Babai im, Zadrima dhe dinjiteti që nuk e mposhti dot as regjimi

10 Shkurt 2026, 18:30Blog TEMA
Babai im, Zadrima dhe dinjiteti që nuk e mposhti dot as regjimi

Nga Nju Jorku Marko Caka

U linda në zemër të Zadrimës, në një fshat të vogël që quhet Hajmel. Nga ajo që më kanë treguar, lindja ime u prit si bekim, jo për mua, por për tim atë. Fshatarët e donin aq shumë, sa thoshin se në fshatin e tyre kishte lindur djali i kryetarit. Babai im, Prend Caka, ishte kryetar kooperative, një njeri që pushtetin e kuptonte si shërbim dhe jo si privilegj.

Zadrima është një fushë e bekuar nga natyra, e përshkuar nga Drini dhe e rrethuar nga male e kodra, por historinë e saj e kanë bërë njerëzit. Aty kishte të mirët, kishte edhe nga ata që “të qajnë ditën e të vrasin natën”. Dy krahina bashkëjetonin në heshtje, me  zadrimorët vendas  e mirditorë të ardhur, me virtytet dhe mëkatet e tyre.

Babai im kishte gjetur çelësin e komunikimit me të gjithë, në sajë të intelektit dhe karakterit të tij. Për këtë arsye, periudha kur drejtoi kooperativën e Hajmelit ishte më e lumtura e jetës së tij. Fshatarët e donin për shpirtin e madh. Aq shumë, sa edhe vite më vonë, kur kaloja andej dhe thosha se isha i biri i tij, ndihesha krenar dhe i turpëruar njëkohësisht.     Krenar për emrin që mbaja, i turpëruar sepse e dija sa e vështirë ishte t’i ngjaje atij.

Gjithçka ndryshoi rrufeshëm. Me një shkarkim të menjëhershëm, babai im u shpall armik i partisë. Dhe kur partia nuk të do, bëhesh automatikisht edhe armik i popullit. Nisi kalvari. Falë respektit që kishte krijuar tek njerëzit, nuk përfundoi në qelitë e errëta ku shumë të tjerë u shuan, por trauma mbeti.

U rrita duke e ndjerë dhimbjen e tij, edhe pse ai mundohej të më mbronte. Nuk donte të më ngarkonte me frikën e vet. Përkundrazi, më mësonte se jeta përballohet me punë, dinjitet dhe bashkëjetesë. Ai e dinte se në monizëm, po të të marrë lumi, nuk shpëton. Fitorja e vetme është mbijetesa.

Në familjen tonë bashkëjetonin dy histori, gjyshi im, ish-partizan i Brigadës 27, një njeri i thjeshtë dhe i ndershëm, dhe gjyshja ime,  një tipike mirditore e mençur e fisnike, që mbante në heshtje dhimbjen e vrasjes së vëllait të saj 14-vjeçar nga njësitet ndëshkuese ndaj antikomunistëve. Ajo dhimbje u kthye në biografi dhe u pagua nga babai im.

Mes frikës, bullizmit dhe hipokrizisë, shpëtimi im i vetëm ishte futbolli. Në fushë harroheshin ndasitë dhe mllefet. Edhe Vllaznia që e kam për zemër, po të vinte në Naraç, e kishte të vështirë.

Babai im nuk mburrej kurrë me të mirat që bënte, por fshatarët i mbanin mend. Një natë, një burrë me shumë fëmijë vodhi një thes misri për të ushqyer familjen. Në vend ta dërgonte në burg, babai im e dëgjoi, e kuptoi dhe jo vetëm që e fali, por urdhëroi t’i dërgonin thasë misri në shtëpi. Për të, pushteti ishte ndihmë, jo dënim.

Edhe arrestimin e babait të ish-Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e kishte penguar dikur. Këtë e mësova shumë vonë, pas vdekjes së tij, atëherë kur emërimi e kryeprokurores bëri bujë.

Në fund, babanë tim e shpëtoi kujtesa e njerëzve, jo regjimi. U larguam nga Zadrima dhe unë vazhdova jetën studimore në Shkodër, qytetin që na formoi të dy. Një qytet që të imponon njerëzillëk dhe qytetari.

Dhe sot, shpesh  ia them vetes gjatë karrierës sime të larmishme, si një amanet i pashkruar i shkodranëve.

“Po të jesh shkodran, tana i ban.”

7 Komente

  1. X
    Xristos Katalitiz

    Me ken shkodrsn tana i ban edhe te gjatin e han

    Përgjigjjuni
    1. g
      gio

      Shkodran prej Puke/Mirdite/Zadrime pirdhi ne te

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nuk e kuptoj

      Nuk na ke thënë diçka o Marku nga Tropoja! A ishte komunist yt atë?! ndryshe unë nuk e kuptoj se si botohet ky shkrim ku i biri lavdëron babanë e tij! Ku është interesi për lexuesit?!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jugu

        Po cfare ke qullosur ketu o Marko? As koke, as trup, dhe as kembe ky shkrim. Paska qene kryetar kooperative dhe paska qene burre i mire? E paskan persekutuar por jo ne burge? Po cfare persekutimi pastaj? Babai jote eshte burre i mire per ty se te ka rrit si djali i kryetarit dhe e dim mire cdo te thote kjo. Te ka rrit me gjithe te mirat dhe ke perfituar gjera qe shoket e tu nuk i kishin pare ne enderr. Rroft demokracia qe shoket e tu u bene te zote dhe jane me mire nga ty, djali i kryetarit. Dhe mos shkruaj me kesisoj se u turperove. Nuk nderon as veten as ate kryetarin. Lere pastaj qe i ban te gjitha se Shkodran, ah pika.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo Marko

          Bravo Marko dhe të gjithë djemtë që flasin për babain kushdo të ketë qenë ai, Mashkulli që do më shumë një mashkull tjetër është BABAI. Këta që flasin kaq negativisht janë KOPILA.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Doni me per Belulin dhe te birin?

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Nje pyetje per ty more futbollisti i Ndaracit. Pse e ke nderru emrin qe ta ka vene yt ate, nga Mark ne Marko. Apo kujton se sperdredhja e emrit te ben me te mencur? Perkundrazi !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje