
Sinqeriteti është zakonisht virtyt, ose i të paditurve, ose i atyre që nuk kanë shumë për të humbur. Përballë fundit, nevoja për të llogaritur se ç’do të thonë apo ç’do të mendojnë të tjerët zhbëhet gradualisht për t’ia lënë vendin një lloj transparence brutale, por praktike, që lind pikërisht kur pritshmëritë tona bien.
Diçka e ngjashme duket se po ndodh me televizionin në Shqipëri, ku dy raste të ditëve të fundit shenjojnë kulmin e simptomave të sëmundjes nga e cila TV-të lëngojnë prej kohësh. I pari është ai i një dating show, ku një aktor i njohur më tepër për rolet e tij në programe të ndryshme - nga ai i patriotit që di vetëm të bërtasë, tek ai i shtytësit të teorive konspirative – se sa për rolet e tij në skenë, puthi me forcë një prej konkurrenteve, duke e shndërruar situatën e inskenuar në studio në shfaqje të hapur dhune. Rasti tjetër është ai i një emisioni kryesisht politik, ku një debat i nxehtë përfundoi me një gazetar që ngrihej për të goditur një shkrimtar, duke e kthyer studion realisht në arenë dhe duke zhbërë kështu iluzionin se ajo që shohim mbrëmjeve është hapësirë debati dhe argumentash.
Është tunduese t’i shohësh të dyja rastet si anomali të izoluara, apo gabime që ndodhin në transmetim direkt. Por, nuk është kështu. Të dyja rastet bëjnë pjesë në trajektoren që televizioni në Shqipëri po ndjek prej vitesh. Numri dhe larmishmëria e programeve është ulur ndjeshëm, ka gjithnjë e më pak prodhime origjinale dhe gjithnjë e më shumë dëshirë për konfrontim “live” si e vetmja mënyrë për të mbajtur sytë e sa më shumë njerëzve të mbërthyer para ekranit. Megjithatë, ajo që shpesh duket si teprim, mund të jetë pasoja logjike e një sistemi që po përshtatet me fundin e tij. Në këto grahmat e fundit, është interesante të shohim se në çfarë mediumi transformohet TV, në momentin kur i mbaron oksigjeni narrativ, por ka ende nevojë të mbushë orët e transmetimit, të shesë hapësirë për reklama dhe të ruajë ndikimin e vet në shoqëri?
Fundi i televizionit përshkruhet shpesh në termat e rënies së shikueshmërisë, çka është vetëm gjysma e të vërtetës, pasi ndryshimi real është në fakt ajo që humbja e shikuesve i shkakton logjikës së brendshme të programacionit. Sa kohë që një kanal televiziv ka audiencë të gjerë, ai mund ta përballojë një programacion divers. Thënë kjo, mund të financojë formate që jo domosdoshmërisht sjellin përnjëherë mijëra shikues: dokumentarë, programe kulturore, seriale televizive, apo intervista serioze. Por, në momentin kur vëmendja e audiencës përçahet dhe TV i duhet të konkurrojë me mediat sociale, Youtube, apo platformat streaming, ai fillon të sillet si një institucion nën rrethim. Nga ky çast, prioritet marrin ato programe që sjellin menjëherë vëmendje, pasi kjo e fundit është vetmja gjë që mund të matet dhe monetizohet.
Për këtë arsye programacionet e televizioneve shqiptare sot janë thuajse identike. Blloqet ditore përbëhen nga transmetime maratonë që zgjasin disa orë dhe përpiqen të mbulojnë gjithçka, nga politika te krimi, shoubizi, ekonomia, gjeopolitika dhe këshillat astrologjike. Pak a shumë, gjithçka që mund të përfshihet në hapësirën kohore mes blloqeve të reklamave.
Ndërkaq, programet e mbrëmjes, të cilat do duhej të përbënin kulmin e ambicies editoriale, në shumicën e rasteve shndërrohen në shfaqje konfrontimesh, kryesisht verbale dhe hera-herës – kur fjala nuk mjafton – në përleshje fizike. Të njëjtat fytyra që riciklojnë të njëjtat argumente, ndonjëherë të përditësuara me skandale të reja, por shumë rrallë me mënyra të reja të kuptuari.
Në anën tjetër, spektaklet reality zënë të gjithë hapësirën e argëtimit, jo vetëm sepse pëlqehen nga audienca, por mbi të gjitha sepse zgjidhin një problem thelbësor prodhimi. Ndërsa një film, apo serial televiziv kërkon skenaristë, aktorë, sete, prova dhe një ushtri të tërë stafi teknik, një format i tipit reality kërkon vetëm një hapësirë të mbyllur, kamera që regjistrojnë 24 orë në ditë dhe pjesëmarrës që gjenerojnë përmbajtje thjesht nëpërmjet reagimeve të tyre emocionale. Në momentin që një format i tillë fiksohet, ai mund të riprodhohet, me ndryshime të vogla, pafundësisht sezon pas sezoni.
Në një treg të vogël mediatik si ky i yni, ku buxhetet janë të kufizuara dhe të ardhurat nga reklamat jo gjithmonë të qëndrueshme, modeli i spektaklit reality bëhet i pashmangshëm për televizionet. Pra, televizioni e ka thjeshtuar veten, por njëkohësisht edhe e ka riorganizuar atë rreth formateve që mund të prodhohen në mënyrë të përsëritur me risk minimal dhe paqëndrueshmëri emocionale maksimale (debate, aleanca të papritura dhe çaste që tërheqin menjëherë vëmendje pikërisht për shkak se janë të paparashikueshme). Por, duke qenë se për shkak të përsëritjes të gjitha këto bëhen të parashikueshme me kalimin e kohës, nevojitet përshkallëzimi i intensitetit të spektaklit, që jo rrallë çon drejt dhunës si e vetmja gjë që mund të lindë kur ti shtyp të njëjtin buton dhe do që të vazhdosh të tronditësh shikuesit.
Një zhvillim më i ri dhe më i pak i zakonshëm, është zhvendosja e spektaklit nga konkurrentët dhe pjesëmarrësit tek njerëzit që supozohet t’i analizojnë dhe komentojnë ata. Panelisti, që dikur shërbente për të kornizuar spektaklin, është shndërruar me kalimin e kohës në personazhin kryesor të tij.
Hierarkia, sipas logjikës klasike televizive, kërkon që fillimisht të ndodhë një ngjarje dhe më pas, panelisti ta interpretojë atë. Por, duket kjo hierarki po zhbëhet, pasi interpretimi nuk qëndron më mbi ngjarjen. Përkundrazi, ai është pjesë e saj.
Kjo mund të shihet qartësisht në formatet reality ku opinionistët gjithnjë e më shpesh po dominojnë segmentet e diskutimit dhe të interpretimit. Analizat e tyre nuk vlejnë më aq sa vlen një pozicionim interesant i tyre me batuta që mbahen mend, apo qëndrimi emocional që përputhet me një identitet të caktuar të audiencës. Thënë ndryshe, opinionisti është kthyer tashmë në personazh më vete me fansat dhe fabulën e tij/saj. Ndonëse sjellja e konkurrentëve mbetet përmbajtja kryesore e spektaklit, ky i fundit mbështetet gjithnjë e më shumë tek reagimet e panelistëve.
Shembulli më i dukshëm i kësaj është crossover-i i Monika Kryemadhit nga politika në botën e spektaklit. Edhe pse politika ka patur gjithmonë tipare të spektaklit, kalimi i një figure politike në rolin e komentatores në një spektakël reality tregon se këto dy botë janë shkrirë tashmë, pasi kanë kuptuar se, si politika ashtu edhe spektakli, janë industri që jetojnë falë të njëjtit karburant: vëmendjes publike.
Për më tepër, dhënia e një roli më qendror ndaj panelistëve është efikase. Ndërsa konkurrentët zëvendësohen nga një sezon në tjetrin, opinionistët – emra tashmë familjarë për publikun – vijnë me fabula paraprake. Ata gjithashtu janë në gjendje të fshijnë kufijtë dallues mes interpretimit dhe pjesëmarrjes, duke rritur edhe më tepër vëmendjen sepse tani publiku jo vetëm sheh “realitetin”, por ka njëkohësisht mundësinë të vëzhgojë se si jeta publike shqiptare ha vetveten dhe e komenton këtë kanibalizëm në kohë reale.
Por, me gjithë dramën që mbartin, incidentet në studio nuk janë elementi më i rëndësishëm i kësaj historie. Ajo çfarë është shqetësuese është demografia e njerëzve që e sheh akoma televizionin si burim të realitetit. Ndonëse televizioni nuk përcakton më kulturën popullore si dikur, me të rinjtë që konsumojnë vetëm fragmente të tij në formën e videove të shkurtra në rrjete sociale, TV vazhdon të formësojë klimën emocionale të asaj pjese të popullsisë që e konsumon atë në mënyrë të vazhdueshme: 60-vjeçarë, apo më të moshuar se ata, mbeten audienca më e qëndrueshme dhe më e parashikueshme.
Kjo është e rëndësishme politikisht sepse të njëjtat grupmosha janë edhe më besniket jo vetëm ndaj proceseve elektorale, por edhe mënyrës se si votojnë dhe ata mbeten më të arritshmit përmes fushatave tradicionale zgjedhore. Për ta, televizioni nuk është vetëm çështje argëtimi rastësor, por pjesë e mjedisit të përditshëm në të cilin jetojnë dhe që iu strukturon kohën, bisedat dhe perceptimin, duke “i trajnuar” emocionalisht.
Ekspozimi i vazhduar ndaj paneleve të dhunshme dhe thjeshtësimi i narrativave nxit tek ta interpretime dhe sjellje të caktuara. Nuk është çudi që këto grupmosha i shohin problemet thuajse gjithmonë si konflikte mes individësh dhe jo si çështje strukturore. Ngjarje komplekse, për ta reduktohen në binome morale. Dhe kështu përfundon në tryezën e darkës me prindërit dhe gjyshërit që e kthejnë një diskutim për buxhetin apo një çështje sociale komplekse, në diskutim se kush e fitoi debatin në televizor dhe kush arriti ta poshtëronte më shumë tjetrin.
Ndoshta nuk jemi realisht përballë “vdekjes” së plotë të televizionit, por gjendemi padyshim përballë fazës së tij më të sinqertë: një sistem që zhvishet nga iluzionet me të cilat vetë na ka ushqyer prej kohësh rreth rolit të tij edukativ, duke pranuar funksionin e vet final, atë të mbushjes së ekranit, intensifikimit të emocioneve dhe mbajtjes së konfliktit gjithmonë të pazgjidhur.
Lucio Dalla ka thënë: "Grande Fratello é TV spazzatura, é come mettersi l'eroina in un occhio". Ndërsa për X-Factor ka thënë: "Sembra una trasmissione di deficenti." Lucio Dalla ka deklaruar se Big Brother është trash-TV (TV spazzatura), është si të fusësh heroinë në sy. Referenca ndaj heroinës në sy është një metaforë, duke shoqëruar varësinë dhe vuajtjet me një shoqëri që, sipas tij, dukej e gatshme të "injektonte" veten me përmbajtje të dëmshme ose vetëshkatërruese. Dalla, i njohur për këngët e tij të thella dhe shpesh reflektive, sigurisht që nuk ishte nga ata që ngurronin të komentonin mbi shoqërinë. Pjesa për "Big Brother" dhe "trash TV" sugjeron një kritikë të sipërfaqshmërisë dhe mungesës së vlerës në disa programe televizive, ndoshta duke iu referuar edhe mënyrës se si këto mund të kenë një efekt negativ tek njerëzit ose kultura në tërësi. Lucio Dalla kishte një pikëpamje shumë personale dhe kritike për median, veçanërisht televizionin, të cilin ai mendonte se po bëhej gjithnjë e më sipërfaqësor, sensacional dhe komercial. Kur fliste për "TV spazzatura" ose kritikonte programe si Big Brother ose X-Factor, ai e bënte këtë në një kontekst më të gjerë, të lidhur me skepticizmin e tij ndaj një sistemi që, sipas tij, po privilegjonte pamjen e jashtme dhe thashethemet mbi cilësinë, kulturën dhe substancën. Dalla, i cili vinte nga një periudhë fermentimi të madh artistik dhe kulturor, ishte një artist që besonte në thellësinë e muzikës, shprehjen autentike dhe vlerën e emocioneve dhe përvojave të vërteta. Karriera e tij u zhvillua në një epokë kur muzika dhe arti ende mbanin një farë qendre në peizazhin kulturor, dhe ishte gjithashtu një periudhë kur televizioni po fillonte të transformohej, duke kaluar nga një medium edukativ dhe informues në një mjet argëtimi komercial. Kur tha se X-Factor ose Big Brother ishin "trash", ai kritikonte faktin se këto programe kërkonin vetëm të argëtonin dhe të ngjallnin emocione sipërfaqësore, duke mos pasur asnjë vlerë të vërtetë artistike ose kulturore. X-Factor, për shembull, është një shfaqje talentesh që, ndërsa u jep dukshmëri artistëve të rinj, shpesh përqendrohet më shumë në spektakël dhe sensacionalizëm sesa në zhvillimin e vërtetë të talentit muzikor. Dalla kishte frikë se televizioni po e reduktonte artin në një produkt që konsumohej shpejt, pak si një enë bosh. Ai e pa shoqërinë duke u bërë gjithnjë e më "sipërfaqësore", ku autenticiteti dhe cilësia po liheshin në plan të dytë krahasuar me ndjekjen e suksesit dhe popullaritetit të menjëhershëm. Në të vërtetë, ekziston një temë që përsëritet në këngët dhe deklaratat e tij: kërkimi i së vërtetës dhe autenticitetit në një botë që tenton të maskojë gjithçka pas pamjes së jashtme. Prandaj, kritika e tij ndaj televizionit dhe programeve si X-Factor nuk është vetëm një gjykim mbi cilësinë e përmbajtjes, por një deklaratë më e gjerë se si shoqëria dhe media e trajtojnë kulturën dhe artin.
Shkrim pa informacion. Televizioni nuk vdes. Thjesht do te transformohet ne nje cilesi me te larte.
Niveli télévisionit pasqyrojne kulturen e vendit.... Ne France me sa me kujtohet te M6 para 25 vitesh u zhvillua nje Big brodher édition para pati shikueshmeri fitoje nje fare Luana ne édition e dyte u mbylle para kohe dhe nuk u zhvillua me. Aty shikone te njejtat visages çdo mbremje dhe te gjithe flasin gjithe kompetence ( sipas burimeve te mija teper te sigurta ne dt 20 do arrestohet...). Flitet per kronike te zézé a thua se aty eshte mafia krimi droga dollars ..... U arrestua ish présidenti Sarkozy beri d'y jave burge nuk pashe ne chêne française émission ne studio per burgun , mjaftoje nje lajmë 30 second dhe kaq , te ndodhte aty haaaaaa me jave te tera émission sipas informacioneve nga burime te sigurta.....
Dhuna ne Shqiperi dhe viset shqiptare vjen me se pari mga politikanet.Ne rritemi, jetojme cdo dite me dhunen ne parlament. Goditje, sharje me liber shtepie shikon cdo dite ne parlamentin shqiptar. Nese ndodhi njehere ne nje program televiziv, kjo dhune eshte qesharake ne krahasim me ate qe kemi 35 vjet qe shohim ne tv. Shumellojshmeria e dhunes ne parlament eshte sh krijuese : qe nga ajo Me sharje,me bilbila, me tymuese, grudhta,shpulla me plumba etj
Shqiperia eshte e vogel dhe nuk munde te jap lajmë nga e hena deri te enjten per kazanet e mbremjes , ku di shikoshe njejtat fytyra a thua sikur keta flejn ne studio . Nuk njohin edukaten me élémentare qe ti drejtohen tjetrit me ( ju , ju lutem , me falni ) ... Nuk njohin as sistemin kapitalist e as demokracine , shqyheni kazanet si ta rrezojme Ramen kur ky eshte votuar 6 muaj me pare , a thua se vota nuk vlen fare por vetem mendimi tyre ...... Ja kane bere gjyqin zonjes Balluku nuk ka nevoje fare te dali para tribunalit , ka Kane bere kazanet televizive te paguar nga Bufi kenetes. Shkurt Sakte Thjeshte nuk ja vlene ti shikoshe fare eshte humbje kohe
Media në pergjithsi dhe Televisioni në veçanti është përgjegjsia kryesore në shkatërimin e “qelizës” së shoqërisë, që është familja, në këto 35 vite të fundit. Kaq e vërtetë është kjo, sa duket si një teoremë që nuk kërkon vertetim.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------Në Shqipëri----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- kur flitet për kulturë,----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------menjëherë të shkon dora------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ tek koburja.------------------------------
Agjentet e Serbisë që kanë marr miliona për të eliminuar Albinin përmes propagandës në TV janë të dëshiruar andaj bëjnë sjelle rrugaçësh,i till është Buzhala dhe plot të tjerë që janë bërë miljonerë me lekët e Serbisë për të sabotuar Kosovën.Fatkeqësidht në këtë loj të pist është edhe Baton Stanishiqi shok e mik i Edi Ramës,ndihmësi fatkeq i Vuçiqit.
Haaa Albin Kurtovitç eshte Serbe pse duhet te shpenzosh per kete udbash. Veprimi Beratit nuk ishte i duhuri por nuk krahasohet Berati me plehren e vetfundosjes Serbe me Cerrnagorasi nKurtovitç
kto jan vetem ato qe te len ti shofesh se ka dhe shum me keq . kur televizionet kalojne ne duart e malokeve nuk ka ca te presesh me mir .Kto jan pasojat qe edukojne rinin shqiptare me thirrje per vrasje djegie e dhune . na u bon maloket me televizione
Shkrimi i mësipërm ka një analizë të mprehtë, të mbështetur në fakte dhe shembuj të përzgjedhur e të përgjithësuar me kujdes dhe profesionalizëm. Autori e kap me saktësi logjikën ekonomike të televizionit në kushtet e rënies së audiencës: kur mbajtja ngritur e vëmendjes bëhet qëllimi kryesor, kur programacioni bëhet gjithnjë e më i ngjashëm dhe fitojnë formatet me kosto të ulët dhe efekt të menjëhershëm (maratona “live”, reality, debat-konflikt). Argumenti i “përshkallëzimit” është gjithashtu bindës. Kur modeli i spektaklit përsëritet, për të mos ia ulur efektin shikuesit kërkohet intensitet më i lartë, çka e bën të kuptueshme rrëshqitjen drejt dhunës në studio. Sigurisht, vëzhgimi për zhvendosjen e qendrës së spektaklit te panelistët (opinionisti si personazh me ligjërimin dhe fansat e vet) është gjetje e mprehtë: shpjegon pse interpretimi nuk është më kornizë, por pjesë e ngjarjes. Megjithatë, teksti ka edhe njëanshmëri dhe dobësi. Ai e trajton televizionin kryesisht si burim i “sëmundjes” dhe si mekanizëm që “trajnon” publikun. Ndërkohë lë në hije faktin se televizioni është gjithashtu pasqyrë e kulturës publike, sepse formatet që mbijetojnë janë edhe përgjigje ndaj kërkesave, shijeve dhe prirjeve të shoqërisë. Pa këtë kundërpeshë, kritika rrezikon të tingëllojë si moralizim mbi mediumin, në vend që të jetë pasqyrë e një rrethrrotullimi ku shoqëria dhe TV-ja prodhojnë njëra-tjetrën. Një dobësi tjetër është përgjithësimi demografik: segmentimi “60 ” shërben si shpjegim politik, por mbetet i përgjithshëm, pasi mungojnë të dhëna, nuanca ose dallime mes shtresave dhe profileve të publikut. Po kështu, dy incidentet përdoren si sinjale “kulmore”, por nuk analizohet mjaft roli i organizimit editorial, i rregullave, i përgjegjësisë institucionale dhe i interesave të pronësisë mediatike, d.m.th. faktorët strukturorë që e bëjnë “tipike” këtë dukuri. Përfundimisht, teksti është i fortë si ese që e vë gishtin saktë mbi disa probleme reale, por më i dobët si analizë sociologjike, sepse e vendos peshën kryesore te televizioni dhe jo te e gjithë klima kulturore që e ushqen atë.
Ooooo milet degjoni e mbani vesh:E gjithe kjo tollovi ne emisionin e Fevzos ishte e stisur nga vete Fevzo e dy marionetat Buzhala e ai tjetri qe nuk ja di emrin e luajten bukur lojen.Urime Fevzo ja arite dhe kesaj here te besh “spektalel,, me koke reckat e Kosoves se me gazetaret e Tiranes nuk te ecen regjizura.
Ekspertet. Ne nje civilizim kur exprtet humbasin besmin e popullit, ai civilizm kalon vite te erta. Vitetr 500-1000 ne Evrope njohen si nje e tille. (Dark ages) Dhe faji nuk eshte i populit, por i eksperteve. Kur ata genjejne, mashtrojne sillen si qelbesira, se ju duket vetja me te zgjuarit e te zgjuarve atehere populli humbet besmin tek ta. Keta qe shikojme ne televizion jane "ekspertet" dhe mjafton kjo pamje per te kuptuar ku po shkon Shqiperia Tek "dark ages"