-“Fitilin” e ndezi protesta e studentëve të ILB-së (Sot UBT). A duhet kthyer në muze amfiteatri i rinisë? Duke kujtuar 35 vjetorin-
Nga Shefqet Meko
Ata, djemtë dhe vajzat e “Shkollës së Dakos (Dakës), të vetëdijshmit e asaj kohe, filluan protestën të parët. Ishte revoltë, më shumë se protestë. Filloi për ujë e drita, por ishte një “britmë për çlirim”. Tek ajo shkollë e mrekullueshme, institucion i vlerave, cilësive dhe prurjeve pedagogjike e shkencore, krahas jo pak sipas meje si “mirënjohës ndaj partisë”, kishte mjaft studentë të talentuar që fati i kishte “degdisur tek bujqësia” si hakmarrje ndaj asaj që përfaqësonin. Ata ishin të heshtur. Ata “përtypnin hekur”, kur tribuna e asaj kohe “pushtohej” nga “studentë pa emër” por zhurmues të zellshëm dhe me “krahë të ngrohtë”. Më të mirët e asaj kohe, të jemi të sinqertë “vëzhgonin me dhimbje”. Unë isha me ta edhe pse jo si ata...
Pa protestën që filloi nga “Shkolla e Dakos”, busti, mbase nuk do ishte rrëzuar. 20 Shkurti nuk do të kishte ndodhur… Në këtë plan mendoj se “Haka nuk shkoi tek i zoti”. 20 Shkurti 1991, mbetet një histori që do studiohet nga historianë dhe akademikë, por duhet theksuar: Rënia e bustit filloi nga revolta e studentëve të Institutit të Lartë Bujqësor. ( sot Universiteti Bujqësor).
Amfiteatri që po rrënohet dhe mbulohet nga myshku i harresës, mendoj se duhet të kthehet në muze në natyrë i protestës vendimtare. Pa atë vrull studentor, ne nuk do ishim çliruar. Mbase historia do ishte shkruar ndryshe. Vjet isha në Tiranë dhe u ndala tek “Amfiteatri që rrëzoi bustin”. Mu duk një “Butrint i braktisur”. Më lëndoi harresa dhe shpërfillja ndaj historisë. Shkallët ishin rrënuar, myshku, barërat e egra kishin pushtuar një dëshmi historie. Statujat, dikur aq të bukura në tribunë, ishin “ndryshkur”. Mu duk si një varrezë pa epitaf. Dhimbje. Humba në kujtime e dëshmi. Heshta përballë së vërtetës që dikush kërkon ta marrë “me tapi”. Më duket se ata që do shfaqen në ekrane si “rrënimtarët e bustit”, do gënjejnë përsëri, ashtu siç na gënjeu Enveri për “gjysmë shekulli”. 20 Shkurti na çliroi të gjithëve. 20 Shkurti 1991, ishte në të vërtetë një “Aventurë popullore”. Unë dëshmoj: 20 Shkurti nuk ishte “vepër e asnjë partie”, ishte një “finale shqiptare”.
Ku isha kur “ra monumenti”?.. A e dhashë edhe unë “një dorë”?... Jo. Unë nuk “dhashë ndonjë dorë”, sepse të jem i sinqertë, brenda meje “urrejtja për Enverin” nuk kishte arritur “pikën e vlimit”. Sipas mendimit tim ato kohë “monumenti nuk kërkon bukë”. Tani kuptoj mentalitetin që krijon varfëria dhe shtypja. Isha dëshmitar i një akti historik, por jo “sulmues në shesh”. Aty ishin vetëm ata që vetëm durimi i kishte mbajtur gjallë, shumica e të cilëve mbase “janë retushuar” si dikur fotot për shtyp tek “Zëri i popullit” ku merrnim klishetë për shtyp…
Kur ra monumenti i Enver Hoxhës, unë u drodha. Isha në tarracën e 15 katshit që sot duket si liliput, por ato kohë ishte “ kulmi i turizmit shqiptar”. Ne ishim shumë, që thjesht vështronim me ankth turmën që zbriti nga qyteti “Studenti”. Zhurma e rënies ishte një buçitje e frikshme. Ishte “tërmeti” i Tiranës. U drodha sepse mendova do kishte marrë edhe viktima… Kur pas ofshamës së “bustit përtokë”, nuk pati klithma apo të qara, por britma të gëzuara mes rrëzimtarëve, mu duk aksioni më perfekt i revoltës shqiptare. Ata që urrenin, me “urrejtje paqësore” triumfuan. Ata marshuan rrëmujshëm, por pathyer xhama duke çuar bustin “peshqesh” tek studentët në grevë urie…Ishte marshimi i paqtë dhe simbolik me mesazhe të fuqishme të asaj dekade që do të na ndryshonte të gjithëve.
Atë ditë ishin përzierë lotët dhe habia, triumfi dhe frika, krenaria dhe rrëzimi, si një parathënie e madhe shqiptare. Ishte një mozaik politiko-shoqëror, ku kishin vërshuar të gjithë. Kishte triumfuar revolta e parë pa “kalendar partiak”. Asnjë pikë gjak nuk ra mbi monumentin që mbante peng ëndrrat tona.
20 Shkurti 1991, sipas gjykimit tim “përmbysi” kurbën e zhvillimeve historike të shoqërisë shqiptare. Kjo ditë u bë një “referencë kombëtare” që nuk duhet lejuar të grabitet nga asnjë “Monument tjetër”. Unë mendoj se kjo datë i përket historisë dhe vetëm shqiptarëve, askujt tjetër.
Për 35 vite është abuzuar me revoltën më spektakulare shqiptare. Është harruar se “revolta filloi në ILB”…. Si çdo gjë e grabitur, tani “grabitqarët politikë” duan të “privatizojnë” historinë që e jetuam dhe e dëshmojmë së bashku duke e deformuar atë si “shpirti rakitik”.
20 Shkurti 1991- u përket vetëm shqiptarëve dhe askujt tjetër. Është histori e revoltës e protestës pa armë, pa krisma fishekzjarrësh dhe “bomba artizanale”, pa “pikla gjaku”, por vetëm me lotë gëzimi dhe lotë dhimbje. Secila palë kishte të drejtën e vet. Të mos e përdhosim historinë që ende e dëshmojmë për një “monument tjetër”…
20 Shkurt 2026 mbase mund të jetë “Dita e Lutjes Kombëtare”: Kurrë më si dje! Grumbullimi mund të fillojë tek Amfiteatri Historik në ILB ( Sot Universiteti Bujqësor) duke përfunduar tek sheshi ku ra monumenti. Një marshim i paqtë, në shërbim të progresit dhe ndryshimit. Historia dhe e vërteta duhet nderuar me përpikëri. Çdo protestë nën “dritare qeveritare” është thjesht një iluzion e premtim bosh. Le të kujtojmë: përmbysja e madhe nuk erdhi kurrë me protesta para ndërtesave qeveritare, por nga “përmbysja” brenda çdo shqiptari. Këtë mund ta bëjë vetëm e vërteta, ajo dhe vetëm ajo e kurrë “kostumet në pritje”...
Më 20 Shkurt 2026, marshimi mbase mund të fillojë nga teatri veror në ILB drejt Sheshit “Skënderbe” ku ra monumenti, me një britmë kombëtare: “Kurrë më monumente mashtruesish”…
Po si monument i lajthitjes .qe nuk i pruri asnje te mire popullit e Shqiperise.
Ky ështe shkrim për t’u vënë si kryeartikull në të gjitha gazetat shqiptate.Respekt për artikullshkruesin.Rrofsh dhe gëzofsh jetën tënde me dinjitet!
Fitilin e vuri dhe e ndezi CIA dhe UDB. Ju qe I udhehoqet ishit agjente te zbulimeve TE huaja, perfshi Ramiz Aline, Sali Berishen, Skender Gjinushin, Fatos Nano, Arkeologun qe shiste Caracas nga varferia, etj. Platform ka hyre Ne Shqiperi ne vitin 1989,eshte per kthyer me group pune dhe I eshte dhene ne dore Ramiz Alise. Nese keni bythe, kerkoje I se è gjeni.
Së pari po e nis me një ndërhyrje të vogël thjesht sa për korrektesë dhe në respekt të shqipes. Autori në shkrim përmend disa herë fjalën "bust", kur ai që u rrëzua në 20 shkurt 1991, nuk ishte i tillë, por ishte "shtatore", bile nuk ishte as "monument" siç gjetkë e ndryshon. E dyta pa dashur të kundërshtoj thelbin e shkrimit, motivin e rrëzimit të shtatores së diktatorit, e cila në mendjen e shqiptarëve qe rrëzuar shumë kohë para kësaj date. Bile, ishte rrëzuar edhe në mendjen e pasardhësit të tij. Ishte ajo urrejtje e akumuluar, që po të mos menaxhohej si duhet, mund të ishte një shpërthim katastrofik që do ta kishte rrëzuar regjimin nga rrënjët dhe, nën jehonën e ngjarjeve të dhjetorit të v.1989 në Rumani, t'u ndodhte dhe atyre ajo që i ndodhi diktatorit Çaushesku. Ishte kjo drithërimë që e bëri "Bllokun" me në krye Alinë, të mendonte zgjidhjen me sa më pak kosto për ta. E nisën me hartimin e një projekti/platformë, e ashtuquajtura "e Katovicës", dhe e bitisën me lirimin e bullonave të Shtatores nën drejtimin e Sigurimit të Shtetit që drejtohej nga Hekuran Isai, apo Lal Hekri i Peqinit, besniku i tij. Ishte kjo valvol e fundit që duhej çliruar që shpërthimi të mos ishte karastrofik dhe kështu, veç kokës së tyre, të ishte ekzekutuar dhe vetë "Katovica", ku leitmotivi i saj ishte: "komunizmi ra, por atë duhet dhe do ta trashëgojmë ne!", e cila gjatë këtyre 35 vjetëve nga emisarët e Ramiz Alisë, është zbatuar me përpikëri. Diktatura u zëvendësua me sukses nga demo(n)kratura e bijve të saj. Pjesa tjetër është Histori. Si rëndom edhe kjo histori, do shkruhet e do të rishkruhet nga "fitimtarët", ashtu siç u shkrua dhe ajo para saj (1944-1990). Gjithsesi, nga gjithë kjo, dhe shqiptarët të fituar dolën, sepse fituan Lirinë.
Bureto ! spjegon shqipen ... Mire! Me duket se e tepron dhe je shume zoti ne shpjgimet tua'- Kush te ka dhene kete energji .? Partia a shoqnia ? Ma mire vone e kurre Faleminderit
Fiksfare, ishte sakrifica e disidences shqiptare brenda e jasht Shqiperis si dhe bllokada politike-ekonomike e kapitullimi i kampit komunist me ne krye BRSS e sfundi Cahusesku ne Rumani qe Ramiz Alia injektoj studentet e mijte e kenetave dhe zerot e tyre per t’mundesuar shkuljen e monumentit te Enver Hoxhes nga qendra e Tiranes. Po, po se te tjerat i ke thene Respect per ata shkrivane qe s’retushojn apo deformijne historin. Nderim e mirnjohje per herojt e martiret e kombit qe bene e dhane sa munden per nje Shqiperi t’lire e demokratike dhe n’progres njerzor e besim tek Zoti.
SOT SHQIPERIA LULEZON PERPARIMIT I SHQIPERISE KETO 35 VJET NA KA LENE PA FJALE DMTH PA PUNE PA SHTEPI E KATANDI BIR SELMAN I NENES?
Rrëzimi i shtatores së Enverit zuri përfund demokracinë që po lindte në Shqipëri dhe vërtetoi teorinë e dhunës (dhunë për të rrëzuar sistemin politik, dhunë për ta ruajtur; s'kishim pse u ankuam nga diktatura). Por nga ana tjetër, ngriti një tjetër shtatore, atë të Zogut. Për ty dhe shokët e tu, ashtu është, se urrejtja ndaj sistemit dhe njeriut që kishte 6 vjet që kishte vdekur kishte arritur kulmin, ngaqë u kishte gënjyer për 35 vjet rrjesht, si një "tufë delesh", kur kishte ngritur shkolla në të katër anët e vendit dhe kthyer shkollën e Dakës, nga institut, në universitet, për tu hapur sytë e qytetëruar. Askush nuk mund ta marrë autorësinë e këtij akti veç kolonës së 5-të brenda, qëndrimit politik të huaj dhe veglave të saj CIA, UDB, KGB, ASFALIA, etj, si dhe tufës së zemëruar "të deleve" që drejtoheshin nga barinj të mirpaguar. Nuk ishte vetëm " mllefi" kundër regjimit socialist, por edhe kundër tij, as kundër udhëheqësit të Shqipërisë për 40 vjet drejt përparimit, pasi ata e dinin se "komunizmi" ynë, i këtij vend i vogël nuk kishte ç'u bënte të "mëdhenjve", por ishte drejtuar kundër shtetit Shqiptar që u bënte karshillëk atyre me mëmyrën e qeverisjes, ndaj i përdorën të gjitha format e presionit ekonomik dhe politik. Dhe gjetën të çara, jo vetëm në Shqipëri, por pas mesit të viteve 50, në të gjithë botën, për 35 vjet. Imagjinoni një "M-L" si Hrushovi, Brezhnjevi, Gorbaçovi, në BS, Ramiz Alia, Hekuran Isai, Adiln Çarçani tek ne, Çaushesku në Rumani, etj. Tek ne ra elefanti dhe shtypi një mizë. Ata, një imperialisti ultra-nacionalist si Putini, nuk po kanë ç'ti bëjnë! Pra nuk qe urejtja, por korrupsioni kolektiv që u kishte pushtuar; shatorja e Enverit mund të ishte çmontuar, si u çmontuan ato të Leninit dhe Stalinit, por kjo e bënte këmbimin e pushteteve paqësore; nuk kërkohej kjo, kërkohej rrupsion, dhunë dhe në fund për inerci, shkatërrimi i Shqipërisë me gjithësej, nga kujtimi i lavdishëm i antifashizmit dhe republikanizmit, deri shkatërrimin e pasurinë kombëtare, se bashku me çpopullimin masiv nga papunësia e krijuar. Mes këtyre "të revoltuarve" kishte edhe puntorë të Valiasit, të udhëhequra nga "sindikatat" (kishin ndërruar edhe emërtimin, që të dukeshin sa më perëndimor), të cilët kishin ndjerë shfrytëzimin në palcë të pushtetit të tyre dhe kërkonin paga nga 5000$ në muaj. Ku janë tashti ata dhe udhëheqësit e tyre hajdutë; sa paguhen në këtë demokraci të dalë nga urrejtja e mbledhur për 35 vjetët e gënjeshtrave të shatores? Raja, diku, krah pune; ama të drejtën për të folur (lavdëruar e sharë) e kanë, opo edhe me tubime; por edhe atje ku janë nëse e ngrejnë dorën ndaj sistemit, u presin dorën. Le të provojnë të rrozojnë ndonjë monument të skllaveruesve të urryer të popujve, që kapardisen majë pjedestalëve... Mirë që e paske kuptuar se ç'mentalitet shkakton varfëria dhe shtypja! Kur, atëher, apo tani. E ke kuptuar gabim. Nuk them, pak shtrënguar nga emonomia qemë, por të shtypur...! Të shtypurit dhe të varfrit mendojnë ndryshe nga mentaliteti yt. Shtyp ai që ka pushtetin politik dhe ekonomik: të dyja i kishte populli, pra, kush shtypte kë?! Në këtë kuptim, askush nuk kishte diçka të vetën, e aq më shumë në "varfëri". Udhëheqja e "poshtër komuniste" na shtypte dhe rronte në vila, do të thoshe; po tani ç'ke të thuash për udhëheqjen demokratike dhe bosat kapitalist, veç polarizimit të llahtarshëm dhe korrupsionit, qysh prej rrëzimit të shatores; apo këta na sollën lumturinë dhe na nxorrën nga varfëria, duke shkatërruar gjithçka ku punonin për vete "varfanjakët" e socializmit dhe shpopulluar vendin, duke ndryshuar strukturën ekonomike të shtetit: nga industrial - agrar, më shërbime (turizëm etj) dhe me bujqësi të dobët dhe të braktisur. Nuk prodhohet asgjë, o entusiast i rrëzuesve të shtatoreve. Pa regjimi, me gjithë atë bllokadë, kishte vjet që kishte rënë.
Prandaj sali krimineli paska zgjedhur daten 20 shkurt 2026 , ne kujtim te rezimit te SHTATORES se “ Diktatorit “ per te realizuar ate qe nuk e beri dot ate dite , ti vere ZJARIN TIRANES ? Eh more sali sa te vogel e ke trurin , hileqar i madh hiqesh , si nuk vure mend apo sje ngopur akoma me pasuri ? I ke ditet e numeruara o lumadh edhe nga mosha si dhe pislliqet qe ke bere ta tregon surati HIPOKRIZINE plere ..!!! Largohu te shpetosh se me ato zjare partizan qe do te ndezesh , do te pjek ne HELL RINIA ty edhe banden tende ????
Komentusi qe ka shkruar ne kete kohe :18 Shkurt 2026, 20:43 i ka thene sakte te gjitha..por do shtoja: Monumenti I Enverit ra ne 17 dhjetor 1981 bashke me ate te Mehmetit dhe deri ne 1991 vazhdoi pikiada ne renie te lire... Akoma nuk e kuptoj pse emisareve amerikane ne 1991-1992 u duhej nje rrezim i nje sistemi/regjimi te vdekur me nekrofagun e Lugut te zi te Tropojes...Studente te tille si Shefqet Meko duhen ekzaminuar per mugesen 100% te intelektit dhe besoj se keshtu jane shumica e dhjeretoristave..