180 vjet burg kundër historise

10 Shkurt 2026, 10:00Blog TEMA
180 vjet burg kundër historise

Nga Thoma Gëllçi

Prokuroria e posaçme në Hagë ka bërë kërkesën e saj: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burg secili, pra gjithsej 180 vjet burg. Është një shifër shumë e rëndë, që tingëllon më tepër si mesazh politik sesa si një kërkesë normale. Kjo është një nga kërkesat më të larta për krime lufte në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Kjo, në vend që të sqarojë çështjen, vetëm sa thekson edhe më shumë absurditetin e një hetimi të gjatë, të mbështetur kryesisht në dëshmi të dyshimta dhe jo në prova.

Mjafton një krahasim i thjeshtë me dënimet e kërkuara për krimet e kryera nga ushtria dhe paramilitarët serbë në Kosovë për të kuptuar absurdin: Slobodan Miloshevici nuk u dënua sepse vdiq gjatë gjykimit. Për Nikola Sainovic dhe Nebojsha Pavkovic u kërkuan dënime mbi 20 vjet burg. Për Sreten Lukic u kërkuan 20 vjet, ndërsa për Vladimir Lazarevic 14 vjet burg. Këto kërkesa për ata mijëra e mijëra civilë, gra, burra dhe fëmijë të vrarë dhe të masakruar, për deportime masive, zhvendosje me forcë dhe përndjekje sistematike të popullsisë civile shqiptare.

Gjatë luftës në Kosovë, vrasja e civilëve shqiptarë të pafajshëm nga forcat serbe dhe paramilitarët përbën një kapitull nga më të errëtit e historisë evropiane moderne. Fshatra të tëra u rrethuan, njerëzit u nxorën nga shtëpitë dhe u vranë pa asnjë gjyq, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u vranë në oborre, në rrugë apo gjatë përpjekjeve për t’u larguar, ndërsa shtëpitë u dogjën për të zhdukur çdo shenjë jete. Mbi një milion njerëz u zhvendosën nga Kosova, duke u përzënë në Shqipëri apo në vendet e tjera fqinje. Këto nuk ishin akte të rastësishme dhune, por pjesë e një politike të qëndrueshme terrori ndaj popullsisë civile.

Paramilitarët serbë vepronin me brutalitet të hapur dhe me bindjen se nuk do të ndëshkoheshin kurrë. Trupat e civilëve shpesh liheshin në rrugë, hidheshin në varreza masive ose zhdukeshin për muaj e vite. Familjet mbetën pa përgjigje dhe pa drejtësi. Edhe sot, shumë prej këtyre krimeve nuk kanë autorë të dënuar, çka e bën dhimbjen e viktimave një plagë ende të hapur dhe një dëshmi të dështimit për të vendosur drejtësi të plotë për civilët e vrarë në Kosovë.

Në këtë bilanc të errët, dhuna seksuale mbetet një nga krimet më të rënda dhe njëkohësisht më të heshtura të luftës. Organizatat ndërkombëtare dhe vendore flasin për rreth 10,000 deri në 20,000 raste përdhunimi dhe dhune seksuale, kryesisht ndaj grave shqiptare, të kryera nga forcat serbe. Këto shifra nuk janë thjesht statistika, por tregojnë një strategji terrori, ku përdhunimi u përdor si mjet poshtërimi, frikësimi dhe shkatërrimi i komuniteteve.

Por edhe ky krim masiv mbeti pothuajse jashtë drejtësisë penale ndërkombëtare. Vetëm pak raste u dokumentuan plotësisht dhe u përfshinë në aktakuzat penale. Shumica e viktimave nuk folën kurrë, të mbytura nga trauma, turpi dhe heshtja shoqërore. Kështu, edhe pse përdhunimi u njoh si krim lufte dhe krim kundër njerëzimit, hendeku mes përmasës reale të krimit dhe përgjigjes së drejtësisë mbetet i thellë.

Sipas logjikës së kësaj prokurorie, problemi i luftës së Kosovës nuk qenka agresioni dhe krimet e Serbisë, as rreth 14 mijë kosovarët e vrarë apo të zhdukur, por fakti që dikush guxoi të rezistonte. Ushtria Çlirimtare e Kosovës paraqitet si fajtore, sepse nuk pranoi që populli shqiptar i Kosovës të zhdukej në heshtje.

Drejtësia që prodhohet në këtë rast është ndërkombëtare vetëm në formë: me gjyqtarë të huaj, prokurorë ndërkombëtarë dhe seli në Hagë. Në thelb, ajo mbetet selektive në objekt, sepse merret vetëm me njërën palë të luftës, duke lënë jashtë vëmendjes agresionin shtetëror dhe krimet masive të kryera nga pala tjetër. Kjo qasje krijon një çekuilibër të dukshëm moral dhe juridik, ku rezistenca trajtohet si problem, ndërsa dhuna paraprake relativizohet ose shpërfillet. Në këtë mënyrë, drejtësia nuk shërben si mjet për zbardhjen e së vërtetës, por si një proces që prodhon vetëm padrejtësi. Drejtësia nuk mund të jetë me përqindje. Ajo është ose drejtësi, ose padrejtësi.

Nuk mund të quhet drejtësi numerimi i viteve burg, por që nuk arrin, ose nuk guxon, të përballet me shkaqet e vërteta të konfliktit. Një drejtësi që merret me pasojat, por shmang përgjegjësitë reale; që e sheh reagimin si krim, ndërsa dhunën fillestare e trajton si diçka dytësore. Në këtë përmbysje, viktima është kthyer në i akuzuar, ndërsa dhuna sistematike relativizohet dhe harrohet. Kjo nuk është drejtësi në kuptimin e saj të vërtetë, por një aritmetikë politike për konjukturat e ditës, e shkëputur nga e vërteta historike.

Kur prokuroria ndërton një rrëfim që injoron kontekstin dhe e barazon krimin, ajo nuk po kërkon drejtësi, por po krijon një absurd juridik. Në këtë mënyrë, ligji humb funksionin e tij. Ligji nuk ndihmon për të zbardhur të vërtetën, por për ta mjegulluar atë.

Shpresa mbetet që gjykata të mos bëhet pjesë e këtij deformimi dhe ta rrëzojë këtë qasje absurde të prokurorisë. Historia e Kosovës, e shkruar me sakrifica, jetë të humbura dhe dhimbje kolektive, nuk mund të rishkruhet nga një prokurori e ndikuar nga rrethana politike dhe e krijuar thjesht për konjukturë politike ndërkombëtare dhe jo për të zbardhur të vërtetat.

5 Komente

  1. P
    Pak shume

    Pak , shume pak , ku eshte herroizmi i ketyre tradhetareve me tregonin ndoshta gabohem. Keta mua me kujtojne dy kriminelet Xhaferi Deva , Rexhep Mitrovica masakra e Tiranes. Njerzit qe tradhetojne idealet si quhen...... Per çfare erdhen dhe u vrane djemte e rinje ,u betuan dhe u varosen me flamurin e tyre me idealin e bashkimit me token e tyre Shqiperi. Çfare ndodhi... Mbas marveshjes se Kumanoves kur forçat serbe u larguan , tradheti kombetare e paster nen justifikimin na detyruan te huajt , nderuan flamure , hymne, hoqen dore nga bashkimi e konsideruan krahinen e kosoves si nje toke te tyre .... Kjo krahine Iinde vetem tradhetar duke filluar nga Rugova e deri te Kurtovitç i vetfundosjes Serbe.... Ju kujtohet si thoshte Kurtovitç haaa bashkimi eshte i thjeshte po heqim piken kufitare dhe mbaroje , kur mori pushtetin dhe shkoje per Lezhe tha bashkimi nuk lejohet , sa vite do ti duhesh ketij bastardi ta kuptonte qe nuk lejohesh...... Ju kujtohet Rugova ne kohen lufte shkoje ne pallatin presidencial Serbe te Milloshevici dhe nga aty me avioni presidencial serbe direkte per Rome... barsaleta se i rrembye Jane per koqevaret edhe Ukshin Hoti u rrembye Po ku eshte sot . Njerzit qe tradhetojne idealet qe nderojne flamure hymne ( justifikimi eshte i thjeshte) nuk meritojne rrespekt. Shume pak jane denuar une près te shikoje gjithe tradhetaret duke filluar nga Haradinaj te Fatmir leshi me shoke te varrur ne mes Tiranes per tradheti

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ik morr laj këmbët

      Kjo që ke shkruajtur është përça e sundo ,nuk ka mundesi një njeri të nxjeri kaq shumë urejtje varet ku je rritur dhe si je rritur ose je nje grup njerzish që mundoheni të rrealizoni nje mision kot lodheni

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ik laj bythen

        Bufi kush u perça dhe kush po sundon...... E verteta nuk eshte urrejtje... Nese ti pranone qe kjo krahine nuk eshte territoire shqiptar por Serbe te rekomandoje te lexoshe. Djemte e vrare u varosen me flamurin e tyre kuq e zi dhe sot ....... Nuk kam asnje mission o palle katundi por tregoje te verteten Nese ti mendone qe keta nuk kane kryer tradheti kombetare ke problème me te perceptuarit ....kombe shtete flamure hymne Te grisesh flamurin eshte perdhosje simbolit kombetare e denueshme me tre vite burge , po nese e injorone e nderon çfare eshte per tu o bole . Lexo dhe do mesoshe kush eshte Rexhep Mitrovica Xhafer Deva Nexhmedin Spahiu , Halil Matoshi, ka shume....ju jeni koke boshe qe genjeheni nga pseudo patriotisme koqevar.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1997

        krimineli serb Vojislav Šešelj, i ekstraduar më 24 shkurt 2003 në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, u nxor në gjyq në Hagë për krime lufte dhe u lirua nga akuzat në shkallën e parë në vitin 2016, por përfundimisht u dënua në vitin 2018 me vetem 10 vjet burg, të cilat i kishte vuajtur tashmë, për krime kundër njerëzimit.

        Përgjigjjuni
      3. l
        latifi

        Thoma je bere si Rama kritikoni prokurorine ne Shqiperi, kritikoni prokurorine ne Hage, ju jeni ca injorante te sistemit te drejtesise qe ju japin hapesira te thoni trapelleqe per tju lene te luani me pseudo patriotizmin. Jurisprudenca bazohet ne fakte jo ne politike, drejtesia ne shqiperia bazohet ne politike se vendi drejtohet nga tradhtari me i madh i interesave shqiptare E. Rama.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje