Sikur mos të kishte protesta?

16 Shkurt 2026, 14:40Blog TEMA
Sikur mos të kishte protesta?

Nga Dritan Hila

Sikur mos të protestonte PD-ja dhe mos hidheshin disa fishekzjarrë, do ishte problem i madh për Ramën. Por fatmirësisht PD-ja proteston, hedh molotovë, plagos ndonjë polic, arrestohen pastaj lirohen sherrxhinjtë dhe bën gjurulldi në parlament.

Imagjinoni një qetësi olimpike në Tiranë. Atëherë do të kishte rezultat gjithë propaganda e PD-së. Ndaj Rama kujdeset për mbarëvajtjen e protestave të PD-së. Ja, për shembull, nëse do arrestonte protestuesit me molotovë dhe pastaj t’i niste në ndonjë kamp pune në Tropojë, atëherë do kishte vlerë krahasimi i atyre kalamajve me Navalnin dhe trajtimin që ju bën Putini protestuesve. Por jo, Rama në darkë i çon në shtëpi. A ka më demokraci se kaq?

Kemi parë sesi anarkistët në Torino masakruan një polic. Edhe këtu i sulmojnë madje nganjëherë ju vënë edhe flakën. Dhe e gjitha nuk ka të sharë krahasuar me demokracinë italiane. Madje Rama është me tolerant se Meloni, e cila e arrestoi dhe e ka në burg një nga agresorët e policit. Rama në darkë i çon në shtëpi.

Po sikur Rama të fuste në burg kryetarët e bashkive opozitare, çfarë do thuhej? Që ngjan me Erdoganin? Por është e kundërta, Ramës i kanë burgosur kryetarët e vet dhe për këtë nuk kërcënon askënd.

Po sikur në parlament mos kishte sherre? Atëherë do të ngjanim me parlamentin e Koresë së Veriut. Por Rama kujdeset vetë të nxisë debate, madje edhe kur nuk ka temë, cyt rioshët e sapohyrë që t’i tundin bezen e kuqe Berishës. Dhe kështu fillon debati, shamata, tamam si në Stanet e Kaukazit. Patjetër ka të drejtë opozita që kërkon komisione ose nganjëherë qiqra në hell. Sikurse ka të drejtë Rama që nuk ua jep komisionet por vetëm qiqrat. Dhe kjo është demokracia në veprim ku të gjithë janë të kënaqur. Kënaqet opozita që është në ballë, dhe Rama që është në majë, por kënaqet edhe perëndimi për demokracinë në veprim. Fundja Rama as vret, as pret e as burgos nga opozita. Mediut dhe Saliut ua prish rehatin një herë në disa muaj sa për të thënë, por krahasuar me ca udhëheqës të perëndimit që mbetën gjykatave, kjo është asgjë.

Në Shqipëri ka opozitë, që ç’ke me të. Kemi të djathtën e Shehajt, qendrën e Lapajt dhe ekstremin e majtë të Qorit. Nuk është faji i Ramës se ata aq takat kanë. Por opozitën e kemi të të gjitha ngjyrave. Nuk kanë numrat, por ky është edhe problemi i popullit që nuk i mbushet mendja. Dhe populli ka me çfarë merret, në kafen që është në rrugën ngjitur me protestat, duke u zënë sa ishin e sa s’ishin.

Ndaj shumë mirë që ka protesta. Kemi të gjithë me çfarë të merremi.

14 Komente

  1. E
    E migranti

    Me bukur nuk pres x sote Qesha dhe Kuptova shume me te per! Te lumtte pena Dritan!

    Përgjigjjuni
    1. k
      koment

      Sa i lumtur je ti Dritan? Mbare po te ecin punet.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Média e semure si Bufi

      Ne Shqiperi eshte gazetaret jane te semure..si mundet shtypi te harxhoje kohen me nje njeri te semure psiqik Sociopath si ka mundesi te gjykohet nje te semure menderisht per veprimet qe ai kryen. Nje bravo te madhe Edi Rames megjithese jam i pakenaqur me punen e tije po i ka futur Bufit komunist nje gomme e ka fshirje fare dhe as nuk e llogarit fareeeeee . Bufivdel tregone perallat , Rama as qe i pergjigjet fareeee..... Nje média professionnele e kishte injoruar prej kohesh jo sot qe eshte ne boten tjeter ku i flete semundja.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Bravo Hila, e ke qarë!

        Përgjigjjuni
        1. U
          U

          Une mendoj se protestat e Saliut dhe atyre qe e duan kermen ma fort se femijet vetem e forcojn PS dhe Edi Ramen.

          Përgjigjjuni
          1. V
            V

            Saliu dhe bagetija qe e ndjek nga pas asnjeher nuk do e kuptojn se sa te neveritshem jan bere.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lanabregsi

              Saliu dhe te deshperuarit e tij po kalojn nga disfata ne disfat,kurse ata akoma me iluzionin se radhen tjeter do fitojn.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali krimineli duhe denuar sa me par. sali kerma m

                sali berisha duhet varur ne mes te tiranes se rames i vjen anes. sali berisha eshte kryekriminel i shqiperis

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teri

                  Problemi eshte tek opozita me standart te dyfishte, sic eshte Belo Ezmeri qe ne mengjes pellet ne parlament, ne darke ben intriga me biznesmenet

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Farhiu

                    Po nuk pati protesta, kryengritje, asamble te jashtezakonshme, Nul Moka dhe Belind Ballulu nuk bejn dot leke !!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Analisti

                      Ajo që bë çudi është që megjithëse Saliu çdo ditë me prezencë të 4-5 personazheve anonim flet broçkulla, gënjen në çdo fjalë të tij, përsëri televizionet kombëtare dhe gjithë port-halet pa përjashtim, nuk harruan njëherë të japin kronikat 100% të njëjta të Saliut pa pushim. Sa me fat je more Ramë me bufin e kënetës që përveç debilëve, injoranteve dhe shpellarëve kërkush nuk e beson.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luarasi

                        O ç'u kënaqëm! Kjo batutë e filmit të famshëm"Përrallë nga e kaluara" do t' i shkonte këtij shkrimi.E ke qarë. Sot Merua duhet ta lërë pushim rubrikën e Nokës.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nikoll Kamshi

                          Kisha harruar të qesh,u gjasa! Të lumtë Dritan që u vure teneqen!

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Juve

                            Ç't'i bëjmë Ramës që është zemër mirë ndryshe do shikonit çdo behej

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje