për hajdutërine rama këtu e jo për kurvat e lagjes qe ziren me njëra-tjetren se kush i ka qitë. Jo po ty të ka qirë ai...po ty që të ka qirë ai me. E kuptoni dot veten tuaj sesa poshtë bini kur krahasoni
Sistemi ka nevoje per me shume gjyqtare e prokurore....kaq. Masa eshte ne dore te prokurorit e gjyqtarit. Te jene me te mature e jo te gjithe ne burg me te paren nuk e rregullon ligji.
Shqiperise I duhet Spak dhe mundesisht 50 gjyqtare e prokurore te huaj. Mundesisht Gjermane.
Reforma në Drejtësi ishte si Dhomat Speciale të Kosovës , por me vegla shqiptare. E votuar nga pengje me anë të shantazhit. Institucionet që dolën nga ajo reformë kanë marrë fund në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, por në pamundësi të institucioneve të tjera të drejtësisë, do të vazhdojë performancën e tyre mizarabël, të shoqëruar me propagandën e përhershme trushpëlarse të suksesit dhe deklaratave hajvane të drejtuesve mediokër të këtyre institucioneve. . Pse morën fund?! Nuk ishte për mungesë hajdutësh, vrasësish, mafjozësh, tradhëtarësh, por për një nivel intelektual, profesional dhe patriotik të mjerë të prokurorëve, gjykatësve dhe drejtuesve të këtyre institucioneve, të cilët asnjëherë nuk ju përgjigjën kushtetutës, misionit dhe detyrës historike, por ofiqeve, nënshtrimit, frikës, interesave të ambasadave, të diplomatëve të huaj, të intrigave të të huajve, të axhendës së interesit të tyre, për të mbajtur peng Shqipërinë. Mungesa e inteligjencës dhe profesionalizmit drejtues, solli mungesën totale të një strategjie, platformë dhe politike institucionale, për të filluar shpërbërjen e këtij sistemi të krimbur politik, duke bashkëjetuar edhe pas një dekade me të njëjtët personazhe të dekompozuar politikë. Megjithëse detyra ishte për të pastruar, tashmë pas 10 vjetësh, nuk shihet asnjë diferencë midis jashtëqitjeve dhe operatorëve të pastrimit që bashkëjetojnë në të njejtin ambient të qelbur,.ku çdo kush pret që t'a marrë Perëndia tjetrin. Por institucionet e drejtësisë nuk janë të vetmet që kanë dështuar. Qeveria është në një humnerë të madhe, e drejtuar nga një sharlatan delirant, i korruptuar, servil dhe i padenjë. Opozita në arkivol, e drejtuar nga një esadist haxhiqamilist. Institucionet e shtetit në dorë të Mafjes dhe shërbimeve të huaja. Është gjith zinxhiri shtetëror që dëshmon korrupsion, falimentim dhe paaftësi totale të shtetformimit dhe shtet bërjes shqiptare .
"analuza" e nje hajduti
O Ton, Shqiperise nuk i duhet nje SPAK me prokurore te huaj, por i duhet nje PROTEKTORAT i nje shteti te huaj e te fuqishem ndoshta Britanise apo SHBA-se per te pakten tre breza, sa te fitohet nje kulture shteterore e shkeputur ne kohe nga kjo trashegimi e tmerrshme korrupsioni e keqeverisje.
Z. Ndreca, në këndvështrimin tuaj, jeni shprehur sakt. Në këndvështrimin tim, ndoshta dhe të shumëcës së shqiptarëve, Reforma në Drejtësi, u lind e dështuar. Dhe, nuk rigjenerohet. Organet e drejtësisë janë plot me militantë dhe simpatizantë të kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Ata janë aty, ata vendosin dhe, nuk largohen. Thuhet se, mbi 12 mijë çështje penali presin në arkivat e gjykatave për t'u shqyrtuar. Çfarë do të thotë kjo për shtetin e së drejtës-padrejtësi-drejtësi e dështuar. SPAK, për të krijuar imazhin e paanësisë dhe të përkushtimit, pickon djathtas dhe kafshon majtas. Etj,etj. Lere se është bërë lëmsh drejtësia dhe gjithçka në Shqipëri.
Reforma ne drejtesi ka deshtuar totalisht.Spaku Gjykata kushtetuese,gjykatat jane mbushur me elemente te vendosur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta..Keto gjykata po kthehen ne Parti politike ne ndihme te Sali Berishes..Si shpjegohet qe ceshtje te tilla si 11 Janari,Gerdeci nuk po marin zgjidhje..Pa keto dy ceshtje ska reforme..Te tre kryetaret e SPA jane zgjedhur nga Ambasadat e huaja....I vetmi qellim i tyre te shkaterojne Qeverine e votuar masivisht nga populli.Po Rama gjithe kete tufe te madhe debutetesh i ka futur ne vathe dhe po le uqrit ti shqyejne Rama eshte personalitet nderkombetar.. si nuk e ben problem dhe te kerkoje ndihme te nje trupe te huaj dhe tu beje veting gjithe gjyqesorit..Mjafton vetem rasti i kryetarit te Bashkise qe u arestua ne prag zgjedhjesh..dhe mbahet pa gjykim them se ka deshtuar kjo reforme..Si ka mundesi qe ish z/kryeministri denohet se i paska dhene nje shtepi ish gruas dhe nuk u denoka Sali Berisha qe ka 45 shtepi..Ky eshte turpi i SPAK por edhe i qeverise..
Z. Plarent reforma ishte e percaktuar dhe detyruar të dështojë që ditën e parë pasi shteti shqiptar është i dështuar prej 35 vjetësh dhe prap deshtakët e mbajnë prej fyti dhe nuk janë të zot të bëjnë gjë të saktë; Mbi90% e trupës se magjistratëve ishte e korruptuar me gjithë ligjin e favorshëm në vlersimin e pasurisë së ligjshme me dyfishin e mundsisë faktike mbi 50% dolën nga sistemi po të palagur për korrupsionin e tyre bile janë në sistem si avokatë apo deputetë; Vetingu u krye po nga magjistratë të korruptuar si Ina Rama etj, Ligjet organike të SPAK e vendosin prokurorinë e posacme si organin faktik të drejtsisë duke nxjerrë jasht loje organet kushteuese të drejtimit që faktikisht janë tre pa pikë efektiviteti .Spak për nga arbitrariteti mosllogaridhënia represioni ndaj pjesëve të tjera të drejtsisë ja kalon hetuesisë të diktaturës Kodi i procedurës penale i papërshtatshëm me reformën Reforma u fillua pa plan e studim mbi formimin e një numri të mjaftueshëm magjistratësh fillimisht me dyfishin e ritmit të punimeve të vetingut dhe sot dosjet janë mal me vetëm një gjykatë apeli Të gjitha kto shto dhe paaftësinë profesionale e kulturore të magjistratëve e bën 100%të deshtuar reformën Aq të paaftë kulturalisht e profesionalisht sa të paktën qindra magjistratë ngatrojnë personin e zgjedhur me funksionin që kryen Siç çdo reformë që bëhet pa plan e pa studim por veç për reklamë përballe ambasadorve e burokratëve të BE Zgjidhja mbetet ndryshimi i ligjit organik të SPAK dhe rritja e numrit të studentëve të magjistraturës për vendet bosh por dhe zëvendesimin e të gjitë ish të korruptuarve që gjoja kanë kaluar vetingun po mbeten ish të korruptuar e të shantazhueshëm
Zoti Plaurent ben analize te drejte dhe per jurista me integritet.Shumica e komentuseve nuk jane jurista por jane njerez qe jane mesuar me para te pista dhe duan te bejne pis çdo gje ne kte vend. Ligji sa me i thjeshte te jete aq me mire zbatohet. Per kte marrim si shembull Kanunin. Ai eshte nje ligj qe i ka mbijetuar kohes dhe mbi ate baze eshte qeverisue vendi per afer 500 vjet pa pasur qeveri por, asnjehere nuk kane ngelur gjygjet e kanunit pa vendim. Madje ka pasur vendime kanunore kaq te shpejta sa ndaheshin pa zbritur nga kali. Nje fjali thoshte njera pale dhe kishte kohe per tu menduar pala tjeter sa te merrnin kthesen per t'u takuar. Eshte nje histori e vertete kur njerit i kishte ikur gruaja dhe martuar ne nje nga fshatrat e rrethit fqinj. Bashkeshorti u vesh si lypes dhe shkoj dere me dere per ta kerkuar dhe kur e gjeti e vret gruan. Fatkeqesisht gruaja kishte qene shtatzene me burrin e ri dhe pala qe i kishte marre gruan e çon çeshtjen ne gjykaten e kanunit. Caktohen dy gjygjtare kanuni per seicilen pale dhe gjyqi do behej ne kufirin midis dy krahinave ne nje fuashe. Seicila pale kishte njerzit e vet te rreshtuar ne dy krahet e fushes. Gjyqtaret te hypur mbi kuaj u takuan ne mesin e fushes dhe gjykatesi i pales se demtuar i thote:" Perse ma derdhet grurin?" Dhe vazhdon me kale per te marre kthesen,ne momentin qe takohen perseri,gjyqtari i pales tjeter i thote:"Perse e futet ne thesin tim!" Gjyqtari i pales se demtuar shkon tek njerzit e pales se demtuar dhe u thote gjyqin e humbem prandaj shkoni ne shtepi dhe, me kaq çeshtja mbyllet. Ata gjyqtare qe duan me dhene drejtesi ata dijen se si por nuk i len korrupsioni qe e kane ne shpirt dhe,le te ndryshyshohen ligjet sa te ndryshohen gjyqet keshtu do te shkojne. Duhet qe te seleksionohen qe ne konkurset per juridik me teste per integritetin dhe te tjera. Gjyqtaret dhe prokuroret tone kane probleme me integritetin dhe me moralin. Njeriu eshte si puna e ushqimit qe po u prish hidhe se nuk hahet me por problemi eshte se njerzit nuk kemi ku i ojme.Mjaft seleksionuan me vetingun por perseri ai qe eshte mesuar nuk ndryshon.
Plarenti jurist me integritet….!!!!!!????? Hahahahaha . Integritetim e tregoi kur bëri tenderin e uniformave të policisë….
Dhif kap ndnj tender kapelesh policie o Plarent… Hajduti moralist dhe jurist… ke konflikt interesi me drejtësinë o hajdut
PER SISTEMIN KU NJERIU. PER NJERIUN ESHTE. UJK NDRYSHONI CFAR TE DONI NE DAC LIGJIN NE DAC. NJEREZIT QE ZBATOJNE LIGJIN DREJTESIA DO TE JETE PO MUT SEPSE GJITHMONE DO TE FITOJE ME I FORTI.
Ky eshte ai qe bleu kapele me cmim Armani per policine.
Z Ndreca nje bravo te madhe
Plaurent Ndreca është thirrur në SPAK disa herë , derisa përfunduan hetimet dhe doli që nuk kishte asnjë shkelje në adresë të tij . Hetimi u mbyll , pasi Ndreca nuk kishte të bënte fare me tenderin e uniformave , prandaj mos e ngarkoni tjetrin me faje e shkelje të pa qëna .
Reforma në drejtësi nuk ka deshtue , ajo akoma nuk ka fillue punen . Shkruajne dhe daktilografojnë faqe të tëra , mijêra faqe si ato per z. Veliaj 4 a 5000 faqe . Duhet AI me ministren Diella që ti deshifrojë se per ti lexuar rregullisht nuk bahet fjalë per nja 10 vjet . Të denuar taman rezultojnë vetem ata në mungesë ( që janë në drejtim të paditur ) , sepse në mos të ishin keshtu do ti shtoheshin ushtrisë të pafund të të paraburgosurve . Pra në Shqiperi ka të paraburgosur që jetojnë me djersen e takspagesve , pak të burgosur dhe ushtria e prokurorve dhe gjykatseve keta ma shumë se nr i të burgosurve , të cilët kerkojnë çdo ditë rritjen e rrogave me zero produktivitet edhe pse rrogat i kan marramendëse edhe keto nga takspaguesit shqipëtarë . Sot më të pasurit , më gryksët , më çfrytëzuesit dhe ma të korruptuarit janë ata që punojnë në sistemin e drejtësisë .... e si të mos deshtojë reforma në ( pa ) drejtësi që vetem drejtêsi nuk është . Vo : Faleminderit të denuarve në mungesë se per keta nuk paguajmë taksa !!!!
Réforme nuk ka deshtuar por eshte dhuruar . Drejtesia i eshte dhene familjes kriminale Berrisha....munde te tregojme peralla gjithe naten por réalité eshte ky . PS ka 86 vota , edhe nese ne réforme kan dale problème kjo mazhorance ka mandatin ti riparoje ..... barsaleta jane te huajt qe drejtojne nuk kane vlere... PS duhet te mblidhet ne urgence dhe te largoje Ramen, heshtja ndaje dhunes qe Bufi kenetes po bene me molotovet do ti kushtoje shume turismit sidomos Hotel -Restaurant ne sezone vere..... SPAK duhet te rreformohet ose te mbyllet.... Te huajt ti rrespekojme per expériencen por jemi ne se vendosim..