- Fabul -
Në sallonin e një shtëpie , mbi një komodinë , qëndronte një akuarium i ndriçuar me kujdes. Uji ishte i filtruar, temperatura e rregulluar, ushqimi vinte çdo mëngjes në të njëjtën orë. Brenda jetonte një peshk që nuk kishte njohur tjetër horizont përveç harkut të rrumbullakët të xhamit.
Ai e donte botën e tij. Ishte e sigurt. E matshme. E kuptueshme. Mund ta përshkonte nga një cep në tjetrin me pak rrahje bishti. Asgjë nuk e kapte në befasi, përveç ndonjë hijeje që kalonte përtej xhamit.
Një ditë, në akuarium u vendos një copë gur i zverdhur nga kripa. Ishte i ashpër, i çuditshëm.
— Nga vjen? — pyeti peshku, duke i ardhur rrotull me kureshtje.
— Nga një vend ku uji nuk ka mure, — u përgjigj guri. — Ku nuk ka cep për t’u kthyer mbrapsht. Ku dallgët ngrihen si male.
Peshku u step për një çast, pastaj buzëqeshi me përbuzje të butë.
— Uji pa mure? Si do ta dalloje fundin? Ku do ta mbështesje shpinën? Si do ta dije kur mbaron?
— Nuk mbaron, — tha guri. — Ai shtrihet përtej syrit. Dhe çdo drejtim është një fillim.
Peshku bëri një rreth të ngadaltë rreth disa figurinave plastike.
— Kjo është botë e rregullt, — tha. — Ka kufij që më mbrojnë. Ka dorë që më ushqen. Ç’kuptim ka pafundësia dhe kjo liri që thua ti ?
Guri heshti për pak. Pastaj foli me një zë që vinte si zhurmë dallge.
— Në det, askush nuk të ushqen. Askush nuk ndez dritën. Por atje, çdo rrymë është zgjedhje. Çdo horizont është mundësi. Mund të humbasësh, por mund edhe të bëhesh pjesë e diçkaje që s’ka fund.
Peshku e preku xhamin me hundë.
— Humbja është rrezik, — tha me vendosmëri. — Unë e njoh çdo gjë këtu. Çdo rreth është i sigurt. Çfarë vlere ka një botë që nuk e përshkon dot me një vështrim?
Në atë çast, pronari i shtëpisë hapi kapakun për ta pastruar. Një frymë ajri hyri për pak sekonda. Nga larg u dëgjua një zhurmë .
Peshku u tremb dhe u fsheh pas figurinave plastike.
— Mbylle! — pëshpëriti ai. — Po hyn rrëmujë!
Kapaku u mbyll. Drita artificiale u ndez sërish. Filtri filloi të gumëzhinte me një zë të njohur, qetësues.
Peshku doli ngadalë dhe notoi në rrethin e tij të përhershëm.
— Shih, — tha ai me lehtësim. — Bota u kthye në vend.
Guri nuk foli më. Ai e dinte se deti nuk i shpjegohet me fjalë atij që e ka mësuar sigurinë si kufi dhe kufirin si shpëtim.
Sepse për një peshk që ka lindur nën dritë artificiale, pafundësia nuk duket si liri, por si kërcënim. Dhe horizonti, në vend që të ftojë, frikëson.
Ndërsa përtej mureve të xhamit, deti vazhdonte të shtrihej pa fund, i padukshëm për ata që kishin mësuar të masin botën me rrethin e tasit apo të katër mureve të shtëpisë. Është e pamundur tja shpjegosh këtë peshkut të akuariumit.
Peshku= prokuror, pra ai që nuk shikon dot më shumë se " ligji". Akuariumi= gjyqtarët, pra ata që janë të " rrethuar" në katër muret e gjykatave. Personi që ndez dritën dhe ushqen " peshqit"= qeverria. Guri= njeriu i thjeshtë,ai që përballet përditë me dallget e jetës dhe sidomos me idiotesinë mendore dhe mentalitetin e të lartpermendurve.Mbi të gjitha,një shkrim- konstatim perfekt mbi sistemin.
Z. Gëllçi , 100% që :" Buda vetë haha" é nickname juaj . Z. Gëllçi mos doje te thoshe PUZZLE , ose gjë a gjëzë se fabul nuk é ky shkrimi juaj , sepse fabulat percjellin një moral. Une po te ofroj nja 10 fabula te njohura në Botë : 1☻Bretkosat dhe Kau 2☻Zilja e maceve 3☻Miu i Qytetit dhe Miu i Fshatit 4☻Bretkosat dhe Kau 5☻Dhelpra dhe Rrushi 6☻Ujku dhe Vinçi 7☻Luani dhe Miu 8☻Mushkonja dhe Demi 9☻ Bufi dhe Karkaleci 10☻Lisi dhe Kallamishtet 11☻ Dy Dhitë etc.... █ PS : GJË A GJËZË per Z.Gëllçi : çfarë é një gjë e rrumbullakt e rrethuar gjatë gjithë perimetrit te saj me qime ? Z. Gëllçi nuke gjen dot pergjigjen e kësaj gjëze , mos u lodh as ti as 100 Gellça , per 100 vjet .
Peshku ka t drejte