Nga Indrit Vokshi
Së pari: Sepse mundet! Ka 83+3 vota. Nëse opozita do të kishte mbajtur rezultatin e 2021 me 63 mandate, Edi Rama sdo t'i kishte 3/5-tat dhe nuk do të mundej ta ndryshonte Kodin.
Meqenëse opozitarët shqiptarë kishin më të rëndësishëm ri-instalimin e Sali Berishës sesa rezultatin dhe, kësisoji, gjykuan se më mirë 50 mandate por me Sali Berishën në krye, sesa 63 mandate por pa Sali Berishën, ata lanë republikën zbuluar, pa mbrojtje e pa sistem imunitar përballë orekseve të Edi Ramës.
Zgjedhja e tyre. Mirëpo prej zgjedhjes së tyre, po ndodh kjo çfarë po ndodh.
Sistemet politike janë ndërtuar mbi "sistem imunitar". Shqipëria ka "kushtetutë të ngurrtë" (kështu e klasifikon doktrina kushtetuese), ka kushtetutë me tri nivele votimi; shumicë 50+1, shumicë 3/5-tat dhe shumicë 2/3-tat. Ky lloj shkallëzimi është konceptuar kështu që asnjë mazhorancë të mos mundet e vetme të ndryshojë ligjet organike, kodet dhe kushtetutën.
Sa herë është zhbalancuar ky shkallëzim dhe është dëmtuar "sistemi imunitar" i shtetit, kjo ka ndodhur kur në opozitë ka qenë Sali Berisha. Edhe në 1997, edhe në 2001, edhe në 2013, edhe në 2025. Përballë Sali Berishës, socialistët kanë marrë mazhorancë të dhunshme. E vetmja herë kur nuk e kanë marrë mazhorancën 3/5 të vetëm, ka qenë viti 2021.
Së dyti: Nuk ka një standard të unifikuar të BE-së për imunitetin e ministrave. Ka një standard për Komisionerët e BE-së; Neni 247 i Aktit për Funksionimin e BE, sanksionin se komisioneri (ministri) shkarkohet nga Gjykata por me propozim të Komisionit ose Këshillit. Ndërsa shtetet nacionale anëtare të BE-së, nuk kanë standard të unifikuar mbi imunitetin.
Së treti: Oreksi dhe nevoja për të qenë më i mbrojtur përballë veprimtarisë së SPAK-GJKKO. Edi Rama nuk po e shkel ligjin por po e ndryshon ligjin, duke i garantuar vetes stabilitet qeverisës. Në një aspekt ka të drejtë ta ndryshojë ligjin sepse ka pushtet parlamentar legjitim.
Mirëpo ka diçka: Nëse nga njëra anë u jep më shumë garanci titullarëve të shtetit duke mos lejuar pezullimin e tyre në detyrë në mënyrë të papritur, Edi Rama duhet që kërkesat e prokurori-gjykatë të mos i pengojë pa arsye në Këshillin e Mandateve. Nëse edhe në Këshillin e Mandateve nuk dëshmon vullnet për hetim, këtu ndryshimi i Kodit të Procedurës nuk quhet më ndryshim për të qartësuar ndarjen dhe balancimin e pushteteve të cilën nuk e qartësoi siç duhet Gjykata Kushtetuese por, quhet masë për tu mbrojtur nga drejtësia.
Kjo mandej do të quhej bukosje dhe kalficikim dhe do ta dëmtonte në mënyrë shkatërrimtare PS-në në pikën ku "krenohet" më shumë; si mbështetëse e Reformës në Drejtësi.
Sepse në Shqipëri askush nuk duhet të ketë imunitet nga gjykimi. Është krejt e arsyeshme që pushtetet të funksionojnë mbi kontroll e balancë dhe asnjëri pushtet të mos dhunojë tjetrin. Mirëpo nëse i vendos barrierë prokurorisë dhe gjykatës, kjo quhet cënim i pushtetit gjyqësor, sepse duke mos lejuar hetim-gjykim, prek detyrën kushtetuese të prokurorisë dhe gjykatës.
Gjithsesi, opozita tanimë ka një detyrë: T'i ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ska asnjë mekanizëm tjetër për ta ndaluar ose korrektuar. Nëse edhe GJK ia legjitimon, ia pafshin hajrin sepse vetë e lejuan të shkojë deri këtu. Dhe ia pafshim hajrin të gjithë si republikë.
BALLUKU SI ZV KRYEMINISTRE NUK KA PENGUAR HETIMIN EDHE PSE ME IMUNITET.
Ne Bashkimin Europian ka nje standart te unifikuar per dorehqjen ! --------------- Fredrica Mogherini, Rektore e CEO e Kolegjit Europian ne Bruksel, ( ish-Ministre e Puneve te Jashtme te Italise dhe ish-Perfaqesuese e Larte e Bashkimit Eurpian per Politiken e Jashtme dhe Sigurine ), u arrestua, e u mbajt per 11 ore pa nderprerje nga hetuesit belge, per dyshime ne lidhje me abuzime e korrupsion me fondet dhe procedurat e Kolegjit qe drejtonte. ------------- Brenda 24 oreve qe pasuan, edhe pse u deklarua publikisht e paperfshire dhe e pafajshme, ajo dha doreheqje te parevokueshme nga te gjitha funksionet qe mbante ! ---------- Ne kontrast te plote, zonja Be-Linda Balluku, ----- zyrtarisht nen hatim per gati 2 vitesh (viti 2023), ----- zyrtarisht e marre e pandehur prej dates 31 tetor 2025 = 3,5 muajsh, ----- nuk eshte deklaruar e pafajshme !? ( te vetmen gje qe ka thene: ¨ ... nuk do te me degjoni asnjehere te sulmoj apo te shaj SPAK-un ...¨ = kur vendimin per te e ka dhene GJKKO ! ), ----- paska paraqitur 3 here doreheqjen te Kryeministri, ... ----- ky i fundit e ka refuzuar te 3 heret ..... e i ruan ne dosje ¨atje¨ .... ?! = ...... POR ajo NUK KA DHENE DOREHEQJE TE PAREVOKUESHME . ?! = Perse ? = A po i afrohemi, apo largohemi Bashkimit Europian ?! = Per cfare i kerkoi, galvanizoi dhe i mori votat e shqiptareve Leader-i Edvin Kristaq Rama ?! = Per NeoOtomanizem ?!
Meqenese Indrit Vokshi paska pasur merak te na thote se kur veprimet e PD paskerkan justifikuar ato te Rames do ishte mire mos harronte djegien e mandateve ne 2019 te cilat i mundesuan Rames ndryshimin e kodit zgjedhor. Dhe dhurimin ne tavoline te gjithe pushtetit lokal! Tani ka nje dallim shume te madh kur ti merr nje numer mandatesh per shkak se kem pasur mbi shpine bandat, pushtetin patrionazhistet, milionat e droges dhe te buxhetit, skapin e Irenave dhe kur ti i ke keto mandate dhe i ben kurban qe kundershtari te marre cdo pushtet ne tavoline.
Pse e nderroj shume thjete qe mos dali neser nje prokurore o nje gjykates nga ata te Kristali e ta pezulloje nga puna. Ose prokuroret e plepave dhe te fabrikes Kristali. Ket ka ber ne Shqiperi ka me shume gjykates, prokurore e avokat se sa puntore qe te prodhojne dicka. Tung
Jeton ne tjeter epiko, Vasooo. Jemi me epoken e drejtesise se re dhe vetingun, kjo force politike ne pushtet, e ka bere si ka dashur vete. I ka zgjedhur te emeruarit e Drejtesise se re si i ka dashur qejfi. Por juve u jane futur ne dru plepat e aq dini. Nuk i del kollaj fiksimi budalles.
Duke u nisur thjeshtë nga titulli, po e ndryshon sepse edhe Rama si Berisha do të mbrojë korrupsionin. Aq. Hap prapa.
Shkurt e sakte. Tani mund te themi rrofte republika e hajduteve… me qe nuk deshet republiken e prokuroreve…
O ti qė tė bllokon KARRRIN ku je mor qenef si tē duket vetja a e kupton ti stadin tēnd o mij i kanaleve tė ujrave tē zeza. U komentua o mi halesh ha ha ha ho ho ho hi hi hi hi.
Sepse eshte votuar nga populli pothuaj me shumice te cilesuar dhe pike. Ketu fillon e mbaron gjithçka. Pse pak u duket që keshtu e do populli !
Është e vështirë me shqiptarët! Secili mënd më vete ! Prioritet duhet të ketë populli që voton dhe jo individi i emëruar dhe paguhet me rrogë. Detyra e tij është të zbatojë ligjet për të cilën paguhet dhe jo të shëmbë atë që ka vendosur populli me votë. Kur një prokuror rrogëtarë i emëruar tregohet jashtë kompetencave të tij të shkarkojë një Ministër të dalë nga Parlamenti i zgjedhur me votë nga populli, si duhet cilësuar?! Është “grusht shteti” sikurse e tha Manjani dhe sado të përpiqeni ju berishistë të trazoni ujrat, ashtu mbetet.
Ore mik nuk po pengohet riforma ne drejtesi,por po pengohen deformatoret ,abuzuesit dhe dhe inatcijte e riforme.
Nuk lejon kushetuta pesullimi dhe immunities ate hetoetedhune beje zgjedhje shkarkohete gjithe qeveria
Indrit , ( nese do t'i lexosh keto fjale ) kontributori kryesor per te ardhur ne kete derexhe , pa as me te vpglin dyshim eshte misionarit madheshtor , Sali Berisha , sic dhe Ju e theksoni . Indrit , ( nuk je larg moshes se nipit tim , ndaj te drejtohem keshtu ) me gjithe respektin dhe vleresimin maksimal qe Kam per ty dhe Jo vetem , duhet ta pranojme se te gjithe Kemi nga pak faj , te gjithe , te nxitur edhe nga deshira e mire , e goditem Bashen duke I shtruar rrugen Berishes drejt kolltukut te shenjte te kryetarit te opozites , ne vend te ngritjes se sfrateve per ta penguar kete monster komuniste , kete shkaterrimtar , Jo vetem te opozites , Po te te gjithe Shqiperise . Nje nder ta ( kritikues I ashper I Bashes qe te "Pat mbyllur " shtigjet e karrieres ) , je edhe ti , Indrit .
Per interesat e veta. Po kthehet para 2012. Regres dhe mbrojtje e te korruptuarve dhe refuzim i llogaridhenies.
Duhet ta kishte ber me kohe, se si po vinin punet, bishte po kerkonte te rendonte me shum nga sqepari ! Meqense keta prokuroret e famshem te plepave qenkan vete drejtesia, atehere nuk kemi c'e duam qeverine dhe kete vend le ta qeverisin prokuroret.
Nuk ke pare gje akoma!Me 83 vota deputetesh,plus votat e Sali Koministit,do te ndrushohet kushtetutaper te mos ju ndodhe gjema,si herojve te uck-se!
Ky ësht bo i laskar që se ka shokun. Na e ka bo mlejdhen e grupit parlamentar si llozha masonike. Ky laskari që mro president,ministra,zv kryemintre e veten e tij gjithashtu nga vjedhjet haptazi që i no venit. Ky ordiner që kur i morën telefonin grus së Berberit të ASHRR doli e tha ça jan mesazhet.Ça do me thon mesazh.Mesazhi nuk ësht provë.Ky motërqim të dali të inspektoj burgjet që i ka mush rrafsh vetëm për sms ku je,hajde sill rrobat se jam ktu. Të qifsha ropt o Rame e mos gdhivsh për nesër.
Ne Gjermani:Ne nje Qender te Madhe Policie shkruhet ne murin e saj:"Para Ligjit te gjithe jane te njellojte".............. Ne Shqiperine tone te Mjere.te vjedhur..dhe shitur,shkateruar nga Politikane Disfatiste kemi Ligjin e "Maliqit"......
O perkthyes lexoje mire ligjin. Kushtetuta ne Gjermani thote te gjithe jane njesoj para ligjit (Si ne Shqiperi). Imuniteti eshte i njejte dhe bile ne Gjermani, Zvicer dhe Austri.jane te mbrojtur edhe te zgjedhurit lokale. Pra pikerisht ajo qe po bene Rama. Ne Gjermani nuk lejohet te fillosh nje process hetimi pa lajmeruar Presidentin dhe Parlamentin. Vetem me miratimin e tyre fillon hetimi (jo gjykimi). Po qe se di te lexosh: https://www.tagesschau.de/inland/innenpolitik/immunitaet-deutschland-100.html
Z.Indrit,vendimi i GJK-os per problemin e pezullimit,ku u tha cdo gje por,vetem pergjigje kerkeses te bere ,kerkon nderhyrje.Mendoj se PS-ja si parti ne pushtet duhet te kishte punuar me pare per keto probleme.Edhe vendimi i GJK-se per Z .Erion Veline duhet kerkoj nderhyrje.Ose Z.Velia duhej shkarkuar ne te kundert duhet liruar.Nuk mund te jete njekohesisht edhe ne paraburgim edhe ne detyre.Qartesimi i problemeve nuk behet me deshire por me ligje.
O Vokshi. Brenda ditës u infektove nga Berisha sivëlla i Albana Vokshit?!