Tallavaja politiko-mediatike e guak-karisë

20 Shkurt 2026, 09:35Blog TEMA
Tallavaja politiko-mediatike e guak-karisë

Nga Ilir Demalia


Në Shqipëri, nëse do të dish ç’po ndodh në Washington apo në Bruksel, nuk ke pse lodhesh me komunikata zyrtare, me takime diplomatike apo me agjenda institucionale. Mjafton të hapësh ndonjë studio prime-time, ku analistë të nalbanërisë të shpjegojnë se si Ramës i është mbyllur dera me zhurmë, me bravë dhe me çelës nga bota perëndimore.

Sipas tyre, në Washington, D.C. nuk shkohet pa leje nga portierët e nallbaněrisë mediatike dhe opozitës. Nëse Kryeministri shkon, atëherë ka shkuar fshehurazi për t’u marrë në pyetje nga FBI. Nëse takohet me dikë, atëherë “nuk është takim i vërtetë”. Nëse ftohet në forum, “nuk është forum i rëndësishëm”. Nëse nuk ftohet, “u izolua”.

Logjika është e thjeshtë: Rama është fajtor edhe kur merr frymë. Sidomos kur merr frymë jashtë vendit.

Një pjesë e opozitës ka zbuluar një metodë revolucionare të politikës së jashtme: sa herë që ka krizë të brendshme, shpall krizë ndërkombëtare. Sa herë që humbet terren brenda, njofton se Shqipëria ka humbur terren jashtë.

Në vend që të ndërtojë alternativë, ndërton nekrologji diplomatike.

Procesi me Bashkimi Evropian paraqitet si dramë me dyer që përplasen. Çdo deklaratë burokratike në Bruksel përkthehet si “Brukseli e flaku Tiranën” për shkak të Edi Ramës. Sikur BE të ishte një aheng apo synetllik SHQUP-as ku plaku Mere vendos se kush hyn e kush jo, dhe jo një strukturë komplekse që vetë po kalon krizë ekzistenciale.

Ndërkohë, Perëndimi është në një nga fazat më të turbullta të dekadave të fundit. SHBA ka kaluar polarizim ekstrem politik, rikthime ciklike të figurave si Donald Trump, debate për rolin global, tensione institucionale. Europa përballet me luftë në kufijtë e saj, me populizëm, me krizë energjie dhe lodhje nga zgjerimi.

Por sipas studios sonë të kënetës së nallbanizmit mediatik dhe SHQUP-izmit të gjitha këto janë pasoja të drejtpërdrejta të faktit që Rama është kryeministë. Po të largohet Rama e gjithë bota rregullohet si me magji. Rama është kthyer në problem global.

Amerika ndahet më dysh? Fajin e ka Rama.
Europa heziton për zgjerimin? Rama.
Rritet populizmi në kontinent? Përsëri Rama.

Kjo është një arritje e madhe: ta bësh Kryeministrin e një vendi të vogël ballkanik përgjegjës për lëkundjen e tektonizmit politik-ekonomik botëror.

Kur Rama shkon në Washington dhe merr pjesë në forume, kur zhvillon takime dhe komunikon në nivele të larta, përfshirë edhe kontakte me figura si Donald Trump dje në Bordin e Paqes i “rrethuar” nga oficer të FBI për t’u “marrë” në pyetje pas takimit, sipas nallbanizmit të guakërisë mediatike ně kontekste publike ndërinstitucionale, narrativa kthehet menjëherë në komedi: “Nuk ishte takim i vërtetë”, “Nuk ishte zyrtar”, “Nuk ishte serioz”.

Pra, nëse dera nuk përplaset realisht, duhet të shpikim një përplasje imagjinare. Se përndryshe rrëzohet fabula.

Ironia më e madhe është se pjesëmarrje të tilla shpesh janë të dokumentuara, të nënshkruara institucionalisht, madje edhe nga vetë aktorë që sot bërtasin për izolim. Por në tallavanë mediatike memoria është selektive: kujtohet vetëm ajo që shërben për titull.

Një pjesë e medias nuk raporton; ajo shpreson. Nuk analizon; ajo dëshiron. Nuk verifikon; ajo improvizon.

Konfliktet e vjetra të tranzicionit, pazaret e humbura, privilegjet që nuk rikthehen më, përkthehen në tituj apokaliptikë për “Shqipërinë e braktisur”. Dhe kështu, konflikti i brendshëm shitet si krizë ndërkombëtare.

Është një lloj patriotizmi i çuditshëm: për të rrëzuar kundërshtarin, pranohet që vendi të paraqitet si i dështuar.

E vërteta është më pak dramatike dhe për këtë arsye më e mërzitshme për studiot: Shqipëria mbetet në orbitën euro-atlantike, procesi me BE vazhdon me ritmin e vet të ngadaltë burokratik, marrëdhëniet me SHBA-në janë institucionale dhe jo personale.

Rama mund të ketë probleme serioze brenda – me reformën në drejtësi, me korrupsionin, me lodhjen e pushtetit. Por në diplomaci ai ka ditur të lëvizë me pragmatizëm dhe fleksibilitet. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse sulmi përqendrohet aty: sepse është terreni ku opozita ka më pak për të thënë.

Në një botë që po riformatohet, me Perëndimin në krizë dhe me gjeopolitikën në tension, Shqipëria ka nevojë për maturi. Por ne kemi zgjedhur zhurmën.

Tallavaja mediatiko-politike prodhon çdo ditë një Shqipëri imagjinare të izoluar, të përplasur, të refuzuar. Realiteti është më i ndërlikuar, më pak melodramatik dhe shumë më pak i përshtatshëm për tituj.

Dhe sa më shumë të shpallet “dera e mbyllur”, aq më shumë kuptohet se ajo derë ekziston kryesisht në fantazinë e atyre që jetojnë nga jehona e përplasjes së saj. Pra nga nalbanizmi guakarik i presionit të paçes së pronarëve mediat me sytë nga non grata politike

14 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Sakt z.Demalia.Po i lexon keto shqupi.Ha pyka Alfed LELA,Belind LELLIÇi ET nga keto pune.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Bravo e madhe. Gjekmarkaj thoshte dje se ishte shume larg Tramfit. sikur vetem ai mllefaxhi ka sy, ne jo... Ç' jane keta zombie mor aman? Si mo nuk dine te bejne nje analize, nje program qe ti mbushin mendjen shumices, por merren me budallalleqe...

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Ju zoti Demaliaj keni jetuar për një kohë të gjatë në USA. Ndoshta nuk e keni parë 25-30 vjet më parë një skeç të Sejfulla Myftarit, Cekes së Beratit, në rolin e një qytetari, që bënte të ditur, se për gjithçka dhe për çdo gjë, edhe kur gruaja ja dridhte me të tjerë, për të gjithmonë fajin e kishte qeveria Meksi. Fabula që keni zgjedhur për t'na bërë të ditur se opozita gabon që për gjithçka bënë fajtor Edi Ramën është diçka e njohur dhe e trajtuar kohë më parë, të njëjtën gjë bënte edhe PS në atë kohë kundër qeverisë Meksi. Këta luftojnë me armët e njëri tjetrit, i kanë marrë nga magazina marksistë-leniniste e PPSH, armë paksa të ndryshkura. Habitem se si një individ si ju, i kënduar dhe ardhur nga bota e civilizuar ku ka jetuar për një kohë të gjatë e merr vesh kaq vonë këtë mënyrë të luftuari. Është e njëjtë për të dy palët, ndaj kot përpiqesh t'i bësh fajtor, është diçka që e kanë përdorur dhe do t'a përdorin reciprokisht kundër njëri tjetrit. Pra, të dy palët janë e njëjta gjë, vijnë nga e njëjta guzhinë. E re në gjithë këtë është vetëm punësimi juaj në këtë guzhinë mediatike.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oficeri dulles

          Z. Smokthina ju ku keni jetuar ne kohen e monizmit?

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhezo Smokthina

            Interesante kjo pyetje! Më ndjeni, zotëri, pa dashur aspak t'ju fyej, po ju citoj një shprehje që Hygo ka lënë pas: "Kurioziteti është një nga format e trimërisë së grave."

            Përgjigjjuni
      2. K
        Korabi

        Edhe po ta lexojne ata nuk e kuptojne dhe irritohen me shume

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koli

          Shhhht po flet djali i Binak Perdhunuesit.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na mbyten gomeret

            Po nga te gjitha qe kam lexuar me duket me e goditura. Shqipetari suksesin e tjetrit e quan deshtim te vetes pasi do ishte I lumtur sikur ai te gabonte, me kollaj mbledh nje thes me pleshta se dy albaniastanas bashke.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhelali doktor! E ben per per kryedemokrat. Pyetni

              Pa i kthy patkonjt rrumpalla, Rama nuk zbret nga avjoni.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                E ke myt. Bravo!

                Përgjigjjuni
              2. N
                Niku

                E tha saktë një amerikan: ju prodhoni më shumë probleme se sa konsumoni.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PRoShi

                  Shkrim dinjitoz. Bravo.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    Shkrimi me plot kuptim e dinjitoz.Qe te dy palet ja faturojne fajet tek personi qe eshte ne krye kjo eshte shume e vertete.I vetmi ndryshim eshte se kush i nxierr halet e shtepise ne treg dhe nuk ka lene asnje njeri te ndershem brenda vendit e jashte vendit.Ky eshte Z.Sali Berisha.Vazhdojme te themi ,jemi ne TRANZICION.Deri kur?Ky tranzicion do te vazhdoj deri sa te mos mbetet asgje e pa pervetesuar nga politikanet tane dhe nderkombetaret.Do te vazhdojme deri sa ne Shqiperi te mos kete me shqiptare.Do te vazhdoj deri sa ne cdo kafene kafen te ta beje nje afrikan dhe te ta servir nje aziatik.Kjo eshte rruga e degradimit te vendit ne keto 35-vite te kapitalizmit tone,ku veprimi i pare dhe i fundit eshte vjedhia dhe korupsioni.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali krimineli duhet varur. ne mes te tiranes ta

                      vdekjen. e ka hallal. krimineli po duhet te paguaj. gjith krimet qe ka bere. duhet te vuaj qe ti pguaj

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje