Nga Namir Lapardhaja
Protesta e thirrur nga Sali Berisha nuk solli asnjë të re. E varfër në skenografi, e pakët në numër, përsëritëse në aksion dhe mesazhe.
Nga fillimi në fund përsëritje e një proteste më parë, madje u duk se e gjithë protesta bëhet për ato pamjet e fundit të Berishës në mbyllje që, teksa mban flamurin në dorë, kamera fokusohet te fishekzjarret dhe molotovët që hidhen në drejtim të kryeministrisë.
Për nga vizualiteti, ajo është pamja më e gjetur, e cila duke filluar nga sot do të bëjë xhiron në të gjithë mediat kombëtare dhe ndërkombëtare. Sepse Berishës vetëm kjo i duhet: t’i tregojë botës që këtu diçka po zien. Por ndërkohë dhe bota e kupton se teksa protestohet pa viktima, demokracia funksionon.
Paradoksi është se vërtet në Shqipëri ka qindra arsye për të protestuar, por kauzën dhe opozitën e ka marrë peng një individ për hallet e tij. Njerëzit e kuptojnë, ndaj edhe nuk ngrihen dhe t’i bashkohen opozitës. Më e pakta, janë indiferent.
Nejse, le t’i kthehemi kilometrit të fundit. E përsëriti sërish edhe sot. “Jemi në kilometrin e fundit- jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit.” E teksa thoshte këto, shtoi se ‘opozita nuk fiton dot kurrë me Edi Ramën’. E tha kështu në mënyre literale! S’ka mesazh më disfatist. E kanë hyjnizuar Ramën dhe pastaj gënjejnë mbështetësit ejani se do ta rrëzojmë me protestë paqësore. Ndani mendje: E mundni dot apo jo Edi Ramën?!
E teksa shoh këtë përsëritje sizifiane të protestave dhe retorikës së Berishës, ndër mend më vjen Nastradin hoxha, i cili i mblidhte një më dy burrat e fshatit dhe i pyeste në e dinin përse i kishte mbledhur dhe thirrur. Kur i thoshin 'jo', i thoshte: 'Kur nuk e dini, pse vini'; e kur i thoshin 'po', ua kthente: 'Epo kur e dini, pse duhet të vini!' E përsëriste aq shpesh saqë në një moment vendosën që kur t’i thërriste sërish, disa t’i thoshin 'po' dhe disa të tjerë 'jo'. Dhe ndërsa vepruan ashtu, Nastradini ia ktheu: “Shumë mirë! Ata që e dinë t’ua thonë atyre që s’e dinë, ndërsa ata që s’e dinë ta mësojnë prej atyre që e dinë!”
Edhe kjo puna e protestës së Berishës, e kilometrit të fundit dhe e pamundësisë së fitores përballë Edi Ramës edhe pas kilometrit të parafundit: Ata që e dinë t’ua thonë atyre që s’e dinë, ndërsa ata që s’e dinë ta mësojnë nga ata që e dinë.
Namir ! Eshte krenari per Beratin qe ti je biri i tij.
Shkrim i mrekullueshëm. Vetëm një KORIGJIM TË VOÇKËL FARE. Nuk ka qenë Nastradin efendiu ai që ka bërë “mbledhjen” e fshatit. Pooooor, ka qënë Osman GAZEPI, i dërguar i Ahmet ZOGUT, duke u talluar me popullin e Beratit. Më vjen keq, por kjo është e vërteta.
@Roshnik, e ke ti gabim! Historia me Osman Gazepin, eshte paksa më ndryshe. Siç tregohet, e perfirazuar pak a shume ishte kjo: "Para fshatareve të mbledhur Osmani nxorri nga kellefi koburen dhe me doren lart bashke me të, ua tundi atyre , duke i pyetur: E shihni, e dini se ç'është? Kur ata, ca me zë e ca duke tundur koken, tregonin se e dinin, ai tha: E po meqë e dini, kjo e ka vendin ketu dhe e futi atë perseri në këllëf !". Kushedi, mbase me kete, si hokatar qe ishte dhe Osmani do kete patur në mendje historine me Nastradinin, që solli Lapardhaja.
Namir, edhe ai artikulli i meparshem qe e quan Ramen lango, ish perle. Bravo.
Je fantastik Namir, por kur tjetrit I pellcet cipa, nuk I bejne pershtypje as ironia e as sarkazma qe te shpon tej per tej. E keqja eshte se po behen po kaq te pacipe edhe pasuesit e tij qe nuk I tall vetem ti, por I gjithe populli. Se... demokracine te gjithe e duam, por jo sharlatanet e zhytur ne afera e perfitime.
Brilliant!
Eshte skena me e turpeshme , ky kriminel vrases , valvit flamurin e institutionit dhe njekohesisht jep sinjalin per djegjen e institutionit qe perfaqesone ate flamur. E kuptoje qe ky Sociopath i kryen veprimet duke mos qene konshient.....
Ne Shqiperi kjo barcalete tregohet per mbledhur popullin e Beratit!?
E ka mire KY beratasi , sepse Berati , si nje vater e hershme e kultures dhe historise , e ka te spikatur identitetin e vet . Sigurisht shkelqimin e ketij identiteti ia ruajne dhe ia pasurojne bijte e tij autoktone me talentin dhe krijimet e tyre si Namiri .
Kilometri i fundit është motivi i PDse. Po të shikoni pas në kohë kur bëheshin inagurimet e rrugëve, shkonte profesor Dritani dhe inaguronte KM 10 pas një jave inaguronte KM 12 javës tjetër inaguronte KM 13 e kështu me rradhë, dhe nuk arritën t'a mbaronin inagurimin e rrugës sepse e inaguroj PSja. U bënë bozë Meli me këto kilometra u ka mbetur ora të 91-93.
si gjithmon. sali krimineli qe ha mender m m m. hengri. edhe sot sa u ngop. dhe u fut si miu. i halese. ne vraiment e miut
Puna eshte se nastradini ishte paqesor, kurse Saliu kriminel dhe hajdut,ndryshim I madh.Nastradini te bente per te qeshur kurse krimineli Sali ka veshur shume Nena me te zeza,aqe shume krime ka bere.
Fillon numërimi për qeveri teknike. Km i fundit, metri i fundit, centimetri i fundit, decimetri i fundit, milimetri i fundit...FITORE SALI
Hahahahahahaha
Turpe te keni talleni me nje te semure psiqik . Nuk keni rrespekt fare per njerzit e moshuar. Talleni me nje antikomunisti ( me tesre te PPSH ne xhep) qe rrezoje komunizmin . Ky njeri kur ishte ne gjendje te mire shendetsore i jepte me forcen lopatave i ulur ne varke me femijet e diktatorit Hoxha ne Drilon e ju nuk keni rrespekt fare. Doktor Profesor Akademik Politikan Historian Saleh Ram Shiqere Birrisha
Sikur te ishte vetem ai i semur psiqik…. Jan gjithato nga mbrapa, ca tè semur ca bythelires profesionist
Nga kjo botë dhe ky vend ca u larguan përjetësisht dhe ca në emigracion, këtu nguli këmbë primitivi, që e grabiti së bashku me ulkonjën dhe këlyshtë e tij. Primitivi jeton shumë sepse ushqehet me ligësitë kafshërore.
Qe Bufi kenetes eshte i semure psiqik si Sociopath eshte e njohur ( per mua ky ka simpthom Skizofrenike ) , nese lexoni çfare eshte Skizofrenia dhe mania e nje skizofreni do ta kuptoni qarte.... skizofreni ka nje sjellje antisociale....... Por mos te harrojme molotovet nuk i hodhi Bufi por bufonet , ky eshte vertete shqehtesim ku nje pjese e shoqerise jane akoma primitiv dhe sidomos pjesa e popullsise rourale qe fatkeqesisht nuk jane pak ne %..... Bufi mendone qe me skena dhune , ku zjarri ne fasade me heresir , ndezja e dritatave te telefonat te filmuar me metoden Mexiquene per te krijuar iluzionin e recharges massive do japi efekte haaaaa zeroooooooo jane démodé Bufi mendone qe me keto skena do detyroje nderkombetaret te ulen ne négociation dhe ky te perfitoje heqjen non grata....... Kuptohet fajtore eshte drejtesia e pjerdhur. Pashe nje moment ku nje kameraman i hidhet molotov dhe disa police civil shkojne e ndihmojne , si ka mundesi qe kjo média e qelbur sot duhet te kishte dale me deklaratat : Ne si média ne mbeshtetje te kameramanit qe ju hodhe molotov per nje kohe limite nuk do marim pjese ne asnje aktivitet te ketij grupimi......... Me kodin e procédures pénale molotovi hyne ne armet luftarake si bomba granat ne lendet shperthyede se prodhojne zjarre.
E bukur kjo Roshnik Uznovari. Namiri si gazetari simpatik nga Berati, për të mbrojtur sado pak nderin e qytetit të tij, si me finesë e ngatërrojë Osman Gazepin me Nastradinin. Por doli huq. Origjinal Gazepi iu drejtua me betatasve me fjalët: Populli mistrec i betatit. A e dini ku e ka vëndin kjo koburja…?