Spartak Ngjela: A po lodhet kot Berisha me protesta kur nuk ka vota dhe përkrahje reale?

23 Shkurt 2026, 22:40Blog TEMA
Spartak Ngjela: A po lodhet kot Berisha me protesta kur nuk ka vota dhe

Nga Spartak Ngjela

Vërtet beson Saliu se me protestat e tij të do ta rrëzojë Edi Ramën?! Po mirë, pyetja me thelbësore është kjo: po Edi Rama me protesta ka ardhur në pushtet? Jo, sepse dihet qe ai ka ardhur në pushtet me vota. Po Saliu, si mendon të vijë në pushtet?

Jo, Saliu e di që nuk ka vota se janë sondazhet që i dalin të ulta, por nuk di rrugë tjetër veç kësaj të protestave, sepse Saliu, së-brendshmi, mendon që po tregon forcë, dhe kjo sikur ia largon frikën; sepse atij, në delir, i duket sikur mbështetësit janë mbi njëqind - mijë përkrahës.

Domethënë, nga kjo ligjikë delirante që ka ne mund të themi se Saliu po lodhet kot?

Sigurisht, sepse nuk ka numur të madh përkrahësish. Por ai nuk e sheh dot, sepse Saliu kuptohet që është në gjendje emocionale, ngaqë po e sheh shpesh që nuk mund të vijë dot në pushtet, por ja që atij tani i ka ardhur në ndihmë deliri i numuritt që kuptohet se e ka, një me njëqind.

Por duhet të theksojmë se Saliu ndërkohë është edhe i akuzuar me akuzë penale nga SPAK, prandaj ndodhet në një gjëndje ku shpresa e tij për të ardhur në pushtet me Partinë Demokrarike, ëshrë thuajse e pamundur.

Atëherë? Asgjë, kështu do të vijojë Saliu, sepse e mundon psikologjikisht ngarkesa negative e të mundurir në politikë. Por ai dështimin e tij nuk sheh tek numri i vogël i përkrahësve që i dalin në bulevard, sepse, në delirin e fituesit që e ka pushtuar, atij 200 persona në protestë i duken si 200 mijë.

Pse, nuk e shihni që gëzohet përballë tyre? Sepse është në delir dhe jo në arsye. Atëherë? Asgjë, sepse kuptohet që Saliu është sot në mungesën e përkrahjes shoqërore në politikën e tij, dhe kështu do vijojë, sepse ai nuk ka ide progresive për të ardhmen.

Pse, a nuk e shikoni që e vetmja ide që Saliu përcjell nëpër protestat e vogla në numwr, është shprehja e tij vulgare: unë do ta rrëzojë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste me protesta?

Po vota apo sondazhet në elektorat si i dalin? Për këtë ai nuk flet, sepse nuk është në një betejë logjike dhe me arsye kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, dhe revoltën e ka thjesht një nevojë psikologjike për t'i thënë vetes se unë do të dal nga humbja.

Po mirë: Saliu na tha se Rama i ka manipuluar votimet e fundit, se për të fituar kishte fituar Saliu. Ok, ai këtë ka thënë. Shumë mirë, po ku i ka tani fituesit si numur elektoral?.. Askund, sepse ata nuk po duken.

Kurse Saliu po pret që t'i mblidhen, dhe në shqetësim psikik, herën e fundit, ka thirrur përkrahësit me mbulesë që të ushtrojë dhunë, kurse po shihet që këta të mbuluar janë një lëvizje e kotë, që latinisht mund to themi shprehjen time të preferuar:. Ex nihilo nihil - nga asgjëja në asgjë.

5 Komente

  1. a
    american23al

    Kam pershtypjen se Berisha bene lojen e Rames , sepse bene sikur eshte ne opozite por ne fakt Rama e mban ate dhe familjen e tij me oksigjen , dyshja Berisha - Rama eshte drama e ketij kombi ..

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Saliu kopili eshte I shantazhuar nga sigurimi I PPSH me dosje po me dosje ama . Sa here e kam there dhe 100 vjet nen sundimin ePPSH . Gezuar pashket

      Përgjigjjuni
      1. p
        penicillina

        egersimi i saliut kohet e fundit ka nje shpjegim, minjte dhe zvarraniket e ndjejne te paret termetin kur ndodh, dhe ai po ndjen dicka te keqe perveten dhe shpreson tek qameti i luftrave qe vin verdall ne bote

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poooooo

          Bufi nuk lodhet kot , kot lodheni ju qe nuk kuptoni . Bufi bene spektakle piroteknik per ti shitur fotot ne gazetat e europes kundrejt pages... Pse e bene protesten naten dhe jo diten , fsheh numerin e ulet te protestueseve . Duke shitur foto , demtone turrizmin te demtuar jane hôtel , restaurant, agence turristike. Bufi eshte antishqiptar i deklaruar. Pyetja eshte a ka shtete a ka kryeminister . Benefici tjeter i tregone drejtesise qe me mua dhe familjen mos e krruani. Bénéfice tjeter , mbase dikush nga nderkombetaret vjen dhe e futé ne loje qe te qehtesuar situaten dmth behet faktor.

          Përgjigjjuni
          1. p
            poshte krimineli sali berish kerma me flamur mutin

            sali berisha duhet varur ne mes te tiranes. eshte tradhetar i eshte kriminel i betuar

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje