Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

11 Shkurt 2026, 20:15Blog TEMA
Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk

Nga Carlo Bollino


Fraza më zbavitëse brenda fjalimit të zakonshëm dhe monoton që Sali Berisha mbajti në protestën e së martës në mbrëmje, ishte ajo për grushtin e shtetit. “Përpjekja e parë për grusht shteti ka dështuar – tha ai – dhe tani, falë jush, ka dështuar edhe përpjekja e dytë për grusht shteti”. Dhe në fakt, Edi Rama është ende në vendin e tij, do të vinte natyrshëm të shtohej. Por gjëja komike është se Berisha nuk i referohej përpjekjes së tij për ta rrëzuar Ramën nga pushteti, por një grushti shteti tjeter që, sipas tij, do ta kishte tentuar vetë Edi Rama. Por kundër kujt? Të kërkosh logjikë në ato që thotë Berisha është njësoj si të mendosh të notosh në shkretëtirë. Ndërsa të gjithë bashkëmoshatarët e tij në Ballkan dhe në pjesën tjetër të Europës janë në pension, Sali Berisha, me delirin e tij, këmbëngul të mbajë peng opozitën, duke u ankuar madje se qeveria socialiste nuk bie. Dhe nuk e di (ose bën sikur nuk e di) se, nëse nuk bie, kjo ndodh mbi të gjitha falë tij.

Pamjet nga droni tregojnë qartë se numri i militantëve të mbledhur të martën në mbrëmje në bulevard ka rënë të paktën me një të tretën krahasuar me dy javë më parë. Nëse në protestën e parë Ramës i kishte mbetur vetëm një kilometër, tani kilometrat në dispozicion të tij janë bërë dy. Një protestë që zbrazet në vend që të rritet, është një sinjal shumë negativ për Sali Berishën dhe partinë e tij. Por në mungesën e plotë të logjikës që vazhdon të frymëzojë veprimtarinë e tyre, nuk duket se kjo shqetëson askënd. Do t’u mjaftonte të sillnin në mendje se protestat e Lulzim Bashës ishin shumë më të mbushura se këto që organizon sot Sali Berisha, dhe megjithatë nuk mjaftuan as për të rrëzuar qeverinë, as për të fituar zgjedhjet.

E kuptoj frustrimin e një opozite që prej 12 vitesh humbet vazhdimisht dhe beson se të bërtasë në rrugë është e vetmja gjë që i ka mbetur. Por përpara se të bërtasë, duhet të pyesë veten pse është gjithnjë e më e vetmuar në këtë gjest ekstrem. A beson vërtet se opinioni publik shqiptar, i rrethuar nga dhjetëra televizione, qindra faqe interneti, mijëra blogerë dhe analistë të rrjeteve sociale, nuk është mjaftueshëm i informuar për të kuptuar çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në vend? Shqiptarët dinë gjithçka shumë mirë!! Problemi është se zhgënjimi ndaj qeverisë Rama, edhe pse ekziston, nuk është aq i madh sa t’i shtyjë të zhgënjyerit të zgjedhin Sali Berishën. Sepse shumica dërrmuese e vendit e konsideron Berishën dhe grupin ekstremist që e rrethon si më të këqij se Rama dhe ministrat e tij.

Nëse shumë shqiptarët nuk aprovojnë mbrojtjen parimore të Belinda Ballukut (e cila thjesht duhet të japë dorëheqjen, siç kanë bërë shumë ministra të tjerë para saj, pa e shndërruar këtë çështje në një psikodramë), askush nuk është dakord me reagimin e sulmit ndaj policëve me bomba molotov apo përpjekjen për të djegur Kryeministrinë me fishekzjarre. Zemërimi dhe urrejtja që ushqejnë Sali Berisha dhe rrethi i tij ''magjik'' nuk janë të njëjtat me ato të popullit.

Nëse populli do ta urrente qeverinë ashtu siç e urren Berisha, nëse do të ndihej vërtet i vjedhur në zgjedhje, ose nëse do të besonte se drejtohet nga një narkoshtet, atëherë do të dilte vetë në shesh pa pritur datat e PD-së, do të marshonte vetëm, do të protestonte me ditë dhe javë të tëra dhe në fund do të fitonte. Sepse vetëm protestat spontane me dhjetëra mijëra qytetarë janë uragani i vërtetë që mund ta kërcënojë Edi Ramën, jo “uragani” i rremë i militantëve të paguar me orë që Sali Berisha thërret çdo dy javë. E aq më pak konferencat e tij të pafundme për shtyp, të thirrura çdo ditë sikur të kishte ndonjë lajm të madh për të shpallur, por që në fakt janë gjithmonë të njëjtat gënjeshtra që përsërit prej dhjetë vitesh, sepse Sali Berisha nuk është në gjendje të rinovohet as në shpifjet e tij.

Protestat partiake nuk kanë rrëzuar kurrë asnjë qeveri, siç e dëshmon historia tragjike e 21 janarit, dhe këtë Sali Berisha e di shumë mirë. Prandaj është e qartë se për të protesta është vetëm një mënyrë për të ekzistuar, një instrument për të mbijetuar politikisht. Por a është e drejtë që mbijetesa e tij politike të vërë në rrezik jetën e policëve?

Cinicizmi me të cilin Berisha përmbys akuzat, duke fajësuar policët pse janë mbrojtur nga bombat molotov të tij, është i turpshëm. Janë të turpshme gënjeshtrat se policët janë plagosur vetë. Është e turpshme shpikja se snajperët e policisë kanë qëlluar mbi kater demonstruesit, ashtu siç bënë dikur të tijtë. Ndërsa krenaria me të cilën mediat e tij, të financuara me para të pista, tregojnë jehonën e këtyre bombave molotov në mediat e huaja, në prag të sezonit turistik, është një akt thellësisht antikombëtar.

Që Berisha është gati për çdo kompromis në luftën e tij për të rimarrë pushtetin, kjo dihet. Por Shteti nuk mund t’i japë edhe një herë imunitet. Përpjekja e vetme për grusht shteti në Shqipërinë moderne është ajo e 14 shtatorit 1998, kur Berisha shkaktoi një kryengritje të armatosur, për të cilën parashikohet burgim i përjetshëm, por për të cilën SPAK-u nuk pati guximin të hetojë, duke pretenduar në mënyrë të rreme se vepra ishte parashkruar. Sot, hedhja e bombave molotov ndaj policëve nuk është më një protestë e zhurmshme: është një tentativë vrasjeje që nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

Nëse Berisha vazhdon të gëzojë këtë imunitet të padurueshëm përballë çdo krimi të kryer në emër të etjes së tij për pushtet, atëherë askush nuk ka të drejtë të skandalizohet nëse Belinda Balluku nuk shkarkohet. E vetmja Drejtësi që meriton respekt, ne fakt, është ajo që është vërtet e barabartë për të gjithë.

36 Komente

  1. U
    USA citizen

    Deshtojne se saliu ka halle te tjera, opozita, populli, halle te tjera! Ndaj kurre nuk ndez!

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Sali Berisha ( qe ju harroft emeri),njihet per protesa te dhunsheme,si anje vend te botes.Keto ai i bene me qellim. Ai u jep uredhe protestuaeseve qe shkaterroni çdo gje,digjeni dhe godisni plicine,krijoni sa me shume rremuie. Pse? Sepse i ka qellimin t'a shikojne bota shqiperine te shkaterruar e te rrenuar dhe ja faturon qeverise dhe Edi Rames si rezultat i punes se keqe te kesaj qeverie.Poshtersit e Saliut nuk kane fund. Por eshte per te ardhur keqe me drejtesine,SPAK dhe GJKKO qe e ledhatojne shume. Per krimet qe ka bere ai duhet te ishte ne burgim te perjeshem.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Non grata eshte intriganti shpifarak dhe mizerabėl , qē eshte simboli i “luftēs politike “ qē zhvillohej neoer koprativat malore. Me brigadierin noku, Jane grupi qē nxit sherre. Koprativat malore ishin tē destinuara tē falimentonin ashtu diç do falimentonte shteti shqiptar sikur kēta monstra te vinin perseri ne pushtet. Populli e ka kuptuar, kurse intrigantēt dhe mashtruesit meskinē te koprativēs malore jo.

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhezo Smokthina

        Protestat që udhëheq Berisha bëhen me qëllimin e vetëm për të krijuar zhurmë dhe hequr vëmëndjen nga NDRYSHIMET QË QEVERIA DO TË BËJË NË KODIN PENAL PËR TË KUFIZUAR DHE VËNË FRE SPAK-ut NË LUFTËN QË PO BËNË KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT NË VËND. Vëllezërit siamezë Rama-Berisha, në koordinim të plotë me njeri tjetrin, janë hedhur në sulm frontal kundër drejtësisë, armikes së tyre të përbashkët, e cila rrezikon sundimin e këtyre mbetjeve komuniste në vënd.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentuesi

          BRRAVO KARLO!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimi

            Bravo Carlo !

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saliu

              I djema kanë halle familjare une. Nuk dua ra di çfarë thoni ju Por problemi është te SPARK që nuk gjenë fakte për Saliun që i vuri flakën Shqipërisë në 97.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keto jane faktet

                Flaken Shqiperise ne 97 ia vune ata qe moren pushtetin, ashtu sic kerkuan zgjidhje politike permes dhunes edhe ne 21 janar. Kjo eshte arsyeja qe se kane denoncuar Berishen per 97 e as kane per ta bere kurre.

                Përgjigjjuni
              2. p
                pamfleti

                tu lumte Carlo, urrejtja e tij eshte urrejtja antishqiptare sllavo-komuniste

                Përgjigjjuni
                1. X
                  X

                  Pse nuk e vini komentin tim? Thashe qe Balluku duhet te shkoje ne burg.

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Ypsilon

                    Pa gjyq???? Direct ne burg????

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Avash avash, të shkojë njëherë monika kryemadhi.

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nroqi

                      Deshtimin e protestes e vulosi te opinioni i klanit Fejzi Sali Berisha,i cili po trajton temen e divorce,asnje fjale per protesten e dhunshme dje.

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesia

                        Carlo Bolino coglione vai adesso prendi ancora 700 mila euro e dormi tranquilo scemo e ladro nello stesso tempo lecaculo hai fatto soldi in albania che hai trovato terreno perche in italia neache pastore delle pecore non vali merda vai a fan culo scemo.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arditi

                          Ja paske thene ne italisht qe ta kuptoi tamam jo qe Z Bollino (jo Carlo se nuk e kam shok te ngushte) eshte ekspert ne gjuhen shqipe. Megjithate si injorant qe qenke nuk the ndonje kunder argument vetem e shave o grandissimo cornuto

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Henk

                            (Ç)drejtësia*. Po pse e shëmton gjuhën italiane, është gjuhë e bukur. Ti nuk di të shkruash as shqip e jo më italisht.. Eh medet, kur u bënë edhe shpellarët të flasin gjuhë të huaja..

                            Përgjigjjuni
                          2. G
                            Gigi

                            Sei Grande! La verita è la verita!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LORA

                              Vendi yne ka nevoje per nje Te Djathte patriotike. Ajo qe ka 35 vjet tuj djeg e shkaterru vennuk eshte opozite,nuk eshte parti politike,,,eshte bande antishqiptaresh te perbetuar.Banditizmi i saj nuk ka marre ndonjehere viston e shqiptarve. Vendi yne ka nevoje uleritese per Drejtesi,,,,qe nuk po duket gjekundi.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Muli

                                Italian esht po ka fol shum shqip

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  TR

                                  Ore ti zoti pepino Carlo. Ti thua nese populli shqiptar do te besonte me gjithe mend se drejtohet nga nje narko-shtet, atehere do te dilte ne rruge te protestonte masivisht. Me vjen keq por si i huaj qe jeton ketu, nuk e paske njohur akoma natyren e popullit shqiptar. Shqiptaret nuk e shprehin pakenaqesine me protesta ne rruge, sic bejne francezet, gjermanet, apo ju italianet. Shqiptaret e shprehin duke marre trasten ne dore dhe duke ja mbathur nga vendi nje here e mire. Populli shqiptar e di shume mire qe drejtohet nga nje narko shtet i korruptuar dhe qe opozita eshte inekzistente dhe po aq e korruptuar. Protesta e popullit shqiptar per gjendjen e mjere te Shqiperise, eshte shpopullimi i vendit ne nivele alarmante.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sapa

                                    Protesta i takon vetem pjeses se ndershme qe ka mbetur te popullit shqiptar per te shporrur te dyja partite kriminale Antishqiptare PD PS.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tironse

                                      Karlo eshte e thjesht, Sali serbi ka hallin e spakut, dhe per ket i jep ca lek adoloshenteve te hudhin molotov me i bo presion qeveris e drejtesise te mos e ngacmojn me spak. kjo malokeri duhet te mbyllet njehere e pergjithmon, ndryshe sbehemi kurre shtet

                                      Përgjigjjuni
                                      1. x
                                        xx

                                        O x, po Saliu duhet të rrijë jashtë burgu?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. j
                                          joel shkodra

                                          Fraza e fundit nuk qendron aspak, o Carlo! Sot Berisha s'ka asgje ne dore, ndersa Balluku ka akoma ne dore firmat e milionave. Prandaj nuk kane krahasim. Me mire mos ta kishe shkruar frazen e fundit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bureto

                                            Joel, për të kuptuar se çfarë ka dhe sa ka në dorë Sa-lehu, lexo shkrimin e datës 10 shkurt të gazetës "Dita", me titull: "Bashkim Ulaj, përgjimet e Ballukut dhe arsyeja pse hesht për Rrjollin (Velipojë) Saliu protestaxhiu" dhe do kuptosh më shumë. Po të pyes: Pse Sa-lehu, në fjalën pas protestës, ngatërroi emrin e protestuesit Ilir Tufa, ai që gjasme qe qëlluar me snaiper nga policia, me atë të Ilir Shtufit, oligarkut ndërtues njëjtë si Bashkim Ulaj?! Tjetër, po thua se Sa-lehu sot nuk ka gjë në dorë!...Mos u bëj naiv! Sa-lehu, është i rrezikshëm, sepse është vrasës gjakftohtë, bën atë që në Shqipëri, të paktën në këto 35 vjet, nuk e ka bërë askush nga politikanët që kanë qeverisur, apo kanë qenë në opozitë. Kujtohu, se mbase bie në një mendje me mua. Mua nuk më ngelet veç të sjell thënien e Sokratit, filozofit të madh: "Kush harron shpesh, gabon shpejt!". Dhe, sa i takon "nongratës" (i papëlqyeshëm) së tyre, shumica e shqiptarëve nuk e kanë harruar se kush është ky përbindësh, ndaj në raport me të nuk kanë gabuar dhe nuk gabojnë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bureto

                                              Joel, për të kuptuar se çfarë ka dhe sa ka në dorë Sa-lehu, lexo shkrimin e datës 10 shkurt të gazetës "Dita", me titull: "Bashkim Ulaj, përgjimet e Ballukut dhe arsyeja pse hesht për Rrjollin (Velipojë) Saliu protestaxhiu" dhe do kuptosh më shumë. Po të pyes: Pse Sa-lehu, në fjalën pas protestës, ngatërroi emrin e protestuesit Ilir Tufa, ai që gjasme qe qëlluar me snaiper nga policia, me atë të Ilir Shtufit, oligarkut ndërtues njëjtë si Bashkim Ulaj?! Tjetër, po thua se Sa-lehu sot nuk ka gjë në dorë!...Mos u bëj naiv! Sa-lehu, është i rrezikshëm, sepse është vrasës gjakftohtë, bën atë që në Shqipëri, të paktën në këto 35 vjet, nuk e ka bërë askush nga politikanët që kanë qeverisur, apo kanë qenë në opozitë. Kujtohu, se mbase bie në një mendje me mua. Mua nuk më ngelet veç të sjell thënien e Sokratit, filozofit të madh: "Kush harron shpesh, gabon shpejt!". Dhe, sa i takon "nongratës" (i papëlqyeshëm) së tyre, shumica e shqiptarëve nuk e kanë harruar se kush është ky përbindësh, ndaj në raport me të nuk kanë gabuar dhe nuk gabojnë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. j
                                                joel shkodra

                                                Dy here e ke shkruar, o Bureto. Me sa duket me shume mundohesh t'i mbushesh mendjen vetes se te tjereve.

                                                Përgjigjjuni
                                            2. D
                                              Dursakja

                                              Po se kush është opozita shumica e qytetarëve e morrën vesh, por ato morrën vesh edhe një gjë tjetër, se kush është pozita dhe tashmë nuk dinë si të bëjnë se ato janë të ngjashme si dy pika uji.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. .
                                                .

                                                Urrejtja qe kane njerezit eshte shumefishin e asaj qe mund tu shkoj mendja sojit te sahanlepiresve te qeverise. Mungesa e besimit tek opozita po krijon probleme.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. v
                                                  vezhguesi

                                                  Kush eshte opozita? Salih?

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                  Protesta e datës 10/02/26 ja la rradhën asaj të 20/02/26 vetëm e vetëm për të tërhequr zvarrë PD, për të treguar se do vazhdojë të jetë në krye të saj. Në protestën e fundit tentoi të largohej nga skenari, sulmoi policinë e rendit duke etiketuar atë me fjalorin e tij rrugaçror. Berisha ka frikë se mos i marrin PD,jo se do përmbys Ramën, prandaj proteston në fazën kur ajo është paqësore.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. "
                                                    "BOHOTINA"

                                                    Pyeteni SaliHun se si eshte perkufizimi i togfjasit: "grusht shteti". T' ia shpegoje dikush. Se nuk e ka idene, kur kemi grusht shteti. Ka disa elemente grushti i shtetit. Tregojani. Do cuditet, mbase, sesa kot ia keput kur e perdor rendom, kinse sikur i di gjerat...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bureto

                                                      "BOHOTINA"! E di Sa-lehu, e di kuptimin e "grusht shtetit", por mos harro se Saliu e artikulon me ndërgjegje atë budallallëk, sepse së së pari njerëzve që u drejtohet, duke mos ua ditur kuptimin s'e vrasin mebdhen më shumë, dhe e dyta vetë Sa-liu, si skizofren që është, nuk bëhet dot përgjegjës për ato që thotë. Se ja psh, nuk e di Saliu se togfjalshi "kryengritje paqësore" është idiotizëm politik? Ndaj, pjesa tjetër, pra ata që kuptojnë, kuptojnë, dhe aq!

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. K
                                                      Keli

                                                      Gabim o gazetar! Urrejtja e shqiptarëve është pikërisht ndaj Sali Berishës,edhe a di përse ? Sepse ai ju lejoi të gjithë ju,pidh kurvave të vidhnit Shqipërinë!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. d
                                                        drejtesia

                                                        Bravo Bollino,e cuditshme qe nje analize te tille profesionale ta bej nje gazetar i huaj dhe fakti tregon se eshte më shqiptar se gazetaret shqiptar! Grazie Sig. Bollino!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. I
                                                          Italjani nga lufta e dyt botërore

                                                          Zoti Bolino në qoftë se ti do organizosh një protestë për një arsye apo për diçka që ti e mendon se duhet protestuar As punonjësit e tu nukë kan për të ardhur Por kjo nuk do të thot as një gjë mundet të protestosh dhe i vetëm Kjo është demokracia Zoti Bolino

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje