Nga Baton Haxhiu
Ka një dallim mes detyrës për të kërkuar fajin dhe obsesionit për të shpikur fajtorin. Prokuroria ka të drejtën të synojë dënimin. Por ajo ka edhe një kod moral që e detyron të kuptojë kontekstin, të respektojë faktin dhe të mos e zëvendësojë historinë me narracion.
Fjala përfundimtare e Prokurorisë këtë javë ishte tronditëse jo për ashpërsinë e saj, por për shkëputjen nga realiteti. Sepse kur dëgjon një akuzë që flet për një luftë çlirimtare si për një projekt kriminal, atëherë kupton se problemi nuk është mungesa e provës, por mungesa e kuptimit.
Në sallë, mbrojtja e Hashim Thaçit nuk bëri thjesht një kundërshtim teknik. Ajo e ekspozoi një boshllëk të madh intelektual dhe etik.
Pierre Prosper e tha qartë se Prokuroria po tregon arrogancë dhe injorancë ndaj diplomatëve dhe gjeneralëve që ndërtuan paqen në Kosovë. Prosper nuk po mbronte vetëm një individ , por Ai po mbronte faktin se gjeneralët e NATO-s, ambasadorët amerikanë, britanikë dhe diplomatët që punuan në terren nuk ishin turistë në Ballkan. Ata nuk kaluan rastësisht nëpër Kosovë sepse ishin aty kur u morën vendimet që ndalën spastrimet etnike dhe hapën rrugën e çlirimit.
Kur Prokuroria përbuz dëshmitë e njerëzve si Wesley Clark, Christopher Hill, James Rubin dhe të tjerë, ajo në fakt po përbuz përvojën e vetë Perëndimit. Dhe kur një prokurori ndërkombëtare sillet sikur di më shumë për luftën se ata që e menaxhuan atë diplomatikisht dhe ushtarakisht, atëherë kemi hyrë në zonën e mendjemadhësisë së rrezikshme ose padijes se qëllimshme.
Nina Tavakoli e çoi argumentin në një pikë absurde me një pyetje të thjeshtë. Si është e mundur që një 29 vjeçar t’i ketë mashtruar të gjithë diplomatët perëndimorë, shërbimet inteligjente dhe misionet ndërkombëtare. Nëse kjo është teza e Prokurorisë, atëherë ose kemi të bëjmë me një gjeni të errët që mashtroi botën, ose me një akuzë që nuk qëndron.
Sepse alternativa tjetër është e pamendueshme, që diplomacia amerikane dhe britanike, që NATO, dhe inteligjencat perëndimore paskan qenë aq naive sa të mos e kuptonin me kë po punonin. Kjo nuk është akuzë ndaj Thaçit, por në të vërtetë është akuzë ndaj Perëndimit.
E vërteta është më e thjeshtë. Prokuroria synon gjithmonë dënimin. Por mes synimit dhe drejtësisë ekziston një kufi , dhe ky kufi quhet kuptim i historisë.
Kur u formua kjo Gjykatë, shumë prej nesh e dinin se ajo nuk kishte kontekst social, as historik, as ndërkombëtar. Ajo lindi si kompromis politik në një kohë kur Rusia po kërkonte me ngulm dënimin e UÇK-së dhe liderëve të saj për trafikim organesh. Dhe kur Perëndimi lëshoi pe, dhe e dinte të vërteten, Këshilli i Evropës prodhoi një raport që e ngarkoi një luftë të tërë me narracionin e trafikimit të organeve.
Populli i Kosovës e votoi Gjykatën, por asesi dhe në asnjë mënyrë , ai nuk votoi këtë gjuhë turpi. Nuk votoi një Prokurori që në fjalën përfundimtare duket sikur nuk ka kuptuar as shpërbërjen e Jugosllavisë, as Sarajevën, as Srebrenicën, as Dubrovnikun, as Reçakun, Mejën e Poklekun. Nuk votoi një interpretim që e sheh luftën e viteve 90 si një dosje sterile, të shkëputur nga shkatërrimi sistematik i një populli.
Sepse nëse nuk kupton Sarajevën, nuk kupton as Prishtinën. Nëse nuk kupton Srebrenicën, nuk kupton as arsyen pse lindi UÇK-ja.
Në dhjetor të vitit 2018 kam kërkuar që Gjykata të amandamentohet, pikërisht sepse trafikimi i organeve nuk ishte thelbi i asaj lufte dhe nuk mund të jetë themeli moral i një strukture gjyqësore që pretendon të gjykojë historinë. Sepse kur themeli është i shtrembër, edhe ndërtimi mbi të do të anojë.
Prokurorët sot duken si mëkatarë të profesionit. Jo sepse kërkojnë dënim. Por sepse kërkojnë dënim pa e kuptuar kohën. Sepse flasin për një luftë pa e lexuar shkatërrimin e Jugosllavisë. Sepse përpiqen të izolojnë individin nga rrethanat, sikur historia të ishte një laborator dhe jo një tragjedi reale me varre masive.
Dhe kur një Prokurori ndërkombëtare tenton të dënojë lirinë duke e quajtur atë komplot, atëherë problemi nuk është vetëm juridik. Është moral.
Sepse mund të gjykosh individë. Mund të analizosh vendime. Mund të kërkosh përgjegjësi. Por nëse përpiqesh të zhbësh kuptimin e një lufte çlirimtare pa kuptuar arsyen pse ajo lindi, atëherë nuk je më në territorin e drejtësisë.
Je në territorin e injorancës.
Dhe historia, sado të vonohet, gjithmonë e gjykon injorancën më ashpër sesa ajo gjykon njerëzit.
Baton, te lutna shkruje nji analize me arsyetimin pse dhe si Kuvendi i Ri i Kosoves duhet dhe mundet ta shbeje drejtesine spaciale te Kosoves qe vepron nga Haga. A mendon ti o Baton se Rama e Osmani duhet te diskutojne me Trump futjen ne axhenden e Bordit te Paqes ceshtjen e bashkimit te Kosoves tek Shqiperia qe asht antare e OKB? Nese Trump e mbeshtet kete bashkim, cfare pune na prish se fillimisht nuk do jete dakurd BE? Edhe ashtu, BE po shkon me siguri drejt shperberjes se saj. Gjeostrategjise amerikane i sherben shume me mire qe shqiptaret te bashkohen ne nji shtet! Per keto shkruaj Baton, se shumica e intelektualrve te lexojne dhe vkeresojne. Sa per trullanat e sherbetoret shqiptare te Serbise e Greqise. Mos u baj merak se ata per druvare argate jane, pra ka ik koha kur te gjithe mendoheshe ja jane njisoj te rendesishem per punera te medha.
Zot na ruaj "bashkimin e Kosoves me Shqiperine" thote. Kjo eshte formule per lufte civile. Kosovaret jane 100% te ndryshem ne mentalitet nga ne, ne nje menyre ose ne tjetren kane krijuar mllef dhe urrejtje, dhe direkte do plasi lufta kush do sundoje. Ata do duan Albin Kurtin ne krye, ne do duam dike qe te dij te flasi dhe mos te jete qesharak.
Zoti te ruajt, Ti je serb, je rus. Mos e ndoht gjuhen shqipe duke komentuar. Shqiptaret jane nje, ne Prishtine, Shkup, Tirane, Podgorice, Janine, Athine, Presheve, Rashke, Nish e Pazar te ri, ne mbare boten. Eshte BOTA e Shqiptareve dmth e atyre qe flasin (kuptojne) gjuhen e Perendive, doni apo sdoni ju kra-krate e stepave mongole. Dont mess with us....
Respekt!
Shqiptaret s jemi 1 nga lagja ne lagje, ti na flet per popullata Ballkanike qe duan te sjellin Kurtin kryeminister ketu
Ne fakt zoti na ruajt nga injorante si puna jote. Nese fjala injorant nuk te perkon, atehere dubet te jesh nje tradhetar i ndyre qe ben punen e serbit e te grekut qe i duan shqiptaret te ndare. Shqiptaret e Kosoves jane po aq shqiptare sac jemi ne te tjeret qe fati dhe rrethanat historike na lane brenda kufinjve zyrtare te Shqiperise. Nuk eshte faji i tyre qe kurva Europe i shkeputi me force nga pjesa tjeter e kombit. Lexo historine zoteri qe te kuptosh se kush ka kontribuar me shume per pamvaresine e Shqiperise. Kane qene pikerisht ata qe zoteria juaj i quan "kosovare". Te vjen turp kur lexon te tilla komente nga idjote shqipfoles.
llum ka, si ne Shqiperi si ne Kosove, bile shume tradhetore sic thoshte motit Naimi, po Shqiptaria do te rroje ne cdo cep ku te frymoje kjo gjuhe....
Zot na ruaj, jam plotësisht dakord me ty dhe jam i sigurt që po të bëhet një referendum në Shqipëri, kurrë nuk fiton bashkimi me kosovarët . Ata nuk dinë as të flasin e as të shkruajnë shqip, janë vite dritë larg nesh .
Ne nuk e dime saktesisht te verteten. Ne i kemi pare keta "te akuzuar" si heronj te lirise se Kosoves dhe besoj se do shikohen edhe ne te ardhmen pavaresisht nese denohen apo jo. Por thene kete nese eshte e vertete qe kane kryer krime edhe ndaj nje personi te vetem, ata e kane hak denimin. Deshmia e "perendimoreve" te rendesishem nuk verteton asgje sepse ne shohim edhe sot sesi perndomoret mbeshtetin nje regjim si ky i rilindjes megjithese e dine shume mire se si ky regjim po e con Shqiperine drej humneres. Ata e dine shume mire se 1/3 e popullsise e kryesisht te rinj nuk ikin nga qejfi por se ky regjim ka kalkuluar kushte qe ata te ikin e te zevendesohet populli shqiptar me emigrante aziatike.
Ti je o Kosovar o Berishist ekstrem. Sa per dijeni Kosova ka shpopullimin me te madh ne planet dhe zbrazja e Shqiperise nisi qe ne mandatin e dyte te Berishes dhe do vazhdoj e pas Rames nese nuk reflektojme si shoqeri.
Per fat te keq, prej kur jane hequr vizat per Kosoven, boshatisa e Kosoves eshte me ritme me te larta se Shqiperia. Para 1 jave ankohej edhe Gjermania pse po i ikin fuqia punetore ne Amerike. Spanja, Italia ankohet pse i ikin forcat e punes ne Gjermani. Te mos flasim per Rumani, Bullgari, qe jane zbrazur nga fuqia punetore.
Po çfare duhet te bejne te qendrojne ne ate krahine te varfer , apo per patriotisme haaaa po filloje lufta kur te hyje Serbi pasi eshte territoire Serbe aty edhe pleqte qe kane ngelur do kene ikur ne Bosnie Monténégro Maqedoni se ne token e shqiponjave nuk i mirepret njeri . Me shume rrespektoje nje Serbe pasi vdese per flamure se sa nje gjakprishur koqevar
Ja pse hezitojne mjaft shqiptare te ketej Drinit , kur flitet per bashkim . . . , sepse ka derra pylli qe quajne regjim diktatorial vitet ne pushtet te Edi Rames duke shfrytezuar gabimet njerezore apo dobesite e kesaj qerverie , ndersa periudhen e malit me krime , vrasje , djegie , shkaterrim , duke e cuar deri ne nivelin zero te ekonomise , qe u kane vene plumbin ballit protestuesve paqesore , qe sot po lemerisin dynjane me flakadane e molotove ne parlament e kunder qeverise , qe lidh aleanca jetike me armiqte tradicionale greke e terroriste e nje mije e nje te zeza qe nuk mund te thuhen ne nje koment , keta kriminele te vertete po nxisin destabilitet e paqendrueshmeri deri ne nje lufte civile ! Pra , te shkaterrohet gjithecka qe eshte ndertuar e vene ne shina per formimin e shtetit ligjor , qe barbari mesjetar i Vicidolit e ka cuar vendin disa here ne buze te gremines ! Jo vetem kaq . Ka shume e shume qe mund te thuhen . A nuk eshte k/ministri i Kosoves , A.Kurti qe ende pa e vene b. . ne fronin e k.ministrit , krijoi me ngut nje parti ne Shqiperi per rrezimin e qeverise shqiptare dhe erdhen me buke ne traste per te votuar kunder bujarise qe shteti shqiptar i kishte pajisur me pasaporte shqiptare ?! A nuk eshte ai Albin Kurti qe nuk la kusur deri sa i percau e i armiqesoi shqiptaret e Maqedonise dhe beri aleance me partine e N.Gruevskit , njelloj si S.Berisha qe beri aleance per jete a vdekje me terroristin Frederiqis Bejleriqis dhe dobicin e Dora Bakjojanit . . . ?! Pislleqet e tyre nuk kane te sosur dhe cdo dite dalin ketu plehrat , duke mos lene gje pa bere e dhune te perditeshme , me slloganin e shpelare te diktatures , per ta ricikluar bishen e Vicidolit me duar te pergjakura ? ! Ja pra , pse ka shqiptare qe hezitojne te mbeshtesin armiqte e vertete te ketij populli , te mbuluar me demagogji shterpe !
Nese vertet je patriot pa atdhe,po ta deklaroj me bindje qe je kelysh serbi.Pyet atje se ndoshta nuk banon ne Serbi dhe do te ta thone te verteten.Apo je nga ata deshmimtaret e reme qe jane paisun me dokumeta per te deshuar s deshmiùmtare te reme.
O patriot me rrotlla ,ata ishin në një kohë lufte me një ushti shumë të organizuar dhe me krime të shmta që bëri në Ish Jugosllavi.Veç kësaj këto kishin edhe shumë shërbetotë kosovarë që u shëbenin për zhdukjen e shqiptarëve.Dhe si të kuptohen këto akuza kur dikush ka vrarë ose ka marrë hakë ndaj spiunëve ose paramilitarëve?Nëse krahasohen me luftrat tjera çlirimtare,UÇK është me e pastra në botë ,duhet të fitoj çmimin Nobël për mirësjellje.Në kosovë ka shmë të zgriptë duke filluar nga Abini,Donika,Dimali …që me shëbimet e tyre të rreme e kanë furnizu këtë prokurori ,thjeshtë Antishqiptare!
Agjentet e tradhtaret të vrsin natën e të qajnë ditën.I till është edhe Batoni,agjenti më i madh i Serbisë në historinë më të re pas Rrahman Morinës.Provat dhe veprimet e tij në të mirë të Serbisë janë të dukshme dhe të prekshme megjithatë Edi Rama e mban për këshilltar në fakt për ndërlidhje me Serbinë dhe Vuqiqin.Për të mbuluar sado pak tradhtinë e tyre bëjnë kinse po u dhimbsen të burgosurit e Hagës të cilët e bënë këtë gjykatë për të dërguar të tjerët por ja që nuk u "dhezi"kësaj radhe.Kështu përfundojnë ata që nënë pazare të pista me Serbinë,një ditë do përfundon edhe Batoni e Rama por në ndonjë formë tjetër të përshtatshme që e mendon CIA.
C'thua budalla Edi Rama mbane Bâtonin keshilltar haaaaaa. Keshilltar i Rames eshte Tony Blair dhe Ballkanin ka qene ish président Kroacise Mesoje idiot Bâtoni eshte mjeshter per lepirje bythe , e filloje lepirjen me Berrishen pastaj me Meten me vone me Ramen pastaj me Berrishen sot nuk e di.... Shqiptaret jane kozmopolit flasin takohen me te gjitha racat por nuk do te thote qe indikohen nga te tjeret..
O analfabet,informohu mitë e saktë,Batoni ka qenë dhe mbetet zyrtar me pages që këshillon Ramën.Këtë fakt e din të gjithë në Shqipëri e Kosovë me përjashtim të ndonjë cope mishi me dy sy si puna jote.
Ooo Raqiiiiii. Per çfare e keshillon Bâtoni kryeministrin.. Idiot mesoje per te qene keshilltar duhet te kesh qene politikan . Batoni ka qene arbitre futbolli.. Ju ngateroni shoqerine miqesine me punen. Eshte faje i internetitvqe i jep mundesi edhe budallait te komentoje
O sotiraqi ,ti nuk të dhimbet Kosova jo.Ti e sulmon Batonin se shkruan një të vërtetë që të gjithë e dinë.Edhe ti e dinë ….
Bâton po flet per historine e turpit. E vertete qe Thaci ,Haradinaj ,Veseli ,Kurtovitç me shoke jane pjese e historise , por pjese e historise se Xhafer Deva , Rexhep Mitrovica dhe sot e Nexhmedin Spahiu Halil Matoshi..... U vrane djemte per flamurin e tyre kuq e zi , u betuan me flamurin kuq e zi , u varrosenn me flamurin kuq e zi , luftuan per bashkim kombetar dhe çfare ndodhi........ tradheti duke u justifikiar me ishin nderkombetaret jo ne . Mbas marveshjes se Kumanoves kur forçat serbe u larguan ndodhi tradheti keta bastarde nderuan flamure , hymne gjitheçka. Nje shoku im qe u vra ne lufte , ka lene gruan me dy femije jetime , ju luta mos shko mos i beso. .....sot kjo krahine tribale po trajet sikur te ishte ne shekullin e 17 ... Nuk jam nacionalist por nuk munde te pranoje qe Thaci Haradinaj Rugova Kurtovitç Limaj Osmani....nuk jane veçse tradhetar, njerzit qe nderojne flamure hymne nderojne gjitheçka... Trishtime per ata djeme qe u genjyene dhe u vrane qe bastardet sot ta shfrytezojne . 45 vjet denim jane pak me shume duhesh.
Idiot I thekur
Hiiii Tani kopani....
.....E CUDITSHME.!!!!!!!!!!! ...Bashkepunetoret e djeshem dhe te sotem te Serbise ( si ky artikullshkruesi ) , aktualisht po derdhin lot korkodili per ate qe po u ndodh ish luftetareve te U C K - se ne Hage.
Logjika juridike dhe logjjika gazetareske jane te ndryeshme. Akuzes se prokurorise duhet me ju pergjigj me kunder akuze ligjore e jo me detirambe koti te du, nuk te du.