Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me 'kryengritës të armatosur'

21 Shkurt 2026, 12:00Blog TEMA
Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me

Nga Carlo Bollino


Duhet shumë durim për të vazhduar të përgënjeshtrosh gënjeshtrat, por ndoshta duhet edhe më shumë për të vazhduar t’i dëgjosh ato. Më të bezdisshmet janë gënjeshtrat flagrante, ato që duken të rreme edhe nga vetë toni i atij që i shqipton. Si për shembull kur Sali Berisha e quan “paqësore” protestën e tij të radhës, të shoqëruar prapë me hedhje bombash molotov jo më vetëm kundër godinës së qeverisë, por tashmë në mënyrë të qëllimshme edhe kundër policëve dhe automjeteve të tyre.

Berisha gënjen përballë pamjeve që e tregojnë në këmbë mbi skenë, teksa me dorë jep sinjalin për nisjen e bombardimit, dhe më pas deklaron se nuk i njeh ata të maskuarit, edhe pse pamje të tjera i tregojnë duke e shoqëruar që nga selia e PD-së deri në bulevard. Mes tyre, i fshehur si të tjerët nën çadra të zeza në një mbrëmje pa shi për të mos u identifikuar, edhe deputeti Gjin Gjoni, ish-përfaqësues i drejtësisë, tani i kaluar dukshëm në një lloj ilegaliteti politik.

Berisha gënjen kur, i përgënjeshtruar nga pamjet, akuzon policinë se ka hedhur e para gaz lotsjellës pranë xhamisë; gënjen kur deklaron se përpara xhamisë nuk kishte asnjë demonstratë në zhvillim. Pamjet tregojnë qartë grupin e zjarrit të PD-së që hedh i pari fishekzjarrë dhe molotov pikërisht përpara xhamisë dhe kundër policisë. Pse mbrëmë Berisha e zhvendosi protestën nga Parlamenti drejt xhamisë, nëse jo për të pasur më pas alibinë për të akuzuar policinë se përdori gaz para një vendi të shenjtë në orën e faljes? Gënjeshtra djallëzore.

Sali Berisha është një gënjeshtar patologjk  dhe duhet shumë durim për t’ja rrëzuar një nga një gënjeshtrat. Por ja që ndonjëherë e vërteta i rrëshqet nga goja si lapsus, dhe kështu mbremë ai vetë para kamerave i quan militantët e tij “kryengritës të armatosur”. Organizimi dhe drejtimi i një kryengritjeje të armatosur është vepër penale për të cilën Kodi Penal i Shqipërisë parashikon burgim të përjetshëm. Por as këtë herë drejtësia nuk do të reagojë, sepse për Berishën gjithçka lejohet.

Në botën virtuale të ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij, ku vazhdon të jetojë, ai vetëprezantohet si viktimë e një padrejtësie të madhe: pra që nuk ështe më ai në pushtet, i detyruar në opozitë jo nga populli që nuk e do dhe nga zgjedhjet që vazhdon t’i humbasë, por nga një diktaturë dhe një narkoshtet që ekzistojnë vetëm në fantazitë e tij senile.

Dhe drejtësia e lë të veprojë, e trembur se mos përfundon e shtypur në makinën e tij të gënjeshtrave, që prej 30 vitesh është kthyer në armën e shkatërrimit në masë që ky plak manipulues përdor për të maskuar krimet e tij.

Mosha nuk mund ta ndihmojë më të rikthejë arsyen. Prandaj faji nuk është më vetëm i tij, por i atyre pak njerëzve që vazhdojnë ta rrethojnë dhe që ushqejnë delirët e tij me delirët e tyre, në pritje për të ndarë thërrimet që do të mbeten nga kjo opozitë.

29 Komente

  1. X
    Xxx

    Jam i bindur se Bolino dhe bolinot e tjere nga te gjithe politikanet me shume duan dhe urojne jetegjatesine e Berishes, sepse ai ka qene dhe mbetet burimi kryesor i te ardhurave te tyre prej 30 vitesh. Te ngritesh nje biznes shume fitimprures vetem duke share e folur kunder Berishes si gurisht eshte nje dhunti. Nuk keron lodhje, imagjinate apo rrisk si cdo biznes tjeter, mjafton te flasesh kunder Berishes dhe pro PS dhe parate te vijne vuu, pronat me nje euro e tere te miorat. Hallall plako.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      O KAR-lo , pyete pak padronin tend Ajatollahun , pse policia dje nuk arrestoi organizatoret e protestes se dhunshme , por u mor me kalamajte qe hidhnin molotove dhe gure. Pse ka frike Ajatollahu ti vere prangat Saliut , Mulit , Gazit dhe gjithe organizatoreve ? Komentuesit ketu do te thone , se do i liroje gjykata se jane te Saliut , ok , ta arrestoje te pakten per 3 dite , dhe pastaj kur te dale per masen e sigurimit le te beje cte doje gjykata. Pse nuk ia mban ? .......te gjithe funderrina jane , dhe ne syte e popullit bejne show , dhe nen rrogoz bashkepunojne , ...nje rastesi e cuditshme qe brenda emrit te Saliut eshte edhe Ajatollahu : SALI RAM (A) BERISHA !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO , PO

        Duhet te jesh gomar fare , qe te bejsh pyetje te tilla sikurse ben komentuesi Sali Ram. . . ! Organizatoret e protestes jane qe te gjithe me imunitet parlamentar dhe te mbrojtur nga Kushtetuta . Kete e di edhe nje polic i thjeshte qe eshte veshur polic para pese ditesh , kurse ti je qytetar i rendomte qe gjen rastin te flasesh pa dogane , me kompetence e ne menyre kategorike . Je fodull-kokebosh qe i lejon vetes te flasesh absurditete !

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ram (a) Berisha

          O idiot , debil , kur une them "te arrestohen" e them shkurt , nuk do permend gjithe proceduren. Jane me imunitet , ok , perse nuk kerkohet heqja e imunitetit dhe te arrestohen ? Ajatollahu i ka 83 vota , ia heq per 5 minuta imunitetin !!!....por ne vend te beje kete , Ajatollahu flet neper rrjete sociale , apo podkastet e tij monolog !!!...dhe ne mbremje e sigurt flet me Salen "...o Sale , sikur e tepruam pak te xhamia apo jo !!!!"....dhe te nesermen i jep lejen e radhes te ndertimit Zenit !!!...teater shqiptar !!!!!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ai

          Këta e mbajnë në pusht Ramën se nuk duan të fitojnë or toç.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edvin Krstq Rama-Palloshi

            ..Mu mbarua e bardha..kam dy dite vetëm me të kuqe !? Skam as kerpudha mi vodhën në çarter rrugës për ke Jar Jari.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Barbys

            xxx ose pornhub.

            Përgjigjjuni
            1. P
              P S E ?

              A more vesh gje per cfar po flet Bolino more ekuacion i pa zgjidhshem ? Pse nuk thua asnje fjale te vetme per keto qe shkruhen , por i versulesh me egersi gazetarit , tipik me stilin e nje njeriu zemerlig , qe zor te jete shqiptar ? !

              Përgjigjjuni
            2. Y
              Yyx

              Pa më thuaj zoti Xxx Ç'far ka gënjyer ky gazetari në këtë artikull. Komenti artikullin dhe jo autorin të lutem.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sufllaqe

                O Car-lo une isha ne xhami dhe ne nxorri jashte gazi dhe jo zhurmat e molotoveve. Po pse e vetmja menyre mw i larguar gazi është? Spaska asnje menyre tjeter shteti? O Car'lo na jep dhe ne ndonjë tender se ti je profesionist.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .

                  Or ti i xhamisë, dmth mirë bënë që hodhën molotovë drejt xhamisë, se ato nuk i shqetësojnë besimtarët në lutje. Po ç'donin ata kryengritësit e armatosur pranë xhamisë (vakëfit), të hidhnin molotovët drejt saj? Nëse nuk do të kishte molotovë drejt xhamisë, nuk do të vinte gazi aty. Policia ka detyrë të mbrojë institucionet, o qafir! Po sikur "baba" juaj shpirtëror, qoftë larg, tu thoshte këtyre "kryengritësve", yxhym, në xhami, e mendon se ç'mund të ndodhte? Të keqen, o sufëlaqexhi i "babës" 82 vjeçar, mos ja kërkoni Bolinos, por Berishës.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agron

                    Ha more sufllaqe dhe leri komentet idiote!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Byrektore Shqupi

                      A ka me idiote se ju qe ndiqni nje malok kommunist qe per c'do ngjarje deklaron 4 variante te ndryshme !?

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      K O R C A

                      Prandaj Saliu , si njeri simbol i me te keqes per kombin tone , kesaj radhe zgjodhi deren e xhamise per protesten "paqesore" me molotove e kryengritje te armatosur , zoti Sufllaqe . Me siguri qe je nga ata qe ushqen Saliu ne mencen e PD-se me sufllaqe e qofte . Nuk ke faj , se ti thua aq sa di , perndryshe nuk i shkon pas nje te rrjedhuri nga trute , qe lidhi bese per jete a vdekje me terroristin Frederiqis Bejleriqis !

                      Përgjigjjuni
                    3. B
                      Bufi kujdes

                      Ne llogjiken e nje shpellari ka edhe kryengritje te armatosur paqesore ......

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vjola

                        Të lumtë Bollino ! Gazetar i shkëlqyer !

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Belinda Balluku

                          Erdhën sufllaqet Karllo. Pabuks në Itali, miliarder në Shqipëri. (Quanta fava quanta fava, ma perche nessun mi chiava ? - kënga e Karllos së Agimes në dush)

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Fisniku

                          Eshte kenaqesi e madhe per mua kur shikoj Saliun 82 vjeçar, me sy te kuq te zgurdulluar, me lekure te rudhur, me kurrizin e dale si gungaçi i Notre Dame, me shpirtin nder dhembe.keshtu e pafsha, te torturohet sa me gjate, deri sa t'i dale shpirti!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            M.B

                            Mbroni një mafioz Italian

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Linza

                              Pse nuk lejohen komente per kete legenin e shitur Preç Zogaj?! Te jete i barabarte me te gjithe artikull shkruesit, te gjykohet nga lexuesit e rregullt te Teme-s. Jo te fshihet si skuth, si ka qene gjithe jeten. Ptu…ndyresira. Bollino gjithmone shkruan me shume cilesi, respekte.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                O

                                Spaku nuk heton krimet Saliut jo se ka frike nga genjeshtrat e tij kunder tyre Carlo,po sespse eshte njesh me te,pra eshte SpakSali.

                                Përgjigjjuni
                                1. g
                                  goni

                                  Nje hajdut si dhe mafioz si Bollino qe "moralizon" ne nje komb budallenjsh....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    P S E ?

                                    Pse nuk e ke mbaruar komentin more "goni" me g te vogel . Po e plotesoj une : Bolino , nje gazetar i talentuar , i drejte e i ndershem deri tek ai , qe iu ben moral nje tufe injorantesh e debilesh , qe i shkojne prapa nje te marrosuri , gogol per te trembur femijet ! Ne se je dakord me keto qe po them , pres te me falenderosh (Po qe se di te lexosh e kuptosh ) .

                                    Përgjigjjuni
                                  2. L
                                    Lisi

                                    Iko bole sena ke çar trapin ikë e ishqeu në itali se këtu një dit do përfundosh në burg ngelën shqiptarët për mendjen e një hajduti ikore kokrra e legenit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Një Emigrant ngs Leçe

                                      Ky zotria jeton akoma se Shqiptarët janë në 1990 Dhe erdhi ky nga Italia të talli bythën Se ka zën Shok Intetesash Edi Ramën More Shok tani kanë ndryshuar kohrat Leri makinacjonet o çfar more More mbaroji koha e ryshfeteve dhe e bythlëpirjeve

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nik

                                        Shumica parlamentare është e squllur fare që nuk mer masa ligjore ndaj akteve kriminale të një partie terroriste në një sistem "demokratik", i thënçin! Drejtësia ka qënë dhe vazhdon të jetë e pshurrur nga Sali Pyka! Atij duhej t'i kthehej minimumi arrest shtëpie për kriminalizimin e "protestave paqësore" duke dëmtuar dhe rrezikuar jetën e policëve të shtetit dhe sigurinë e vëndit! Nuk kapet demi nga bishti duke arrestuar vazhdimisht vetëm disa ushtarë të krimit! E keqja është atje në kokën e Sali Pykës që për shpëtimin e lëkurës së vet ndjek parimin "u shoftë Shqipëria para se të ikij unë i gjykuar"!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tefta

                                          O Sufllaqe kaq trap je o njeri. Paske qene brenda dhe nuk e paske degjuar molotovin po vetem gazin ke ndjere. Po pse ore gazi u hodh per qejf, per gallate. Gazi u hodh kur po digjej vendi aty bashke me botet e policise. Mos fol traplleqe se identifikon veten se cfar je.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            korcari

                                            karlo je cub fare

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje