Kur një prift flet si taliban antishqiptar!

20 Shkurt 2026, 10:40Blog Nga Enver Robelli

(Mbi një deklaratë skandaloze të klerikut katolik kosovar Shan Zefi në radion publike gjermane Deutschlandfunk)

Të mërkurën radioja publike gjermane Deutschlandfunk emitoi një reportazh gati 20 minuta të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Reportazhi shpalos një të keqe evidente: prej vitesh Kosova ka probleme gjithnjë e më të mëdha me radikalizmin islamist, ithtarët e të cilit të qenmit shqiptar e shohin vetëm si ngarkesë. 

Por çfarë ishte e neveritshme, skandaloze dhe - në thelb - antishqiptare në reportazhin e mediumit publik gjerman, ishte edhe një deklaratë e klerikut katolik Shan Zefi, i cili në Facebook prezantohet si “Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë”. Ai e tha troç në mikrofonin e radios gjermane: “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”.

Mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës në Kosovë e diasporë, të cilët formalisht deklarohen si myslimanë, por shumica s’janë praktikues të rregullt, na qenkan, në fakt, krijesa pa shpirt shqiptar - këtë po e pretendon Shan Zefi? Vërtet beson ai në rrena të tilla? Edhe gazetarit gjerman kjo i duket paksa e çuditshme. 

Kisha Katolike e Kosovës duhet ta dënojë këtë deklaratë helmuese të Shan Zefit.

Kisha Katolike duhet të distancohet menjëherë nga ky pretendim që nxit urrejtje ndërshqiptare, ndërvëllazërore dhe ndërmotërore.

Shan Zefi duhet të kërkojë falje për këtë fyerje të rëndë ndaj shqiptarëve që i përkasin fesë myslimane.

Dinjitarët fetarë nuk janë instanca për të vendosur se kush është shqiptar dhe kush jo. Shan Zefi jo se jo. Nuk ka kredenciale etike, morale dhe fetare për këtë, por as kompetencë. 

Deklarata e Shan Zefit nuk dallon shumë nga poshtërsia gjuhësore e Shefqet Krasniqit, i cili dikur pati thënë se për Nënë Terezën nuk ka vend në parajsë. Thua ti që Shefqet K. i ka çelësat e parajsës. 

Boll e kanë helmuar debatin publik imamë gojëndyrë që imitojnë talibanë! Tash na shfaqet edhe një klerik katolik si Shan Zefi, i cili përdorë gjuhën e njëjtë.

Muajve të fundit disa kolegë nga mediat e hapësirës gjermanishtfolëse më kanë treguar me tronditje se si disa priftërinj katolikë kosovarë, në bisedë e sipër, shprehen me tone raciste ndaj shqiptarëve myslimanë. 

Kjo qasje është e rrezikshme dhe mungesë respekti ndaj qindra-mijëra shqiptarëve të Kosovës që janë rritur në një traditë myslimane, por s’çjanë kokën për asnjë fe kur bëhet fjalë për komb. Dhe për interes të kombit e të bashkëjetesës ndërfetare kanë flakur pothuaj çdo gjë islamike (dhe islamiste po se po) dhe Republikën e Kosovës e shohin të plotë vetëm nëse pjesë e identitetit të saj janë të gjithë shqiptarët - përfshirë sidomos katolikët. Për qindra-mijëra shqiptarë, Kosova nuk ka kuptim pa Anton Çettën, Shtjefën Gjeçovin dhe Kolë Ndrecë Mirditën, i cili u vra te Rrasa e Zogut në korrik të vitit 1998 kur si luftëtar lirie po sillte armë nga Shqipëria në Kosovë. Këta tre emra qëndrojnë për dhjetëra-mijëra të tjerë që e bëjnë Kosovën kjo që është: një vend i pamposhtur, një feniks që ringjallet nga hiri i vet dhe shembull i bashkëjetesës. Kjo trashëgimi nuk duhet të njolloset. Nga askush. As nga Shan Zefi.

15 Komente

  1. r
    realisti

    Ky Shan Zefi edhe emrin e paska te keq. Vetem me sha ditka ky! Po ky nuk eshte gje tjeter veçse agjent i Beogradit e Moskes i cili don te fusin perçarje midis feve ne Shqiperi e Kosove. Mbylljani gojen njehere e pergjithnji atij qeni!

    Përgjigjjuni
    1. ÉÉÉÉ

      Ka te drejt,,,

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qazim Mulleti

      Ke bere ndonje ragim zotrote kur tash 20 vjete imam e hoxhallare pafund denigrojne figura e simbole kombtare?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko

        Te verteten thote shumica e muslimaneve thone qe jemi turq

        Përgjigjjuni
        1. R
          RILINDASIT E PA VDEKSHEM : "FEJA E SHQIPTAREIT AS

          O Nikolesh me gjemba , ne se shqiptaret myslimane do te ishin turq , atehere do te flisnin turqisht dhe jo shqip ! Ja , ti psh je shqiptar ortodoks qe flet e shkruan mire shqipen , por kisha greke i quan greke te gjithe ortodokset e botes ! A eshte llogjike normale kjo qe thote kisha greke ? !

          Përgjigjjuni
        2. D
          Doda

          Nje nder arsye e harmonise fetare eshte tolerance e shumices.Ne rastin konkret Shani eshte pakice dhe do te bej gerr verr dhe humbet me shume reputacionin e asaj qe ai pretendon se perfaqeson

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Keq e ka Kosova me keta prifterinj dhe hoxhallare!... Takebanizimi po perparon me hapa vigane

            Përgjigjjuni
            1. A
              Analist

              Pervec ekstremitetit fetar kane dhe ekstremitet politik. Ka Kosovare shume te mire, po nje pjese kane dhe urrejte ndaj Shqiperise si shtet. Me gjithe difektet qe kemi, mos te ishte Shqiperia ne 99 so do kishte mbijetuar asnje Kosovar. Ndaj duhen ndihmuar, por duhen mbajtur larg sepse jane bardh e zi ne mendime, s kane ngjyra. Bashkimi me ta, recete per lufte civile

              Përgjigjjuni
            2. M
              Mazllumi

              Robell, mund te na thuash, perse ne institucionet e shtetit, kosovar, as ka pasur dhe as ka asnje katolik shqiptar. Hani buken e kaurit dhe i sherbeni erdoganit islamist.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkrim i nevojshëm

                Nuk është hera e parë që po ndodh. unë kam ndeshur shumë katolikë që kanë një urrejtje të pafund ndaj myslimanëve shqiptarë. Sikur të jenë një lloj talebanësh me kryq. Vaso pasha e ka ndjerë këtë rrezik që 150 vjet më parë, kur shkruajti:"Mos shikoni kisha dhe xhamia, feja e shqiptarit është Shqiptaria". Por një shumicë katolikësh dhe një pakicë shqiptarësh islamistë e urrejnë këtë shprehje. Ata janë gati për luftë fetare. Uroj E Robellin për këtë shkrim syhapës.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mos na fut ne nje thes

                  Ndodh ne Kosove kjo shoku. Jo ne Shqiperi. Dhe nuk kufizohet vetem ketu. Kosovaret edhe ne politike jane ekstremiste. Ndaj reflektohet dhe tek levizja e Decanit, etj etj ejt

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tironsi

                  Si te ndryshosh...orarin mesimore..ne nje shtet laik per shkak te...festave kulturore arabe...nuk duhet te habitesh qe zgjon tek te tjeret (qe nuk e preferojn ate kulture te huaj te sjelle me dhune ne trojetve tyre nga hordhite barbare osmane )...ndjenja urretje...

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhezo Smokthina

                    Si myslimanizmi dhe komunizmi janë fe internacionaliste, për t'a primare është ideologjia që përfaqësojnë, shtetin dhe kombin ato e trajtojnë me mospërfillje, për të mos thënë si pengesë për shtrirje globale. Si për komunistin dhe myslimanin gjithë popujt e tjerë konsiderohen vëllezër në një shtëpi të përbashkët, jo të ndarë në shtete dhe kombe. Dallimi esencial midis kristianizmit dhe myslimanizmit qëndron në faktin se kristianizmi e trajton fenë si bindje individuale, pa lënë pas dore forma dhe organizime të tjera të shoqërisë, siç është shteti, kurse komunizmi dhe myslimanizmi e trajtojnë si ideologji sunduese e cila për rrjedhim ka imponimin me forcë të bindjes kolektive ideologjike. Ky besojmë se është shkaku që vënde dhe popuj nën sundimin e këtyre dy ideologjive edhe pse e kanë të nevojshme dhe u duhet të praktikojnë forma shtetërore organizimi, ideologjia nuk e lejojnë kurrë shtetin të forcohet më shumë sesa vetë institucionet fetare brënda tij. Parë nga ky këndvështrim, katolikun feja nuk e kufizon aspak të ketë një qëndrim për shtetin pa ndikim nga bindja e tij fetare, kur komunistit dhe myslimanit ideologjia fetare ja u imponon me forcë të kenë atë si udhërrëfyese në jetë dhe jo t'a shpërndajnë interesimin jashtë sferës ideologjike. Këtu bënë përjashtim Kina. Praktikisht sot ajo nuk është një vënd ideologjik, komunizmi atje nuk është asgjë më shumë se koperturë për kontroll të fortë shtetëror, vetë Presidenti Xi Jinping nuk druhet të deklarojë se Buda është udhëheqësi i tij shpirtëror.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oficeri dulles

                      Skenderbeun e mbulajne me Mashama kur falen te sheshi Skenderbe pa mire thua ti

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pergjegju

                        Zoti Robelli? A eshtë qeveria e Kosovës Qeveri Islamike!?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje