Nga Ermal Peçi
Kam parë sot një lumë reagimesh kundër Dash Sulës. Shigjeta, etiketime, akuza për “tradhti”. Në Shqipërinë tonë, shpesh thuhet gjysma e së vërtetës dhe rrallë vendoset gishti në plagë.
Dash Sulën e njoh personalisht. E njoh ndikimin e tij real në Peqin, Belsh, e Rrogozhinë. Ai nuk ka qenë kurrë politikan i retorikës së madhe; ka qenë politikan territori, marrëdhëniesh njerëzore. Nuk ka pretenduar të jetë ideolog i salloneve televizive, por njeri veprimi në zonën e vet.
Kam pasur edhe kam e unë mendime ndryshe nga ai për shumë çështje, sidomos në periudhën e ndarjes së Partia Demokratike e Shqipërisë dhe debatit për raportin me SHBA-në dhe SPAK-un. Kam debatuar me të publikisht. Por një gjë është debati politik, dhe tjetër gjë është leximi i një lëvizjeje.
Le të ndalemi te thelbi. Dash Sula u ftua në lojën që ndërtoi Sali Berisha pas përçarjes së PD-së. Shumë prej atyre që sot e sulmojnë, dje e përgëzonin që u bashkua me Berishën dhe u largua nga tezat e Bashës. Atëherë sipas po të njëjtëve ishte “vendim i drejtë”, sot largimi qenka “gabim fatal”. Kjo është hipokrizia jonë kolektive apo historia e gjysëm të vërtetatave që janë gënjeshtrat më të mëdha të kohës sonë.
Premtimet e asaj kohe dihen: fitore brenda gjashtë muajve ndaj Ramës, respektim i primareve, rregulla loje të qarta. Çfarë ndodhi? Premtimet u shkelën. Jo vetëm që nuk pati fitore, por primaret u relativizuan dhe emra si Dashi u lanë jashtë listave. Madje, sipas vetë rrëfimeve, telefoni nuk u hap më.
Këtu lind pyetja e vërtetë: pse sot sulmohet Dashi?
Ai nuk pranoi të jetë viktimë politike e Sali Berishës dhe as të skllavërohej në logon e tij . Ai nuk pranoi të mbyllte karrierën si “ushtar i bindur” i një loje që nuk e kontrollonte. Se në momentin që e kuptoi skemën, vendosi të mos presë fundin që i kishin shkruar të tjerët.
Në politikën shqiptare, zakonisht ai që largohet quhet tradhtar. Por ndonjëherë ai që largohet është thjesht realist. Dashi kuptoi se për të ky ishte “kilometri i fundit politik ” në atë model ku luhet intrigë, presion, premtime boshe dhe luftë e brendshme e pafundme.
Ai zgjodhi një rrugë tjetër, një zgjedhje profesionale. Por paradoksi është ky: në fund, Dash Sula e mundi Berishën në lojën e vet, duke refuzuar të jetë pjesë e skenarit që i kishin përgatitur. Në një vend ku politika është teatër, ai zgjodhi të mos luajë më rolin që i kishin caktuar dhe kjo për shumëkënd, është më e rrezikshme se çdo gjë.
Shteti dhe partia eshte si ekipi i nje qyteti dhe ai i kombetare. D.Sula funksioner i shtetit ne sherbime te Shqiperise , nese nuk arrine te ndashe rolin e shtetit dhe te partise si mundet te qendroshe ne politike. Tradheti eshte hedhja molotov drejte prônes publike, dhe jo ti sherbesh vendit..... Kjo llogjike e opozites eshte tipike komuniste
Mëse normale që u largua nga Saliu dhe vazhdoi rrugën e tij, shpëtoi... Nuk e di si bëjnë ata burra që rrinë nën hijen e Saliut dhe marrin frymë vetëm me komandën e tij, vetëm thurrin intriga. Ky të paktën do punojë, do nxjerri një gjë në dritë
Nuk mund te jete alternative kalimi nga PD ne PS, kishte alternative tjera. Berisha me Dash Sulen ka gabuar qe injoroi primaret, por tani ka te drejten e zotit ti thote demokrateve, ja ke keni votuar. Ne kete rast ka tradhtuar mbeshtetesit e vet.
O fusho po çfar e mundi Berishën Berisha thjeshtë një individ është PD është shum e madhe Dezertorët nuk fitojnë kur Kur kur Shiko pak mbrapa dhe do ta kuptosh
E kupton pse nuk te kane ndjekur me komente? Kjo gazete pothuajse eshte e mbushur me tru - shplare ,kaptera te bunkerit komunist ,por kur shkruhet per nje karnavale Peqini ,,,,, [ dhe keta tru- shplare nuk e marin mundimin te shkruajne ]
Personalisht jam kundër përdorjes së termave "tradhëtar", "i shitur" etj. si këto, sidomos në politikë. Sigurisht që nuk e shoh dhe Dashin kështu siç berishistët e bëjnë. Mesa e kam ndjekur në parlament, të paktën për mua, nuk ishte ai deputet që duhet të jetë. Sidoqoftë ato ishin qëndrinet e tij, siç ai i gjykonte. Gjithsesi më herët ai, por jo vetëm, në raport me qëndrimin që mbajti/ën në përkrahje të Berishës, pas shpalljes së tij "non grata", ishte qëndrimi jo parimor, mediokër dhe pragmatist por si i tillë banal, sipas parimit 'jam më ngrohtë' me atë që ka shumicën. Me këtë nuk dua të them se ishte Basha i duhuri, por sidoqoftë me 'lojra statuore" brenda PD legale, ai ishte më kollaj i mënjanueshëm nga drejtimi, sesa Berisha, për më tepër që deri në atë moment dihej që Basha, pupet (kukulla) i tij ishte. Do të ishte vërtet një luftë e fortë dhe e gjatë, por gjithsesi e duhura, e ligjshme dhe e shëndetshme për vetë PD-në dhe demokratët e vërtet brenda saj. Sepse natyrshëm pyetet: Nëse Dashi i Peqinit, do ishte futur nga Berisha, në listat e sigurta për deputet, a do të mbante të njëjtin qëndrim me Berishën, apo do ishte i njëjtë si Koreshi i Lushnjës, shoku i tij i bankës në Kuvend, që u fut në ato lista?!...
e ka Dashnor